Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Gjakmarrja shqiptare shkon ne Austri

Shko poshtë

Gjakmarrja shqiptare shkon ne Austri

Mesazh nga WebMaster prej Sat 22 Aug 2009 - 7:16

Një tjetër aspekt i gjakmarrjes shqiptare i paraqitet publikut të huaj. Këtë radhë, përmes filmit më të ri të regjisorit Artan Minarolli. “Gjallë”, premiera e të cilit nuk është shfaqur ende për publikun shqiptar, do të ketë premierën botërore në “Karlovy Vary International Film Festival” në Çeki, një nga festivalet më të rëndësishme pas atij të Kanës. Regjisori, së bashku me aktorin protagonist, Nik Xhelilaj, do të jenë të pranishëm gjatë shfaqjes së filmit në datën 5 qershor për median dhe në datën 6-7 qershor për jurinë e festivalit. “Është një festival i rëndësishëm. Pranova që filmi të jetë atje premierë botërore, një nga kushtet e këtij aktiviteti, ndonëse kjo më përjashton nga mundësia për të konkurruar në festivale të tjera të rëndësishme, të kategorisë së parë”, shprehet regjisori Minarolli para nisjes në këtë aktivitet. Filmi, me skenar dhe regji të Minarollit, rrok një temë shqiptare dhe vendoset po ashtu në një mjedis të tillë. Gjakmarrja si një fenomen që vjen nga e shkuara dhe ndrydh fort të ardhmen. Koli, djaloshi malësor, studenti që ndërton ëndrra të mëdha në metropolin shqiptar, është viktima e radhës. Personazhi është zgjedhur prej skenaristit dhe regjisorit. Vetëm pak kohë më parë, një tjetër film i Minarollit huazonte subjektin nga ndodhi shqiptare. “Kronikë provinciale”, me skenar të Ylljet Aliçkës, ishte vendosur në jetën e provincave tona, aty ku dashuria e dy të rinjve është pre e një mentaliteti të mykur. “Gjallë” është një rrëfim artistik mes malësisë dhe kryeqytetit. Në vitin e dytë të fakultetit, rrjedha normale e Kolit, një djaloshi që studion e jeton mes pasioneve rinore, ndryshon papritur. Lajmi i vdekjes së të atit e kthen në familjen e tij. Dhimbjes së humbjes i shtohet hija e një gjakmarrjeje. Në varrim, teksa tentojnë ta vrasin, ai mëson për të parën herë se është trashëgimtar i një gjakmarrjeje. Jeta e tij tronditet. Ai dëshiron shumë të vazhdojë studimet e të jetë një njeri i lirë. Por kjo është e pamundur kur në rrugën e tij futet thirrja e gjakut. Aktori i ri, Kreshnik Xhelilaj, është mëshirimi i këtij personazhi. Ndërsa në krah të tij qëndrojnë aktorë të tjerë si: Bruno Shllaku, Reshat Arbana, Niada Saliasi, Tinka Kurti, Xhevdet Ferri, Luljeta Bitri etj. Koli provon të qëndrojë në këtë fshat, por e kupton që nuk është shumë i mirëpritur, sepse përbën rrezik për të tjerët. Detyrohet ta lërë fshatin, merr në sy rrezikun dhe shkon në shkollë. Kësaj radhe është nën tensionin e një krize të brendshme të kërcënimit serioz që ka jeta e tij. Mundohet të vazhdojë shkollën si më parë, por është shumë vigjilent. Gjithmonë nën presionin psikik se dikush e ndjek nga pas. Kjo bën që kriza e tij të shtohet, presioni dramatik të rritet deri sa arrin kulminacion në përplasjen finale mes tij dhe atij që e ndjek. Xhirimet e filmit, një bashkëprodhim shqiptaro-austriako-francez, janë mbyllur në gusht të 2008-ës, ndërsa postproduksioni i filmit është realizuar në Austri. Pjesa e skenave të gjakmarrjes është realizuar në Lurë, ndërsa kanë qenë rreth 60 vende të tjera xhirimi që kanë plotësuar kuadrin e filmit. Duke iu referuar përzgjedhjes së këtij fenomeni, regjisori Minarolli ka theksuar më parë se “ka një tablo shumë të qartë të një Shqipërie bashkëkohore, ku vihen në pah të mirat, por edhe anët negative të realitetit tonë. Në këtë pikëpamje ka edhe qëndrime skeptike, sidomos ndaj filmit indipendet që po praktikohet në Shqipëri nga disa autorë. Ai është gjithmonë në opozitë me përpjekjet apo atë çka reklamohet për një imazh shumë të mirë. Shumë njerëz e konsiderojnë abuzim të kineastëve, por duhet të mësojmë të pranojmë të vërtetën”. Kjo temë e ka çuar atë në një studim paraprak të Kanunit dhe zbatimit të tij në ditët e sotme. “Si çdo gjë këtu te ne, tranzicioni përfshin edhe këtë pjesë të traditës tonë. Kanuni ka degjeneruar dhe këtë e kam reflektuar gjatë trajtimit në skenar. Më parë thelbi i Kanunit ka qenë ruajtja e nderit. Ky ishte personaliteti i një burri malësor, por edhe i familjes. Tani ky kod nderi ka degjeneruar. Shoqëria shqiptare ka pësuar trauma të mëdha dhe është transformuar. Në këto kushte, nderi është bërë shumë i çuditshëm dhe ndërgjegjja për njeriun në Shqipëri sot është vënë në dyshim të madh. Këta njerëz i referohen teorikisht një kodi të vjetër për të motivuar një veprim të paarsyeshëm që bëjnë dhe e mbushin ndërgjegjen e tyre me një trashëgimi që kemi pasur”, thekson ai. Ndërkohë që Nik Xhelilaj, një aktor i ri që fati e ka çuar në dy-tri role protagoniste, është larg këtij fenomeni në jetën e përditshme. “Deri para se të merresha me këtë personazh, e mendoja si një fenomen që mund të ndodhë në Shqipëri, por ndaj të cilit jemi larg si përjetim. Kur shkon në ato zona dhe e prek nga afër, atëherë bëhet vërtet i dhimbshëm”, ka theksuar Xhelilaj pas përfundimit të xhirimeve. Për publikun shqiptar, premiera e “Gjallë” pritet të jetë në muajin shtator.




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjakmarrja shqiptare shkon ne Austri

Mesazh nga Poeti Dhimbjes prej Fri 29 Jul 2011 - 4:12

Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Kinemase Shqiptare...



Ju Faleminderit...
avatar
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjakmarrja shqiptare shkon ne Austri

Mesazh nga Anakonda prej Fri 26 Oct 2012 - 21:53

Shum mir suksese te metejshme aktorve tane
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjakmarrja shqiptare shkon ne Austri

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi