Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të Vërtetat e Fshehura

+5
dajti modh
Yll Qielli
exploreri
pexha
Alberti
9 posters

Faqja 2 e 11 Previous  1, 2, 3, ... 9, 10, 11  Next

Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Mistere, por te verteta !

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 5:47

First topic message reminder :

Marr nga: ExplorerUnivers
Autori: Exploreri & estilen

Misteri i fshatit me 440 binjake

Një ekip mjekësh indianë janë duke u përpjekur për të zgjidhur misterin e fshatit Kodinhi, në Kerala të Indisë, ku ka 440 binjakë të lindur nga dy mijë familje.

Ekspertët e udhëhequr nga dr.Krishnan Sribiju kanë udhëtuar për në fshatin e largët tropikal, por pa gjetur për momentin shpjegimin e bumit të binjakëve, të paktën gjashtë herë më shumë se mesatarja kombëtare.

Vetëm në 2008, në këtë fshat janë lindur 15 çifte binjakësh.
Gjatë pesë viteve të fundit, janë lindur 60 çifte binjakësh, një shifër që rritet nga viti në vit.

Për më tepër, konsiderohet se ka njëmospërputhje në mes të regjistrimit të lindjeve dhe numrit aktual,gje qe con ne idene se numri i binjakeve mund te jete ende me i larte nga ai i raportuari.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Fshati_i_binjakeve


Edituar për herë të fundit nga BeLti në Fri 27 May 2011 - 8:47, edituar 3 herë gjithsej

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:01

Argjentine, “Supermeni” shpeton makinen nga treni

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Treni1

“Supermeni” ekziston vertete, te pakten ne Argjentine. Kete e verteton nje video sigurie ne nje prej rrugeve te vendit amerikano-latin, ku nje person ka rrezikuar jeten e tij per te shpetuar ate te te tjereve.

Sipas asaj qe shihet ne videon e publikuar ne gjithe mediat vendase dhe qe tashme eshte bere publike ne te gjithe boten, nje person vendos te shtyje nje makine qe kishte ngelur ne binaret e trenit, duke shpetuar per te qindat e sekondes.

Pasi ka shtyre makinen qe ishte bllokuar ne shina, njeriu ende i paidentifikuar ka shpetuar edhe vete.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:02

Gjarperi qe pi cigare

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Gjarpri-me-cigare

Gjarpri 3-vjeçar, sikur edhe pronari i tij 33-vjeçari Sho Lau, është i varur nga nikotina. Dhe përderisa Sho brenda ditës konsumon 20 cigare, gjarpri kënaqet edhe vetem me dy.

“Dikur pata hedhur një bisht cigareje, dhe vura re qe 'miku im' e kish futur ne goje,duke e tymosur. Dhe me kalimin e kohës gjërat ndryshuan.

Tashti kërkon të tymosë një cigare në mëngjes dhe një tjetër në mbrëmje. Bëhet nervoz nëse nuk kam cigare edhe për të”, ka thënë Sho.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:02

7-vjecari qe krahasohet me Pikasson

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Pikasso-300x253

7-vjeçari Kieron Williamson quhet ndryshe Pikasso i ri dhe secilën pikturë e shet me nga 900 paund.

Koleksioni i fundit i pikturave të Kieron Williamson u shit brenda 15 minutave dhe kap shifra të pabesueshme. Ai vizaton nga gjashtë piktura çdo javë dhe secilën prej tyre e shet me nga 900 paund.

Për të blerë pikturat e 7-vjeçarit janë në rradhë rreth 680 persona.

Kieron jeton me të atin Keith, me të ëmën Michelle dhe me të motren Billie-Jo në Norfolk të SHBA-ve.

Kieron thotë se e pëlqen vizatimin sepse e qetëson, më pas shton se: ”Unë pëlqej të vizatoj ndërtesa ngaqë më pëlqen të ndërtoj perspektiva”.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:03

Femija lind ne oren 9 ne 9/09/09

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Beb

Numri nente ka rrethuar lindjen e Henry. Ne spitalin e La Crosse, ne Winsconsin, vogelushi ka ardhur ne jete ne oren 9:09 te mengjesit te dates 9/09/2009 dhe peshon 9 paunde dhe 9 once (njesi matese angleze).

Duket si nje barcalete, por eshte nje realitet. Chuck Berendes, babai i te porsalindurit dhe bashkeshortja e tij Polly nuk do ta harrojne kurre lindjen e femijes qe ka ardhur muajin e nente te vitit 2009.

Por surpriza ka qene kur infermierja ka vene femijen ne peshore. Doktori ka kthyer paundet ne once dhe per siguri ia ka kerkuar qe konvertimin ta beje edhe infermierja.

“Kemi filluar te qeshim kur infermierja tha se Henry peshonte 9 paunde dhe 9 once”, tha Berendes. Vogelushi Henry tashme e ka numrin e tij me fat.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:03

Indi, martohen bretkosat kunder thatesires

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Martesa-bretku

Indi, martohen bretkosat kunder thatesires.
Ne nje fshat te Indise, banoret kane gjetur nje menyre te vecante per t’u lutur per shi.

Ata kane celebruar martesen e dy bretkosave, nje menyre qe mendojne se do t’i ndihmoje t’i shpetojne thatesires.

Megjithese e gjithe kjo skene duket e cuditshme ka ndodhur vertet. Bretkosat mbajne veshje elegante dhe grate e fshatit i kane dhuruar nuses edhe nje varese.

Nje prift drejton ceremonine dhe respektohen pike per pike ritet hindu.

Thatesira ka demtuar orizoret ne zone, nderkohe qe banoret jetojne vetem me prodhimin qe marrin nga toka.

Fati i ka ndihmuar duke rene nje shi shume i rrembyer por pa shkaktuar demtime.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:03

5-vjeçarja flet gjuhën e kafshëve

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Natasha

Mowgli në Rusi, 5 vjeçarja flet gjuhën e kafshëveSiberi- Një protagoniste e denjë e “Librit të Xhunglës” është quajtur vajza që u gjet në një qytet të Rusisë, e rritur vetëm nga qentë dhe macet dhe që nuk di të flasë gjuhën e njerëzve.

Natasha, një vajzë ruse nuk ka lëvizur kurrë nga apartamenti ku u braktis që foshnjë nga prindërit e saj 25 e 27-vjeçarë, të cilët nuk u kujdesën kurrë për të. Në shoqërinë e qenve dhe maceve, vajza ka marrë lëvizjet e tyre, nuk flet vetëm leh dhe mjaullin.

Vajza u gjet nga disa agjentë të policisë, të cilët mbetën të shtangur kur e panë në atë gjendje. Sipas zëdhënësit të policisë, Natasha e vogël ishte e veshur me rroba të pista, të grisura dhe kishte një sjelle tipike si një kafshë shtëpiake.

“Hidhej mbi njerëzit si të ishte një qenush. Gjatë kësaj kohe vajza ka njohur vetëm gjuhën e kafshëve”- tha zëdhënësi i policisë.

Pasi u gjet dhe iu nënshtrua vizitave mjekësore, vajza iu besua një institucioni edukimi ku do të marrë asistencë mjekësore, ndërkohë që agjentët janë vënë në kërkim të prindërve të saj.

Mësohet se nëna është marrë në pyetje, kurse për të atin nuk thuhet ende asgjë. Policia nuk bën me dije detaje se si vajza ka arritur të jetojë, apo të ushqehet.

Ndërkohë që mediat kanë kujtuar gjendjen e vështirë në të cilën jetojnë shumë fëmijë në Rusi.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:03

Kapet në Vjosë një peshk i rrallë (Tip Piranje)

Peshkatarët e zonës së Frakullës kanë zënë në lumin Vjosë një specie, që për ta është i pa pare fare ne kete zone.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Peshkustrange2-300x224

Karakteristika e kësaj specieje që peshkatarët nuk mund t’i vënë dot një emër, pasi nuk e njohin, është se ai ka kokë të madhe, gojë të madhe, me dhëmbë të mprehtë, ndërsa në të dy anët e kokës ka 14 vrima të dukshme, nga shtatë për çdo anë koke.

Peshkatari tregon se kishte dalë më shokët, si zakonisht, në breg të lumit Vjosë, për të kapur peshk me rrjetë, kur ai kishte parë këtë peshk që lundronte në sipërfaqe të ujit.

“Për momentin edhe u frikësova, – tha peshkatari, – pasi ky lloj peshku, në vend që të largohej, erdhi drejt meje me shpejtësi. Ndërkohë, peshkatari është larguar disa metra dhe peshku nuk është larguar, por përkundrazi, është drejtuar drejt tij.

“Isha edhe i frikësuar, por edhe kureshtja se si një peshk i vogël që kishte përmasat e kokës shumë më të mëdha, të më sulej mua, më bënte të mos largohesha.

Mora rrjetën menjëherë dhe pasi e hodha mbi të, e kam kapur, ndërkohë kam thirrur edhe shokët. Të gjithë jemi habitur kur e kemi parë me ato karakteristika jo të zakonshme. Ai deshi të dilte nga rrjeta, por nuk mundi dot, pasi është qëlluar në kokë nga një tjetër peshkatar”.

“Për mua, – thote peshkatari, – ky peshk është i rrezikshëm, pasi siç e shikoni, ka dhëmbë të çuditshëm dhe gojë të çuditshme, ndërkohë edhe sjellja e tij e egër ndaj nesh tregon se ai është shumë i rrezikshëm për peshkatarët ose për njerëzit që duan të lahen në këto ditë të nxehta në lumin Vjosë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:04

Antarktide, zbulohen mikrobe 1.5 milione vjecare

Akulli ka aftesi mahnitese per te ruajtur ne temperatura shume te ftohta mikrogjallesat.Kete e tregon nje studim i fundit, i bere ne Antarktide ku nje grup i madh mikrobesh eshte zbuluar ne nje pjese akullnajore te kontinentit te ngrire.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Antarktida_harte

Mikrobet kane bere strehe ne kete pjese te planetit qe prej 1.5 milione vjetesh.Zbulimi eshte bere nga nje grup kerkuesish te Universitetit te Harvardit, sipas te cileve, ky zbulim mund te ndihmoje shume ne kerkimet astronomike per zbulimin e jetes ne planetet e tjere te sistemit tone diellor.

Mbijetesa e mikrobeve edhe ne kushtet ekstreme te Antarktides flet shume qarte; nje gje e tille ndoshta po ndodh edhe ne zonat e ngrira te Marsit por edhe henes se Jupiterit, Europa.

Mikrogjallesat u zbuluan ne nje rezervat te kripur poshte akujve te akullnajes Taylor, e famshme per ngjyren e kuqe qe merr kjo zone per shkak te mineraleve te shumllojshme.

Erresira dhe i ftohti nuk kane ndikuar aspak ne zhdukjen e mikrobeve, shume te ngjashme me ato qe jetojne edhe ne ambientet me te ngrohta te planetit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:05

Amazone, zbulohet milingona e rralle

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Milingonaaa

Nje milingone e rralle eshte zbuluar ne pyjet e Amazones. Quhet “Mycocepurus smithii” dhe sipas biologeve, ajo nuk shumohet ne rruge seksuale si te gjitha simotrat e saj ne te gjithe globin.

Me i cuditshem eshte fakti se te gjitha milingonat jane femra dhe klonimi i tyre behet nga miliongona-mbretereshe. Kjo specie eshte e para ne llojin e vet e zbuluar deri tani.

Zbulimi eshte bere nga biologia Anna Himler e Universitetit te Arizonas dhe eshte publikuar ne revisten “Proceedings of the Royal Society B” ku pershkruhet me detaje jeta e insektit te rralle dhe menyra e shumimit te saj.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:05

Mistere e te pa thena per Ajnshtajnin

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Einstein

Dhe ju që mendonit se e njihnit Albert Ajnshtajnin, gjeniun e hutuar të fizikës, i cili na dha teorinë e relativitetit. Në fakt janë dy teori relativiteti, njëra është teoria e veçantë dhe tjetra është teoria e përgjithshme e relativitetit, të dyja vijnë nga mendja e të njëjtit fizikan gjerman.

Por, a e dinit se Ajnshtajni ka lindur me një kokë kaq të madhe, sa mamaja e tij mendonte se mos kishte lindur i deformuar? Apo se kishte një fëmijë sekret që para se të martohej? Lexoni më shumë për 10 faktet e fshehta të jetës së gjeniut më të zgjuar në botë.

Ajnshtajni ishte një bebe e shëndoshë me një kokë të madhe

Kur nëna e Albertit, Paulinë e lindi, koka e tij ishte kaq e madhe dhe e shtrembëruar, sa ajo kujtonte se mos ishte i deformuar. Ngaqë fundin e kokës e kishte shumë të madhe, familja mendoi mos ishte monstër.

Megjithatë, ndërsa javët kalonin, ata e kuptuan se ishte një fëmijë gati normal me të tjerët. Thuhet se gjyshja e tij ka klithur “është i shëndoshë, është i shëndoshë”, kur e ka pritur të lindte. Ndryshe nga përshtypja e parë, Alberti u rrit normalisht, vetëm se ishte pak i ngadaltë.

Ajnshtajni-fëmijë kishte vështirësi në të folur

Kur ishte fëmijë, Ajnshtajni fliste rrallë. Kur e bënte, fliste shumë ngadalë. E mendonte të gjithë fjalinë në kokë dhe e pëshpëriste para se ta thoshte. Këtë e bëri rregullisht deri në moshën 9-vjeçare.

Prindërit trembeshin mos ishte i vonuar, por sigurisht më vonë doli se frika e tyre ishte pa baza. Kjo është quajtur sindroma e Ajnshtajnit. Një historian ka krijuar një barsaletë.

Prindërit e tij ishin të shqetësuar se nuk fliste fare. Kur një mbrëmje foli dhe tha “Supa është e nxehtë”, prindërit e pyetën pse nuk kishte folur më parë. Ai i përgjigjet: “Sepse gjithçka ishte në rregull”.

Ajnshtajni është frymëzuar nga një busull

Kur Ajnshtajni ishte pesë vjeç dhe i sëmurë në shtrat, babai i tregoi diçka që i ndezi interesin në shkencë: një busull. Ndërsa qëndronte i shtirë, babai i nxori një busull të thjeshtë xhepi.

Ajo që i interesonte Ajnshtajnit të ri ishte se sa herë që kutia ndërronte pozicion, gjilpëra kthehej në të njëjtin drejtim. Ai mendoi se duhet të kishte ndonjë forcë në atë që konsiderohej si hapësirë boshe që e bënte gjilpërën të lëvizte.

Ky incident i zakonshëm në shumë “fëmijërira të famshme”, është përmendur shpesh në shumë rrëfime të jetës së tij.

Ajnshtajni ngeli në provimin e hyrjes për në universitet

Në vitin 1895, në moshën 17-vjeçare, Albert Ajnshtajn aplikoi për të hyrë në Shkollën Politeknike Federale Zvicerane (Eidgenössische Technische Hochschule).

Ai kaloi provimin e matematikës dhe të shkencës tek provimi i hyrjes, por ngeli tek të tjerat. Ndër lëndët ku nuk shkonte mirë ishte historia, gjuhët e huaja, gjeografia dhe të tjera. Ajnshtajni duhet të regjistrohej në një shkollë tregtare para se ta ribënte provimin dhe më në fund u pranua tek i njëjti universitet një vit më vonë.

Ajnshtjni kishte një fëmijë të paligjshëm

Në vitin 1980, letrat private të Ajnshtajnit kanë zbuluar diçka të re për gjeniun. Kishte një vajzë të paligjshme me ish-studenten Mileva Marić, të cilën më vonë e martoi. Në vitin 1902, një vit para martesës, Mileva lindi në familjen e prindërve në Berne një vajzë me emrin Lieserl, të cilën Ajnshtajni kurrë nuk e pa dhe për të cilën nuk dihet gjë.

Ajo është pagëzuar dhe jetoi me familjen e Milevës. Më vonë ajo thotë se vdiq nga ethet në shtator 1903. Në korrespondencën e çiftit shkruhet se është dhënë për birësim pasi ka lindur. Në letrën e 19 shtatorit 1903, Lieserl Einstein-Maric përmendet për herë të fundit.

Ajnshtajni u largua nga gruaja e parë, pastaj propozoi një “kontratë” të çuditshme

Pasi ai dhe Mileva u martuan, patën dy djem, Hans Albert dhe Eduard. Suksesi akademik dhe udhëtimet nëpër botë kishin çmimin e tyre. Ai u distancua nga gruaja e tij dhe për disa kohë çifti u përpoq të merrej me problemet.

Ajnshtajni propozoi një “kontratë” të çuditshme për të jetuar me Milevën. Kushtet ishin që rrobat të ishin të pastra dhe të hekurosura, që t’i çonte tre vakte të ngrohta në dhomë, që dhoma dhe studioja të ishin të pastra, përveç tavolinës së punës, që ajo të pushonte së foluri kur ai t’ia kërkonte. Ajo pranoi dhe ai i premtoi se do ta konsideronte të huaj çdo grua tjetër.

Ajnshtajni nuk shkonte mirë me djalin e madh

Pas divorcit, marrëdhënia e Ajnshtajnit me djalin e madh u lëkund. Hansi fajësonte të atin për ndarjen nga Mileva dhe pasi Ajnshtajni fitoi Çmimin Nobel dhe paratë, se i dha asaj vetëm interesat dhe jo shumën e madhe të çmimit.

Grindjet mes tyre u shtuan kur Ajnshtajni kundërshtoi martesën e djalit me Frieda Knecht, sepse ajo ishte “më e madhe dhe e shëmtuar”. Kur ata u martuan, Ajnshtajni i kërkoi djalit të mos bënin fëmijë, pasi kjo do ta bënte divorcin edhe më të vështirë. Edhe mamaja e Ajnshtajnit e kishte kundërshtuar martesën me Milevën. Kur i biri emigroi në Amerikë, ata mbetën të ndarë.


Ajnshtajni ishte i preferuari i grave

Kur Ajnshtajni u divorcua me Milevën në vitin 1919 (tradhtia cilësohet si një nga shkaqet), ai u martua me kushërirën, Elsa Lowenthal. Në të vërtetë ai donte të martohej edhe me vajzën e Elsës nga një martesë e mëparshme, Ilse, 18 vjet më e re se ai, por ajo e kundërshtoi.

Ndryshe nga Mileva, shqetësimi kryesor i Elsës ishte të kujdesej për burrin e saj të famshëm. Ajo i dinte dhe i toleronte tradhtitë dhe lidhjet dashurore të tij, të cilat zbulohen më vonë tek letrat e tij. Fillimisht e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann. Korrespondenca e tij tregon se ishte i lidhur me gjashtë gra, mes tyre dhe një spiune ruse.

Ajnshtajni, një pacifist lufte, sugjeroi ndërtimin e bombës atomike

Në vitin 1939, i alarmuar nga shumimi i Gjermanisë naziste, Leo Szilard e bindi Ajnshtajnin t’i shkruante një letër presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, ku e paralajmëronte se Gjermania naziste po zhvillonte një bombë atomike dhe i sugjeronte Shteteve të Bashkuara të zhvillonin bombën e tyre.

Letra e Ajnshtajnit dhe Szilardit konsiderohet si një nga arsyet që Roosevelti filloi Projektin Manhattan për të zhvilluar bombën, edhe pse më vonë u zbulua se bombardimi i Pearl Harbor në vitin 1941 e bindi më shumë qeverinë se sa letra e tyre. Edhe pse ishte fizikan i shkëlqyer, ushtria e konsideronte si rrezik sigurie dhe nuk e ftuan në projekt.

Truri ka shëtitur në kavanoz për 43 vjet

Pas vdekjes në vitin 1955, truri i Ajnshtajnit u hoq pa lejen e familjes nga Thomas Harvey që kreu autopsinë. Ai e mori trurin në shtëpi dhe më vonë u pushua nga puna për shkak se refuzoi ta dorëzonte organin.

Shumë vite më vonë, kur Harvey mori leje nga Hansi ta studionte trurin, i dërgoi copëza disa shkencëtarëve në të gjithë botën.

Njëra prej tyre ishte Marian Diamond nga Universiteti Berkeley, e cila zbuloi se ai kishte më shumë qeliza në atë pjesë të trurit që ishte përgjegjëse për sintetizimin e informacionit. Neuronet e trurit të tij, që ishte më i madh se normalja, komunikonin më mirë me njëri tjetrin.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:06

Britani, lind kali më i vogël në planet

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 1kalii2Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 74148907

Kali më i vogël në botë ndodhet në Britaninë e Madhe. Ai peshon 3 kilogramë, është i gjatë 35 centimetra dhe quhet Ajnshtajn.

Kafsha në miniaturë lindi në Barnstead të New Hampshire në datën 22 prill dhe mund të thyejë çdo rekord të vendosur deri tani. Masat janë më të vogla se ato të një fëmijë dhe sipas “Daily Mail”, kali ka lindur në “Tiz Miniature Horse Farm”, ku pronarët e quajtën si gjeniu i shkencës.

Në ndryshim nga kali tjetër i vogël Thumbelina, Ajnshtajni nuk tregon shenja të darvinizmit, ai është thjesht një kal në miniaturë.
/tch/

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:06

Fuqia misterioze e Materies së Errët

Saul Perlmutter dhe shkencëtarë nga NASA duan njëherë e mirë t’i bien për gjurme fuqisë misterioze që e përndan Universin. Në rast se Energjia e Errët vazhdon gjithmonë të rritet ajo madje do të shkëpuste edhe objektet që mbahen nga forca e rëndesës.

Saul Perlmutter: ''Universi mund të zgjerohet, ngadalsohet dhe dikur të pësojë kolaps. Ose diçka edhe më me shumë gjasë, do të mund të zgjerohej gjithnjë e më shpejtë. Kjo mund të vazhdonte madje aq larg – këtë e quajmë „Big Rip“ – sa të shqitë vërtëtë çdo gjë e t’i copëtojë deri në grimca më të imëta të mundshme.''

E si mund t’i biesh në gjurmë një energjie për të cilën s’dimë gjë fare, s’dimë nga se përbëhet apo si funksionon? Shkencëtarët e kanë një plan: ata duan të dërgojnë në Gjithësi një satelit të pajisur më një çip me ultra-rezolucion. Ai do të na mundësonte të kapim imazhet e dallimeve të ndriçimit të supernovave shumë të largëta. Për herë të parë do të modelohen zona gjigante të Gjithësisë. Vetëm me zbulimin e një numri sa më të madh të supernovave të reja Perlmutter dhe ekipi tij mund të vërtetojnë forcën zgjeruese të Energjisë së Errët.

Me këtë mision shkencëtarët duan t’i përgjigjen pyetejs se çfarë lloj energjie fshihet pas kësaj force misterioze, e cila është aq e fuqishme sa të mund ta shkatërrojë Universin. Në Garching kanë mbërritur imazhet nga Very Large Telescope.

Dr. Natascha Förster Schreiber dhe ekipi saj kanë goditur në shenjë. Ata me të vërtetë kanë zbuluar një glaktikë. Por diçka është e çuditshme: kjo galaktikë me emrin aspak spektakolar MS 1512-cB58 është shumë më e madhe seç duheshte në të vërtetë të jetë. Në vend që të jetë, ashtu siç pritet sipas terorisë aktuale mbi Universin shumë më e vogël, ajo në formë dhe perimetër është gati sa Rruga jonë e Qumështit.

Poashtu edhe galaktikat tjera, të cilat i ka studiuar ekipi kontrollit, pohojnë imazhin e habitshëm: ato kanë një formë spirale, sillen rreth boshtit të tyre dhe janë gjigante. Si është e mundur, që në një kohë relativisht të shkurtër pas Shpërthimit të Madh, ata të jenë zhvilluar kaq shumë?

Dr. Natascha Förster Schreiber: ''Kjo ka qenë absolutisht e papritur. Këta janë vërtet sisteme gjigante. Duken tamam si Rruga e Qumshtit, dhe atë menjëherë pas Shpërthimit të Madh. Ne prisnim të gjejmë pjesë të vogla, por atë që shohim tani, është ata janë galaktika të pjekura, janë shumë të rënda dhe poashtu rrotullohen. Sipas teorisë, kjo nuk duhet të ishte absolutisht kështu. Për teorinë kjo tani është një sfidë e madhe. Duhet bërë edhe shumë punë për t’i kuptuar në hollësi këta objekte.''

Kozmologët kanë ecur mjaf larg, deri në cepat e Universit. Por atë ç’kanë gjetur atje i bën ata të dyshojnë në të gjitha teoritë e tyre. Energjia e Errët dhe Materia e Errët janë aq misterioze dhe, megjithë përpjekjete bëra mbeten kaq të pastudiuara, saqë gjithë dijen mbi Kozmosin e vënë sërish në pikëpyetje. Saul Perlmutter: ''Mbase ndonjëherë do arrimë në kufijtë, ku aftësitë tona të të kuptuarit do të duhet të jenë aq të mëdha, saqë për këtë do të duhej të kishim një tjetër tru për ta kuptuar botën që na rrethon.''

Çdo pjesë e Universit ka të kundërtën e saj. Dhe kështu, çdo përgjigje e mundshme mbi krijimin e botës, siç duket hedh një pikëpyetje tjetër!
/3sat/

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:06

Macja i mbijeton ages në fyt

Një mace ka mundur t’i mbijetojë një ageje të gjatë rreth 6 centimetra të futur në fytin e saj.

Padronët e Marley, 27 vjeçari Thomas Ward dhe bashkëshortja e tij Candi Carpenter, 23 vjeç, nga Streatham, në jug të Londrës, kanë vënë re se ajo kollitej në mënyrë të pakontrolluar dhe kanë vendosur ta çojnë në spitalin veterinar Blue Cross.

Vetëm pas një testi me rreze X është vënë re prania e ages.

Në këtë pikë Marley është operuar duke i nxjerrë agen me sukses.
/tch/

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Macjaage2Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Macjaage

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:07

Ligjet më ekstreme në të gjithë botën

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Ligjet_me_te_cuditshme_ne_te_gjithe_boten

Nuk është çudi, që avokatët janë ndër profesionistët më të paguar. Lexoni listën e ligjeve më të çuditshme të publikuar nga “The Daily Telegraph” dhe nuk do të habiteni më, pse njerëzit mbushin sallat e gjyqeve edhe për çështjet më të parëndësishme.

1. Në Viktoria, Australi, vetëm një elektricist i licencuar mund të ndërrojë llampat.

2. Në Viktoria, Australi, është e ndaluar të veshësh pantallona ngjyrë ciklamin të ndezur, pas mesditës së ditës së diel.

3. Në Angli është e jashtëligjshme, që një taksi në qytetin e Londrës të transportojë qen të tërbuar apo kufoma.

4. Në Angli është e jashtëligjshme të vdesësh në Dhomat e Parlamentit.

5. Në Angli është vepër tradhtie të ngjitësh një pullë poste të monarkëve britanikë mbrapsht.

6. Në Francë është e ndaluar t i vësh një derri emrin Napoleon.

7. Nën Ligjin e vitit 2006, të Skemave të Shmangies së Taksave në Mbretërinë e Bashkuar, është e paligjshme të mos i thuash taksambledhësit, atë që ti nuk do që ai të dijë, edhe pse nuk je i detyruar t i thuash gjërat që s e ke problem të tregosh.

8. Në Alabama është e paligjshme për një shofer, që të lidhë sytë ndërsa nget automjetin.

9. Në Ohaio kundërshton ligjet e shtetit, nëse deh një peshk.

10. Anijet e Flotës Mbretërore që hyjnë në Portin e Londrës, duhet të sjellin një fuçi me rum për Kryeoficerin e Kullës së Londrës.

11. Në Mbretërinë e Bashkuar, një grua shtatzënë mund të kryejë nevojat personale ku të dojë, madje, nëse e kërkon, edhe në helmetën e një polici.

12. Në Lancashire asnjë personi nuk i lejohet, kur i kërkohet të ndalë nga oficeri i bregdetit, të nxisë në qen të lehë.

13. Në Majami, Florida, është e jashtëligjshme të ecësh me patina në një rajon policie.

14. Në Indonezi dënimi për masturbimin është prerja e kokës.

15. Në Mbretërinë e Bashkuar të gjithë meshkujt mbi 14 vjeç duhet të bëjnë praktikë dy orë hedhje shigjete në ditë.

16. Në Londër, qytetarëve u lejohet të kalojnë me tufën e deleve në Urën e Londrës pa paguar asnjë tarifë; atyre u lejohet të drejtojnë patat në rrugën Cheapside.

17. Në San Salvador, shoferët e dehur mund të dënohen me vdekje para skuadrës së qitjes.

18. Në Mbretërinë e Bashkuar, një mashkull që duhet të urinojë në publik patjetër, mund ta bëjë nëse është i drejtuar nga rrota e prapme dhe e mban dorën e djathtë tek automjeti.

19. Në Florida, gratë e pamartuara që parashutojnë të dielave, mund të burgosen.

20. Në Kentaki është e paligjshme të mbash një armë më shumë se 30 centimetra të gjatë, të fshehur.

21. Në Çester banorët e Uellsit ndalohen të hyjnë në një qytet para lindjes dhe të qëndrojnë pas perëndimit.

22. Në qytetin e Jorkut është e ligjshme të vrasësh një skocez brenda mureve të lashta të qytetit, por vetëm nëse ai ka një hark dhe shigjetë.

23. Në Boulder, Kolorado, është e paligjshme të vrasësh një zog brenda kufijve të qytetit dhe gjithashtu të “zotërosh” një kafshë. Banorët e qytetit, nga ana ligjore, janë “kundërshtues” të kafshëve.

24. Në Vermont, gratë duhet të marrin një leje të shkruar nga burrat e tyre nëse duan të vënë dhëmbë të rremë.

25. Në Londër është e paligjshme të thërrasësh taksi, nëse keni sëmundje epidemike.

26. Në Bahrain, një doktor mashkull mund të hetojë në mënyrë të ligjshme gjenitalet e një gruaje, por e ka të ndaluar t i shohë drejtpërsëdrejti gjatë hetimit. Ai mund të shohë vetëm reflektimin në pasqyrë.

27. Koka e çdo balene të ngordhur e gjetur në bregdetin britanik, është ligjërisht pronë e Mbretit; bishti, i përket Mbretëreshës, nëse i duhen kockat për korsenë.

28. Në Eureka, Nevada, SHBA, është ende e paligjshme që burrat me mustaqe të puthin gratë.

29. Në Alexandria, Minesota, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë, të cilit i mban frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

30. Në kontenë Logan, Kolorado, SHBA, është ende e paligjshme të puthësh një grua, nëse ajo është në gjumë.

31. Në Providencë, Rhode Island, SHBA, është ende e jashtëligjshme që të zotët e dyqaneve t i shesin kolinoz dhe furçë dhëmbësh të njëjtit klient të dielave.

32. Në Zion, Illinois, SHBA, është ende e paligjshme t i ofrosh cigare kafshëve shtëpiake.

33. Në St. Louis, Misuri, SHBA, është ende ilegale që një zjarrfikës të shpëtojë gratë që janë ende me këmishë nate.

34. Në Ames, Ioua, SHBA, është ende e paligjshme që burrat të pinë tre gllënjka birre, ndërsa janë në shtrat me bashkëshortet e tyre.

35. Në Maryland, SHBA, është ende e paligjshme që stacionet radiofonike të luajnë këngën e Randy Newman “Short people”.

36. Në Oklahoma, SHBA, është ende e paligjshme të bësh fytyra qesharake para qenit, një krim që mund të rezultojë në dënim me burg.

37. Në Teksas, SHBA, kriminelëve ende u kërkohet t u japin viktimave të tyre të paktën 24 orë më parë, njoftim të shkruar apo oral ku shkruhen detajet e krimit që do të kryejnë.

38. Në Uashington, SHBA, është ende një krim të pretendosh se ke prindër të pasur.

39. Në Baltimore, Maryland, SHBA, është ende një krim të marrësh një luan në kinema.

40. Në Tremonton, Utah, SHBA, është ende një krim që një grua të ketë marrëdhënie seksuale me një burrë në ambulancë. Ajo mund të akuzohet për keqbërje dhe mund t i botohet emri në gazetë

41. Në Oksford, Ohio, SHBA, është ende e jashtëligjshme, që një grua të zhvishet para pikturës së një burri.

42. Në Majami, Florida, SHBA, është ende e paligjshme për këdo që të imitojë një kafshë.

43. Në Afganistan, milicia talebane i ndaloi gratë të vishnin çorape të bardha, në rast rreziku se mos meshkujve i dukeshin tërheqëse. Policia gjithashtu urdhëroi që dritaret të lyheshin me të zezë, në mënyrë që të mos shiheshin nga jashtë.

44. Në Shtetet e Bashkuara Amerikane, impotenca është baza e divorcit në 24 shtete.

45. Në Illinois, SHBA, është e jashtëligjshme t i japësh një cigare të ndezur një kafshe.

46. Në Ioua, SHBA, është e jashtëligjshme të puthesh më shumë se pesë minuta.

47. Në International Falls, Minesota, SHBA, është kundër ligjit që një qen të ndjekë një mace mbi një shtyllë dhe të zotët e qenve mund të gjobiten për këtë.

48. Në Kentucky, SHBA, është e jashtëligjshme të mbash një kosh akulloreje në xhep.

49. Në Louisiana, SHBA, nëse kafshon dikë me dhëmbë, kjo klasifikohet si “sulm i thjeshtë”, por nëse e kafshon dikë me protezat e dhëmbëve, atëherë konsiderohet si “sulm i rëndë”.

50. Në Masaçusets, SHBA, është e paligjshme, që personat në zi të hanë më shumë se tre sanduiçe në zgjim.

51. Në Chico, Kaliforni, SHBA, ligji thotë se kushdo që detonon një mekanizëm bërthamor brenda kufijve të qytetit, do të gjobitet me 500 dollarë

52. Në Liban çdo burrë mund të kryejë marrëdhënie seksuale me çdo kafshë, për sa kohë që ajo të jetë femër.

53. Në Conorsville, Wisconsin, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë të hapë zjarr me armë ndërsa kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

54. Në Tremonton, Utah, SHBA, është e jashtëligjshme që një grua të kryejë marrëdhënie seksuale me një mashkull, ndërsa ai është duke i dhënë ambulancës.

55. Në Oblong, Ilinois, është e paligjshme të kryesh marrëdhënie seksual, ndërsa jeni për peshkim apo gjueti, ditën e dasmës.

56. Në Hastings, Nebraska, SHBA, ligji thotë se të zotët e hoteleve duhet t i sigurojnë këmisha nate të bardha vizitorëve. Asnjë çifti nuk i lejohet të ketë marrëdhënie seksuale në hotel, nëse nuk i kanë veshur këto këmisha të pastra.

57. Në Willowdale, Oregon, SHBA, asnjë burrë nuk mund të thotë sharje, ndërsa kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

58. Në Kingsville, Teksas, SHBA, është e jashtëligjshme që derrat të kryejnë marrëdhënie seksuale në pronën e aeroportit.

59. Në Florida është e jashtëligjshme të kryesh marrëdhënie seksuale me një ferrëgjatë.

60. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kushdo për të cilin zbulohej se ishte homoseksual në ushtrinë franceze, ekzekutohej.

61. Me qindra vite më parë në Japoni, kushdo që tundohej të largohej nga vendi, ekzekutohej.

62. Shteti i parë që hoqi dënimin me vdekje ishte Austria, në vitin 1787.

63. Në Wetaskiwin, Alberta, Kanada, në vitin 1917, ishte e jashtëligjshme të lidhje një kalë mashkull pranë një kali femër.

64. Në San Diego, SHBA, hipnotizmi është i ndaluar në shkolla publike.

65. Të përtypësh çamçakëz është veprim i jashtëligjshëm në Singapor.

66. Në Paraguai dueli është i ligjshëm për sa kohë që të dyja palët regjistrohen si dhurues gjaku.

67. Në Milano, Itali, ekziston një ligj që kërkon nga qytetarët që të buzëqeshin gjatë gjithë kohës, përndryshe rrezikojnë një gjobë të rëndë. Përjashtimi i vetëm janë spitalet dhe funeralet.

68. Në Zvicër çdo qytetar ka të drejtë nga ligji të ketë leje të hyjë në një bunker.

69. Në Burma është e jashtëligjshme të kesh internet. Nëse një person zbulohet se posedon një modem, burgoset.

70. Në Bangladesh është e jashtëligjshme për fëmijët e shkollës që të kopjojnë në një provim. Madje dhe nxënësit më të rinj se 15 vjeç mund të burgosen për këtë.

71. Deri në vitin 1984, belgët duhet ta zgjidhnin emrin e fëmijëve nga një listë me 1500 të tillë, e mbushur që në kohët e Napoleonit.

72. Në Rumani, në vitin 1935, Mickey Mouse u ndalua nga autoritetet, pasi ata mendonin se pamja e brejtësit 3 metra të lartë, do të tmerronte fëmijët e vendit.

73. Filmat e “Donald Duck” u ndaluan një herë në Finlandë, pasi ai asnjëherë nuk vishte pantallona.

74. Belgjika është shteti i vetëm, që kurrë nuk ka imponuar censurë në lidhje me filmat për të rritur.

75. Filmat me karate janë ndaluar në Irak në vitin 1979.

76. Në Indiana, SHBA, gjatë viteve 50, të gjitha filmat me Robin Hudin janë ndaluar, pasi autoritetet mendonin se të grabisësh të pasurit për t ia dhënë të varfërve, ishte akt komunizmi

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:07

Misteri i Kometes Hale Bopp

Kometa Hale-Bopp me nje orbite eliptike 2364 vjecare ju afrua Tokes ne Mars te vitit 1997. Por kishte dicka tjeter qe udhetonte bashke me te, nje objekt i permasave shume te medha, 4 here me i madh se planeti Toka, por me nje mase shume te vogel dhe me nje trajektore jo natyrale.

Ky objekt leviz ne menyre te crregullt, disa here duke u "fshehur" ne bishtin e saj dhe disa here te tjera duke dale nga anet. Levizja e atij objekti, menyra sesi afrohet dhe largohet nga kometa te krijon pershtypjen qe ka nje komandim inteligjent, jo thjesht natyror.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Attachment


Objekti dukej te kishte nje drejtim inteligjent dhe dukej sikur kontrollonte apo ndikonte levizjen e kometes... Ne jemi te bindur qe po i afrohemi agimit te nje epoke te re ne historine e njerezimit.

Shume shpejt do ndodhin gjera dhe fenomene qe do na bejne te ndryshojme pikpamjet tona per disa ligje te fizikes dhe te ambjentit qe na rrethon...

Urojme qe ndryshimet qe do ndodhin te mos jete te natyres shkaterruese per jeten ne toke por sidoqofte jemi te bindur qe do kete efekte ne forta persa i perket anes sociale. Koncepte te reja, zbulime te mbajtura te fshehura prej kohesh dhe revolucion ne mendjen dhe botekuptimin e njerezve te tokes.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:07

Kandelja 500 mije vjecare.!?

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Attachment

Gjate dimrit te vitit 1961 ndersa kerkonin minerale ne malet e Californias, afer Olancha tre amatore Wallace Lane, Virginia Maxey and Mike Mikesell zbuluan nje gur qe ju duk interesant per tju shtuar koleksionit te tyre.

Ndersa e hapen gurin Mikesell gjeti ne brendesi te tije nje objekt qe dukej se ishte bere me porcelan te bardhe. Ne qender ishte nje tub metalik i shkelqyeshem.

Ekspertet perllogariten qe gurit i ishte dashur rreth 500 mije vjet qe te fosilizohej ne formen qe u gjet ndersa objekti qe ishte ne brendesi te tij dukej qarte qe ishte i prodhimit njerezor.

Studime te metejshme konkluduan ne faktin qe porcelani i bardhe ishte i rrethuar nga nje mbeshtjellje gjashtekendore ndersa nje analize me rreze-x zbuloi nje si suste ne fund te tij.

Disa nga studiuesit qe kane analizuar objektin jane te mendimit qe duket shume e ngjashme me nje kandele makinash te diteve te sotme. Si ka mundesi qe ky objekt te ndodhet ne brendesi te nje guri te fosilizuar me moshe 500 mije vjecare?

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:08

Misteri i Femijes se Yjeve

Misteri i te ashtuquajtures Kafka e Femijes se Yjeve filloi ne Meksike pothuajse 70 vite me pare kur u zbulua ne nje shpelle nga nje vajze e re.

Ne ate shpelle dergjej skeleti i nje femre pjeserisht i fshehur nen dhe, vetem nje pjese e dores dale perjashta dhe mbeshtetur mbas krahut tjeter.

Vajza e re filloi te germonte deri sa zbuloi nje varr te ceket skeletin e nje qenie te vogel qe sipas pershkrimeve te saj ishte i vendosur aty teresisht pa rregull.

Skeleti nga i cili ka mbetur vetem kafka i ka futur ne mendime shkenctaret e shumte. Kush ishte kjo krijese dhe pse me keto tipare kafkore qe sjane aspak njerezore? Qe ketu buroi dhe termi Femija e Yjeve ose Starchild.

Lloyd Pye i cili eshte autori dhe themeluesi i Starchild Research Project shprehet se jane bere studime kolosale duke shfletuar cdo liber te mundshem mjeksor ose anatomie qe flet per deformime te njeriut dhe eshte e pamundur te gjehet ndonje ngjashmeri me ate te kafkes.

Plus kesaj matjet dhe studimet e detajuara te kafkes kane provuar qe cdo gje ishte simetrike dhe aspak rezultat i nje deformimi natyral.

Antropologet e kane te pamundur ta klasifiojne ne ndonje grup te caktuar dhe zgjidhja e vetme ishte qe te behej datimi nepermjet karbonit per moshen e kafkes qe rezultoi te ishte 900-vjecare ndersa testi tjeter ne lidhje me ADN e kockave nuk eshte bere pasi kushton shume, shprehet Pye.

Ne foton e meposhtme eshte Pye duke mbajtur kafken dhe nje imazh 3D i kafkes.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Hybridanimation015cp

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:08

Toka ka hyrë në periudhë të re gjeologjike



Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 %28u39u%29toka%20e%20terur%2003032010

Një pjesë e komunitetit të shkencës botërore konsideron se Toka ka hyrë në një epokë të re gjeologjike.



Duke marrë parasysh ndryshmet që i ka shkaktuar njeriu, një pjesë e komunitetit të shkencës botërore konsideron se Toka ka hyrë në një epokë të re gjeologjike.

Për arsye të ndotjes së mjedisit, rritjes së tepërt të popullsisë, urbanizimit, shfrytëzimit të pasurive
natyrore dhe shpenzimit të madh të karburanteve fosile, njeriu ka bërë aso ndryshimesh në Tokë sa ato do të ndjehen gjatë miliona viteve të ardhshme.

Këtë teori e ka paraqitur një grup shkencëtarësh, në mesin e të cilëve dhe klimatologu Wil Stefan dhe kimisti atmosferik e novelisti për kimi Paul Krucen, shkruan revista “Environmental Science & Technology”.

Sipas tyre, dëmet që i ka shkaktuar njeriu do ta sjellin botën deri në shkatërrimin e gjashtë masiv në historinë miliardavjeçare të Tokës. Kjo do të shkaktojë zhdukjen e miliona llojeve të bimëve dhe të kafshëve.

Ky grup i shkencëtarëve do të paraqesë hulumtime e veta në Unionin ndërkombëtar të shkencave
gjeologjike që do të organizohet pas tre vjetësh, në të cilën do të vendoset se e ka hyrë vërtetë Toka në një epokë të re gjeologjike.
/koha/

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:08

Piktura 60 milion vjecare ne gur te Dinosaur-eve

Gjate nje ekspedite amatore gjeologjike Steven Bouchman dhe gruaja e tiji zbuluan disa petroglife (piktura ne gur) qe paraqesnin pamje te Dinosaureve, Dragojve madje dhe te njerezve te veshur me ate qe mund te interpretohet si kostum astronauti.

Zbulimi i bere ne Crack-in-Rock ne Wupatki National Monument, Arizona i perket nje kohe qe mund te varioje nga 60 milione deri ne 120 milione vjet me pare.

Kjo zone eshte e njohur per sedimentet e saj te fosileve, madje dhe disa zbulime te bujshme ne fushen e paleontologjise dhe te antropologjise jane bere ketu.

Ne momentin qe i shikon te vjen nder mend dora e pastervitur e njeriut primitiv me perpjekjet e tij per te shprehur ne forme artistike ato qe shikonte gjate dites. Por a ka qene njeriu bashkejetues me dinosauret?

Kjo eshte pyetja qe i mundon me shume studiuesit. Si ka mundesi qe njeriu parahistorik ka patur dijeni per dinosauret dhe si shpjegohet prania e nje njeriu me veshje astronauti ne te njejtin petroglif?

Ky eshte nje tjeter mister qe shkenctaret e sotem nuk jane ne gjendje ti pergjigjen.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Attachment Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Attachment Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Attachment

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:08

Zhdukja misterioze e nje fshati

Policia here pas here kthehet dhe tenton te zbuloje shkaqet per te cilat nje fshat i tere me nje popullsi per 1.200 banore gjithashtu dhe te vdekurit e po ketij fshati, u zhduken pa lene asnje gjurme, ne erresiren e nje nate dimri.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 100616suna0f1

Misteri filloi ne 1930 kur gjuetari Arnand Laurent dhe dy djemte e tij pane nje drite te çuditshme qe kryqezoi qiellin ne Kanada. Laurent deklaron qe drita ndryshonte forme ne momente të ndryshme, ne menyre qe ne një moment ishte cilindrike dhe ne një tjeter si një predhe e madhe.

Pak dite me vone , një pjese e anetareve të policise qe kalonin prane liqenit Anikuni qëndruan ne kasollen e Laurentit ne kërkim të një strehimi. Njeri prej tyre shpejgon qe ne liqen kishte “diçka si një problem”. Policia pyeti Laurentin konfuz nëse drita qe kishte pare ishte e drejtuar nga liqeni dhe ai ju përgjigj pozitivisht.

Gjate viteve të mepasme Laurentet nuk u pyeten me.Ku ishte një shkujdes , ku policia e Kanadase nuk kuptoi se kishte të bente me rastin me të jashtezakonshem të historise...

Kur një tjeter gjuetar , i quajtur Joe Labelle, po udhëtonte neper bore drejt fshatit afer liqenit Anikuni , u ndie i bezdisur nga një ndjenje e çuditshme. Normalisht , ajo ishte një berthame e zhurmshme rurale e 1.200 personave ne ate dite, Joe priste të degjonte lehjet e qenve të banoreve qe ishin mirëseardhje e zakonshme.

Por kasollet e rrethuara nga bora ishin të zhytura ne heshtje, dhe nuk dilet tym nga asnjera.
Duke ecur bregut të liqenit , gjuetari pa qe varkat ishin të lidhura .

Pa dyshim qe kur shkoi dere me dere takoi një vetmi misterioze.Ende ishin të mbështetura neper porta pushket e burrave.Asnje burre kur nisje ne udhëtim nuk e linte kurre pushken ne shtepi.

Brenda shtëpive , tenxheret me gjelle ishin mykur mbi zjarret e fikur prej shume kohesh.
Por Labelle nuk takoi trupa , as të gjalle as të vdekur, as shenja dhune.
Joe Labelle shkoi ne zyren telegrafike dhe transmetoi çka pa policise se Kanadase.

Të gjithe oficeret disponibel shkuan ne zonen e liqenit. Mbas pak ore kërkimesh , policia takoi qente e e slitave të humbura.Ishin të lidhur neper pemet afer fshatit dhe trupat e tyre u gjeten nen blloqe bore.
Kishin vdekur nga të ftohtit dhe uria.

Ne varrezat e Anikunit , u prodhua një zbulim tjeter rrenqethes.Tani ishte një vend me varre të hapura , nga të cilat dikush kishte nxjerre kufomat.

Nuk dukeshin gjurme jashte fshatit , dhe aq me pak mjete transporti me të cilat njerëzit të kishin ikur. Pa mundur të besonte qe 1.200 persona të zhdukeshin nga faqja e tokes , policia zgjeroi kërkimin. Me kalimin e kohes , hetimet mbuluan gjithe Kanadane dhe vazhduan për shume vjet. Por mbas shume vitesh rasti ka ngelur pa zgjidhje.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:09

''Litare'' te gjalle fluturues misterioze

Litaret ose shufrat fluturuese(Rods) jane nje forme e re jetesore qe i ka dhene nje vrull te ri "luftes" midis kriptozoologjisteve dhe skeptikeve. Po cfare jane keto shufra ose Rods?

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Attachment

Rods jane forma organike jete te holla qe fluturojne ose "kalerojne" neper shtjellat e ajrit ne qiell. Gjatesia e tyre varion nga 10 cm deri ne 33 metra.

Ato fluturojne shume shpejt dhe eshte pothuajse e pamundur qe ti dallosh me nje sy te pastervitur. Ka tre llojete ndryshme rods; rod dyzetkembesh ose shumekembesh, rod te bardhe dhe rods me shtize ose me shigjete.

Keto krijesa jane raportuar ne Shtetet e Bashkuara, Kanada, si dhe pothuajse ne te gjitha vendet e tjera te botes dhe ne te gjitha stinet e vitit. Ato duken se jane qenie te gjalla qe jetojne dhe marrin fryme neper re.

Vezhgime te qenieve te tilla jane raportuar dhe ne faza te hershme te historise njerezore. Qenie ne forme gjarperi shume te medhaja dhe fluturese jane raportuar ne Kine ne vitin 747 te E.S., ne Europe gjate Mesjetes se Vone dhe ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 1894.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Attachment

Sidoqofte keto "shufra" nuk i perngjasin qenieve gjarperinj. Ato duken me shume si copa litari qe pluskojne ne qiell.

Shume njerez deklarojne se i kane pare dhe i kane fotografuar. Ata qe i besojne ekzistences se kesaj krijese shprehen se skeptiket skane rruge tjeter pervec asaj qe ti bashkohen grupi te besimtareve dhe te perpiqen ta studiojne kete fenomen.

Mendimet jane te ndryshme; kemi te bejme me nje qenie te re apo eshte thjesht nje qenie prehistorike qe per shkak te shpejtesise se levizjes dhe ambjenteve ku jeton i ka shpetuar vezhgimit te meparshem?
Kjo foto eshte marre nga nje video ku duken rods ne fluturim.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Attachment

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:09

Bateria e Bagdatit

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Baghdad-battery

E ashtuquajtura bateria e Bagdadit eshte pershkruar per here te pare nga arkeologu gjerman Wilhem Konig ne vitin 1938.

Nuk dihet me siguri nese e ka zbuluar gjater germimeve apo gjetur ate ne bodrumet e muzeut por dihet me siguri qe eshte gjetur ne vendin e quajtur Khujut Rabu ne periferi te Bagdadit.

Ky vend ka qene zona ku jetonin parthinet te cilet nuk njihen per zhvillim teknologjik por si luftetare te mire. Kjo sugjeron qe bateria mund te kete qene e importuar nga diku tjeter.

Bateria qe mendohet te jete mbi 2000 vjecare konsiston ne nje poce argjili ku ndodhet nje cilinder prej bakri dhe ne mes te tij nje tub prej hekuri.

Ne maje ky tub eshte i izoluar nga pjesa e bakrit me zift por duke e lene pjesen prej bakrit te paizoluar ndaj lengjeve. Ne kete menyre nese pocja mbushet me acid citrik veshja prej bakri rrethohet nga lengu.

Arkeologet arriten ne kete perfundim mbas gjurmeve te korrozionit acidik qe u pane ne pjeset metalike te baterise. Eshte bere replikimi i kesaj poceje duke perdorur te njejtet materiale dhe me pas ajo eshte mbushur me leng limoni qe ka aftesi acidike.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Battery

Rezultati ishte prodhimi i nje energjie minimale prej 0.87 volt. Kjo vertetoi qe objekti eshte perdorur per kete qellim dhe se bateria njihej shume kohe me pare se te shpikej ne epoken moderne.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 75

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:10

Kromozoni Y mashkullor drejt zhdukjes

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 20070417klpcnavid_113.Ges.SCO

Ndoshta pas disa mijevjecaresh, ne Toke nuk do te kete me meshkuj. Nga studimi i kryer prej Katerina Makova e Melissa Wilson eshte dale ne perfundimin se kromozoni Y, pergjegjes per trashegimine mashkullore, po degradon me shpejtesi te madhe ne krahasim me kromozonet e tjere.

Trupi i njeriut perbehet nga 23 cifte kromozonesh, 1 prej te cileve me shenjen XY. Te femrat, cifti 23 eshte XX, ndersa tek meshkujt XY. Eshte pikerisht ky i fundit qe po zhduket, pasi tashme ka vetem 200 gene nga 1100 qe ka kromozoni X.

Deri tani nuk eshte gjetur nje shpjegim shkencor per kete ndryshim pasi me kalimin e kohes vihet re humbja e te dhenave gjenetike.

“Edhe pse disa prej geneve te Y jane te rendesishem, ne nuk besojme se kromozoni mashkullor do zhduket plotesisht por edhe nese do te ndodhe, nje prej 22 cifteve te tjere te kromozoneve do veproje per t’u bere aktiv”, shprehet studiuesja Katerina Makova

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:10

A ka mbaruar evolucioni njerezor ?

Meshkujt bëhen baballarë në moshë shumë të re dhe kështu ka shumë pak“mutacione” në ADN

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Evolucion

“Evolucioni human ka mbaruar”. Për shekuj me radhë shkencëtarët dhe shkrimtarët e fantashkencës kanë kërkuar të gjejnë një identikit të “Njerit të së ardhmes”, duke e imagjinuar atë si superhero, ose si një ‘skllav’ të teknologjisë që do ta lejonin të jetonte pa lëvizuar një muskul, duke përdorur telekomanda të vëna në lëvizje nga forca e mendimit.

Por, teoria e fundit është më e thjeshtë: Njeriu i së ardhmes nuk do të jetë më i ndryshëm se ai i sotmi, sepse forcat që ushqheqin evolucionin, shkaqet natyrore dhe mutacionet genetike, duket se janë gati të ezauruara. Në këtë përfundim ka mbërritur një studim i fundit i “University College” në Londër.

Profesor Steve Jones, thotë se janë tre motive për të cilat nuk regjistrohen më mutacione të rëndësishme genetike: në pjesën më të madhe të historisë së njeriut, kushtet e jetës ishin kaq të vështira në tokë, sa seleksionimi natyral ka qenë shumë i fortë, ndërsa sot, progresi teknoligjik ka bërë të vetën dhe shumë gjera janë thjeshtësuar në aspektin e jetës e njëkohësisht ka rënë rezistenca.

Pastaj në erën e globalizimit, popujut e ndarë nga pjesa tjetër e botës gati nuk ekzistojnë më. Faktor i tretë, më i diskutuari në studimin e fundit, është fakti se gjithmonë e më pak ka meshkuj që bëhen baballarë në moshë të avancuar.

“Tek meshkujt, numri i ndarjes së qelizave të nevojshme për të arritur nga një spermatogjen deri në formimin e një spermatozoidi të pjekur rritet me kalimin e viteve. Herë pas here kur ka një ndarje ka mundësi që të ndodhin gabime gjenetike.

Për një mashkull 29-vjeç janë verifikuar rreth 300 ndarje mes spermës së krijuar dhe asaj që kalon tek fëmija: cdo ndarje krijon një mundësi për gabime, mutacione ose ovolucione”- shpjegon kërkuesi, duke theksuar se pikërisht kjo gjë ul mundësinë për ndryshime gjenetike tek fëmijët.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:10

Shkencëtarët që vdiqën nga shpikjet e tyre

Njerëzimi i detyrohet shumë shkencëtarëve në këtë listë. Të gjithë ata kanë vdekur ose janë plagosur rëndë me pasojë vdekjen teksa përpiqeshin të vinin në jetë ide që i shërbenin mbarë botës. Avancimet që kanë bërë ato në shkencë janë të jashtëzakonshme dhe shumë prej tyre kanë shtruar rrugën për disa prej zbulimeve dhe shpikjeve më të mëdha të njerëzimit.


Marie Curie

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Image9

Marie Curie është e famshme për zbulimin e disa elementëve të reja, duke përfshirë këtu radiumin dhe poloniumin, si dhe teorinë e radioaktivitetit. Ajo vdiq më 4 korrik 1934 nga anemia, e shkaktuar nga ekspozimi ndaj radioaktivitetit, pasi në atë kohë efektet anësore të rrezatimit nuk njiheshin akoma dhe pjesën më të madhe të punës ajo e ka kryer pa mbrojtje.

Thomas Midgley Jr.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 436063_1

Thomas Midgley ishte një kimist amerikan, i cili shpiku gazolinën me plumb dhe CFC-në. Edhe pse u duartrokit në kohën e tij, ai njihet si një person “me impaktin më të madh në atmosferë se ndonjë organizëm tjetër në historinë e tokës”, për shkak të shpikjeve të tij. Ai u sëmur me poliomielit nga helmimi i plumbit dhe vdiq disa kohë më vonë.


J. G. Parry-Thomas

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 225px-J_G__Parry-Thomas_%2528small%2529

John Godfrey Parry-Thomas ishte pilot i motorëve të garave dhe inxhinier. Ai kishte ëndërruar gjithnjë të thyente rekordin e vendosur nga Malcolm Campbell dhe krijoi një makinë për të bërë një gjë të tillë. Makina e quajtur “Babs” kishte shumë modifikime dhe më 27 prill 1926 Thomas e theu rekordin, i cili u thye sërish nga Malcolm. Duke u përpjekur të thyente sërish rekordin, një prej zinxhirëve të makinës u shkëput dhe u përplas në qafën e tij duke e vrarë në vend.

William Bullock

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 225px-William_bullock_inventor_portrait
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Web-rotary-printing-press

Ishte një shpikës amerikan, shpikja e të cilit në vitin 1863 e makinës printuese rrotulluese ndihmoi në evoluimin e industrisë së shtypit, për shkak të shpejtësisë dhe efikasitetit. Bullock vdiq teksa përpiqej të riparonte një prej makinave të shtypit, kur i ngeci këmba në një prej tyre. Këmba iu bë më vonë gangrenë.


Otto Lilienthal

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 AVilienthal5
Otto Lilienthal ishte një pionier i aviacionit, i cili u bë i njohur si Glider King. Ai ishte personi i parë që kreu fluturime me rrëshqitje. Në një fluturim më 9 gusht 1896, Lilienthal ra 17 metra duke thyer shtyllën kurrizore. Ai vdiq ditën tjetër. Fjalët e tij të fundit ishin, “Sakrificat e vogla duhen kryer”.


Franz Reichelt

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Franz_reichelt_1912
Franz Reichelt ishte një rrobaqepës australian, i famshëm për krijimin e një parashute të çuditshme hibride, me të cilën ai pretendonte se mund të fluturohej. Ai kreu një eksperiment në kullën “Eiffel” dhe para një grupi spektatorësh dhe kameras u hodh. Ai vdiq menjëherë nga përplasja.

Karel Soucek

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 7287115_122945491078
Karel Sousek ishte një kanadez i famshëm për shpikjen e një “kapsule” dhe për rrëshqitjen në ujëvarën Niagara me të. Ai mbijetoi me disa plagosje herën e parë. Në vitin 1985 ai bindi një kompani të financonte një rënie tjetër në “Houston Astrodome” në Teksas. Por kësaj radhe, rënia shkoi keq dhe ai vdiq pasi u plagos rëndë.

Cowper Phipps Coles

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Xinsrc_09212051714118752029827
Cowper Phipps Coles ishte një kapiten i shquar i marinës, i cili shpiku kupolën rrotulluese të mitralozit për anijet. Pas luftës ai mori patentën për shpikjen e tij dhe filloi të ndërtonte anijen e tij duke përdorur shpikjen revolucionare. Anija e tij “HMS Captain” u përmbys duke shkaktuar vdekjen e gjithë ekuipazhit.

Alexander Bogdanov

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Doug_huestis-210
Alexander Bogdanov ishte një mjek, filozof, ekonomist, shkrimtar i njohur rus. Një prej eksperimenteve të tij përfshinte idenë e rinimit me anë të transfuzionit të gjakut. Ai e kishte bërë këtë me shumë njerëz të famshëm dhe në fund vendosi ta provonte tek vetja. Ai kreu transfuzion me gjakun e një prej pacientëve, i cili kishte malarie dhe Bogdanov vdiq menjëherë më pas.


Henry Winstanley

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Henry-winstanley00

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Eddystonelighthouse_2
Henry Winstanley ishte arkitekti i famshëm dhe inxhinieri anglez i farit, i cili ndërtoi farin e parë “Eddynstone”. Winstanley donte të testonte fortësinë e farit dhe kërkoi të qëndronte brenda gjatë një stuhie. Fari u shemb duke vrarë krijuesin e tij dhe pesë persona të tjerë

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:10

Njeriu me gjak te 'bekuar'

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Man_saves_babies_lives

James Harrison 74 vjeqar, ka një antikorp në plazmën e tij që i shpëton bebet prej vdekjes nga sëmundja e Rhesusit, një formë e rrallë anemike.

Është zbuluar që plazma e tij mund të përdoret për shërimin e këtyre bebeve,që kur ka qenë i ri i ka dhuruar gjak qindëra mijëra grave.
Zoti Harrison ka dhuruar gjak,disa here në muaj dhe shuma e pergjitheshme arrin ne 984 dhurime.

Sipas numërimit, deri më tani ai me gjakun e tij i ka shpëtuar më shumë se 2.2 milion bebe nga vdekja

Ai thotë: "Unë kurrë nuk kam menduar ta ndalojë dhurimin e gjakut.Ai ju kishte lutur doktorëve që të dhuronte gjak qysh në moshën 14 vjecare,pasi kreu një operacion në gjoks në të cilin iu deshën 13 litra gjak.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:11

Dhjete qyteterime te zhdukura nga natyra

Qytetet e humbura janë reale, të begata dhe zona të mirë-populluara që janë prekur nga rënia përfundimtare dhe vendndodhja e të cilave më vonë humbi.

Shumë qytete janë gjetur dhe janë studiuar gjerësisht nga shkencëtarët. Këtu keni listën e dhjetë prej qyteteve më të mahnitshme të humbura në botë.

Machu Picchu
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Machu-picchu-citadel-975040-ga
Eshtë me siguri simboli më i njohur i Perandorisë Inka.
Ky vend është cilësuar pasuri botërore në vitin 1983, kur u përshkrua si “një kryevepër absolute e arkitekturës dhe një dëshmi e veçantë e qytetërimit Inca.

Angor-Kamboxhia
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Angor
Ndërtuar rreth 1450-ës, qyteti u braktis 100 vite më vonë, kur perandoria u shemb nën pushtimin spanjoll.

Periudha angkoriane përcaktohet si periudha nga viti 802 pas Krishtit, kur monarku Jayavarman II e deklaroi veten “monarku universal”, deri në vitin 1431 pas Krishtit, kur pushtuesit tajlandezë pushtuan kryeqytetin Khmer. Tempujt e zonës i kalojnë njëmijë. Angkor Wath është monumenti fetar më i madh në botë.

Memphis
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 300px-Egypt-Hieroglyphs
Sipas Herodotit, qyteti Memfis është themeluar rreth vitit 3100 para Krishtit nga Menes. Supozohet të ketë patur 30 mijë banorë.

Lugina e gjerë e Petrës
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Petra
Shtrihet nga deti i Vdekur në Gjirin Aqaba. Është i famshëm për strukturat e gurit të gdhendur në shkëmb. Zbulohet nga Johann Ludwig Burckhardt në vitin 1812. Qyteti bie nën sundimin romak dhe shkatërrohet nga tërmeti i vitit 363.

Palmira
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 2771544574_ed3547fb7f
Ishte qytet i rëndësishëm i Sirisë qendrore. Qyteti lidhte Persinë me portet e Mesdheut të Sirisë romake dhe të Feniksit. Njihej me emrin Tadmor dhe përmendet në Bibël, (2 Kronikasve 8:4) si qytet i shkretuar ndërtuar nga mbreti Solomon, djali i Davidit.

Qyteti i Pompeit
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Pompei%20-%20Veduta
U fundos nën disa metra hi dhe llave dhe u harrua për gati 1700 vite pas rizbulimit aksidental në vitin 1748. Që nga ajo ditë ka hedhur mjaft dritë për jetën e një qyteti në lulëzimin e Perandorisë Romake.

Qyteti Palenque
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Palenque-3
Mban arkitekturën, skulpturën dhe tarracat më të bukura në botë. Pushtohet fillimisht në vitin 100 para Krishtit, lulëzon nga viti 600 në 683 pas Krishtit dhe zbulohet nga shirat në shekullin e 18-të.

Vijayanagar
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Srirangam-gopuram
Në krahasim me Delhin në shekullin e 14-të, qyteti kishte një popullsi prej gjysmë milion banorë dhe zinte 33 kilometra katrorë. Perandoria u shemb pas betejës të Talikotas në vitin 1565.

Efesi
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Efes01
Ishte një qendër e rëndësishme e krishterimit të hershëm. Pali e përdori si bazë dhe shkaktoi diskutime me artizanët në tempullin e Atemisës (Veprat 19:23-41). Librin e Biblës, 1 Korintasit e shkroi nga Efesusi.

Qytetit Sanchi
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Moz-screenshot-9Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Sanchi-stupa
Eshtë zbuluar në vitin 1818. Me siguri është themeluar nga perandori Asoka në mesin e shekullit të 13-të para Krishtit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:11

Orët e fundti të Atlantidës

Më 8 korrik të vitit 8498 para Krishtit, në Tokë me një shpejtësi marramendëse, nën temperaturën prej 20 000 *C, u përplas një asteroid.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Shooting

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Atlantida

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Atlantida02

Katastrofa zgjati vetëm 2 minuta, dhe për ata 2 minuta vdiqën me miliona njerëz, u shkatërrrua bota bimore dhe shtazore në shumë raione të planetit tonë, ndërsa pamja dhe klima e saj ndryshuan përgjithmonë.

Kjo ishte dita kur u fundos Atlantida legjendare dhe me të u zhduk edhe qytetërimi i parë të cilin e ndërtoi njeriu. "Shkak i kësaj katas trofe apokaliptike ishte asteroidi nga grupi Adonis, i cili nga trajektorja e tij përreth diellit u fut në fushën gravitale të Tokës" pohon fizicienti gjerman Otto Muck në librin e tij "Gjithçka për Atlantidën ".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:11

Muri kinez

Muri i madh kinez është 3600 km i gjatë,10 m i lartë dhe 3-12metra i gjerë.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Cin_seddi

Muri i madh, kështu quhet muri kinez, një ndërtim i hershëm që mbështillet nga legjenda. Muri filloi të ndërtohej për të mbrojtur kufijtë veriorë të Kinës, në shekullin e tretë para Krishtit.

Muri i ndërtuar në mënyrë unikale me gurë dhe materiale rrethanore, sipas zonave ku kalonte, vijoi të ndërtohej për shekuj me radhë, deri në shekujt e pesëmbëdhjetë e të gjashtëmbëdhjetë.

Por ndërkohë strukturat antike rezultonin të zhdukura, për shkak të kohës së gjatë që kishte kaluar që nga ndëtimi i tyre. Disa rrënoja të pjesëve nga më të hershmet të murit të madh, janë gjetur në rajonet afër detit të Verdhë, në lindje të provincës Gansu.

Sot pjesa më e vizitueshme e murit kinez është ajo që ndodhet afër Pekinit, në një rajon që quhet Ju-jong-guang dhe po ashtu pjesët lindore e perëndimore të skajeve të murit.

Kjo pjesë e murit, që vizitohet në afërsi të Pekinit, është restauruar në shëkullin e njëzetë. I ndërtuar gjatë kohës së dinastisë Min, në shekullin eXV e XVI, muri i madh është afërsisht 1500 milje, ose 2400 kilometra i gjatë, në kufirin verior kinez.
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Qinemperor
Shihuangdi, perandori i parë i Kinës (221-210) para erës sonë,

Ky ndërtoi fortifikime të tjera, që u njohën gjithashtu si muri madh. Pak gjurmë që kanë mbetur nga këto fortifikime që u bënë, ruhen ende sot.

Muri i madh është padyshim monumenti më i njohur i Kinës, përveçse një simbol nacional i saj, në kuptimin që shumë njerëz aspirojë të jenë po aq të fortë dhe me po ato cilësi që ka muri.

Muri është e vetmja gjurmë konstruksioni e planetit që mund të shquhet nga astronautët në largësi të mëdha nga toka. Ata e kanë konfirmuar këtë edhe me fotot e bëra.

Kështjellat lidhëse dhe e gjithë masa e kontruksionit që vijon pandalshëm, krijojnë zinxhirin më domethënës të fortifikimeve njerëzore bërë ndonjëherë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:11

Oqeanet po behen te zhurmshem

Studimi, oqeanet po behen te zhurmshem

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Acidificazione%20oceani

Shtimi i ndjeshem i anhidridit karbonik ne atmosfere, i ben oqeanet jo vetem me te ngrohte por edhe me te zhurmshem deri ne piken qe i ka transformuar ne nje ambient te veshtire per shume kafshe detare si balenat e delfinet.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Holbox%20squali%20balena%2003

Ky studim i kryer nga Universiteti ne Hawai eshte publikuar ne revisten “Nature Geoscience”. Sipas kerkuesve, oqeanet po behen me te zhurmshem per shkak te aktivitetit njerezor por edhe ndryshimit te kushteve klimaterike.

Nivelet e larta te zhurmes mund te ndikojne ne sjelljen biologjike detare, duke ndikuar drejteperdrejt ne jeten e delfineve.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Mini-Posters-Delfini-72892

Gjithashtu ujerat e oqeaneve jane me pak te pasura me minerale. Ne studim jane analizuar te dhenat e viteve 1900-2008. Por brenda pak vitesh, nese do vazhdoje e njejta situate, atehere duhet te perballemi me reduktimin e shpejte te kafsheve detare.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:12

Nje kafshe misterioze, a po Perbindesh detar...?

Një krijesë e çuditshme është gjetur ne bregdetin e Sakhalin nga disa ushtarë rusë .

Banorët lokalë nuk kanë qenë në gjendje ta identifikonin kafshën misterioze. Në bazë të kockave , dhëmbëve dhe skeletit të krijeses nuk mund ta identifikojmë as me një peshk dhe as me një krokodil ose alligator .

Ka të dhëna se kjo krijesë u mor nga Shërbimet Speciale Ruse për studime të mëtejshme . Jemi me fat që ata të cilët hasën të parët në këtë krijesë mundën ti bënin disa fotografi para se ajo të merrej

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Image.php?&aid=506&monster1

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:12

Ringjallje misterioze

Çudia ndodhi në Izrael kur një fëmijë i sapolindur, i cili peshonte 600 gramë, u gjet i gjallë në morgun e spitalit pas 6 orëve.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 2228_in_the_womb-4_04700300

Fayza Majdoub qëndron pas inkubatorit duke vëzhguar fëmijën e saj të lindur para kohe e cila pati një histori të padëgjuar asnjëherë.

Bebja u konsiderua e vdekur në spitalin Naharya, pasi lindi para kohe në javën e 23-të të shtatzënisë dhe pesha e saj nuk i kalonte 600 gramë. Ajo u kalua në morgun e spitalit duke u konsideruar e vdekur.

Kur prindrit e saj shkuan ta merrnin në morg për të djegur trupin sipas riteve vendase ata panë se bebja merrte frymë dhe kishte të rrahura në zemër.

Drejtori i spitalit Moshe Daniel tha se fëmija ka vdekur pasi është transportuar në morg.

Megjithëse disa e konsiderojnë Izraelin si vendin e mrekullive, Dr. Daniel thotë se ringjallja e fëmijës nuk është tamam një mrekulli.


Daniel tha se Faiza Majdub, 26 vjeç, arriti në spital të hënën në mëngjes me hemorragji dhe dhimbje të mëdha. Testet paraprake vërtetuan se vajza që ajo kishte në bark 23 javëshe nuk kishte puls, kështu që gruaja u fut menjëherë në sallën e operacionit.


Kur doktorët panë se vajza nuk kishte puls e lanë me të ëmën për të paktën gjysmë ore.
S
i zakonisht në këto raste, ne e mbuluam trupin me carcaf të bardhë dhe e dërguam në morg, që familja ta merrte kur të donte për të bërë ceremoninë e varrimit.

Gjashtë orë më vonë, babai i vajzës, ali Majdub, shkon në frigoriferët e morgut për të marrë fëmijen.“Kur u futa në morg, fëmija ishte i mbështjellë” – tha ai për gazetat. “Më pas gruaja ime, kërkoi ta shihte atë përsëri.

Në fillim nuk doja që ajo ta shikonte përsëri por meqë ajo këmbënguli vendosa ta zbuloja. Kur shohim që vajza po lëvizte”.


Daniel thotë se “efekti i ftohjes” mund të ketë qenë një faktor për ringjalljen e menjëhershme të bebit. Ai argumenton se temperatura e ftohjes së morgut mund të ketë punuar për të ngadalësuar metabolizmin e bebit, duke rezultuar në konsumim më të vogël të oksigjenit. Kjo ka bërë që fëmija të ringjallet.

“Kërkuam në internet nëse kishte ndodhur më parë ky fenomen por nuk gjetëm as edhe një rast të ngjashëm” – tha Daniel.

Një doktorr tjetër tha se sipas të dhënave deri më sot, një fëmijë i lindur para kohe, nën 24 javë, konsiderohet një abort. Shanset që ka një fëmijë 24 javësh për të jetuar janë vetëm 20%. Dhe nga këta 20% mund te kenë probleme në tru.

Babai i fëmijës ka kritikuar personelin e spitalit se kanë neglizhuar me vajzën e tij duke e quajtur të vdekur para kohe.

“Sipas opinionit tim ata ishin neglizhent dhe e konsideruan vajzën time të vdekur pa i bërë ende të gjitha procedurat”. “Është e çuditshme si një fëmijë 600 gramë, i cili nuk është më i madh se dora ime të rikthehet vetë në jetë”.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:12

Kolona i Candragupt-it

Kolona i Candragupt-it ne Indi ruan sekrete mjeshterore shume te medha ne lidhje me perpunimin e metaleve nga indianet e lashte.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Colonna-dheli-222x300Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Ashokacolonna

Kjo kolone prej hekuri ka me shume se 1500 vjet qe perballet dite e nate me agjentet atmosferike dhe s'do te ja dije nga ndryshku.Ajo ruan ende pamjen e aso kohe kur u derdh si kolone dhe u vendos.

Kjo kolone e vendosur me urdher te mbretit ÇANDRAGUP i II-te , i cili ka jetuar ne vitet 376-414 ,eshte nje nga monumentet historike me enigmatike dhe interesante te indise.India e lashte arriti rezultate te medha ne prodhimin dhe perpunimin e metaleve.

Ata shpesh e quajne MREKULLIA E 8-te. Deshmi eshte vet kolona ku nuk ka asnje pik ndryshku dhe ruan akoma mbishkrimet qe jan bere ne te.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:13

Parashikimi me i frikshem per 'vdekjen' e 10 lumenjve

Një lum mund të quhet në "gjendje kritike", ose "nën stres" kur ndryshohet tërësisht gjendja e tij natyrale, një situatë që mund të bëjëqë lumi të "vdesë brenda pak vitesh".

Po ashtu, një lum mund të quhet i"vdekur" jo vetëm kur nuk përmban më ujë, por edhe nëse ky i fundit, edhe pse mund të rrjedhë me furi, është i ndotur deri në atë pikë sa nuk arrin të mbijetojë dot flora dhe fauna brenda tij, ose kur infrastrukturat (portet apo digat) ndryshojnë tërësisht rrugën e tyre natyrale

Ja lumenjte me hartat e tyre si dhe disa te dhena per rrezikun qe mbartin mbi numrin e popullsise qe jetojne prane tyre.

1/ Rio Grande-Bravo
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Riogrande
Gjatësia:3033 km
Popullsia:10 milionë
Rreziku: tharja e basenit për shkak të mungesës së ujërave

2 Danubi
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Map
Gjatësia,2780 km
Popullsia,81 milionë
Rreziku: infrastruktura të reja për lundrim

3 Nili
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 The-nile-river0
Gjatësia 6695 km
Popullsia,360 milionë
Rreziku: ngrohja globale dhe rritja e vazhdueshme e popullsisë

4 La plata
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Plata_big
Gjatësia: 4030 km
Popullsia,100 milionë
Rreziku,Janë parashikuar infrastruktura të reja për lundrim dhe 27 diga

5 Yangtze(lumi i Verdhe)
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Yangtze_River_Map
Gjatësia,6300 km
Popullsia,430 milionë
Rreziku,Ndotja nga industria dhe agrikultura

6 Mekong
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Mekong-river-map-320x
Gjatësia,4600 km
Popullsia,57 milionë
Rreziku,Peshkimi ilegal dhe shfrytëzimi hidrik pa kriter

8 Murray Darling
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Murray-Darling_basin
Gjatësia,3370 km
Popullsia,2 milionë
Rreziku,Specie "pushtuese", kanë mbijetuar vetëm 10 për qind nga ato të fillimit


9 Indi
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Karte_indus_1_18803
Gjatësia,2507 km
Popullsia,200 milionë
Rreziku,Pakësimi i ujit, është parashikuar ndërtimi i 14 digave


10 Gang
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 19nxnp
Gjatësia,2900 km
Popullsia,178 milionë
Rreziku,Ngrohja globale dhe pakësimi i ujit nga akullnajat e Himalajës

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:13

Dhjete gropat me te mahniteshme e misterioze te botes

Chuquicamata, Chile

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 20
Chuquicamata, Kili-nje miniere e thelle 850m

--Udachnaya Pipe, Russia

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Xin_172030605203995310020101

Udachnaya Pipe, Rusi -nje miniere e thelle 600m e zbuluar ne vitin 1955


--Sink hole, Guatemala
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 14

Sink hole, Guatemala-nje grope 300 m e thelle e shkaktuar nga shirat ne
2007.


--Diavik Mine, Canada
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Xin_1720306052039671179988

Diavik Mine, Canada-nje miniere e ne veriperendim te territorit te
Kanadase.E hapur ne 2003 nxjerr 1600kg diamant cdo vit

--Mirny Diamond Mine, Siberia

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 2148955666_899342e070_o

Mirny Diamond Mine, Siberi-525 m e thelle dhe 1200 m e gjere.miniera e pare e diamanteve ne BRSS.Nje kamioni i duhen rreth dy ore te pershkoje gjatesine qe te dale ne siperfaqe.


--Great Blue Hole,
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Great-blue-hole

Belize -400 me thelle dhe 1000 e gjate.Eshte krijuar rreth epokes se fundit te akullnajave


--Bingham Canyon Mine, Utah
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 404873991_8c6ba57013

1.2km e thelle dhe 4 km e gjere


-Monticello Dam, Kaliforni-
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Glory-Hole-Monticello-Dam-California-001

thith rreth 48,400 kub kembe (feet) uje/sec

--Kimberley Diamond Mine, Afrika e Jugut
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Amazing-hole9

-Pritet se shpejti te hyj ne trashegimine kulturore

--Darvaza Gas Crater, Turkmenistan-
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Work.4143037.1.flat,550x550,075,f.darvaza-karakum-desert-turkmenistan

Ne 1971 arkeologet zbuluan kete grope qe permbante gaz natyror,gjate germimeve shpertheu dhe gropa gjate kesaj dite vazhdon ende te digjet

--

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:14

Anijen kozmike të NASA-s e kanë rrëmbyer jashtëtokësorët

Ufologu i njohur gjerman, Hartwig Hausdorf, thotë se anijen kozmike të NASA-s "Voyager 2" e kanë rrëmbyer jashtëtokësorët dhe tash ata po përpiqen të kontaktojnë me Tokën.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Voy01

Ufologu beson se "Voyager 2", anija kozmike pa ekuipazh e cila është dërguar në hapësirë para 34 ditësh, e që përcjellë sinjale të çuditshme dhe të panjohura, me siguri është në duart e jashtëtokësorëve, shkruan gazeta gjermane "Bild".

NASA instaloi në të një disk 12 inch përplot muzikë dhe përshëndetje në 55 gjuhë të botës në rast se zbulohet nga ndonjë qenie inteligjente jashtëtokësore.

Por muajin e kaluar sonda filloi të dërgojë prapa porosi të çuditshme nga lokacioni aktual në fund të sistemit diellor, ndërsa këto sinjale ekspertët e NASA-s ende nuk i kanë deshifruar, thotë Hausdorf.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:14

Nje shperthim supernove apo asteroidi..?

Me 18 maj 2010,ora 3.00 te mengjezit banoret e Edmunton, Alberta ne U.S.A. jane ngritur te alarmuar nga nje shperthim i fuqishem i shoqeruar me nje drite me nje spekter te larmishem ngjyrash.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Supernova_1


Pamja e marre nga fenomeni misterioz i shperthimit

Ata nuk e spjegojne se c'fare mund te kete qene,duke hedhur hipoteza se mund tekete qene lindja e nje planeti te ri,ose ishte nje fenomen atmosferik i pa papare deri me sot.

Ata deklaruan se drita ishte e frikshëm, duke ecur në verilindje përafërsisht 60 gradë nga horizonti. Mendimi i parë që u erdhi në mendje ishte paraqitja e nje raporti ne "Wow! Unë ..thote nje deshmitare - pashë vetëm një supernova!" Pastaj ndodhi përsëri.

Skeptikët kanë vënë në dukje se kjo mund të ketë qenë një objekt që ka hyrë në atmosferë duke shkaktuar një flash të ndritshme gjate djegjes, por duket e pamundur për dëshmitarë te tjere qe kete ta kete shkaktuar nje objekt i tille.

Disa mendojne se mund te kete qene nje shperthim atomik,por nga matjet ne atmosferen e qytetit te tyre nuk rezulton te kete ndotje radioaktive.

Deri ne sqarimin e plote te ketej fenomeni,per banoret e Edmontonit ky ngelet nje fenomen misterioz dhe i pashpjegushem

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:14

Perbindesha apo ...?


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Sea_Monster_3

Ata që pretendonin se Ministria e Mbrojtjes e Mbreterise se Bashkuar ka një arkiv masive të mbushura me tregime të monstrave te detit jane zhgënjyer nga një përgjigje që kjo Ministri ka dhene se nuk kane ekzistuar keto arkiva.

Nuk kishte si spjegohej kur neper ujrat e detrave dhe liqenjve te ketij vendi deri tani shfaqeshin krijesa gjigande e per keto jane mbledhur dhe paraqitur fotografi Qeverise nga Ministria. perkatese.

Është interesante fakti se kjo politikë zyrtare është tërësisht e ndryshme nga vija zyrtare per UFOt që Ministria e Mbrojtjes ka mbajtur libra të detajuar për më shumë se në 50 vitet e para to,e duke i mbyllur keto dosje(UFOsh), në dhjetor të vitit të kaluar.

Përgjigja zyrtare ishte, " Ministria e Mbrojtjes në përgjithësi, nuk mban asnjë formë te depozitimeve qendrore të informacionit kushtuar monstrave detare ... dhe personeli mund të jetë i prirur për të regjistruar gjëra te pazakonta në anije kudo ka cfaqe te ketyre, por nuk ka kërkesë reale për ta për të bërë këtë,

Atehere c'fare fsheh ne te vertete Qeveria Britanike,per mos deklarimin dhe informimin e te interesuarve per keto monstra te deteve e liqeneve Anglese.Kush eshte e verteta dhe c'fare fshihet realisht pas tyre ...?

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:14

Raketa 'misterioze'

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Rocket_trail_970623_1

Një ''raketë misterioze'' është parë nga pilotët e linjave ajrore dhe hetuar nga FAA, FBI, si dhe Task Force e HJUSTONIT,per te treten here gjate vitit 2008 dhe 2009,por pa dhene ndonje shpjegim se c'eshte kjo tymnaje misterioze,ne qiejte e tyre.

Ky objekt mister eshte cfaqur dy vjet rresht në të njëjtën kohë të vitit në të njëjtën zonë dhe askush nuk ka qenë në gjendje të shpjegojnë se çfarë eshte ky objekt.

Disa raportojne se objekti misterioz mund të jetë një disk fluturues, por grupet anti-terroriste janë duke i kushtuar vëmendje e duke leshuar versionin se kjo rakete eshte ''nje shpatull''e montuar si ato të përdorura nga aviacioni ushtarak.

Në maj të 2008, kur Air Kontinental ne Fluturimin 1544 ishte rreth 11 milje në lindje të Bushi Intercontinental Aeroporti, kur papritmas një telefonatë . Piloti kishte zbuluar një objekt misterioz te madh e te lartë në drejtim të avionit.

Objekti ishte shume afer për ta konsideruar një shqetësim të sigurisë.Objekti u konfirmua në radar, por nuk është dhënë shpjegim të origjinës të qëllimit të tij.

Objekti u raportua si një objekt i paidentifikuar fluturues. Por kjo nuk ishte e fundit per pilotet në këtë zonë ata do të shohin objekte të çuditshme, si raketa e te tjera si keto.

Por përsëri me të njëjtin veprim gati një vit më vonë ne vitin 2009. A është rastësi e thjeshtë? Mund të jetë një eksperiment social, apo mund të jetë një lloj sinjali nga një burim i fshehtë?

Le te presim cfare fshihet pas ketij misteri..?

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 6:14

Misteri Silbury Hill..

Arkeologet angleze kane ne dore nje projekt rreth nje milion paund,per germimin,zbulimin dhe restaurimin e nje grumbulli te madh guresh,qe ne pamje te pare duket nje masiv i zakonshem ,por qe ne te vertete perben nje enigme.


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 News_silbury

Keto grumbuj guresh gjenden ne disa vende te Europes,por me tipiku gjendet ne Wiltshire te Anglise.

Nga germimet fillestare rezulton se poshte masivit te gureve gjenden nje labirinth i vertete tunelesh,qe nuk dihet si jane hapur dhe per c'fare kane sherbyer.

Nga vezhgimi dhe studimi mendohet se mund të ketë qenë një varr për shpirtrat Hyjnor Neolitike të vdekur, sipas arkeologeve.

Arkeologët zbuluan se ndërtuesit neolitike kane grumbulluar qindra gurë sarsen e i kane bere si një kodër, të cilat besojnë se janë konsideruar të shenjtë nga njerëzit e periudhës.

Mos valle besimi per hyjnite kish filluar qe ne kohen e Neolitit...apo keto masive guresh ne vende te dukeshme sherbenin si sinjale per objekte qe vinin nga hapsira...? Prania e tuneleve poshte masivit te gurve le te dyshosh se dikur ka pase nje aktivitet qe per studiusit ngelet nje mister.!!!!.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 2 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 11 Previous  1, 2, 3, ... 9, 10, 11  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi