Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Tetë filma shqiptarë udhëtojnë për në Moskë

Shko poshtë

Tetë filma shqiptarë udhëtojnë për në Moskë

Mesazh nga Aяtємιѕα prej Sat 22 Oct 2011 - 8:57

Tetë filma shqiptarë do të udhëtojnë drejt kryeqytetit rus. Filmat do të shfaqen në Universitetin e Moskës me një projekt të përbashkët të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Moskë, njoftojnë mediet shqiptare.

Produksione të viteve të ndryshme do të përthekojnë “Javën e filmit shqiptar” që nis më 8 të këtij muaji. Ekrani në kinoklubin “Miqësia e Popujve” në Universitetin e Moskës ku studiojnë dhe shumica e studenteve shqiptarë, do të jetë nikoqir i filmave artistikë dhe dokumentarë. “Java…” hapet me dokumentarin dhjetë minutash “Shqipëria turistike” i cili do të reprizohet disa herë.

Ai do t’i lërë vend filmit “Skënderbeu”, një bashkëprodhim i njohur shqiptaro-rus. Një delegacion nga AQSHF-ja, i kryesuar nga drejtoresha Elvira Diamanti, do të jetë i pranishëm gjatë ditëve të shfaqjeve. Gjatë qëndrimit në Moskë, delegacioni do të zhvillojë takime me drejtuesit e Studios Qendrore të filmit dokumentar e mësimor në Moskë, institucion me të cilin AQSHF-ja ka një protokoll bashkëpunimi në sferën profesionale”, thuhet në njoftimin e AQSHF-së.

“Dashuri në kohe diktaturash” një rrëfim për martesat shqiptaro-ruse i realizuar nga Genta Popa më 2009, “klasiku” “Nëntori i Dyte”, i vitit 1982 “Parullat”, i Gjergj Xhuvani, “Kolonel Bunkeri” i Kujtim Çashkut, “Gjeneral Gramafoni” i Viktor Gjikës janë disa nga filmat që do të udhëtojnë për në rusi. Në “Java e filmit shqiptar” do të zërë vend dhe filmi “Trishtimi i zonjës Schneider” i Eno e Piro Milkanit, përderisa “Shqiptari” i Johannes Naberit do ta përmbyllë atë.
avatar
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tetë filma shqiptarë udhëtojnë për në Moskë

Mesazh nga Tonii prej Sat 22 Oct 2011 - 10:24

meqe jemi tek filmat Shqipetar nje kuriozitet dua te them se filmi ngadhnjim mbi vdekje e kane par me miliona e miliona Kinez mbi dyqind e pesedhjet milione njerez
muzika e ketij filmi eshte nje nga me te preferuarat dhe eshte kopjuar ne cd ne qindra mije kopje
avatar
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tetë filma shqiptarë udhëtojnë për në Moskë

Mesazh nga Anakonda prej Thu 15 Mar 2012 - 0:40

na i kopjojn maskarenjte.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tetë filma shqiptarë udhëtojnë për në Moskë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi