Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Poezi nga Xheladin Hamza

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Thu 26 Aug 2010 - 20:46

MBI GJOKSIN TËND

Emri yt gërryhet
Nëpër damarët
E shpirtit tim

I strukur
Nën hijen
E së kaluarës që e mbulon

Shtriji duart kah unë
Të përqafohemi
Me afsh e me mall

Tamam aty në horizontin
Ku në të njëjtën kohë
Takohet e puthitet ditënata

Ëndrra e rinisë sonë
Aty mbi re të arta
Syhapur fle

Bilbili këngën e tij më të bukur
Aty e shndërron në vaj
Mbi gjoksin tënd si dikur
Edhe njëherë me lot dua të qaj
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga WebMaster prej Sun 29 Aug 2010 - 2:47

Xheladin HAMZA

Jeta fiket...
E ndrydhur mes ëndrrave të prishura
Aty ku lindja vdekjen duar hapur pret

Herë herë e këndshme
Herë gënjeshtare e herë mashtruese
Vetëm vdekja është e prekshme

Frikë e pa frikë
Do t’takohemi sy me sy
S’do të pështyjmë një njeri tjetrin
Do të përqafohemi me afsh e dashuri

Butësisht si fëmijë do ta kapi për dore
Allahut në sexhde i bij para tij
Dhe nuk qohem më kurrë
Se jam udhëtar i amshimit...


Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Tue 30 Nov 2010 - 4:36, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Boshlliku i madh ndermjet strofave...)




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga WebMaster prej Sun 29 Aug 2010 - 2:47

NASIHAT

Me gjuhe keputur nga gabzherri
Mbi supe te lodhura bartim
Ne horizontin e cmendurise
Hajnat e hajnise qe s'ngopen kurre...

Mos kerkoni buzeqeshjen time
Mbi kete kohe te kalbur
Ne qelbesiren
Verberisht ne cdo hap shkelim...

Pertej shtate brigje te thepisur
Drita hyjnore ne vaj iku perjetesisht
Ardhmerise duke ua lene amanet
Vetem nje nasihat �?? crrenjoseni hajnin!

15. 03. 2007.
Xheladin Hamza




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga WebMaster prej Sun 29 Aug 2010 - 2:48

xheladin hamza

VDEKJEN E PRES

Ne muzgun e jetes
Pleqeria fuqishem
Eshtrat e mekura
Mi shtrengon

Ditet i numeroj me pertese
Shpirti lendimet vajton

I shtrengoj duart
I shtrydhi kujtimet
Si ngjyrat e mjerimit
Radhazi nje nga nje...

Ne qetesine e kesaj nate
Me duar te hapura
Vdekjen e pres ne vetmi...




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga WebMaster prej Sun 29 Aug 2010 - 2:49

shkruan: xheladin hamza


PeR TY

cdo nate
Prane dritares se hapur
Hidhem ne mendime
Per ty locka ime

Shume te dua
Ti kete nuk e di
Guxim s'pata te te them

Me lot ne sy
Emri yt
Mbi buze te mia fle

Te therras me ze
Kur i tere qyteti
Ne gjume eshte

Degjohet jehona e tij
Ti nuk me degjon, jo
Jam shume larg

Mezi pres takimin tone
Te te them sa shume te dua
Sa shume vuaj per ty

Ne enderr te kam cdo nate
Ne mengjes kur zgjohem
Perseri shoh
Prane nuk te kam, eh...




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga WebMaster prej Sun 29 Aug 2010 - 2:57

xheladin hamza


FJALËT LINDËN TË ÇELIKTA


Guximi dhe trimëria
Ka kohë që kanë rënë në gjumë
Ëndrra të pakëndshme i përqafuan
Në heshtje...

Shkuma mbi Ibrin qanë
Me zërin e një fëmiu të vogël
Të mbetur jetim
Përzihej me britmën e një qyteti plak
Që e pa se drita e diellit për te u fsheh
Koha aty u ndalë për pushim
E nata rënkon mbi brigjet e tij...

Nga malli e nostalgjia për fluturim
Shqiponja dykrerëshe vrullshëm u zgjua
Lindën fjalë të çelikta në vete
Nuk ka ndarje të Kosovës asnjë pëllëmbë!

Nga horizonti i nëntë i nëntokës
U gdhendën shkronja të arta
Edhe mbi shkëmbinjtë
Të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut
E të Leposaviqit
PAVARËSIA E KOSOSVËS!




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga WebMaster prej Sun 29 Aug 2010 - 2:57

xheladin hamza

MA SJELLË ESENCËN E DIELLIT

Shikimin e hodha në ardhmëri
U ngritë mbi maje të ylberit
E puthi ngrohtë dhe mbeti aty
E unë mbeta në shpresë për sytë e mi...

Dhe sot kur dënesa më dërmoji
E pamëshirshëm shpirtin ma theu
Në mijëra copëza më të imta se atomi
Të lutem mos shkel më mbi mua
Si mbi një lule të këputur e të venitur...

Edhe njëherë kthe kokën kah unë
Derisa akoma frymoj me frymë të rëndë
Dhe shiko në sytë e mi të verbër
Si rrokullisen e vdesin lot veç për ty...

Ma sjellë esencën e diellit
Të ma ngrohë shpirtin e ngrirë
Si të një varfanjaku të braktisur
E orkideja le të çelë edhe njëherë
Sall për mua e për ty...




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga WebMaster prej Sun 29 Aug 2010 - 2:58

Xheladin Hamza

VDEKJA ECËN NË HESHTJE E QETËSI

Me gjuhën e heshtjes
Vdekja përjetësisht na flet
E ne fare nuk e kuptojmë...

Pa dallim ngjyre e gjinie
Njësoj me vete merr shpirtra
Të zinj e të bardhë...

Shpirtzinj i merr në dhimbje e mundime
Dhe i vendosë nën pemën e Zakumit
E shoqëri u bëjnë djajtë me brirë...

Shpirtbardhë i merr me lehtësi
Të përcjellur me muzikën hyjnore të semas
E të mbështjellur me aromë lulesh
Të këputura nga kopshti i Edenit...

Lindja dhe vdekja shkruhen
Me shkronja të arta e të zeza
Nga vet dora e të Madhit Zot...

E mes tyre krijojnë harkun
E fillimit dhe mbarimit jetësor...

E vdekja ecën gjithmonë
Në heshtje e qetësi...


Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Tue 30 Nov 2010 - 4:38, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Drejtshrimi...)




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga WebMaster prej Sun 29 Aug 2010 - 2:58

Xheladin Hamza

ZHVESHI LËKURËN TIME

Shpirti mbushet e zbrazet
Me vepra të bardha e të zeza
Të shkruara nga të dy engjëjt
Të krahut të djathtë e të majtë...

Në çdo falje të xhumasë
Zhveshi lëkurën time
Dhe bëhem shpirt
I mbytur në frikë...

Bërtas deri në kupë të qiellit
Edhe banorët e xhenetit
E të xhehenemit
Vajin tim mallëngjyeshëm
Le ta dëgjojnë...




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga WebMaster prej Sun 29 Aug 2010 - 2:58

JETA IME

Mbi ballin tim të rraskapitur
Si mbi një urë që lidhë dy botëra
Vallëzojnë rrudhat e pleqërisë
E sytë më janë qielli blu
Ku flenë ëndrra e jetës pa mbarim...

Shpirtin nuk e trazoj me lojën
Djersa e njelmët mbi ballit tim
Rrjedhë nëpër rrudhat
Si lumi i tërbuar jashtë shtratit...

Çdo pikë djerse në luginat e shfaqur
Mbi ballin tim merr formë të kristaltë
Ndritë një jetë që ekzistonte dikur
Ushqen një dashuri që s’shuhet dot
Zbukurojnë sytë e tu bojë qielli xhani im
Kujton një pranverë që s’harrohet kurrë
Fton hënën në mesnatë që jep bukuri...

Ju lutem
Mi lexoni rrudhat e ballit
Dhe djersën e kristalte mbi te
Do ta lexoni e gjithë jetën time!




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga WebMaster prej Sun 29 Aug 2010 - 2:59

Xheladin Hamza

NËNËS SIME

Në ëndrrën e natës që iku pa kthim
Ti nëna ime, mendimet mi përkëdhele
I bëre të mëndafshtë
Si flladi i verës në mbrëmje...

Kujtimet për Ty
Zbritën qerpikëve të mi
Të larë me lot...

Mbi varrin tënd u përkula
E hapa portën e zemrës së djegur
Ajo u gjunjëzua totalisht

Elhamin zëshëm ta këndova
Shpirti më dridhej si në ankth
E fjala më mbeti në fytin e tharë...

Mbi mollëzat e faqeve
M’u rrokullisën lot dhembjeje
Ranë mbi varrin tënd
Me lule mbuluar
Ku ti rehatshëm fle, nëna ime!




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga WebMaster prej Sun 29 Aug 2010 - 3:00

Xheladin Hamza


HESHTJA NA MBYTË

Ndjenjat flenë
Mbi ëndrrat e trëndafilave
Të kuqë e të kaltërtë...

Vetëm në ëndrrat
Jeta është e bukur
E ëndrrat na mashtrojnë
Shumë lehtë...

Kundër hajnisë
Të flasim s’guxojmë
Gjuhën na këpusin
Të bërtasim s’guxojmë
Gabzherrin na nxjerrin...

Shpirti na është bërë
Pus i boshatisur
E heshtja na mbytë...




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Sun 29 Aug 2010 - 23:35

TIM MIKUT QEMAJL CENËS

Një mbrëmje të nxehtë korriku
Kur vapa kishte mbuluar qytetin
Dola për të ngrënë një akullore
Ta freskoj shpirtin i cili më digjej flakë

Mes grumbullit të njerëzve
Me fytyra të panjohura
Takova shpirtin tim të vdekur
Tek endej mes njerëzve të gjallë

Nga dhembja që kisha
Desha të bërtas deri në kupë të qiellit
Zëri në fyt mu ngulfat
Vetëm klitha me një ofshamë të qetë

Lotët nga dy liqe nën ballin tim
Nëpër faqe u rrokullisën vetë
Buzët vetë filluan dridhjen e tyre
Njoha vetën dhe shpirtin tim të vdekur

Ti, o miku im i fëmijërisë
Me vdekjen që herret të rrëmbeu
More fëmijërinë dhe rininë time
Me ty vdiq një pjesë e jetës sime

Oh, sa nevojë kam për të biseduar me ty
Shpirti mu lidhë si në nyjën e Gordit
Ula kokën në mesin e fytyrave të panjohura
I lodhur u ktheva të pushoj në shtratin tim

07. 07. 2006.
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Wed 1 Sep 2010 - 19:56

ANI KOSOVË ANI...

Kosovë,
Dhembja ime
Gjaku im i fërguar
Nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë herë
Mbi zall të flaktë
Të kësaj bote të brishtë

Kosovë,
Dhembja ime
Xhani im i pasosur
Për Ty dhe dëshmorët
E ata janë bijtë tanë
Çdo pëllëmbë të kësaj toke të bekuar
Që e lagën me gjakun e njom
Në heshtje lutem çdo natë

Kosovë,
Dhembja ime
E zhveshur dhe e rrënuar
Në erërat më të frikshme
E larë me shirat e kuq si gjaku im...

Ani Kosovë ani...
Je jeta dhe vdekja ime
Ani Kosovë ani...
Je shpirti im
OH SA SHUMË TË DUA!
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga WebMaster prej Thu 2 Sep 2010 - 5:01

PLAGË TË SHPIRTIT

Derisa plagë të shpirtit
I arnoj me arna të këputura
Nga lëkura ime e tharë
Net të frikshme
Në qiell
Agu i mëngjesit i merr...

Pëlhurë e mëndafshtë
E qëndisur me ndërgjegje
Të pastër a të vrarë
Është një paravan
Mes ëndrrës dhe të vërtetës...




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Thu 21 Oct 2010 - 23:43

MË FALË QË U KTHEVA

Më falë që u ktheva
Shtigjeve të vjetra
Me shpirtin e thyer
E aty s‘të gjeta kurrë më...

I besoj bisedës kur të gjithë heshtin
E ti, më falë për mendimin e fshehur
Dhe në fjalë që s’ti shqiptova kurrë
Të cilët më ikën me dritën e ditës së harxhuar...

avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga WebMaster prej Mon 1 Nov 2010 - 0:45

JETA IME

Mbi b allin tim të rraskapitur
Si mbi një urë që lidhë dy botëra
Vallëzojnë rrudhat e pleqërisë
E sytë më janë qielli blu
Ku flenë ëndrra e jetës pa mbarim...

Shpirtin nuk e trazoj me lojën
Djersa e njelmët mbi ballin tim
Rrjedhë nëpër rrudhat
Si lumi i tërbuar jashtë shtratit...

Çdo pikë djerse në luginat e shfaqur
Mbi ballin tim merr formë të kristaltë
Ndritë një jetë që ekzistonte dikur
Ushqen një dashuri që s shuhet dot
Zbukurojnë sytë e tu bojë qielli xhani im
Kujton një pranverë që s harrohet kurrë
Fton hënën në mesnatë që jep bukuri

Mi lexoni rrudhat e ballit
Dhe djersën e kristalte mbi te
Do ta lexoni e gjithë jetën time!

XHELADIN HAMZA




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga WebMaster prej Mon 1 Nov 2010 - 21:48

Xheladin Hamza

POEZI PËR RAMUSHIN
(akrostih)

Kosovë nuk të lejojnë Dielli të shkëlqejë mbi Ty
Ujqit nga të gjitha anët tërbueshëm ulërojnë
Shumë të etshëm për gjakun Dardan janë
Trimat lindin që të mos vdesin kurrë
Ulëroni egërsira ulëroni sa të doni
Asnjë moment nuk mund të na frikësoni
Ramushin kurrë nuk do ta gjunjëzoni
Robërinë e popullit nuk e durove dot
Armët me vëllezërit i shtrënguat
Mbështetje shpirtërore nga gjithë Kosova e kishe
Urata e jonë le të mbërrijë tek i Madhi Zot
Shërbëtor i askujt nuk dëshirove të jesh
Heroizmin në luftë dhe në paq e tregove
Afërsinë Tënde të gjithë ne e shijuam
Radhitemi pas teje të gjithë një nga një
Agresorit ballë për ballë pa frikë t’ia dalim
Dardaninë tonë të përgjakur ta mbrojmë
Ishe Komandant që mburret e gjithë shqiptaria
Nëna që Ju lindi qoftë e bekuar nga i Madhi Zot
Agu i mëngjesit dhe drita e Diellit për Kosovë je Ti
Jeto përgjithmonë o RAMUSH se Ti je engjëlli hyjnor
Ti je shndërruar në çdo pikë të gjakut në trupin tonë.

10. 03. 2005.




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Tue 2 Nov 2010 - 2:12

E nderuara Tapalushe, te falenderoj per postime qe i bene.


TRËNDAFILI I KËPUTUR

Flladi i verës lehtas puhitë sonte mbi mua
përmallshëm ledhaton trupin tim të njomë
si gishtërinjtë e tua ama bash ashtu si dikur
djersitem e ankthi i kapluar s’më le të qetë
aromën e lëkurës tënde ndjej tek frymoj
trëndafilit të bukur i ngjanë që e këputa dikur
të mbaja të përqafuar me dashuri mbi gjoksin tim
ti flije dhe ëndërroje ëndrrat më të bukura...

Tani gurgullima e lumit mi këndon këngë elegjie
në kopshtin të gjitha trëndafilat nga dhembja u thanë
shikimi mbi re të bardha më humbet diku lartë
i kërkoj sërish të gjitha ëndrrat që dikur i pata
.................................................e tani më s’janë!
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Fri 26 Nov 2010 - 3:02

BRIGJE TË JETËS

Qerpikët e syve të mi
Me peshë të rënd
Sa toka
Hapen si dyert e kohës

Shikoj shpirtin tim
Tek vrapon mbi urrën
Që lidhë dy brigje të jetës
Atë të dritës dhe errësirës

Dëgjoj zhurmën e zemrës
Copëtohet në njëmijë e një copë
.............................nga frika
Ku ta gjejë shpëtimin e saj?
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga WebMaster prej Fri 26 Nov 2010 - 3:17

I nderuar Xheladin si gjithmon me len pa fjale me keto vargje qe un lexova tani shum domethense poezia qe solle e qe ke sjell deri tani ..Te faleminderit shume qe i ndan me ne ne kete forum me te vertet ja vlen ti lexosh edhe ti mbash ne mendje nga njehere sepse duhet

Me rrespekt Klea




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Tue 30 Nov 2010 - 0:30

Klea@Love shkruajti:I nderuar Xheladin si gjithmon me len pa fjale me keto vargje qe un lexova tani shum domethense poezia qe solle e qe ke sjell deri tani ..Te faleminderit shume qe i ndan me ne ne kete forum me te vertet ja vlen ti lexosh edhe ti mbash ne mendje nga njehere sepse duhet

Me rrespekt Klea


E nderuara dhe shumë e respektuara z. Klea@Love, përzemërsisht të falenderoj për këto fjalë kaq të bukura.

Respekte për ty
xheladin hamza
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Tue 30 Nov 2010 - 0:32

PIKTURAT E MËNGJESIT

Çdo natë
Më vije në ëndërr
E heshtur dhe e vetmuar
Tamam si shpirti im...

Ëndrrat mbesin të virgjër
Sërish mëngjeset zbardhen
Bosh bash si ëndrrat e mia
Pa mbarim...

Për ty
Çdo ditë
Ndjej boshllëk shpirti...

Askush s’mi pikturon më
Mëngjeset me fjalë të arta
Si ti...
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga bobi 10 prej Tue 30 Nov 2010 - 0:37

Pena juaj me vargjet tua kurre te mos pushoje i nderuar.

Reflektimi yt me vargjet tua na ben te gjejme nje pjese tonen(timen)qe ka nuaca ndjeshmerie.

JU pergezoj poet.

sinqerisht bobi 10


Shoket zgjidhi me te mire se vetja te tille te konsiderojne ata ty.
avatar
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Tue 7 Dec 2010 - 2:40

bobi 10 shkruajti:Pena juaj me vargjet tua kurre te mos pushoje i nderuar.

Reflektimi yt me vargjet tua na ben te gjejme nje pjese tonen(timen)qe ka nuaca ndjeshmerie.

JU pergezoj poet.

sinqerisht bobi 10

bobi 10, faleminderit per pergezimin tuaj, ndjej kenaqesi qe ne vargjet e mija gjeni pjesen e juaj.
qofsh i nderuar perjetesisht.
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Tue 7 Dec 2010 - 2:44

ENGJËLLUSHJA IME

Sonte ëndrrat e mia
Do ti fali vetëm ty
Engjëllushja ime

Dhe mendimin e fundit
Gjerrësa ëndrra më merr
Në gjirin e saj të mbështjellur
Në çarçafin më bardhë se bora

Ty hyjneshë
Nga thellësia e qiellit
Me rreze të arta
Përmes dritares së hapur
Në dhomën time
Puth faqet e mia
Që flakë e zjarr digjen...


Poezi nga libri im i parë PSE TRËNDAFILAT ÇELIN
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Wed 15 Dec 2010 - 20:28

ZGJOHU KOSOVË ZGJOHU

Era e natës
Vërtit qiellin Kosovar
Dhe këndon këngë
Të tmerrshme...

Zogjtë nga frika
Moti kanë ikur...

Shqiponja të bardha gjakpirëse
Lirshëm shëtisin shesheve tua
Oj Kosovë...

Ah, Mitrovicë oj shpirt Kosove
Je shndërruar në ajsberg
Noton mbi ujëra të turbullta ndërkombëtare
E Ibri në shkumë gjëmon gjëmën e vdekjes...

Zgjohu Kosovë zgjohu
Se po të morri gjumi
Nën kthetrat e acarit
Nuk do të zgjohesh kurrë më!

ZGJOHU KOSOVË ZGJOHU
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga WebMaster prej Wed 15 Dec 2010 - 21:05

Si gjithmone te len pa fjale keto vargje qe ti sjell i nderuar Xheladin
te pershendes perzemerisht edhe te them shum faleminderit per keto poezi te bukura me ndjenjia e domthenje

Me rrespekt Klea




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Sun 19 Dec 2010 - 20:56

Klea@Love shkruajti:Si gjithmone te len pa fjale keto vargje qe ti sjell i nderuar Xheladin
te pershendes perzemerisht edhe te them shum faleminderit per keto poezi te bukura me ndjenjia e domthenje

Me rrespekt Klea

E nderuara dhe shumë e respektuara mike z. Klea@Love edhe unë përzemërsisht të falenderoj për kohë që gjeni ti lexoni dhe ti komentoni shkrimet e mija. Ju jam mirënjohës për gjithë punën tuaj që e bëni. Vërtetë jeni bleta punëtore. Ju dëshiroj gjitha të mirat.

Respekt të veçantë për Ju
xheladin HAMZA
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Thu 3 Mar 2011 - 23:59

TY KOSOVA IME

Në Ty Kosova ime
U linda në kohën e tejdukshme
Kur ishe e lidhur me zinxhir
Të tjerët të ngrehnin zhig-zhag
Pamëshirshëm!

Ty Kosova ime
Të dëshirova diçka më të bukur
Se çdo gjë që mbështillet me bukurinë hyjnore
Desha të flisja me ty, Kosovë nëna ime
Ishte e kotshme të tjerët s’më lejuan!

Ty Kosova ime
Desha të të flisja me gjuhën që ti na e la
Buzët mi qepën me gjilpëra të gjata
Bash me ato tek vargonin gjethe të duhanit
Ata të pashpirt dhe të pangopur
Dhe tani më unë s’jam unë!

Në heshtje do të zhdukem
Nga kjo botë e kalbur dhe e fëlliqur
Sikur të mos kisha jetuar kurrë
Në ty e me ty Kosova ime
NËNA IME!
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Thu 27 Oct 2011 - 1:01

Të dashur dhe të respektuar anëtarë të forumit, pas një kohe goxha të gjatë, sërish jam në mesin tuaj. Besoj se do ti pëlqeni shkrimet që do ti postoj. Ju uroj lexim të këndshëm.



NJË GOTË ME UJË



Një gotë me ujë

Ma jep or miku im

Ta shuaj etjen

E jetës në ikje

T’i lagi buzë të qara

E vdekjen ta arnoj me të...



Tek gabzherri ulur

Vdekja e bardhë

Durueshëm pret

Shpirti të del...



Një gotë ujë

Sall edhe një pikë ujë

Bënë rahmet

Se s’bënë mëkat

Or miku im!

avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Emona prej Thu 27 Oct 2011 - 1:03

Pershedetje Inderuar Xheladin Hamza...Te Pergzoj per Poezit..Gzohem qe te shoh Prap ne Mesin tone.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Fri 28 Oct 2011 - 0:08

E nderuara EmoNa përzemërsisht të përshëndes edhe unë, dhe të falenderoj që gjeni kohë për leximin e poezive të mija.
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Fri 28 Oct 2011 - 0:10

TY XHANI IM



Isha i humbur, i hutuar dhe i turbulluar

Me ato sytë e tu bojë qielli moj xhane

Ah, mu duk se me mbuloji nuri nga shikimi yt

Lulebora më përkëdheli sikurse të ishe ti

E unë u habita me bukurinë hyjnore që ke

Sonte do të jesh mysafire në ëndrrat e mija

O unë nuk do të jem fare ai që tani jam

Trëndafilat le të çelin sall për mua e për ty

Aroma e tyre le të na mbuloj përjetësisht

Fshehtësitë le të shndërrohen në yje qiellore

avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Mon 31 Oct 2011 - 1:25

MENDIME TË GABUARA



Zëshëm dhembjet vajtojnë

Mbi sarkofagun e qytetit tim

Dikur aq të bukur...



Me dhëmbë të çelikta

Ndërgjegjja mi kafshon

Mendime të gabuara...



Sytë e mi në heshtje

Këtë imazh vështrojnë

.............. dhe vajtojnë!
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga WebMaster prej Mon 31 Oct 2011 - 1:40

Sa gje e bukur te lexosh perseri Poezite e Tuaja i Nderuar Xheladin ..Gezohem qe je perseri ne mesin tone edhe perseri na lejon qe te lexojme Poezite e Tuaja flm qe i sjell edhe ne kete ne shoqeri .Te uroj gjith te mirat edhe mire se ke ardhur ..

Me rrespekt Klea@Love




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Mon 31 Oct 2011 - 22:31

Sa gje e bukur te lexosh perseri Poezite e Tuaja i Nderuar Xheladin ..Gezohem qe je perseri ne mesin tone edhe perseri na lejon qe te lexojme Poezite e Tuaja flm qe i sjell edhe ne kete ne shoqeri .Te uroj gjith te mirat edhe mire se ke ardhur ..

Me rrespekt Klea@Love



E dashura mike z. [email=Klea@Love]Klea@Love[/email] kam nderin dhe kënaqësi që të kam mike dhe jam në sofrën e shtruar përplotë miq e mikesha të këtij forumi. Është ndnjenjë e veçatë për mua që i lexoni postimet e mija dhe i vlerësoni ato. Uroj të keni ditë të bukur dhe të mbarrë Ju dhe të gjithë anëtarë të forumit.

Me respekst të veçantë

Xheladin HAMZA
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Mon 31 Oct 2011 - 22:35

TI ME ZË BILBILI ËMBËL MË THËRRET



Violina vajton këngët e mija të shkruara sall për ty

I dëgjoj tingujt magjepse dhe me lot qaj si fëmi

Ofshama nga brendia e shpirtit shpërthen si llavë

Lagur mollëzat e faqeve pikturojnë trëndafila

Etjen për dashuri apo thjesht për një pikëllim

Tretë të gjitha kujtimet mbi valë Drinit të Bardhë

Ëndrrat fundosen si Titaniku në Oqeanin e Qetë

Sytë hapen si petalet pas shiut e ti me zë bilbili

................................................ëmbël më thërret.
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Wed 2 Nov 2011 - 1:16

ATA



Ata veshë na i shurdhuan

Të mos dëgjojmë klithmat

E njerëzve që i prenë si qengja



Ata sytë e ballit na i verbuan

Të mos shohim kurrë

Shkëlqimin e diellit



Lotët të mos kenë nga të pikojnë

Në vend tyre gjaku pikon

Lumi në gjak u shndërrua

Britma e njerëzve

Shushurimën ngulfat



Ata fjalën në fyt na prenë

Me hanxharë të ndryshkur

Të lënë nga viti 1912



Ata ma therën gjyshin Ibrahim

Në vitin 1912-tën

Në moshën 26 vjeçare

Nënën jetime pesëjavëshe ma lanë



Ata ma vranë nipin Halit

Në vitin 1998-tën

Në moshën 26 vjeçare



Motrën me vuajtje shpirtërore

Me ëndrra të paqarta deri në vdekje

Për të birin sugar ma lanë



Ata

Dogjën shtëpi dhe fëmijë në te

Dogjën shpirtrat dhe zemrat tona

Tokë e djegur sa e ëmbël je

Të dua



Nga permbledhja e librit tim PSE TRËNDAFILAT ÇELIN
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Poeti Dhimbjes prej Wed 2 Nov 2011 - 1:22

Përshendetje i nderuar Xheladin dhe urimet më të përzemërta për këto poezi kaq të bukura, të thurura me mjeshtërinë e stilit tuaj të vargut dhe që i ndani këtu me ne, duke n'a dhuruar një kënaqësi vërtet të madhe, teksa i lexojmë vargjet e tuaja mjaft kumbuese dhe tepër domethenëse.
Suksese të vazhdueshme i nderuar.

Përzemërsisht me shume rrespekt: Saimiri...
avatar
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi