Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Misteret më të mëdha në histori!

Shko poshtë

Misteret më të mëdha në histori!

Mesazh nga Emona prej Fri 11 Nov 2011 - 0:14

Mumiet Tarim



Zbulimi i jashtëzakonshëm i mumieve dy mijë vjeçare në Tarim në Kinë, ndodhi në fillim të viteve '90. Por më interesant se zbulimi është fakti se mumiet kishin flokë biondë dhe hundë të gjata. Sipas analizave, mumiet kishin përbërje gjenetike evropiane, por nuk ka një shpjegim se si ato kanë mbërritur deri atje.



Rongorongo



Jo shumë njerëz e njohin misterin e Ishullit të Pashkëve. "Rongorongo" është hieroglifi i shkruar në një gjuhë që përdorej nga banorët e hershëm të rajonit. Këto shenja janë aq të çuditshme saqë asnjë prej banorëve të zonave përreth nuk shkruante me atë gjuhë.



Legjioni i humbur romak



Historiani kinez i shekullit të parë, Ban Gu shkruante një histori të përballjes me një ushtri të çuditshme, e përbërë nga rreth njëqind ushtarë, të cilët luftonin sipas stilit romak. Një historian i Oksofordit pretendon se legjioni i humbur romak themeloi një qytet pranë shkretëtirës Gobi, të quajtur Ligian, që në kinezçe do të thotë Romë.



Gurët "Carnac"



Të gjithë kanë dëgjuar për Stonehenge, por shumë pak i njohin gurët "Carnac". Bëhet fjalë për tre mijë gurë, të vendosur në linja të drejta. Sipas mitologjisë, çdo gur përfaqëson një ushtar në legjionin romak që magjistari Merlin ktheu në gur.



Zhdukja e qytetërimit të luginës Indus



Njerëzit e luginës së Indus, qytetërimi më i vjetër i njohur indian, kanë pasur një kulturë që shtrihej nga India Perëndimore e deri në Afganistan, dhe një popullsi mbi pesë milionë banorë. Nuk ka të dhëna arkeologjike ushtrish, skllevërish apo konfliktesh dhe askush nuk e di se ku ka humbur ky qytetërim.



Trupat moçalorë



Trupat moçalorë janë qindra kufoma të lashtë, të gjetura të varrosura në kënetat veriore të Evropës veriore. Këto trupa janë të ruajtur mirë dhe disa datojnë para dy mijë vitesh. Shumë prej këtyre trupave kanë shenja torturash dhe mendohet se ato janë rezultat i riteve të sakrificave.



Qyteti i humbur i Helikës



Shkrimtari grek Pausanisas shkruante sesi në një natë, një tërmet i fuqishëm shkatërroi qytetin e Helikës, ndërkohë që cunami fshiu çdo gjë që mbeti nga metropoli dikur i lulëzuar. Në vitin 2001 disa arkeologë i lokalizuan rrënojat e Helikës dhe po përpiqen të dalin në përfundimin e vërtetë të humbjes së atij që quhet Atlantisi i vërtetë.



Rënia e Minoanëve



Minoanët njihen më së mirë në legjendën e Tezeut dhe Minotaurit, por në fakt ka mundësi që ky të ketë qenë dikur një qytetërim i madh. Ndërkohë që shumë historianë përqendrohen në rënien e perandorisë Romake, rënia e Minoanëve, të cilët jetonin në ishullin e Kretës është po aq e rrethuar me mister.



Fiset e humbura



Dhjetë Fiset e Humbura të Izraelit është një koncept që i referohet fiseve të lashta të Izraelit që u zhdukën nga të dhënat biblike pasi mbretëria e Izraelit u shkatërrua. Shumë grupe hebrenjsh kanë doktrina që kanë lidhje me ekzistencën e fshehtë apo kthimin biblike të këtyre fiseve. Ky është një subjekt që bazohet pjesërisht mbi fakte historike e pjesërisht mbi tradita të shkruara fetare, si dhe pjesërisht mbi spekulime.



Burimi i rinisë



Burimi i rinisë është një burim legjendar që supozohet se i kthen rininë kujtdo që pi nga ai. Sipas legjendës, thuhet se Florida është vendndodhja e këtij burimi. Rinia e përjetshme është një dhuratë që kërkohet në mite dhe legjenda, ndaj dhe historitë me gjëra të tilla, siç është guri filozofal, eliksiri i përjetësisë janë të zakonshme në legjendat e Euro-Azisë e më tej. Fatkeqësisht, nuk dihen burime më të vjetra të legjendës.



Hebreu endacak



Hebreu endacak është një figura nga folklori mesjetar kristian, legjenda e të cilit filloi të përhapje në Evropë në shekullin e 13-të dhe u instalua në mitologjinë kristiane, e më pas në Romantizëm. Legjenda ka lidhje me hebreun që përqeshi Jezusin në rrugën e tij të kryqëzimit, e më pas u mallkua të ecte nëpër botë deri në Kthimin e Dytë. Natyra e saktë e endacakut varion sipas kulturave e traditave të ndryshme.



Papa Joan



Papa Joan është emri i një pape legjendare femër, që supozohet se ka qenë në natë pozicion për më pak se tre vjet në vitin 850. Ajo njihet nga një legjendë që qarkullonte në Mesjetë. Papa Joan konsiderohet nga shumë historianë modernë dhe studiues fetarë si fiktive. Fjalori i Oksfordit shkruan se kjo legjendë është besuar gjerësisht për shekuj me radhë, edhe në qarqet katolike, por deklaron se “s’ka të dhëna për një papë femër në asnjë prej datave të përmendura në legjendë”.



Robin Hood



Kërkimi historik për hajdutin legjendar, Robin Hud ka krijuar një sërë emrash të mundshëm. Një kandidat përfshin të arratisurin Robert Hod. Numri i madh i të dyshuarve komplikohet më tej pasi emri Robin Hud u bë një emër i përhapur për ata që thyenin ligjin. Sipas folklorit britanik ai njihet se vidhte nga të pasurit për t’ua dhënë të varfërve.



Graali i Shenjtë



Sipas mitologjisë së krishterë Graali i Shenjtë ishte pjata ose kupa e përdorur nga Jezusi në darkën e fundit dhe thuhet se ka fuqi të mbinatyrshme. Zhvillimi i legjendës së Graalit është gjurmuar në detaje nga historianët kulturorë. Është një legjendë e cila u shfaq si e plotë në formën e romancave të shkruara, duke buruar mbase nga folklori pre-kristian.



Mbreti Artur



Mbreti Artur është një lider legjendar britanik, i cili sipas historisë mesjetare udhëhoqi mbrojtjen e Britanisë nga pushtuesit saksonë në shekullin e gjashtë. Detajet e historisë së Arturit janë kompozuar më së shumti nga folklori dhe krijimet letrare, ndaj ekzistenca e tij historike ka qenë gjithnjë burim debatesh të ndryshme dhe historianët modernë e kanë hedhur poshtë.



Kryqëzata e fëmijëve



Kryqëzata e Fëmijëve është emri që kanë marrë disa ngjarje të krijuara dhe të vërteta në vitin 1212. Aty kombinohen disa elementë: vizionet e një djali francez ose gjerman, bandat e fëmijëve që marshojnë drejt Italisë dhe fëmijët e shitur si skllevër. Një studim i publikuar në vitin 1977 hedh dyshim mbi vërtetësinë e këtyre ngjarjeve dhe shumë historianë në ditë te sotme mendojnë se s’bëhet fjalë për fëmijë.



Prester John



Legjenda e Prester John, një figurë popullore në Evropë, nga shekulli i 12-17-të flet për një patriark kristian dhe mbret që thuhet se ka udhëhequr një komb krisitan të humbur në paganët e Orientit. Sipas legjendës, Prester John ishte një udhëheqës bujar dhe njeri virtuoz që ishte në krye të një mbretërie të pasur dhe të begatë e të mbushur me krijesa të çuditshme.



Dorëshkrimi "Voynich"



Dorëshkrimi "Voynich" është një dokument mesjetar i shkruar në një gjuhë të panjohur. Për më shumë se njëqind vjet, njerëzit janë munduar ta thyejnë kodin, por nuk ia kanë dalë mbanë. Ilustrimet kanë ngjallur shumë teori për origjinën e librit, përmbajtjen e tekstit dhe qëllimin e tij.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Misteret më të mëdha në histori!

Mesazh nga Anakonda prej Mon 23 Feb 2015 - 23:10

[size=40]Më në fund u zgjodh një nga misteret më të mëdha në histori![/size]

Qyteza Amesbury është vetëm dy kilometra larg nga Stonehenge. Këtë javë kjo hapësirë u shpall si më e vjetra e banuar në Britaninë e Madhe .
Arkeologët britanikë kanë zbuluar një sërë të dhënash në lidhje me mënyrën e jetesës të banorëve të parë të këtij vendbanimi. Studimet kanë treguar se p.sh. ata kanë ngrënë këmbët e bretkosave, para se kjo të bëhej praktikë e zakonshme në Francë.

Titullin e vendbanimit më të vjetër në Britani deri tash e kishte Thatcham, që ndodhet 60 kilometra në lindje të Amesburyt, raporton The Telegraph, transmeton Telegrafi.

Gërmimet arkeologjike janë udhëhequr nga ekipi i Universitetit të Buckinghamit. Ata zbuluan se Amesbury kanë qenë vazhdimisht i banuar që nga viti 8820 p.e.s., e që është 1120 vjet më shumë se Thatchami.

Ky zbulim ka rëndësi, sepse shpjegon se pse Stonehenge është ndërtuar në vendin ku ndodhet tashti dhe kjo eliminon dilemat se ky rajon nuk ishte i banuar.

"Kjo dëshmon se njerëzit këtu kanë qëndruar, kanë pastruar tokën dhe kanë ndërtuar dhe adhuruar monumentet”, thotë profesori David Jacques. “Për vite me radhë njerëzit janë pyetur se pse Stonehenge gjendet këtu. Ja, tani e kemi gjetur përgjigjen”.

Origjina ka dalë në pah pas rezultateve të karbonit të aurohit, të shtazës dy herë më të madhe se demi i sotshëm. Arkeologët thonë se gjetjet e fundit sigurojnë lidhjen që mungonte në mes të ngritjes së shtyllave të pishave në vitet 8820-6590 p.e.s. dhe Stonehenget 3000 vite p.e.s.

Rezultatet ofrojnë dëshmi që sugjeron se Stonehenge, më shumë se një ndërtim neolitik në një peizazh bosh, duhet të shihet si një përgjigje ndaj përdorimit afatgjatë të zonës nga gjahtarët indigjenë dhe ndërtuesit e shtëpive.
Kështu, në vitin 2002, një varr i Epokës së Bronztë është quajtur Harkëtari i Amesburyt për shkak të shtizave që janë gjetur aty. Më vonë është vërtetuar se janë përdorur teknikat vendase të bujqësisë, që janë përdorur jo nga nomadët por komunitetet e vendosura në këtë zonë.

Gërmimet që janë bërë në tetor të vitit të kaluar, po ashtu treguan se guri i punuar vjen nga periudha e mezolitit.

Bill Dunn, zëdhënës i Qendrës Historik të Amesburyit thotë: “E dinim se ky vend është i veçantë, dhe kjo e vërteton këtë”. /Telegrafi/
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi