Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Ajo që na ka mbetur nga Migjeni

Shko poshtë

Ajo që na ka mbetur nga Migjeni

Mesazh nga WebMaster prej Fri 30 Dec 2011 - 22:54

Nga: Ben Andoni

Po afrohet kremtimi i 100 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur dhe pak gjëra duken në horizont se po mendohen për ti bërë një përkujtim që e meriton. Njerëzit që punuan ndër vite për të dhe monografitë, paçka meritave, nuk na lanë as edhe ditën e saktë të lindjes, ndërsa në qytetin e tij pothuaj është i harruar. Për fat, Migjenin, se ka tradhtuar vendi i pamasë që ka tek lexuesit e tij në Shqipëri dhe kudo...E a është e mjaftë kjo?!

Nuk e di, por gjithnjë kur kalojmë nga Vau i Dejës për në Shkodër në rrugën e këndshme që i afrohet Kirit, zakonisht të zbrazur, është e pamundur që edhe instinktivisht të mos i çosh sytë atje tutje, ku në një shpat janë të vendosur njerëzit më të nderuar të Shkodrës. Anipse, emri i vjetër Varrezat e Dëshmorëve s"ka vend, sepse shkodranët e kanë të frikshme t'u përmendësh dëshmorët e Luftës së Dytë Botërore. Janë antikomunistë edhe pse ishin nga të parët që e mbollën farën e saj në jetën sociale shqiptare. Sodit, në varreza janë bashkë heronj, patriotë, shkrimtarë, politikanë. Të nderuar. Ç"ti bësh, që dikush "gaboi" dhe me ta ngatërroi edhe cazë si Migjeni. Bash atje, në rreshtin e sipërm të varreve, në një cep bën gjumin e pasosur Migjeni, mes Luigj Gurakuqit dhe Pashko Vasës. Pranë, në këtë ditë të çmendur gushti, njësoj tre punonjës të mirëmbajtjes komunale, kanë gjendur pak rehati në hijen e një peme që ngrihet sak mbi varrin e Gurakuqit...
"Shyqyr, që s"i ngacmojnë më!", i them burrit në vend të përshëndetjes, që më ndjek me vështrim i habitur, ndërsa gratë ngrihen e shkojnë dhe fillojnë të punojnë. "Po, kena tash marrë autoritetin ndërmarrja jone dhe kujdesena". Kujtoj shumë vite më parë mermerin e thyer të varrit të tij, ashtu si pak më larg varrit të tij, është një varr i një heroi ende i dëmtuar. Vërtetë, varri i tij është i pastër. Asgjë të veçantë s"ka mbi varrin e tij, përveç emrit dhe datave të lindje-vdekjes. Më mbesin sytë aty, sepse ka pasur një debat në lidhje me ditë-lindjen e tij. Pas disa fotove zbresim të relaksuar që nuk e gjejmë të prishur varrin, ndërsa përballë qëndron prej pak vitesh Kompleksi strukturor i "Heronjve të Vigut", vendosur në mënyrën më të papërshtatshme të mundshme. Dikush ka shënuar diçka si kot. Nga pranë vjen era e papërballueshme e plehrave të qytetit, shenja e nderimit të vërtetë të autoriteteve shkodrane për ikonat e tyre!! Duken si të pashtëpi edhe pesë idealistët që i prenë në besë në të njëzetat e tyre. Si për një ironi të fatit, edhe Migjeni nuk ka një shtëpi. Ajo që është në Shkodër u mor nga pronarët e vërtetë dhe tash është Kuvend murgeshash! E fundit, ishte dhomëza nga ku e nxorën të vdekur në Torino, duke u gdhirë 27 gushti i vitit 1938. Largohemi. Disa skamnorë, që mbledhin mbijetesën mes plehrave duke rrëmuar, nuk u bëjmë asfare përshtypje. Çfarë mjerimi?! Si një vegim nga tutje, të përqaset një letër e tij e fundit: "Kam shërbye për pesë vjet si mësues i detyrës nëpër malësitë e Veriut, ku jeta e vështirë e atyne viseve ma rrënuen në këtë mënyrë shëndetin dhe lumturinë e jeme personale." Ikim. Punëtorët qetësohen. Sërish zenë hijen, të patrazuar.

Emancipimi
Në fakt i patrazuar është edhe Migjeni, atje ku ndodhet. Ose të paktën duhet të jetë. Në një sens cinik, mund të kujtojmë se në vitet e fundit sëmundja ia keqësoi aq shumë jetën saqë edhe vdekja quhej zgjidhje, ndërsa, po aq në mënyrë cinike duhet të kujtojmë se i shpëtoi pushkatimit, që besoj se s"do t'ia kursenin komunistët dhe lukunia e pseudove. Njësoj duhet të ndjehet edhe Luigj Gurakuqi, i cili u vra nga kushëriri i parë në Bari, i varfër dhe me shpresat e humbura se vendi i tij do mund të të funksiononte njëherë si duhet. Pashko Vasa, më menjanë, në qetësinë e tij të përkorë dhe i veçuar nga gjërat e vogla të Shqipërisë, duket se pati më fat në Libanin e largët. Vetëm se nga të tre vetëm Migjeni duket se e përcolli mllefin që e mbante thellë:"Unë jam pa moral. Konceptimi im menduer- mos me thanë ideologjik- nuk pajtohet me moralin, të cilin mue kjo shoqni ma imponon. Por unë e marr moralin e saj për sy e faqe, n"sa mbrapa unë ia loz lojën kur të due. Kështu si unë ia lozin lojën shoqnis" me qindra vetë në vendin tonë". Ky njeriu u përpoq të emanciponte duke e bërë këtë fillimisht me veten e tij. A ka qenë e lehtë? Asfare. Sot e kësaj dite, shumë nga bashkëqytetarët e përflasin. "Aj, çfar mund t'i thush robit, qi ka shku me kushuninën e tij?",-më thotë një fjalaman, që mundohet të më tregojë si ja ka ënda historinë e Migjenit. Emancipimi i Migjen-it e tejkaloi fushën letrare dhe u shtri deri në pjesën sociale. Interesat e tij të gjithanshme teorike, gjykimi i lirë, por më shumë akoma talenti për t'i hedhur në letër, ndikoi që ai jo vetëm t'i hiqte "bragashat", por tu kujtonte dhe bashkëqytetarëve të tij sesi mund të vepronin po të pyesnin thjesht ndërgjegjen e tyre. "Në letërsinë e shekullit XX "bragashat" qenë të lidhura kryesisht me dukuri nga më të larmishmet të fushës psikoerotike, - abrracione seksuale, ambiguitete erotike, të cilat tradicionalisht i janë nënshtruar një sërë skemash, stereotipish, janë veshur me një aureolë misteri, mëkati, gjërash të pathëna ose të thëna përgjysmë", thotë studiuesi i letërsisë Aurel Plasari. Migjeni e përshkoi i vetëm këtë rrugë duke marrë parasysh qytetin ku jetonte. Te "Studenti në shtëpi", e cila mbahet si një nga kryeveprat e tij paraqitet deri situata incestuoze. Është edhe sot e tepruar, por ai mëton që ta fusë në veprën e tij, mbase kjo e bën që të ecë shumë në territor të panjohur "atëherë ndjejshin praninë e gjasë së tretë, të huej, deri atëherë të panjoftun për trupnat e tyne, por që tash, në nxehtësinë e dyshekut, ngjallej, rritej...". A thua se nuk e di: "Pse skllavët e dokeve, të zakoneve, të ligjeve të trashigueme me shekuj, skllavët e thashethanjeve, ku mund ta kuptojnë se mund të dashunohet edhe nji kushrinë", e kthen vetë përgjigjen.

Në Shkodër
...Kur mbërrijmë në Shkodër, vapa ndjehet dyfish. Qytetit i ka mbetur ai kaosi i natyrshëm i qarkullimit, që duket se shkon më së miri me karakterin e vërtetë të qytetarëve të saj. Te hotel "Koloseo", në qendër të qytetit, fill pas tij, gjendet ish-shtëpia e Migjenit. Në fakt ish-shtëpia, që tash është kthyer për ironi të fatit në Shtëpi murgeshash. Pas "90, nuk donte më t'ia dinte askush se ajo që dikur kish qenë vendi ku kish banuar Migjeni, do të transformohej. Cinizmi nuk ndalet. Nuk ka as edhe një pllakat ta kujtojë qoftë aty por as edhe fare afër se ka jetuar këtu. "Kush po çan kryt sa ka shtëpi Migjeni ktu. Leqë s"ka qenë shtëpia e tij fare", më thotë një banor, që sapo ka hyrë rrugicës më biçikletën për dore. Është e dyta herë që e fotografoj shtëpinë brenda ditës. S"ia kuptoj armiqësinë. "E megjithatë këtu ka banuar", i them. "Aj po na e tregon ti. Ku ka pas shtëpi. Një jerevi, do ket pas ktu pari"...Burri largohet dhe nga ajo fytyra e mirë e momentit më lë bashkë me fjalët egërsinë. Kthehem dhe po të përshkosh 250 metra në një vend ku dikur niseshin furgonat para Teatrit të qytetit me emrin e tij, gjendet sërish busti i Migjenit. Për fat, drejtori i tashëm i Teatrit, jo vetëm e ka restauruar, por i ka ndërruar vendin dhe madje e ka futur në sheshin e institucionit. Njeriu, që dikur njihej edhe si biznesmeni i prodhimit të maskave, Edmond Angoni s"ka hezituar, për t'ia rehabilituar bustin. "Asht gjirokastrit, se me ken i vendit, kurrgja s"kish me ba", më thotë një mësues. Mbase Migjeni nuk shkroi drama ose gjëra që lidheshin me dramën, por nderimin për të e përçuan këtu. "Kujdes se ta po këput mish, më thotë dikush kur më shikon që nga hekurat mundohem të fotografoj bustin e Migjenit. Aty e ke s"ka ku me shku". Jo vërtetë, s"ka ku të shkojë. I buzëqesh, thjesht që të më lërë rehat. Kjo është dëshmia e vetme në natyrë, mbetur në qytet. Në Muzeun e qytetit, Besi Bekteshi, punonjësi i arkivit dhe një publicist interesant, ruan me fanatizëm trashëgiminë materiale të tij. I shmanget disi debatit se pse bashkëqytetarët e tij, e kanë kaq zët, por një moment më thotë prerë: Ata që njohin letërsinë e dinë se çfarë është Migjeni. Pak ditë më parë ka bërë një shkrim mjaft interesant në lidhje me ditën e lindjes së Migjenit. Është vërtetë vitit 1911 apo më parë. Një vit më vonë, apo dy vjet më parë. Kam frikë se asnjëherë s"do ta marrim vesh. Migjeni, sipas dokumenteve, që ai na i nxjerr përpara, është me katër data. "Një nga problemet e mëdha që kanë dalë në përcaktim të datës së lindjes së tij, është se ka lindur në Shkodër e duke qenë një ortodoks, ai është regjistruar edhe në regjistrat fetarë sipas kalendarit ortodoks kishtar. Por, pavarësisht kësaj, në një pjesë të rëndësishme të dokumentacionit të Migjenit ka mospërputhje të rëndësishme", thotë Besi, që e ka përshkruar me skrupulozitet ngatërresën e datave. Po kur ka lindur në të vërtetë?-i them, ndërsa bisedojmë poshtë një kuadri të jashtëzakonshëm të Idromenos. Ngre supet. Për këtë studiuesit nuk na ndijnë dot. Ata që e njohën direkt kanë vdekur prej kohësh pa u kujdesuar për këto gjëra të vogla. Po ku ta dish edhe Migjeni vetë, se ka ditur këtë hollësi. Punonjësi i devotshëm, na premton që do të na tregojë në një të ardhme dhe objektet e tij, por kjo sa e vërtetë do të jetë, mbetet që të presim. Gjithsesi, pak ditë më vonë, brenda premtimit të tij, Besi, sjell disa nga fotot e objekteve të mbetura: Një stilograf, një shah, pasaportat dhe disa fotografi shoqërore. Këto janë të vetmet gjëra, që kemi në dispozicion, për një njeri që jetoi shumë afër kohës sonë dhe dëshmive të saj. Mbase edhe këtë harresë, që do përçonte vdekja e tij, duhet ta ketë ditur, autori i njohur.

Fundi
Për mbase të kuptuar gjendjen e Migjenit, mund t'i referohesh letrës së fundit, që ka shkruar me dorën e tij: "Kam shërbye për pesë vjet si mësues i detyrës nëpër malësitë e Veriut, ku jeta e vështirë e atyne viseve ma rrënuen në këtë mënyrë shëndetin dhe lumturinë e jeme personale." "Shkodra, dashnorja e shekujve", në përcaktimin e Migjenit, u tregua e paqetë me poetin e saj. Tash, e ka lënë pa shtëpi, ose një pllakat të paktën që ta kujtonte; me asnjë nderim publik në qytet pas viteve "90; pa asnjë përcaktim të drejtë të veprës së tij dhe pa shumë e shumë gjëra të tjera...që do t'i meritonte edhe në këtë periudhë poeti. Në një intervistë të At Zef Pëllumbit, kujtoj fjalët që më ka thënë meshtari plak, kur një moment At Fishtës i thonë me tallje klerikët se djali i Gjoshit (i Ati i Migjenit) po shkruan poezi. "Lenieni se asht i talentuar. Me koh do t'i vinë mendt"".
Migjenit i erdhi mëndja, por jo klerit, që mundohet indirekt ta fshehë figurën e tij. Kohë më parë, artikullshkrues afër me klerin u treguan të ashpër me të, paçka se edhe në të vdekur, s"mund t'i bënin dot gjë. Zoti për të ishte thjesht një gjigant me grushta graniti, që të vetmen gjë që bën është të dërrmojë vullnetet e njerëzve. "Mos prit, t"thot dikush ndonji fjal aq t"mirë për të. Edhe sot ai e dredh klerin dhe ia tregon gjanat n"surrat", më thotë mësuesi, që s"do t'ia përmend emrin. Si ai ka shumë. Të gjithë e thonë por askush nuk e pranon me zë. Dy poezitë e tij, fillimisht të censuruara, "Parathënia e parathënieve" dhe "Blasfemi", gjithmonë do të na mahnisin me guximin e tyre. E njeriu nuk e di: /A asht zoti pjella e tij/apo ai-vetë pjella e zotit,/por e shef se asht kot i kotit/me mendue mbi një idhull/që nuk u përgjigj./Dhe tash s"po dihet ma kush asht zot e kush njeri./ Kurse, studiuesi Robert Elsie e pa dhe më ndryshe. Ai do ta përkufizonte në një farë mënyre ndryshe duke ditur realitetin e tij:"Duke qenë edhe me prejardhje sllave, ai nuk u mbyll brenda kufijve nacionalistë, por do të bëhej një nga shkrimtarët e paktë shqiptarë, që do të lidhte dy anët e hendekut kulturor, i cili ndante dhe po i ndan shqiptarët dhe serbët".
...
Pak do ketë bërë përshtypje vdekja e Migjenit në qytetin e tij. "Zyrtarisht vdekja e Migjenit merret vesh vetëm një muaj më vonë, më 29 shtator 1938, me letra ku nuk mungojnë pasaktësitë, neglizhencat...aq të zakonshme në burokracinë dhe injorancën e shtetit...ndërsa vetë Inspektoria e Arsimit në Shkodër e merr vesh krejt privatisht vdekjen e tij", thotë Rinush Idrizi në monografinë kushtuar poetit. Këtu ishte fundi dhe po kaq dhe fundi i të gjithave. Migjeni do mbahej i gjallë falë talentit të tij dhe pak gjërave që la trashëgimi.
...
Zhgënjimi, që nuk gjej shumë gjëra materiale të tij më lodh. A thua do të bëhet diçka në 100 vjetorin e ditëlindjes së tij? A do mundet Ministria e Kulturës në çmimet e saj të përvitshme kulturore, t'i gjejë një çmim nderimi? A do mundet qyteti i tij ta vlerësojë si duhet? A do kujtohet dikush ta ngjis si duhet në panteonin e qytetit? Të gjitha më ngatërrohen dhe pak nga pak dhe avullojnë bashkë me vapën që çliron asfalti në drejtim të Parkut arkeologjik të qytetit. Janë fare edhe pak javë nga ky afat, për të treguar sesa e emancipuar është shoqëria shqiptare. Verë e çmendur e vitit 2011.




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ajo që na ka mbetur nga Migjeni

Mesazh nga lilars prej Mon 27 Aug 2012 - 3:53

Shuteriqi ka shkruar per Migjenin: Vdekja e beri te pavdekshem.

lilars
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/08/2012
Mosha Mosha : 62

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ajo që na ka mbetur nga Migjeni

Mesazh nga WebMaster prej Mon 27 Aug 2012 - 4:05

Lilars Mire se erdhe do kisha shum deshire ti lexoja shkrimet e kesaj qe thua nese ke mundesine ti sjellesh edhe ti postosh ketu kenaqesia jon ti lexojme .




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ajo që na ka mbetur nga Migjeni

Mesazh nga Anakonda prej Wed 26 Sep 2012 - 17:30

E migjeni i shkret...ishte i mir por ce do se ishte shum i ri kur vdiq i ndjeri...
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ajo që na ka mbetur nga Migjeni

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi