Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Arkitektura italiane ne Korce

Shko poshtë

Arkitektura italiane ne Korce

Mesazh nga WebMaster prej Wed 12 Jan 2011 - 4:32





Dukuri / Tregtaret korcare jane te paret qe futen projekte te marra ne Itali dhe te zbatuara me kujdes.

Bashke me stilin u futen edhe materialet e reja. Numrin me te madh nga ky fond italian e perbejne banesat qytetare te shperndara ne gjithe lagjet e qytetit madje edhe ne zonen e mbrojtur muzeale



Po te vendosim si ndarje kohore vitin 1912 viti i Pavaresise atehere mund te bejme disa analiza dhe vezhgime studimore per influencat e arkitektures perendimore ne qytetet tona para dhe mbas saj. Perandoria otomane ne 500 vjet pushtim bashke me besimin imponoi edhe influence kulturore.


Qytetet si Tirana Elbasani Berati Gjirokastra jane te mbushur me shembuj te tille te nje arkitekture otomane te paster ose otomane-ballkanike. Influencat ne arkitekture dhe menyra perendimore e te jetuarit para pavaresise ishin shume te pakta. Ben perjashtim Korca dhe hapesira perreth me nje trashegimi bizantine ne vazhdimesi.


Lufta e Pare Boterore dhe lufterat ballkanike bashke me fatkeqesite qe sollen bene te mundur studimet e para urbanistike te qyteteve dhe ndertimin e rrugeve dhe urave bile edhe te dekovileve si elementet e para te hekurudhave. Keto kane per autore inxhinieret ushtarake austriake dhe italiane.


Kjo linje u perforcua me Mbreterine.
Arkitektura italiane ka nje fond te pasur ne Tirane Durres Korce Vlore Shkoder Sarande me pak ne Elbasan dhe Berat.


Qyteti i Korces ruan nje numer te konsiderueshem objektesh te zbatuara me projekte te arkitekteve italiane. Qyteti juglindor kishte lidhje te forta tradicionale me Selanikun Athinen Sofjen Bukureshtin.


Po te bejme nje katalog me arkitekturen e paster te huaj do vendosja ne vend te pare italiane pastaj ate franceze me Mazhestikun dhe Hotel Pallasin te ndertuar ne vitet 1920-30.


Mazhestiku u demtua rende vitet e fundit me zhdukjen e lozhave dhe te platese kurse Hotel Pallasi futi i pari ne Shqiperi ballkonin francez.


Kemi arkitekture rumune me cati piramidale. Ne qytet numerohen 3 objekte te tilla dhe kishat e arumuneve te ndertuara simbas stilit rumun.


Kemi edhe nje objekt te cuditshem me arkitekture austro-gjermane qe nuk u mbarua kurre qe eshte shpallur edhe monument kulture shtepia e kirurgut Sotir Polena.
Korca si qytet ka fondin me te pasur te nje projektimi urbanistik dhe arkitektonik me parametra perendimore.


Banesat e vogla dykateshe te vendosura ngjeshur me njera-tjetren jane te hapura per syrin e qytetareve. Ato grupohen ne blloqe kuadratike te formuara nga prerja e rrugeve te drejta vertikale dhe horizontale. Horizontalet ndjekin vijat rrushkulluse kurse vertikalet ngjiten drejt kodrave si ketrat neper pisha.


Tregtaret korcare jane te paret qe futen projekte te marra ne Itali dhe te zbatuara me kujdes. Bashke me stilin u futen edhe materialet e reja sidomos betoni dhe kotanova.
Fondin Italian mund ta ndajme ne objekte sociale dhe administrative si Banka Foto 1 Spitalet Liceu Foto 2 Hotel Valbona Foto 3 dhe ne banesa.


Numrin me te madh e perbejne banesat qytetare te shperndara ne gjithe lagjet e qytetit. Shih masterplanin
Ajo qe me ka bere pershtypje eshte se keto objekte dy ose trekateshe jane shkrire me fondin tjeter te baneses qytetare bile edhe ne zonen e mbrojtur muzeale. Kjo tregon per fytyren perendimore te vete baneses korcare te ndertuar nga mjeshtrit popullore.


Nje pjese e ketyre katin perdhe e kane dyqane ky ishte element i ri ne funksionin e baneses brenda qytetit dhe nje demokratizim duke u larguar nga tregu mesjetar sepse deri atehere dyqanet ishin te vendosura ne pazarin e qytetit.


Korca e kishte te ndare rreptesisht pjesen e banuar dhe ate tregtare hanet dhe punishtet e artizaneve.


Dy jane tipologjite me te dallueshme. E para kur banesa eshte ne kend ne nje kryqezim rrugesh atehere krijohet siper nje ballkon i harkuar banesa e Katrove e Fundove dhe Tira Foto 456.


Tipi i dyte eshte ne Rrugen Qemal Stafa Foto 7. Banesa ka nje kompozite te pasur elementesh ne hyrje per te theksuar kendin.
Ne kater Pallacinat tani Dega e Brendshme kemi nje bllok ekonomik te projektuar per familjare.


Ne rrugen Pandeli Cale Foto 8 kemi nje objekt qe te habit per zgjidhjen e fasades dhe ate planimetrike kjo pa dyshim eshte per mua nje nga shembujt me me vlere dhe te jashtezakonshem jo vetem per Korcen po per gjithe Shqiperine ne tipologjine e vilave familjare. Fasada ka tri prerje vertikale dy anesoret jane me lozha ne katin e dyte dhe ajo qendrorja ka vetem ballkon.


Moderniteti i ketij modern-stili eshte i kombinuar me traditen vendase te punimit te gurit. Kolonat e gurit qe rrethojne objektin jane me te bukurat ne Korce. Ato tregojne shkallen e larte kulturore te pronareve te vjeter.


Ne kete objekt qyteti tregoi aftesite e veta kulturen e larte te te ndertuarit perthithjen gjithmone selektive dhe siperore te cdo gjeje pozitive europiane. Bizanti takohet lehtesisht dhe me dashuri me modern-stilin.


E vecante gjithashtu ka qene banesa Foto 9 ne hyrje te Korces ndertuar nga italianet ne vitet dyzet ku kati perdhe eshte punuar me gur te zi Drenove. Ne katin e siperm dallojme dritaret me hark.


Per here te pare u fut lozha ne katet e dyta. Keto banesa qe paraqitem bene qe me vone banesa korcare te kete zhvillime te reja nga ana planimetrike duke rritur kubaturat e dhomave si dhe vendosjen e ballkoneve dhe lozhave. Hyrja u be me e thjeshte dhe me funksionale.


Keto banesa pasuruan arkitekturen e qytetit dhe ndihmuan ne clirimin e planimetrise ne nje rishikim te volumeve rivleresim te ndricimit dhe ajrimit ne nje gjykim me racional te raportit banese-qytet.


Detyra e Bashkise Shoqates se Arkitekteve dhe Institutit te Monumenteve eshte qe keto objekte te mos demtohen dhe te restaurohen. Qyteti dhe qytetaret jane te vleresuar kur dine ti sjellin prurjet kulturore dhe ndertimore deri ne ditet tona te pademtuara.
Qyteti eshte nje mikrounivers hapesinor dhe kohor. Harmonia me te teren realizohet kur ka harmoni me vetveten.




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Arkitektura italiane ne Korce

Mesazh nga Anakonda prej Sat 2 Jun 2012 - 17:30

TE PAKTEN SHPRESOJ QE TE KET SUKSES....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi