Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Perla forumore!

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Perla forumore!

Mesazh nga Vizitor prej Fri 22 Oct 2010 - 9:36

First topic message reminder :

Nje pjese te cmuar te kohes e kalojme ketu, kush me shume e kush me pak. Kalojme ketej e leme gjurmet tona, …..Ikim, shtegtojme, thithim nektare ne tjera lule dhe ca nuk kthehen, ca kthehen,….. e ca kthehen ne nje apo nje forme tjeter. Ajo/ai qe mbetet ketu dhe qe na pret gjithnje zemerhapur eshte forumi Kle@Love, cdo here I fresket, me gjurmet tona qe kemi lene ketej, dhe, gjurmet nuk harrohen kurre, kurren e kurres, ato jane shembelltyre jona qe qofte me prezencen tone apo jo, nuk do harrohen aq lehte. Ca nga to jane te keqija e ca nga to vertete jane perla qe kohe pas kohe ja vlene te kthehemi e ti lexojm, rilexojm e prape ti rilexojm. Anetaret vine, shkojne, treten udhekryqeve te botes por gjurmet ( perlat – ato me te bukurat te shkruara me thjeshtesi apo delikatese ) ato qe une dua ti trajtoje ne kete teme jane margaritaret qe shendritin ketej dhe ju bejne te kujtoheni kohe pas kohe.

Ju ftoje qe ne kete teme te sillen ato shkrime te shkruara nga nje anetar apo ish – anetar i cilin shkrim ka lene tek ju nje mbreslenje te vecante dhe konsideroni si perle forumore. Ju kisha lutur qe te fokusoheni e te sillni vetem shkrimet kur jeni te sigurt qe e ka shkruar anetari.

Une sonte do sjelle dicka nga Saimiri anetar i forumit....

Perfundimisht u lodha ne krahet e ketij Kurbeti, ku ne shpirt malli me rendon per Vendlindjen...

avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë


Re: Perla forumore!

Mesazh nga Anakonda prej Mon 17 Mar 2014 - 20:26

Nje zoteri i moshuar,italian,jetonte i vetmuar ne New Jersey. Sic do
vit, ai duhej te mbillte domatet ne kopeshtin e tij. Por mosha e tij e
renduar nuk ja lejonte te punonte dot token e forte. I shkruan nje leter
djalit te tij te vetem,i cili ndodhej ne burg, e cila thoshte :

" Biri im i dashur, Vincent.
Jam shume i trishtuar qe kete vit nuk mund ti mbjelle dot domatet e mia.
Jam teper i vjeter per te punuar kete toke te forte. Kujtoj me
nostalgji kohet e vjetra kur ti me ndihmoje per ta punuar dhe jam i
sigurt qe do te ishe i lumtur po te kishe mundesi ta beje prape.
Te puth me mall,babai jot !"

Djali,nga burgu i shkruan kete leter si pergjigje :

" Baba, te lutem mos e puno token, aty kam varrosur disa trupa te vdekur! Te perqafoj,Vincent!"

Ne 4.30 te mengjesit forcat speciale te FBI shkojne te shtepia e
zoterise se moshuar dhe germojne cdo cm te oborrit. Mbasi nuk gjeten
gje,i kerkojne ndjese zoterise dhe largohen. Zoteria i moshuar merr nje
tjeter leter nga i biri : " I dashur baba
Tani toka eshte punuar,shkriftuar dhe tani mund ti mbjellesh domatet e
tua. Kaq mund te beja per ty duke pare rrethanat qe ndodhem . Te
perqafoj, Vincent !"
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perla forumore!

Mesazh nga Anakonda prej Mon 17 Mar 2014 - 20:27

Histori dashurie ... Pa titull........Me e prekura qe kam lexuar[/b]
Vajza 17 vjecare tmerresisht dinte te dashuronte
dhe djali 20 vjecar dinte t'ja vleresonte.
Vajza e donte aq shume sa per te falte gjithcka
dhe djali e donte por vajzes kurre nuk ja tha.
Po djali ne mbante nje sekret
qe nuk ja tha as te dashures se vet.
Vajza ia falte gjithe dashurine
por djali tek droga gjente qetesine.
sekretin e djalit vajza s'e kish zbuluar
qe djali drogohej ajo s'e kish kuptuar.
Dhe ditet iknin,iknin nje nga nje
dhe djali keqesohej,keqesohej gjithmone e me.
por dhe per djalin erdhi nje dite e mallkuar
vajza zbuloi sekretin kur i pa shenjat ne duar.
Ia mohonte djali"-asgje s'eshte e vertete,mos i beso syve,besome mua qe
te
dua dhe do te dua perjete"
vajza me lot ne sy nga djali u largua
ai e ndoqi nga prapa falje per ti kerkuar."-lerme te qete-i tha vajza,-me mos me kerko
lerme te qete te lutem,ne verte me do.
-Te lutem mos vrapo,te lutem ti ndalo
Pritme e dashurte te them vec nje fjale."
vajza djalin nuk e degjonte
me lot ne sy ajo vetem vraponte.
"-Kujdes-bertiti djali-kujdes,nje makine!"
Por vjaza se degjoi,nuk e ndaloi shpejtesine.
Frenat shoferi dot nuk i ndaloi,
mbi vajzen shkelen ato dhe ajo ze me s'leshoi.
te gjithe u mblodhen mbi vajzen e shkrete
te gjithe po ulerinin per ate jete,
ate jete qe vdiq nga e shkreta dashuri.

'Ah-tha vajza,-sa e veshtire qenka kjo jete
ta dish sa te kam dashur....,te kam dashur vertete.
Duhet te mesosh problemet pa droge ti kalosh
kam frike te vdes,kam frike s'di ku do te shkoj
te lutem ndihmome se vdekjen se meritoj.
Vajza mbylli syte dhe driten e diellit me se panje lot qe i pikonte ngadale,ne faqe iu tha.

"-Jooooo-thirri djali i mbytur me lot,-
-mos me er se pa ty s'jetoj dot.
Falme te lutem,falme ne te kam genjyer
falme qe ste kam treguar,
ti se meritoje vdekjen,e as ajo ste meritonte
pse te mori ty ,valle mua pse s'me donte?
Une gjysem njeri isha dhe kur isha me ty
po tani ,c'jam valle?Nje cope mishi me dy sy.
Por une s'te le vetem,do vdes per dashurine,
se ty te dua tmerresisht,
dhe ne boten tjeter them te gjej qetesine.
Kujtova se tek droga do te gjeja qetesine,
kujtova se me droge s'do te lendoja dashurine.
Kujtova se droga ishte gjthcka,
por ishte ajo q epa dashurine mua me la.
ti ishe e dashur,viktime e dashurise time,
ti ishe e dashur ajo q eme hoqi nje dhimbje.por une s'te le vetem,tek ty do te vij,\
te dy i varrosen ,i varrosen prane qe te mos ndaheshin kurre,
e tani asgje me nuk i ndan.
Dhe mbi varret e tyre u shkruajten keto fjale:
"te vdesesh per dashurine eshte dicka e rralle"
-ja -thoshte dikush-ja cmund te bej nje njeri,
mund te japi dhe jeten
te vdesi per dashuri!!!
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perla forumore!

Mesazh nga Anakonda prej Mon 17 Mar 2014 - 20:27

E ardhmja premtuese ndertohet ne baze te asaj qe ne duam, me vullnetin dhe deshiren e perbashket te ciftit.
Keta dy tipa djemsh qe ti ke shtruar ne temen tende, na bejne te jemi konfuze sepse nuk gjenden tek nje njeri karakteristika ideale qe ne kemi ne iluzionet tona ...........Prandaj dhe zgjedhja behet e veshtire, duhet te ndihesh mire me veten tende prane dikujt......Asnje tip nuk eshte i sigurte derisa nuk e provon :yahoo:......dmth te duhet ta jetosh sepse asnjehere nuk i zihet bese vetem asaj qe duket apo perceptohet duke pare eksperiencat apo jo eksperiencat e tyre.


Ne fund te cdo llogjike moj inushe...ne fund te dites kur nata bie....djemte nuk jane aq te komplikuar sa duken jo ....nuk jane aq dinak dhe jane shume naiv (te siguroj per kete..eh edhe me i djallezuari ben gabime)..........Pra nese kane nje femer qe di cfare do nga ai....ndryshojne, marrin forme menjehere:yahoo:....ose ne te kundert (sic eshte tipi i pare) ....aha nuk mund te zgjohet me (i shkreti )

Zgjidhet ke ndjejme ne me afer...ska rendesi cfare tipi eshte......e bejme ne si te duam
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perla forumore!

Mesazh nga Anakonda prej Mon 17 Mar 2014 - 20:28

Vepro me qetesi, ne mes te zhurmes dhe nxitimit dhe kujto gjithmone se sa paqe mund te kete brenda heshtjes. Me sa mundesh, por pa teprime, mba marredhenie te mira me te gjithe. Parashtro opinionet e tua me qartesi, qetesi dhe degjo te tjeret: pavarsisht se te merzitshem dhe budallenj, kane edhe ata nje histori te tyren. Evitoi njerzit vulgare dhe prepotente: perbejne nje torture per shpirtin. Nqs insiston te konfrontohesh me te tjeret, rrezikon te behesh i kote dhe i hidhur, sepse gjithmone do te ekzistojne individe me te mire dhe me te keqinj se ty. Shijoji sukseset e tua, madje edhe projektet. Mba zgjuar interesin per profesionin tend, sepse sado i rendomte qofte, perben nje pasuri te vertete, ne metamorfozat e pashtershme te kohes. Ji i kujdesshem ne punet e tua, sepse bota eshte plot me mashtrim. Por kjo nuk duhet te te verboje perballe virtyteve, jane te shumte ata qe ndjekin ideale, aty ku jeta eshte plot me heroizem. Ji vetvetja. Mbi te gjitha mos u shtir per ndjenjat. Mos u bej cinik perballe dashurise, sepse megjithese mund te perballesh me zhgenjimin dhe padrejtesine, dashuria eshte mbi gjithcka....si dhe Zoti. Pranoje i perulur urtesine e moshes, duke hequr dore i qete nga tundimet e rinise. Kultivo nje karakter te forte, per t’u mbrojtur nga te papriturat. Por mos u torturo nga fantazite: shume frika lindin nga lodhja dhe vetmia. Pertej nje disipline te justifikueshme, ji tolerant me vetveten. Ti je bir I universit, I pemeve dhe I yjeve dhe ke te drejta te plota per te ekzistuar. Dhe qofsh i bindur apo jo, nuk ka dyshim qe universi po evoluon ne drejtimin e duhur. Prandaj qendro ne paqe me Zotin, cilido qofte koncepti qe ke per te. Dhe cilatdo qofshin pikellimet apo frymezimet e tua, ne konfuzionin e zhurmshem te ekzistences, ji ne paqe me shpirtin tend. Pavarsisht mashtrimeve, kurtheve dhe endrrave te thyera, kjo eshte akoma nje bote e mrekullueshme. Ji i kujdesshem. Gjithmone mundohu te jesh i lumtur.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perla forumore!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi