Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

E panjohura-poezi

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Wed 2 Nov 2011 - 2:39

First topic message reminder :

E pash të arsyeshme ta hap këtë temë
edhe për vogëlsinë tonë, edhe ne që nuk jemi poetë, të japim kontributin
tonë me atë çka dijmë!

Po e filloji me qytetin tim e ku dalë pastaj, një Zoti e di..ë


MITROVICË

Sa Shumë më dhemb zemra
Për fjalën Pavarësi,
Athua moj Mitrovicë -
Do ta kesh edhe Ti??

Më dridhet edhe dora
Kur këto vargje shkruaj
Nga frika në zemër
Mos po mbesesh e huaj!!!!

Athua do valoj Flamuri
Në jug e në Veri
Apo do të mbetesh
E ndarë nga ky gji??
----------------------------------

A dëgjoni ju një klithmë nga varri?
A dëgjoni një thirrje tek blini?
A dëgjoni more ju qe pranuat ndarje?
A dëgjoni thirrje nga ISA BOLETINI?

Pse më lat në dorë te shkaut?
Pse më ndat nga gjiri i vellaut?
Pse kullën ma lat shkret?
Pse mua më lat atje vet???

Nuk meritova te më ndani
Nuk luftova të jetoni të ndarë
Luftova për t'i bashkuar
E gjithë popullin SHQIPTAR!!

Mbi këtë lumë të uruar
Rrethojat me gjemba qëndrojnë
Ne qytetin tim te lindjes
As varret s'mund ti vizitojm!

Do ju mallkojnë nënat
Që mbetën me duar në gji
I dhanë më të shtrejtit e tyre
Që ne të jetojmë në liri!!!!!!
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Thu 10 Nov 2011 - 1:29

MIIKU IM

Herë të kam mik
Herë të kam mikeshë
Herë më shtyen të qaj
Herë më shtyn të qesh!

Të çmoj shumë lartë
Të dua më shumë se vetën
Kurrë mos të genjehemi
Ta njohim vetëm të vërtetën!

Mos kërko shumë nga unë
As unë s'kërkoj nga Ti
Do jemi kështu afër
Ani që jemi në largësi!

Kur kam nevoj të qaj
Prehërin tënd kërkoj
Do mbështetem mbi gjoksin tënd
Dhe ngapak do lotoj!

Mos ma ndalo lotin
Sepse do lëndohem
E kam shok të shpirtit
Vetëm me të pajtohem

Mos ma fshij lotin
Lere t'rrjedh rrugës së vet
Nëse loti më ndalet
Dije që s'jam në jetë

Nëse nga jeta largohem
Të lutem mos me qaj
Shkruaj ndoj fjalë për mua
Por pa lot e pa vaj!!!!
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Thu 10 Nov 2011 - 1:30

............

Nese vargu ime ju bezdis
Ju lutem mos me lexoni
Nuk shkruaj ti dhimbsem askujt
Por kam dhembje me besoni!

Edhe une do doja shum
Te shkruaj per lumturin
Por ku ta marr me iku
Bashk me shpirtin tim!

Nuk shkruaj per lavdata
As dekorata s'kerkoj
Nese ju bejn me nerva
Me thuani do ndaloj!

Edhe kur nuk shkruaj
Nje folder kam n'zemer
Kur ta mbyll folderin
S'do ti ve as emer!

Kur t'me hargjohet ngjyra
Me lot do ti shkruaj
Eshte ngjyre e padukshme
S'i bie ne sy askuj!
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Thu 10 Nov 2011 - 1:33

Eh ky gjum'..

Nje gjum i thelle me zuri
Ne pike te dites mu mbyllen syt
Te endrrova sikur qendroje
Tek vendtakimi duke m'prit!

Hapa syt dhe u zgjova
Doja te vrapoj n'shpejtesi
Por verejta qe ishte enderr
S'takohem dot me ty!

U ktheva tek shtrati
Me sy te mbushur lot
E pyeta veteveten
C'po ndodhe me mua sot?

Pse me mashtron kot
Ti enderr e pa meshir
Mos ma bjer ne enderr
Edhe keshtu e kam veshtir!

Jo qe nuk dua ta shof
Por shum shpejt ik nga une
Doja vetem t'a pyes
,,Pse te deshta aq shum"?"
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Thu 10 Nov 2011 - 1:34

Lotshkrimi...


Po te shkruaj me lot
Qe pranvera ka ardhe
Nese pyet per mua
Ndihem si mos t'isha e gjalle!

Ne cdo ane gjelbrimi
E ka mbulua token
E une shpirti i nenes
S'po mund ta ngris koken!

Kur i veshtroj lulet
Si dalin mbi dhe
Don me m'pelcit zemra
Ti nene toke qe je!

Sikur te ishe lule
Te dalesh mbi toke
Ti s'do ishe e vdekur
Une s'do kisha lot!
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Thu 10 Nov 2011 - 1:35

,,Rri aty ku je"


Tek varrezat isha
Mos mendo qe te harrova
Kisha nje pervjetor zemer
Tek Ti fare nuk u ofrova!

U ula tek bija ime
Dashta te c'mallem me te
Mu duk qe nga varri me thoje
,,Rri aty ku je"

E dij qe nuk do te doje
Te me shofesh duke qa
Po nuk kam c'te beje o shpirt
Zemra cope-cope me eshte ba!

Lulet mbi varr ia lash
Engjellushes sime
Tjeter s'mund ti dhuroj
Perveq zemres sime!
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Thu 10 Nov 2011 - 1:39

Jetime!

Me nostalgji e ruaj
Nje mall ne zemren time
Atehere isha me prind
S'me quanin Jetime!

Atehere isha e lumtur
Isha plot me jete
Tani me quajn jetime
Lumturia humbi, u tret!

Mendoja kur te rritem
Do mbetem me at lumturi
Te gjithe qe i dashta me iken
Mbeta vetem te mbaj zi!

Lotin e kam shok
Vetmin e kam mike
Asgje s'me mbeti ne jete
Te gjitha mi morre dhe ike!
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga Naki prej Thu 10 Nov 2011 - 1:39

brava komplimente per poezit vertet te bukura, por do na rrish gjithmone si e panjohura apo do na tregosh nje dite autoren e vertete :coolthumb:
avatar
Naki
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtinë
Postime Postime : 1460
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/01/2009
Mosha Mosha : 48
Hobi Hobi : Peshkimi

Shiko profilin e anëtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Thu 10 Nov 2011 - 1:41

Flm.Naki!
Kam fillua krijimtarin me kete ,,nofk''dhe mendoj qe keshtu do mbetem!
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga Єямєℓiиdå prej Thu 10 Nov 2011 - 3:15

Te lumte dora...urime.
avatar
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Sun 27 Nov 2011 - 8:23

Flm.Eямєℓiиdå
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Sun 27 Nov 2011 - 8:25

E felliqur eshte kjo bote!

Me mire te rrij symbyllur
Mos t'shof asgje mbi kete toke
Cdo gje eshte e hidhur
E felliqur eshte kjo bote!

As gojen nuk do e hapi
Te mbyllur do ta mbaj per mot
Gabim me thon po flet
E felliqur eshte kjo bote

As veshet nuk do ti hapi
Me mire mos te degjoj kot
Asgje e mire nuk degjohet
E flliqur eshte kjo bote!

Me mire sy,vesh e hund mbyllur
Keshtu po u jetohka sot
Me mire te rrij e mbyllur
E flliqur eshte kjo bote!
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Sun 27 Nov 2011 - 8:27

Dashuri e shenjt...


Dashuri e shenjt ishte dashuria ime
E kultivoja me tere qenjen qe kisha
Athua nga qe e teprova shum me iku
Me la vetem me vuajtje e kujtime!

Viktim e gjalle mbeta ne kete bote
Si nje lule e pa ujitur kurr
E shoqeruar me ca fotografi te zbehura
Mendoj per kohen e lumtur, qe kishim dikur

Ah moj dashuri..ti mjalt e hidhur
E shef qe edhe shkronjat me ngatrrohen
E duart prap shkruajn duke u dridhur
Zemer e shqetesuar,vuajtjet shum te lodhen!
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga WebMaster prej Sun 27 Nov 2011 - 8:29

Me verte shum te bukura edhe me domethenje flm qe i ke sjell edhe ne kete Forum E panjohura te uroj suksese me tej duke shpresuar te lexoj edhe ndonje liber tendin si dihet jetes . :|




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Sat 3 Dec 2011 - 9:47

Flm.Klea!
Atje......

Më kërkoni atje...
Ku jetë nuk ka fare
Atje do gjëndem unë
E strukur përmbi varre

Atje c'mallem me Ju
Lulet me lot i ujis
Pastaj ngadalë e përlotur
I flas edhe fotografis'

Asnjë përgjigjëje nuk marr
Apo unë nuk i dëgjoj
Shpirtdjegur zemërplasur
Nuk dijë si po jetoj?

Gurvarret m'u bënë miq
Krah hapur më presin prore
Të tjeret nganjëherë më harrojn
M'duket që më lënë pas dore..
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Thu 15 Dec 2011 - 19:25





---------Më merr'.......

Me ideale t'shkatërruara eci gjatë natës
Dua të sjell pjesën e fundit të gëzimit
Të trokas mbi varr dhe të bijë në gjunjë
... Dashuri, të lutem më merr

Të gjithë ata që vodhën dhe vranë shpirtin
Morrën atë që ju dasht, lumturin tonë
Hape derën e varrit në këtë natë të ftohtë
Unë nuk jamë njeri, unë jamë vetëm një kufomë.

Më merrë zemër të lutem,duarhapur më prit
Me buzët e plasaritura e mërdhirë nga të ftohtit
Dhe të lutem për dashurinë
Duke u dridhur me ankth, dhe duke qarë per ty...
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga bobi 10 prej Fri 16 Dec 2011 - 11:37

E panjohura,,,,,

Kam vite qe ju lexoj shkrimet,edhe nder to e poezite e tua.

I perket listes se personave qe futen te privilegjuar persona.

Urime, per krijimtarite tua.

Bobi 10


Shoket zgjidhi me te mire se vetja te tille te konsiderojne ata ty.
avatar
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Fri 16 Dec 2011 - 11:58

bobi 10 shkruajti:E panjohura,,,,,

Kam vite qe ju lexoj shkrimet,edhe nder to e poezite e tua.

I perket listes se personave qe futen te privilegjuar persona.

Urime, per krijimtarite tua.

Bobi 10
Ju falenderoj i nderuar,vertet jane vargje ndoshta jo aq cilsore,por te dala nga shpirti...
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Sat 17 Dec 2011 - 0:28


Më merr të lutem.........!

Më merr të lutem sa më parë,
Po jetoj kotë,s'shijoj asgjë.
Më shkuan vitet duke qarë,
Nuk kam çfar pres,kjo jetë s'më nxë.

Në botën tjetër do jetoj mirë,
Do kem pranë vetes familjen time.
Kjo e këtejmia e zezë,mynxyrë,
S'më dha gëzim,më dhuroi dhimbje.

Më prit të lutem engjëllushe e bukur,
Atje,atje do të nis nuse.
Mbi ballë do të qëndis një flutur,
Të arratisesh nga ato puse.

Më merr të lutem Parajsa ime,
Se Ferrin gjallë e pash' me sy.
Të zhytem thellë në përqafime,
Të them dhe unë: Ka Perëndi.......
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Mon 9 Jan 2012 - 20:36

,,Rri aty ku je"


Tek varrezat isha
Mos mendo qe te harrova
Kisha nje pervjetor zemer
Tek Ti fare nuk u ofrova!

U ula tek bija ime
Dashta te c'mallem me te
Mu duk qe nga varri me thoje
,,Rri aty ku je"

E dij qe nuk do te doje
Te me shofesh duke qa
Po nuk kam c'te beje o shpirt
Zemra cope-cope me eshte ba!

Lulet mbi varr ia lash
Engjellushes sime
Tjeter s'mund ti dhuroj
Perveq zemres sime!
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Mon 9 Jan 2012 - 20:40

Jetime!

Me nostalgji e ruaj
Nje mall ne zemren time
Atehere isha me prind
S'me quanin Jetime!

Atehere isha e lumtur
Isha plot me jete
Tani me quajn jetime
Lumturia humbi, u tret!

Mendoja kur te rritem
Do mbetem me at lumturi
Te gjithe qe i dashta me iken
Mbeta vetem te mbaj zi!

Lotin e kam shok
Vetmin e kam mike
Asgje s'me mbeti ne jete
Te gjitha mi morre dhe ike!
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Mon 9 Jan 2012 - 20:42

E felliqur eshte kjo bote!

Me mire te rrij symbyllur
Mos t'shof asgje mbi kete toke
Cdo gje eshte e hidhur
E felliqur eshte kjo bote!

As gojen nuk do e hapi
Te mbyllur do ta mbaj per mot
Gabim me thon po flet
E felliqur eshte kjo bote

As veshet nuk do ti hapi
Me mire mos te degjoj kot
Asgje e mire nuk degjohet
E flliqur eshte kjo bote!

Me mire sy,vesh e hund mbyllur
Keshtu po u jetohka sot
Me mire te rrij e mbyllur
E flliqur eshte kjo bote!
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga Poeti Dhimbjes prej Wed 29 Feb 2012 - 2:14

e panjohura shkruajti:VETMIA

Mos me trazoni ju lutem
Më leni të vetmuar
Askujt s'i bëhem barrë
Dua të mbes e harruar!

Edhe nëse nuk më harroni
Më kujtoni në fshehtësi
Ndoshta do ju bijë ndermend
Se edhe unë isha njeri!

Edhe unë kam ndjenja
Edhe unë kam lot
Kështu isha tërë jetën
Kështu mbeta dhe sot!

E pa vërejtur erdha në këtë botë
E pa vërejtur jetova tërë jetën
E pavrejtur do shkoj ne amshim
Nuk e njoha kurrë veten!

I pa njohur të më mbetet varri
As një shenj mbi të nuk dua
Lëreni të zhduket si mos te ishte fare
Askush mos të qaj per mua!

Komplimentet e mia me te perzemerta e nderuar per keto vargje
kaq shume te ndjeshme qe prekin tela shpirterash te plagosur
nga Vetmia e mallkuar.

Sinqerisht me rrespekt:
Saimiri...
avatar
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga Anakonda prej Wed 29 Feb 2012 - 19:00

I mora nje D detit dhe e vecoj,
I marr nje A antikitetit dhe e lexoj,
I marr nje S simpatis dhe e shkruaj,
I marr nje H henes dhe e ruaj,
I marr nje U uranit dhe e tregoj,
I marr nje R reres dhe e mbroj,
I marr nje I inatit dhe nje emer formoj.
Nga keta shkronja formohet fjala dashuri,
ndjesine qe ndjeme un dhe ti.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Fri 19 Jun 2015 - 1:13

Ikje e heshtur...


Kur të kuptosh që nuk jamë në dhomë .
Dhe lexon letrën që kam lënë të shkruar ...
Mos të mbetesh i pakënaqur...është vonë.
Për këtë kurrë nuk kisha menduar .

Dhe në momentin kur u largova
Doja të t'kurseja dhimbjen për mua
Në heshtje mbylla derën dhe vështrova
Vjedhurazi ika nuk doja me më hetua

Ika me lot në në sy.
Më beso, nuk shkoj se nuk të dua.
Të gjitha këto netë të dhimbshme me ty
Heshtja jote vriste,nuk munda me durua......
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Mon 29 Jun 2015 - 11:31

Mos më beso.....

Pranvera.. çdo gjë jashtë është zgjua .

Orët e mia... ngadalë po shkurtohen ....

Lulet kan lulëzua,

U marr erë, por nuk ndiej asgjë.

I shiqoj ato, por nuk i shoh'.

Zogjtë dëgjohen ,

Por unë nuk i dëgjojë.

Natyra është e gjitha rreth meje,

Ngadalë po zgjohet...,

Por në mua çdo gjë është e vdekur,

Çdo gjë është e vdekur,

Që kur nuk jemi  bashk'...

Dhe kur  buzëqeshi,

Zemra ime qanë,

Pra... kur them se unë jam e lumtur,

Mos beso në mua, mos më beso...,

Shpirti im.

Unë pa Ty jam.....

Vetëm një nga hijet....

Ku rriten lulet e zeza..

Prandaj, të ndezi qirinj të bardhë.

Pra, mos më beso

Shpirti im,

Kur them:

Mundem të jetoj pa Ty.
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Mon 29 Jun 2015 - 11:34

Nata më e errët se dhimbja...

Në një natë
më të errët se dhimbja,

Vështirë të harrohet....
një prekje në gjysmë të rrugës mbetur,
Në ajrin e zanur peng,
vall'na zuri të papjekur?

Në shpirt stuhi,përmbytje
një zemër të mbetur ngrirë
Të gjithë ëmbëlsin shëndrrove
në helm të hidhur,pa mëshirë...

Në atë natë,
më të errët se dhimbja,

Ku dashuria në gjysmë ka mbetur,
sepse ty nuk të kisha atje,
Mbeta as gjallë as vdekur.
kalimtarët i pyetja-Ku je??,

Një mendim ikën nga tjetri,
nuk lejon qiellit yjet t'i shpërndaj,
Për të qetësuar shpirtin e rënë në gjumë,
ulem dhe shkrihem në vajë...

Në atë natë,
më të errët se trishtimi...

Kur vuajtjet janë sa një jetë e gjatë,
ato kalojnë mbi heshtjen tonë,
Në një natë të dhimbshme,ngelëm pa fat
distanca fajtore....tani është shumë vonë.......
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Mon 29 Jun 2015 - 11:35

Më duaj me shpirt....

Dua të jem më shumë se dëshirë,
Pasion në netët e gjata me ty,
jo vetëm ëndërrime për buzët e nxehta
Dua të flasim,...të shikohemi në sy... .

Nuk dua vetëm një prekje me pasion,
as përmbushje me ëndërra për pasurit,
Trupi imagjinatën nuk kërkon
Dua të duhemi....pa limit....

Dua të qëndrojë në ditët tuaja,
nëpërmjet teje të shoh botën me ngjyrë,
dua të fle në ëndrrat e tua,
të zgjohem me faqen tënde mbi fytyrë.

Dua të jem pafundësisht e dashur,
për të parë thellësin time,
dua të zbulojë gjithë pasuritë e mia
që në një moment mos t'duken mashtrime...

Dua të jem më shumë se dëshirë,
sepse dëshira bëhet dhe kalon,
Dua të jem edhe diçka më mirë
Urimet të më vijnë pas e jeta të vazhdon.

Mos shiko në mua si në një aspiratë
në netët tona pa mbarim..,
nuk dua me mua të bësh kontratë
Kurse çdo gjë tjetër,t'merr Ajo në vendin tim'

Nuk fillova dashurin për të kandiduar,
Kam nevojë të më duash më shumë,
sepse...kur unë të dua,t'i fali të gjitha ............
DUA:
Unë të bëhem TI,e TI të bëhesh Unë...
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga Durrsaku prej Wed 1 Jul 2015 - 10:35

brava
avatar
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : cigarja

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Wed 1 Jul 2015 - 11:20

Flm.Durrsaku...


Bebëzat e mbushura me ëndrra të pa ëndrruara....

Jemi ulur në heshtjen e mbrëmjes
ajo nuk ndalet rrjedh binarve të vet,
mbi buzë po na vdesin fjalët,
vetëm shikimet flasin..çdo gjë u tret

Ndërsa po ndjehet lojë e fatit ,
që mes nesh në distancë po luan
kjo më ngulfat,është lojë e mëkatit
mendimet tona kilometrat i larguan..

Nga dëshirat që kishim dikur
ngelën kujtime në sirtar të mbyllura
duke prekur faqet nga lotët lagur
edhe pëllëmbët e mia,janë të lodhura

Të pëshpërisja,por e heshtur
fjalë të ngrohta,të dua të t'kam pran'
koka më dhemb...kërkon për t'a mbshtetur
dhe humba fuqinë,e dij që nuk të kam'

Ndërsa po mbshtjellem nga shikimi yt...
mendoj tek ditët e kaluara......
erdha tek përfundimi i hidhur që më ngulfati në fyt'
pra na mbetën vetëm...:

Bebëzat e mbushura me ëndrra të pa ëndrruara....
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Wed 1 Jul 2015 - 12:11


Qëndro me mua sonte..


Të lutem mos shko nga mendja ime,

qëndro këtu,të kërkoj unë dhe loti

Le t'i shpalosim si kurrë më parë..

ëndërrat që i varrosëm të gjalla,qysh moti ,

Një kthim kërkoj, të paktën në kujtesën time..

ëmbëlsin tonë prekëse të endur sikur një pëlhurë,

Leri netët le të mbesin si kujtime..

le të ndizen qirinjët,mos të fiken kurrë..

Sepse zemra ime dëshiron..

fjalët tona që kanë mbetur peng,

Nga buzët e paqartësisë e largimit,

të gjitha ëndrrat në thellësitë e detit u varrosën,

I kemi ëndërruar, por....ngelën ëndrra të pikllimit..

anija jonë pa lundruar mbeti..at e prangosën....
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga Durrsaku prej Thu 2 Jul 2015 - 9:05

[Ok] shume te bukura, vete i ben?  hiqe trishtimin
avatar
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : cigarja

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Thu 2 Jul 2015 - 11:13

Durrsaku shkruajti:[Ok] shume te bukura, vete i ben?  hiqe trishtimin
Flm.Durrsaku...
Po jane te shkruara nga une,ani qe shpesh i gjej te postuara nga dikush qe ,,i huazon''...
Eh,jeta me beri te till,shume rralle apo fare nuk me ecen shkrimet pa trishtim brenda.....
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga Durrsaku prej Fri 3 Jul 2015 - 0:18

e panjohura shkruajti:
Durrsaku shkruajti:[Ok] shume te bukura, vete i ben?  hiqe trishtimin
Flm.Durrsaku...
Po jane te shkruara nga une,ani qe shpesh i gjej te postuara nga dikush qe ,,i huazon''...
Eh,jeta me beri te till,shume rralle apo fare nuk me ecen shkrimet pa trishtim brenda.....
me vjen keq qe e sheh jeten me trishtim


Edituar për herë të fundit nga Durrsaku në Mon 6 Jul 2015 - 1:14, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : cigarja

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Mon 6 Jul 2015 - 0:41

Mos më kërko ...

Mos më kërko
në lëndinën e zhytur në vesë,
as në ëndërrat periferike.
Mos më kërko as në trenin që shpie
në vendin e përjetësisë
madje edhe në pafundësin e detit mos kërko
Nuk do më gjesh


Mos më kërko....
në mesin e yjeve
dhe përsosjen e tyre
as në ndërgjegjen e njeriut të cekët.
Mos më kërko...
as tek dielli që rrëshqet në qiell,
dhe fundoset në një thellësi të detit,
as në buzëqeshje e dikujt tjetër..
Mos më kërko....

Më kërko vetëm atëherë,
kur je i sigurt që me gjen'
në zemrën tënde......Përjetësisht...
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Mon 6 Jul 2015 - 0:43

Shtigjet e vetmis...

Bredhi e vetmuar në udhë të mjerueshme

Nuk mbetet asnjë gjurmë nga unë

Pas meje, kujtimet, dhe mjegull rreth meje

Nuk mundë të ndalem askund.....


Nisem drejt teje..por ti sikur më ikë

Bredhi e vetmuar në këtë rrugë t'errësuar

Pa rrezet e dritës, pa miq, pa rehati...

Ngelem nën qiell të errët..ngapak e frikësuar



Gurë, mbeturinat e shpërndara të ëndrrave

Që mbi pluhur të harruara mbeten

Unë eci me ty në mendje dhe zemër, 

Asgjë nga kjo....të gjitha u tretën.....


Po ua fali kujtimeve..që ruajn zërin tënd

Të mbyllur diku thell' në shpirtin tim

Po e falë edhe vehten time që të deshta

Por...nuk e fali vetëm një : Pse nuk kisha guxim
avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga Durrsaku prej Mon 6 Jul 2015 - 1:07

bukur
avatar
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : cigarja

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga e panjohura prej Mon 6 Jul 2015 - 1:17

avatar
e panjohura
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 186
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2011
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga Durrsaku prej Mon 6 Jul 2015 - 1:22

e panjohura shkruajti:flm.Durrsaku
asgje
avatar
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : cigarja

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga qershicka prej Fri 28 Aug 2015 - 1:39

e panjohura shkruajti:
Shtigjet e vetmis...

Bredhi e vetmuar në udhë të mjerueshme

Nuk mbetet asnjë gjurmë nga unë

Pas meje, kujtimet, dhe mjegull rreth meje

Nuk mundë të ndalem askund.....


Nisem drejt teje..por ti sikur më ikë

Bredhi e vetmuar në këtë rrugë t'errësuar

Pa rrezet e dritës, pa miq, pa rehati...

Ngelem nën qiell të errët..ngapak e frikësuar



Gurë, mbeturinat e shpërndara të ëndrrave

Që mbi pluhur të harruara mbeten

Unë eci me ty në mendje dhe zemër, 

Asgjë nga kjo....të gjitha u tretën.....


Po ua fali kujtimeve..që ruajn zërin tënd

Të mbyllur diku thell' në shpirtin tim

Po e falë edhe vehten time që të deshta

Por...nuk e fali vetëm një : Pse nuk kisha guxim
Sa bukur shkruan zemra ime ti! Perqafffimeee
avatar
qershicka
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka diell
Postime Postime : 1533
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/09/2009
Mosha Mosha : 66
Hobi Hobi : Mesuese .Muzika,letersia,turizmi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga dajti modh prej Sun 20 Sep 2015 - 17:19

Shume bukur.e panjohura.
avatar
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E panjohura-poezi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi