Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Perendesha Artemis

Shko poshtë

Perendesha Artemis

Mesazh nga Aяtємιѕα prej Thu 29 Dec 2011 - 9:26

Artemis ishte bija e Zeusit dhe Leto. Kur ishte 3 vjeç, nëna e saj e çoi te Olympus për të treguar që ajo të Zeusit. Ai, megemenos me bukurinë e saj, ai donte të plotësojë të gjitha dëshirat e tij. Artemis pyeti hark dhe disa shigjeta, qentë e gjahut tufë, procesion e nymphs dhe pastërtisë së përjetshme.

Si perëndeshë e gjuetisë, simbolizon të egra. Dreri, lepujt dhe trembem, një tipar të përbashkët me shpejtësi të lartë, që është e pakapshme, nënvizojnë natyrën e pakapshme e perëndeshë, që përfaqëson pavarësinë dhe lirinë.

Për pastërtinë Artemis përfaqëson do të jetojnë vetëm pa një partner. Është e vendosur të ruajë pavarësinë e saj absolute Indian fiq njeriu zgjedh një grua si Artemis, dëshirë e fshehur zakonisht masochistic për dhimbje. Gratë si Artemis, mund të shkaktojë dhimbje të thellë te njeriu. Në të egra, e cila është një simbol i perëndeshës, që mbijeton parandaluar dhe grevë të parë. Artemis, gjithmonë godet parë. Meshkujt, sidomos në një moshë të re, janë tërhequr nga një grua të tillë, e cila është e pamundur të arrihet. Më e vështirë dhe e pasigurt, më shumë simpatik dhe tërheqës të jetë e mundur.

Pastërtia e Artemis, nuk është dhënë, që të ruajë pavarësinë e tij ndaj botës së jashtme që do të donte të nënshtronte dhe të pushtuar. Artemis është prototipi i paqartë, personalitetin anentachtis. Tregojnë shumë misterioze dhe të anentachtoi, kështu që kemi bërë më joshëse, që lirinë dhe pavarësinë, ne vërtetë çarmatosur të tjera, të fituar rrugën e rrahur.

Artemis mishëron imazhin e femrave të pavarur dhe të lirë, e cila synon të respektin absolut të interesave personale. Kjo është zëdhënëse e një formë të shëndetshme femër e egoizmit.

Një nga karakteristikat e Artemis, saktësinë absolute, të kapacitetit për shkak të faktit se qëllimet ishin çështje e brendshme.

Artemis është "imunizuar" në dashuri. Ajo mashtron dhe është transportuar në Realms panjohur të tilla si Persephone, nuk ka partneri është në kërkim si Ira. Artemis është mishërim i integritetit fizik dhe moral të modelit dhe të gruas të integruar të dëlirë, i cili nuk ka nevojë për ndihmë për të vazhduar. Sigurisë së brendshme të një jep forcën e vendimeve të pastër dhe autonome.

Pse është kjo siguri? Kur duke ecur çoi në Zeus babai i saj, ai është i pamëshirshëm ofroi mbështetjen e tij dhe mundësinë për të filluar zhvillimin atë shpirtin e malluar. Nga ai moment ishte e madhe. Çfarë do të thotë kjo? Pranimin e çdo qenieje njerëzore nga ajo që është një pikë referimi për sytë e fëmijëve, është vendimtar për të ardhmen e sigurisë dhe pasigurisë.

Materiali eshte perkthyher nga Google
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perendesha Artemis

Mesazh nga Aяtємιѕα prej Tue 17 Jan 2012 - 6:59

ARTEMIDA (greq. Artemis, lat. Diana) - bija e Zeusit, zotit suprem dhe Letës, dashnores së tij, hyjneshë e gjahut, kafshëve, plleshmërisë së natyrës dhe e Hënës.

Ishte motra e Apollonit, zotit të dritës e diellit dhe sipas tregimeve më të lashta ka lindur në ujëdhesën Delos. E ëma e saj Leta ka ikur, para kulshedrës Piton e cila e ndiqte anëmbanë botës për ta vrarë sipas urdhërit të Herës, gruas xheloze të Zeuist. Delosi, atëbotë ishte ende ujëdhesë lundruese që luhatej në vorbujt detarë. Por sapo ka shkelur Leta në të, nga fundi i detit dolën dy shkëmbinj të mëdhenj dhe ia zunë udhën (sikur edhe Pitonit). Këtu në malin Kint, Leta i lindi bineqët, Artemidën dhe Apollonin. Sipas verzionit tjetër i lindi në zabelin Oritiga në Efez në afërsi të të cilit e kanë ngritur tempullin e Artemidës i cili u bë njëri prej „shtatë mrekullive të botës".

Pavarësisht nga ajo se cili verzion është i saktë, Artemida në të vërtetë, ka qenë me prejardhje nga Azia e Vogël. Edhe hetitët e kanë adhuruar hyjneshën e gjahut Rutamish, kurse lidasit hyjneshën Artimën të cilës iu kushtuan drerë dhe drenusha. Kulti i Artemidës që në kohërat më të lashta u përhap në tërë botën greke, e pastaj edhe në atë romake. Pasi që i vëllai i Artemidës ishte zoti i Diellit ajo u bë hyjneshë e Hënës dhe si hyjneshë e natyrës u bë edhe hyjneshë e plleshmërise së saj. Ishte mbrojtëse e pyjeve, zabeleve, livadheve, fushave e më në fund gjithë asaj që sot i quajme prodhime të kulturave bimore. Si hyjneshë e plleshmërisë nën pushtetin e vet e ka pasur edhe lindjen. Kështu posa lindi nënës së vet Letës i ndihmoi në lindje të vëllaut Apollon. Artemida ishte poashtu hyjneshë e burimeve shëruese. Ka mundur që njerëzve t'ua dërgojë çmendurinë, paralizën ose vdekjen. Është njëra prej hyjneshave të rralla që nuk është martuar kurrë. Ka mbetur hyjneshë virgjër. Që prej kohërave më të lashta ia kanë mveshur dashurinë e pasionuar ndaj gjahut. Artistët e kanë paraqitur si gjahtare me hark dhe shigjeta në shoqëri të kafshëve (luanit, tigrit, mjellmës dhe kaprollit). Pasi që dikur gjahu dhe lufta ishin në lidhje të ngushtë, në disa krahina u bë edhe hyjneshë e luftës. Në Spartë, gjoja se, në kohërat të lashta i kanë ofruar flijime njerëzish, e më vonë para trupores së saj i kanë rrahur me thupra, që ka qenë përgatitje e gjithëmbarshme për vuajtjet, të cilat i kanë pritur në luftë. Si hyjneshë e Hënës ndonjëherë identifikohej me hyjneshën Selena si dhe Apollonin me Heliun.

Profesioni kryesor i Artemidës ishte gjahu. Gjuante vetëm ose në shoqëri të zotërave me të ultë dhe nimfeve. Kur ngopej nga gjahu, shkonte te vëllau i vet në Delfe dhe atje vallëzonte me Karitet ose këndonte me Muzat.

Nga mitet dimë për disa ndërhyrje të saja në fatet e njerëzve. Na e paraqesin si grua më parë zemërguri se sa të meshirëshme. Mbretit të Mikenës, Agamemnonit, p.sh. nuk ka mundur t'ia falë vrasjen e drenushës, për ketë arsye gati ia ka bërë të pamundshme shkuarjen në Trojë. U qetësua vetëm kur mbreti ia flijoi bijën e vet Ifigjeninë. Mizorisht e dënoi Akteonin, gjahtarin teban, kur ky njëherë krejt rastësisht, e sheh tërësisht të zhveshur. E shndërroi në dre dhe u urdhëroi qenëve të vet që ta shkyejnë. Kur njëherë Eneu, mbreti i Kalidonisë pat harruar t'ia afrojë flijimin në tokën e tij e dërgoi derrin e egër të madh, i cili shkatërronte të korrat dhe i vriste njerëzit. Për ta vrarë i është dashur që të bashkohen të gjithë trimat e Kailidonisë, në krye me Meleagrin, djalin e Eneut. Artemida kinëse nga xhelozia e vret gjahtarin e famshëm Orionin. Hakmarrja e saj mbi Nioben, mbretëreshën tebane e cila e ka ofenduar nënën e saj, ka mbetur në kujtesë si proverb. Ndërkaq dimë edhe për rastet kur zbutej me ndjesë ose fljime. Nga tërbimi i saj shpëtoi p.sh. Herakliu, i cili e kishte zënë drenushën e saj të dashur kirenease.

Artemida për grekët ishte ideal i bukurisë femërore. Nga mitet e tyre shihet se nuk ka qenë e detyruair të marre pjesë në ato gara fatëzeza të Herës, Athenës dhe Afroditës, të cilat më në fund shpiejnë deri te lufta trojane. Bukuria e Artemidës nuk ka qenë bukuri e zonjës së lartë, çfarë paraqitej Hera. Nuk ka qenë as bukuria e Athenës dinjitare dhe të mençur, por as bukuria e Afroditës së shastisur, por, si do të thoshin sot bukuria e sportistes çfarë i shohim në fushat sportive dhe pishina. Grekëve të formuar në pikëpamje sportive dhe ushtarakisht me së shumti u ka pëlqye bukuria e Artemidës së tillë. Ngjashëm ka qenë edhe te romakët, të cilët e kanë adhuruar nën emrin Diana.

Grekët Artemiden së pari e kanë paraqitur si hyjneshë me Hënë, kurse pastaj si vajzë me krihë dhe fustan të gjatë (ashtu si edhe të krishterët engjujt). Si hyjneshë të plleshmërisë e paraqitnin me shumë gji dhe, më në fund, si vajzë të thjeshtë hollake, me fustan të shkurtër, me sandale gjahtarësh në këmbë dhe me flokët të qethura shkurtë. Të tillë p.sh., e njohim sipas skulpturës së famshme të Artemidës së Versajit, kopjes romake të veprës së Leharit nga gjysma e dytë e shek. IV para e.s. (që sot gjendet në Luvër të Parisit), pandanit të Apollonit të Belvederës (që sot gejndet në Muzeun e Vatikanit). Shtatore shumë e bukur Artemida si hyjneshë e gjahut, kopja romake origjinale helenistike e shekullit III-II para e.s. gjendet në Muzeun Kombëtar të Napolit. Poashtu janë ruajtur disa kopje dhe imitacione të shtatoreve arkaike nga Azia e Vogël që e paraqesin Artemidën si hyjneshë të plleshmërisë së Ortigisë. Një skulpturë të tillë e kanë zbuluar në Efez arkeologët austriakë pas Luftës së Dytë Botërore. Një statujë tjetër është në mesin e zbulimeve të para arkeologjike të kohës së re, dhe e ka zbuluar në mesin e shek. XVIII gjenerali Alcubierre (Alkubjera), kur me ndihmën e eksplozivit të barutit të pushkës e çau mbulesën e lavës e cila ishte shtrirë në Pompeje. Artemida i kishte flokët e praruara (me ari të pastër), fustanin blu të qelët me kindin e kuq, rripat e sandaleve me ngjyrë të verdhë dhe trandafili, thonjët me ngjyrë karmini dhe buzët me ngjyrë të kuqe të qelët (në ton të cilin bjondinet i përdorin edhe sot me sukses. Gjetja e kësaj truporje, gjegjësisht të torzos së saj, është njëra prej dëshmive të para se grekët i kanë ngjyrosur veprat skulpturale të tyre. Pikturat e Artemidës në vaza janë ruajtur poashtu mjaft. Njëra prej më të lashtave është Artemida me drerin nga ujëdhesa e Delosit, siç duket nga gjysma e parë e shek. VII, para e.s. (dhe që sot gjendet në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Athinë). Në mesin e pikturave më të famshme konsiderohet Artemida dhe Paridi i Duridit përafësisht i vitit 490 para e.s. (dhe sot gjendet në Luvër të Parisit).

Në mesin e disa veprave të vlef shme artistike të plastikës së imtë, me siguri më e njohura, është dorëza prej bronze në të cilen paraqitet Artemida me qentë, e shk. I para e.s. dhe që sot gjendet në Muzeun Popullor të Lublanës.

Artistët e kohës së re Artemidën e paraqesin me të njëjtin interes sikurse edhe ata të antikës. Prej veprave skulpturale le t'i përmendim së paku tri Diana: Jean Goujon (Zhan Guzhoni) me siguri e vitit 1550 që sot gejndet në Luvër të Paristi, Jean Antoine Houdonit (Zhan Antoan Hudonit) e vitit 1776 poashtu në Luvër dhe e Louis Glaude Vassea (Luj Klod Vas) në Sansouci (Sansusi) të Potsdamit).

Prej veprave pikturale duhet veçmas përmendur Akteonin dhe Artemidën e Domenico Venezianit (Domeniko Venecianit), me siguri e vitit 1445-1450, Artemidën dhe Akteonin dhe Dënimin e Akteonit e Ticianit prej vitit 1559-1560, që gjendet në Bridgevvater House (Brixhvoter Haus) dhe në Galerinë Kombëtare në Londër). Artemidën me Akteonin e Jan Breughelit plak (e kohës pas vitit 1600 dhe gjendet në Galerinë Kombëtare të Parisit), Dianën dhe nimfën e Domenico Domenichinit (Domeniko Domenikinit) përafërsisht e vitit 1610 (dhe gjendet në (Villa Borgese në Romë). Kthimin e Dianës nga gjuetia dhe Dianen e Kalisten e Pjetër Pol Rubensit, siç duket e vitit 1615-1617 dhe që sot (gjendet në Prado të Madridit), Dianën pas larjes e François Boucherdit (Fransoa Busherit) siç duket e vitiit 1742 (dhe sot gjendët në Luvër të Parisit) dhe Dianën Ogyst Renoarit, përafërsisht e vitit 1900 dhe sot gejndet në Muzeun Metropolitan në Nju Jofk. Piktura e famshme Diana si gjahtar në mesin e nimfave e Paris Bordoneut (përafrësisht e vitit 1560) është djegur me rastin e bombardimit të Drezdenit më 1945. As në regjistrimin më të shkurtër nuk mund të mos përmendet Diana e Jan Zërzavogut, e vitit 1913.

Grekët Artemidës i kanë kushtuar tempujt dhe shenjtnoret madhështore, në mesin e tyre në Brauron, në Atikë, në Delos, në Spartë, në Magnezij, në Sardë, në Lidi e gjetiu. Vendin e dedikuar e ka pasur edhe në Akropolin e Athinës. Në Romë ia kanë ndërtuar tempullin në Aventin. Ka pasur tempullin në Afrikë, ku e kanë adhuruar sidomos gratë si Diamen Nemorenzis, por prej të gjithave më së shumti është dalluar tempulli i Artemidës në Efez, mrekullia e tretë prej shtatë mrekullive të botës". E kanë ndërtuar efezasit pranë tempullit të vjetër të hyjneshës së plleshmërisë së Karisë, të cilën e kanë idenitifiikuar me Artemidën. Ndërtimi i këtij tempulli filloi në mesin e shek. VI para e.s., kurse e kanë ndërtuar Herzifroni dhe Metageni, arkitektët kreatas. Ndërtimi u krye pas njëqind e njëzet vjetësh dhe e kanë përfunduar Peoni dhe Demetri nga Efezi. Në vitin 356 para e.s. këtë tempull e ka djegur Herostrati, kurse në vitin 334 para e.s. e rindërton Aleksandri i Madh sipas projektit të arkitektit Deinokrat. Planimetria e tempullit ka qenë 110 x 55 m. dhe e rethonin dy rende shtylla të mermerit, të gajta 18 m. Statujën në tempull e ka punuar Praksiteli. Ky është edhe tempulli i parë i ndërtuar në stilin jonik dhe u bë model për të tjerët. Më se 500 vjet ka shëndritur „në bukurinë dhe luksin e pakalueshëm", siç e theksonin këtë njëzërit shkrimtarët antikë. Më në fund u rrënua si viktimë e gotëve, pastaj nga tërmeti dhe me ediktin e perandorit Teodoz në vitin 389 para e.s. kundër tempujve pagan. Perandori Justinian urdhëroi që një pjesë e gërmadhave të tij të dërgohen në Konstantinopol (sot Stambolli) për ndërtimin e tempullit të "Mençurisë Hyjnore" (Aja Sofia, më vonë xhami). Mbeturinat e pakta të këtij tempulli të Artemidës i zbuloi J. T. Woodi (Vudi), arkeologu britanik. Ndër të tjera ka gjetur edhe pjesën e shtyllës dekoruese, që ia ka falur Krezi, mbreti i Lidisë (dhe që sot gjëndet në Muzeun Britanik në Londër).

Dërguar nga VALENTIN BATALAKU-Slloveni
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perendesha Artemis

Mesazh nga Anakonda prej Wed 1 Feb 2012 - 4:14

E prandaj e paske vene kete emer ti,apo per dicka tjeter.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perendesha Artemis

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi