Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Poezi nga Xheladin Hamza

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Thu 26 Aug 2010 - 20:46

First topic message reminder :

MBI GJOKSIN TËND

Emri yt gërryhet
Nëpër damarët
E shpirtit tim

I strukur
Nën hijen
E së kaluarës që e mbulon

Shtriji duart kah unë
Të përqafohemi
Me afsh e me mall

Tamam aty në horizontin
Ku në të njëjtën kohë
Takohet e puthitet ditënata

Ëndrra e rinisë sonë
Aty mbi re të arta
Syhapur fle

Bilbili këngën e tij më të bukur
Aty e shndërron në vaj
Mbi gjoksin tënd si dikur
Edhe njëherë me lot dua të qaj
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Mon 26 Mar 2012 - 19:06

Poeti Dhimbjes shkruajti:Përshendetje i nderuar Xheladin dhe urimet më të përzemërta për këto poezi kaq të bukura, të thurura me mjeshtërinë e stilit tuaj të vargut dhe që i ndani këtu me ne, duke n'a dhuruar një kënaqësi vërtet të madhe, teksa i lexojmë vargjet e tuaja mjaft kumbuese dhe tepër domethenëse.
Suksese të vazhdueshme i nderuar.

Përzemërsisht me shume rrespekt: Saimiri...

I nderuari Saimir, perzemersisht te falenderoj ne rend te pare qe gjeni kohe per leximin e poezive te mija si dhe per kete kritik letrare qe ke bere. Uroj te keni te gjitha te mirat ne jeten tuaj.

Me respekt
Xheladin HAMZA
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Mon 26 Mar 2012 - 19:09

PRANVERËS SË HERSHME





Në kërkim


Të një dashurie


Shkruaj këto vargje


E ato le të përplasen


Mbi shpirtin e thyer


Si valë deti mbi shkëmbinjtë



Më të thepur...





Në çdo fjalë të vargut


Fshihet nga një ndjenjë


Që në mua zgjuan


Sytë e tu bojë qielli


Ku shpirti i rraskapitur pushon...





Bëhem poet


I vjeshtës së vonë


Me inspirim të parfumit


Të një pranvere të hershme...





11. 03. 2008.
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Thu 29 Mar 2012 - 0:39

MBET INSAN



Edhe sot loti ma bojdis kët


Vuxhut t'padukshëm pej njerzie


Prap flakë xhani kall


Hallkun e t'Madhnueshmit


Tahret shpirtit q'i ban për nime





Nji semavat me yje shoh


Kur bie shiu duan tek ma çon hedije


Në dallgat e kangës s'melaqeve shkon


Te Ruhi i paç t'i diftoj


Mexhlisit t'NUN-it e ta knaq


Se ktu pos dashnisë ilaç tjetër ska


Dhe sytë qi shohin hyri


Erandin gjylsoj në secillën zemër





Secilla dor jep veç nga vetja


Si dashni e amshueshme


Me Allahin dhe për Të





Tevona vazhdon me mbet insan


Tevona vazhdon me mbet insan
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Anakonda prej Sat 7 Apr 2012 - 4:28

Dashuris se pamundur.

Nese te zen lemza,
mos u merzit se po te permend zemra.
Mos u mundo qe te pijsh uje se do lodhesh kot,
sepse je arsyeja qe jetoj ne ket bot.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Anakonda prej Sat 7 Apr 2012 - 4:32

Jam zogu i liris,
jam ndjenja e dashuris.
Jam nje vajz e vetmuar,
jam nje engjell i trishtuar.
Jam poete pa vargje,
jam histori pa ngjarje.
Jam lot ne syte e tua,
jam buza kur te thot fjalen te dua.
Jam jet e pashpres,
jam goc qe kerkon te vdes.
Jam...........jam nje e cmendur,
qe s'le vend pa te permendur.
Un ja toka,ti je vala,
un jam goja,ti je fjala.
Ne te dy kurre skemi per tu bashkuar,
"Ti poeti i aventurave,
ndersa un liber i mbyllur e i koduar".
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Thu 5 Jul 2012 - 2:12

PRES
RITAKIMIN MË TË BUKUR

I zënë si merimanga në rrjetën e saj
Mbi ballin
tim lexohen mendimet e mia
Në vrapim tek ikin diku larg pa kufi...


gjitha vitet të pesëdhjetë e gjashtë
I kam renditur si lojërat e jetës

ëndrrat më të bukura që i kisha...

... I vetmuar vetëm
ty të pres me besim
Në heshtje ti fali bebëzat e syve të mi
Të shijosh
botën e vërtetë të çudirave
Të shpirtit tim të plagosur sall për
ty!

Me shpresë të pasosur kurrë
Pres ritakimit më të bukur
Kur
engjëjt tek unë do të të sjellin
Të mbështjellur me vello të
bardhë
..................bash, ama bash si dikur!

Poezi nga liblri im
i dytë NGJYRAT E SHKËLQIMIT
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Poeti Dhimbjes prej Sun 8 Jul 2012 - 11:20

Nje poezi shume e bukur, e ndjeshme, melankolike dhe mbi se gjithash mjaft domethenese kjo e fundit, i nderuar Xheladin.
Nje poezi e mbushur me mall dhe emocione te medha, qe pershkruajne nje udhe te tere jete.
Urime dhe vetem suksese te uroj, pasi vargjet e tua, me dhurojne vertet kenaqesi sa here qe i lexoj dhe i rilexoj.

Perzemersisht me rrespekt:
Poeti Dhimbjes (Saimir Murati.)
avatar
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Thu 10 Jan 2013 - 23:02

Poeti Dhimbjes shkruajti:Nje poezi shume e bukur, e ndjeshme, melankolike dhe mbi se gjithash mjaft domethenese kjo e fundit, i nderuar Xheladin.
Nje poezi e mbushur me mall dhe emocione te medha, qe pershkruajne nje udhe te tere jete.
Urime dhe vetem suksese te uroj, pasi vargjet e tua, me dhurojne vertet kenaqesi sa here qe i lexoj dhe i rilexoj.

Perzemersisht me rrespekt:
Poeti Dhimbjes (Saimir Murati.)

I nderuari z. Saimir Murati, me një vonesë goxha të gjatë përgjigjem në shkrimin tuaj. Përzemërsisht të flenderoj dhe të jam mirënjohës për këto fjalë kaq të bukura dhe domethënëse.

Me respekt të veçantë
Xheladin HAMZA
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Ariel prej Thu 10 Jan 2013 - 23:16

Ju pergezoj e me shume respekt per vargjet e mrekullueshme dhe mundesine qe na ke dhene per ti lexuar ketu.

Me respekt
Ariel


avatar
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 98
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Thu 10 Jan 2013 - 23:53

Ariel shkruajti:Ju pergezoj e me shume respekt per vargjet e mrekullueshme dhe mundesine qe na ke dhene per ti lexuar ketu.

Me respekt
Ariel



Ju falenderoj për respektin tuaj si dhe për vlerësimin e shkrimeve të mia.

Me respekt

Xheladin HAMZA
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Mon 28 Jan 2013 - 23:37

GYLBAHARI IM

O Gylbahari im
nga qielli
mbi krahët e engjëjve zbritur
jetës sime për t’i dhuruar
spektra ngjyrash më të bukura
e fytyra t’i ngjajë hënës së plotë...

O Gylbahari im
nga qielli
zbrite muzikën e semasë
këngës në pentagrame
për t’i vendosur notat e dashurisë...

O Gylbahari im
nga qielli
trëndafilit të kuq, të kaltër e të bardhë
aromën qiellore hedie ia solle

që unë të jem përjetësisht rob i saj...


Edituar për herë të fundit nga xheladin HAMZA në Wed 18 Sep 2013 - 22:11, edituar 1 herë gjithsej
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Wed 18 Sep 2013 - 22:09

SHPIRT I THYER

 Nga dhimbja që për ty kam
Poezitë e mia në vaj i shkruaj
Lot nga vargu në varg rrëshqasin
Mbi shpirtin e thyer fundosen...
 
E ardhmja me shpresë të fikur

Mbi çdo varg dhimbshëm gjëmon
Dhe rrezja dielli shpinën ma ktheu
E ti me sytë e tu habitshëm më shikon...

Me padurim presë të zbardhë ditë e bardhë

Mushkëritë e mi lirshëm të marrin frymë
E unë sërish me hov t’ia them këngës për ty
Mbushur me aromë trëndafilash në shpirt!
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Wed 30 Oct 2013 - 21:26

ZJARRMIA E VJESHTËS




Vesë vjeshte
Ballin përmallshëm
Ma lagë

I shikoj hutueshëm
Gjethet tek bien në tokë

Ofshama nga brendia e shpirtit
Shpërthen dhembshëm

Lot nga sytë përzihen
Me vesën që nga balli rrëshqet

Ethet më kanë mbështjellë
Në vellon e saj

Temperatura trupin ma pushton
Dhe çuditërisht s’ndalet dot

Është bërë fytyra e zbehtë
Porsi gjethe në vjeshtën e vonë

O xhani im
Gjithë këtë zjarrmi

Si ta përballoj pa ty?




 
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Sun 8 Dec 2013 - 23:11

BORXHIN ZOTIT IA KTHEJ
 
Nëpër mjegullën e dendur vjeshte
Shikoj natën përtej errësirës
Në ëndërr nga ëndrra zgjohem...
 
Realiteti humbet
Mbetem vetëm unë
Dhe hija ime
Sërish në ëndërr...
 
Në qiell
Murmurima shurdhon
E unë nga borxhi im
Ngadalë pastrohem...
 
Zotit shpirtin që amanet
Të kujdesem për te ma dha
Me buzëqeshje të ëmbël
Me nder
Të pastër si biluri ia kthej
E trupin varrit ia fali
Përjetësisht le të pushoj në te!
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Wed 8 Jan 2014 - 3:03

AMANET
 
Me heshtjen e saj flet
Fytyra ime e zbehtë
Se fryma e jetës
Akoma më është e nxehtë...
 
Amanet kur me tabut
Për në varr më çoni
Tabanët mi shploni
Le të më duken këmbë
Këmbë të zbathura
Që as çorape të veshura s’kam
E duart deri në bërryla
Jo, jo mos mi mbuloni
Le të shihen nga xhemati
Që të zbrazëta janë
Duarthatë erdha
Në këtë dynja
Dhe duarthatë shkoj
Në atë dynja
Në qiellin e ëndrrave
Të humbura
Në shoqëri me njerëz
Që moti kanë vdekur...
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Mon 20 Jan 2014 - 23:05

PËR TY BABA
 
Oh Zot sa e qetë
Më është kjo natë
Aromë e vetmisë
Shpirtin ma mbush
E unë të kujtoj ty baba...
 
Baba jam rit pa ty
Më la bebe tre vjeçare
E hidhët më ishte jeta
Këndoja edhe kur isha në vaj
Loti në sy reflektonte
Dhembjen e shpirtit tim
Të boshatisur...
 
Dënesa shumë herë
Më krijonte dhembje
Ma therte shpirtin deri në palcë
E atëherë sa shumë më mungonte
Ledhatimi i dorës sate
Të butë si mëndafshi or baba...
 
Nuk ka ditë që nuk them
Baba dënesa dhe dashuria ime e pashuar
E shpirti im atëherë larg shumë larg udhëton
 
E tani jam plak nuk jam më fëmi
Rrudhat e ballit më janë shtuar shumë
Mjekra më është zbardhë
Dhe flet heshtur me gjuhën e saj...
 
Për ty baba dhe për ty nënë
Për ju prindërit e mi
Çdo natë në nafile i lutem Zotit
Që shpirtrat e juaj të pushojnë
Përjetësisht të qetë në xhenet
E ju ma bëni hallall se ju dua shumë!
 
21. 01. 2014.
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Fri 12 Sep 2014 - 1:27

Miku im Sajmir Murati, i te falenderoj qe lexon poezi qe po publikohen ketu si dhe ne komentin tend.

Pershendetje te perzemerta per ty POETI I DHIMBJES
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Fri 12 Sep 2014 - 1:28

MË ZGJO O BYLBYL
 
Në ditët e pleqërisë
O bylbyl
Të lutem
Mos më le në vetmi
Shpirti më është lodhur...
 
Çdo ditë
Dergja
Po m’i gëlltitë
Pjesë të trupit...
 
Më mbetën
Vetëm gjuha dhe sytë
Që ty të shikoj
Dhe të bisedoj
Sall me ty...
 
Ej, ti
Miku im i shpirtit
O bylbyl
Si çdo ditë
Edhe nesër
Në agun e mëngjesit
Pash të madhin Zot
Me atë zërin tënd
Të bukur e butë
Mos harro
Të më zgjosh
Nga kjo agoni
Shumë e rëndë
O bylbyl
 ...........O bylbyl

.....................O bylbylo!
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Mon 22 Sep 2014 - 2:46

ORKIDEA
 
Pranvera mashtruese
Lule mashtruese jep
E mua ma dhuroi
Orkidenë të më krijoi
Vetëm plagë
Që djegë shumë, shumë
Më shumë se çdo prush
Lotin në sy që e thanë...
 
Pas orkidesë
Të gjitha vitet mu derdhën
Porsi vera nga gota e thyer
U shndërruan në pluhur
Era me furtunë i barti
Në haresë të përjetësisë...
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga xheladin HAMZA prej Thu 4 Dec 2014 - 1:50

JETA NË IKJE
 
Fletë të verdha butësisht bien në tokë
Degë të zhveshura duke i lënë...
 
Me pëlhurë të trash në sy
E njoha vjeshtën e vonë...
 
Sytë përroi që si shterën kurrë
Liqenet e tyre bëhen përjetësi e largët...
 
Mendimet në ëndrrat lundrojnë
Si të ishin në botën e vdekur...
 
Shpirti i zbrazët shëtit në zbrazëti
Kozmosit pafund...
 
Rrudhat e ballit mbesin
Dëshmitarë të një jete në ikje...
 
Çfarë më mbeti mua pjesë e njeriut?
avatar
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poezi nga Xheladin Hamza

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi