Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Sistemi Muskulor

Shko poshtë

Sistemi Muskulor

Mesazh nga LaDescarada prej Thu 7 Oct 2010 - 23:05

Sistemi muskulor është tërësia e muskujve të trupave të organizmave të gjallë dhe bëjnë të mundshëm lëvizjen e tyre.

Sistemi muskulor përbëhet prej qelizave të specializuara të cilat quhen fije. Funksioni mbizotërues i tyre është kontraktimi. Muskujt të cilat janë të lidhur me eshtra ose organe të bredshme ose enë gjaku janë përgjegjës për lëvizje. Pothuajse të gjitha lëvizjet në trup rezultojnë nga kontraktimet muskulore. Përjashtim kësaj janë veprimi i cilia, flagellum në qelizat e spermës, dhe lëvizjet e amoeboidit në disa rruza të bardha të gjakut. Veprimi i integruar i nyjeve, eshtrave, dhe muskujve të skeletit prodhojnë lëvizje siç janë vrapimi dhe ecja. Muskujt e skeletit gjithashtu prodhojnë lëvizje më të ndërlikuara të cilat rezultojnë në shprehje të ndryshme të fytyrës, lëvizjet e syve dhe frymëmarrje. Përveq lëvizjeve, kontraktimet muskulore gjithashtu sigurojnë funksione me rrëndësi të trupit siç është qëndrimi, stabiliteti i nyjeve, prodhimi i nxehtësisë. Qëndrimi siç është ulur apo në këmbë mbahet nga kontraktimet muskulore. Muskujt e skeletit kontraktojnë vazhdimisht për ta mbajtur trupin nër ta mbajtur trupin në pozitë statike. Tendonat e shumë muskujve zgjatet mbi nyjet dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në stabilitetin e nyjeve. Kjo është veqanërisht evidente në nyjen e krahut dhe gjurit ku tendonat e muskujve janë faktorë të mëdhejnë në stabilizimin e nyjeve. Prodhimi i nxehësisë, për të mbajtur temperaturën e trupit, është e rëndësishme nga një produkt i metabolizmit të muskujve. Pothuajse 85% e nxehtësisë të prodhuar në trup është rezultat i kontraktimeve muskulore.

Muskuli dykrerësh (m. biceps brachii) - përbëhet prej dy krerëve: krerit të gjatë dhe të shkurtë. Kreri shkurtë (caput longus) origjinën e ka në procesin acromion të shpatullave (scapula), ndërsa lidhet me ashtin rezor të parakrahut (radius), kreri i shkurtë (caput brevis) origjinën e ka në procesin coracoid të shpatullave (scapulae), ndërsa lidhet me ashtin e parakrahut rezor (radius). Muskuli biceps brachii shtrihet në pjesën e përparmë të ashtit të pjesës së sipërme të duarëve (humerus) dhe përbën afërsisht 1/3 të e masës muskulore të pjesës së sipërme të duarve. Muskuli bicep është ndër muskujt më të famshëm në trup, kur ndokush ju pyet ti tregoni muskujt, ai nuk krkuar nga ju q ta lakoni muskulin e kofshave, por dshiron ta shoh muskulin tuaj biceps. Funksioni primar i muskulit biceps është për ta lëvizur parakrahun në drejtim të krahut, (lakimi i bërrylit). Funksioni i dytë i muskulit biceps është për supinacion të parakrahut (kjo do të thotë rrotullimin e dorës të kthyer me shuplakë nga poshtë, duke e kthyer atë me shuplakë nga lart.



Muskulatura e njeriut nga para.


Muskulatura e njeriut nga prapa.


Indi muskulor
(Textus muscularis) Indi muskulor është njëri nga indet më të përhapura, pa të cilin nuk mund të kuptohet jeta ne organizmat shtazore. Nëpërmjet ti nuk realizohet vetëm zhvendosja e organizmit në hapësirë, por kryhen edhe shumë lëvizje të tjera te brendshme, sikurse që janë tkurrjet e zemrës, frymëkembimi, peristaltika e zorrëve etj. Pra vetia kryesore e këtij indi është aftësia për tu tkurrur. Drejtimi I tkurrjes shkon sipas drejtimit të vetë fijes apo qelizës muskulore. Ekzistojnë tre tipa të indit muskulor:

  • muskulatura e lëmuar,

  • muskulatura e vijëzuar (e skeletit) dhe

  • muskulatura e zemrës, që konsiderohet si formë e ndërmjetme e dy tipave të parë.

Muskulatura e lëmuar dhe muskulatura e zemrës ndërtohen nga qeliza muskulore, ndërsa e skeletit ndërtohet nga fije (fibra) muskulore qe janë formacione makroskopike të gjata sa vetë muskuli.

Në muskulaturën e zemrës dhe të skeletit, të parë ne mikroskop, mund të dallohen disa vijëzime me vendosje të tërthortë, ndërsa ne muskulaturën e lëmuar këto formacione mungojnë, prandaj kjo muskulaturë quhet e lëmuar. Nga ana funksionale është e rëndësishme të theksohet se muskulatura e skeletit tkurret në mënyrë të vullnetshme, ndërsa muskulatura e lëmuar dhe ajo e zemrës tkurren në mënyrë të pavullnetshme. Dallimet ndërmjet tipave të muskulaturës do t’i përmendim pasi të jemi njohur me ndërtimin e tyre. Disa formacione të qelizës apo fijes muskulore kanë një terminologji të veçantë. Kështu membrane qelizore ose plasomela këtu quhet sarkoleme, sitoplazma sarko plazmë, rrjeta endoplazmatike rrjetë sarkoplazmatike, ndërsa mitokondriet-sarkozome.

Muskulatura e lëmuar
(Texus muscularis glaber) Muskulatura e lëmuar ndërtohet nga qeliza në formë boshtore që quhen miocite. Nga jashtë ato vishen prej një membrane shumë të hollë (sarkolema) që në mikroskop të zakonshëm nuk mund të shihen. Në qendër të miocitit vendoset bërthama qe ka formë boshtore, pra i përgjigjet formës së jashtme të qelizës. Në mes të sarkolemës dhe të bërthamës shtrihet citoplazma (sarkoplazma) me ngjyrë të kuqe. Miocitet në skajet e tyre mund të ndahen në dy degë për tu lidhur me qelizat fqinje. Në skarkoplazmë vendosen disa fije shumë të holla që janë mioflamentet, të cilat marin pjesë aktive ne procesin e tkurrjes. Mioflamentet vendosen paralel me gjatësinë e miocitit. Gjatësia e qelizës ndryshon sipas organit ku vendoset psh: në enët e gjakut kanë gjatësi rreth 20 mikrometër, në zorrë rreth 200 mikrometër, në mitër (gjatë periudhës së barrës) miocitet mund të arrijnë një gjatësi prej 500 mikrometër. Gjatë tkurrjes miociti shkurtohet dhe trashet, kurse bërthama përdridhet në formë të spirales. Në prerje të tërthortë miocitet paraqiten me diametër të ndryshëm. Në rast se prerja kalon në qendër të qelizës, pra në nivel të bërthamës, diametri është më i madh, kurse prerja e bërthamës paraqitet e rrumbullakët. Në nivele tjera diametri është më i vogël dhe nuk përmban bërthamë. Në disa organe, si psh. Në zorrë, muskulatura e lëmuar vendoset në dy drejtime: gjatësore dhe tërthore. Në këtë rast miocitet mund të shihen ne të dyja prerjet. Zakonisht miocitet qëndrojnë shumë afër njëra-tjetrës sa që është shumë vështirë të vërehet kufiri mes tyre. Për t’i dalluar ato na ndihmojnë bërthamat e qelizave, të cilat gjithmonë shihen mirë. Grupe qelizash me pozicion të njetë ndahen prej njëri-tjetrit nga një rrjetë prej indit lidhor fijeshkrifët, qe quhet endomisium. Kjo rrjetë mund të shifet edhe ndërmjet miociteve. Tufat muskulore rrethohen nga një shtresë e hollë e indit fijeshkrifët që quhet permisium, ndërsa krejt muskuli vishet nga jashtë nga epimisium. Në mikroskop elektronik mund të vërehet se sarkolema e miocitit bën disa palosje (invaginime) me drejtim të sarkoplazmës. Në disa raste këto palosje marrin formë të rregullt, duke krijuar disa formacione të veçanta, që quhen kaveole (caveole). Kohët e fundit eksizoton mendim se të gjitha këto struktura së bashku janë analoge me sistemin e tubulit T që është karakteristik për muskulaturën e skeletit. Lidhja e qelizave fqinje bëhet sipas tipit nexus. Këto zona nuk shërbejnë vetëm për bashkimin e qelizave, por edhe si vend kalimi për ngacmimet (impulset) nga një qelizë në tjetrën. Muskulatura e lëmuar është e specializuar për tkurrje të vazhdueshme, por me një forcë relativisht më të dobët se sa muskulatura e skeletit. Kjo tkurrje është veti e lindur e miocitit, por që të realizohet duhet edhe pjesëmarrja e sistemit nervor autonom, e hormoneve, si dhe disa metaboliteve lokale të cilat modulojnë tkurrjen sipas kërkesave funksionale të organit ku ndodhet kjo muskulaturë. Kështu psh., muskulatura e lëmuar e zorrëve bën tkurrje të vazhdueshme ritmike, që formojnë peristaltikën e zorrëve të domosdoshme për përcjelljen (shtytjen) poshtë masave ushqimore. Tkurrja e muskulaturës së lëmuar dallohet nga tkurrja e muskulaturës së skeletit. Jo vetëm se është e pavullnetshme, por edhe se ajo bëhet më me ngadalë dhe jo menjëherë pas marrjes së ngacmimit. Periudha prej marrjes së ngacmimit deri në tkurrje zgjat 0.2-0.8 sek., kjo quhet periudha latente. Duke qenë se muskulatura e lëmuar tkurret me ngadalë, ajo humbet me pak energji dhe nuk lodhet aq shpejt sa muskulatura e skeletit.

Muskulatura e vijëzuar
(Textus muscularis transversostriatus) Në muskulaturën e vijëzuar ose të skeletit, përveç muskujve që lidhen me skeletin, bëjnë pjesë edhe disa muskuj tjerë të vullnetshëm, si : muskujt e gjuhës, të faringut, laringut,të anusit etj. Muskuli i zemrës, megjithëse është i vijëzuar, do të studiohet në vete, pasi ka dallime morfologjike që e bëjnë të qëndrojë mes muskulaturës së vijëzuar dhe të lëmuar. Muskulatura e skeletit ka strukturë simplastike, pra ajo nuk ndërtohet nga struktura qelizore, por nga fije muskulore brenda të cilave vendoset një numër i madh bërthamash.







avatar
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sistemi Muskulor

Mesazh nga LaDescarada prej Thu 7 Oct 2010 - 23:09

Ndërtimi i fijes muskulore

Në muskulaturën e vijëzuar, me mikroskop të zakonshëm, në secilën fije (fiber) mund të dallojmë disa vijëzime me pozicion të tërthortë (transversal) me gjatësinë e fijes. Ndërmjet vijëzimeve duken hapësira të bardha ose të qarta. Vijëzimet quhen disqe të errëta, ndërsa hapësirat mes tyre quhen disqe të qarta. Bërthamat vendosen ne periferi të fijes. Gjatësia e fijës ndryshon në varësi të muskulit ku vendoset. Kështu psh., në muscul sartorius secila fije arrin gjatësinë rreth 45 cm, pra sa është i gjatë edhe vet ky muskul. Ata kanë formë të një cilindri me skaje të rrumbullakosura. Fijet muskulore ndahen nga njërtra- tjetra prej endomisiumit, ndërsa tufat apo fashikujt muskulor rrethohen nga perimisium. Krejt muskuli vishet nga epimisiumi. Enët e gjakut dhe fijet nervore prej epimisiumit depërtojnë në perimisium dhe endomisium. Nga madhësia e fashikujve mund të gjykohet për funksionin që e kryejnë muskujt të veçantë. Kështu psh., në muskujt qe kryejnë lëvizje të imta dhe tepër të kontrolluara, sikurse janë muskujt e jashtëm të syrit, fashikujt janë më të vegjël, ndërsa endomisiumi është relativisht i trashë. Përkundrazi, në muskujt që bëjnë vetëm lëvizje të mëdha, sikurse janë muskujt e regjionit gluteal, fashikujt janë të mëdhenj, ndërsa indi lidhor i perimisiumt është pak i shprehur. Këtu mund të shihen disqe e errëta në formë vijash të zeza me pozicion horizontal me gjatësinë e fijeve, si dhe disqet e qarta në formë vijash të bardha, që alternojnë me disqet e errëta. Fije muskulore të skeletit në prerje gjatësore. Këtu mund të shihen disqe e errëta në formë vijash të zeza me pozicion horizontal me gjatësinë e fijeve, si dhe disqet e qarta në formë vijash të bardha, që alternojnë me disqet e errëta. Secila fije muskulore ndërtohet nga këto pjesë kryesore: 1.sarkolema, 2.sarkoplazma, 3.bërthama, 4.sarkozomet, 5. rrjeta sarkoplazmatike, 6.kompleksi i Golxhit dhe 7.miofibrilet.

  • Sarkolema (sarcolema) është cipa mbështjellëse e fijes muskulore. Si gjithë membranat e tjera ajo ka strukturë trelamerare dhe është shumë elastike për t’iu përshtatur ndryshimeve të vrullshme të fijes muskulore gjatë tkurrjes dhe relaksimit të saj. Sarkolema merr pjesë aktive në mekanizmin e tkurrjes të fijes muskulore. Sarkolema vishet nga jashtë nga një membranë bazale. Mes kësaj dhe sarkolemës vendosen edhe qeliza të vogla me zgjatime (qeliza satelite), të cilat së bashku me sarkolemën marrin pjesë në ripërtrirjen e fijes muskulore.


  • Sarkoplazma (sarcoplasma) është masë amorfe e fije muskulore, analog me citoplazmën e miocitit. Këtu vendosen elementet tjera të fijes muskulore, dmth bërthamat, miofibrilet, sarkozomet, rrjeta sarkoplazmatike dhe kompleksi i Golxhit.


  • Bërthamat vendosen në periferi të fijes muskulore menjëherë nën sarkolemën dhe kanë formë vezake. Është llogaritur se ne çdo cm të fijes muskulore të gjenden reth 30-40 bërthama. Si rregull bërthamat në të njëjtën fije nuk vendosen përballë njëra- tjetrës..


  • sarkozomet nuk janë gjë tjetër veçse mitokondrie të cilat në fije muskulore gjenden me shumicë, pasi shërbejnë si “fabrika energjie”, energji për të cilën fija muskulore ka shumë kërkesa


  • Rrjeta sarkoplazmatike ose rrjeta endoplazmatike është e tipit të lëmuar, qëndron pranë tubulit T dhe ka lidhje funksionale me të, sidomos për përqendrimin e joneve të kalciumit, që marrin pjesë në mekanizmin e tkurrjes.


  • Kompleksi i Golxhit në fijen muskulore është pak i zhvilluar dhe nuk është vërtetuar se luan ndonjë rol specifik në funksionet e fijes muskulore, përveç atyre që luan në gjithë qelizat e tjera.


  • Miofibrilet janë element shumë i rëndësishëm për fijet muskulore, pasi ato marrin pjesë aktive ne tkurrjen e muskulit. Ato përshkojnë në mënyrë paralele gjithë gjatësinë e fijes muskulore. Miofibrilet nuk janë shpërndarë në mënyrë homogjene, por në formë tufash. Këto tufa duken më mirë në prerje tërthore të fijes muskulore, në formën e disave grupeve pikëzimesh që quhen fushat e Konhejmit. E parë në mikroskop elektronik, secili miofibril (me diametër një mikrometër) është ndërtuar nga rreth 2500 fije akoma më të holla, qe quhen miofilamente protofibrile.


avatar
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sistemi Muskulor

Mesazh nga Anakonda prej Tue 6 Mar 2012 - 8:07

Si nuk lodhesh duke shkruar.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sistemi Muskulor

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi