Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Art e çmenduri...

Shko poshtë

Art e çmenduri...

Mesazh nga Aяtємιѕα prej Tue 24 Jan 2012 - 12:07

“Arti ka nevojë o për vetminë, o për mizerien, o për pasionin. Eshte një lule shkëmbi që kërkon erën e fortë e terrenin e ashpër”-shkruan Alexandër Dumas.

Në historinë e artit nuk janë të pakët emrat e artistëve që të konsideruar gjeni në shprehite e tyre krijuese, kanë kaluar një pjesë të jetës në klinika psikiatrike e në raste eskstreme me nje fund dramatik të ekzistencës së tyre.

Eshtë një fill që i lidh këta artistë; gjenialiteti i forcës së tyre krijuese e ndjeshmëria e vecantë ndaj ekzistencës e problematikës njerëzore. Si rrjedh e krizave të thellave që personaliteti i secilit shfaqi u zbuluan aspektet më originale, më geniale, më unike të shpirtit të tyre krijues, magjia e të cilave ka mbushur faqet e Historisë së Artit.

Ekzistojnë artistë që pikturojnë atë c’ka shohin, të tjerë pikturojnë atë c’ka kujtojnë e të tjere akoma atë c’ka imagjinojnë. T’i afrohesh një vepre arti, ta shikosh atë, vëzhgosh, perceptosh, kuptosh apo ta vlerësosh implikon përfshirjen e mjaft strukturave cerebrale e aktivizimin e një sërë mekanizmash specifik që nisen nga funksionet bazë të perceptimeve vizive e deri në eksperiencën estetike e emocionale. Stimujt viziv, real apo të evokuar nga memoria që kanë eksituar sistemin nervoz të artistit në momentin e krijimit të veprës së artit, e të transformuar nga dora e tij në ngjyra e forma, stimulojnë dhe sistemin nervor të cilitdo që e observon. Vepra e artit duhet të ndez në trurin e vëzhguesit pothuajse të njëta ndjenja e emocione të pranishme dikur në trurin e artistit. “

“Vepra e artit është gjithnjë një konfesion”- thotë kritiku italian Umberto Ecco. E një vepër arti lind pikërisht nga kombinimi i asaj c’ka artisti thith vizivisht dhe e interpreton në castin që i komunikohet nga bota e jashtme. Në romanticizëm artistët shprehen ndjenjat e tyre, emocionet duke i dhënë fund përdorimit të artit si një frymëzim nga bota antike e fetare. Qe ky momenti kur figura e tyre u kthye në atë të një individi vecanërisht të ndjeshëm, në limit me cmëndurinë, që në art gjen mënyrën shprehëse të një bote fantastike e iracionale e cila i lejon të evitoj pikëisht këtë cmënduri. Nis keshtu krahasimi i gjenialitetit me cmëndurinë, shumë artistë në personalitetin e tyre original gjejnë në art një kanal shprehës të pazëvendësueshëm për ekzistencën e tyre komunikuese e “cliruese” të atij materiali psikologjik të lëmshëzuar, ecentrik e misterioz që qënia e tyre përmban. Ekziston tek artisti që kanë nevojë për të shprehur një botë të ndryshme nga ajo që jetojmë, një dëshirë për të pushtuar horizonte të pakufishme. Në imagjinatën kolektive artisti shpesh zë vendin e një personi jo te zakonshëm, iracional në një kufi ekstremisht të hollë me të cmendurin. Në historinë e artit nuk janë të pakët emrat e artistëve që të konsideruar gjeni ne krijmtarine e tyre shprehëse, kanë kaluar një pjesë të jetës në klinika psikiatrike e në raste eskstreme me nje fund dramatik të ekzistencës së tyre. Disa prej piktorëve të mëdhenj vuanin nga semundje mendore të rënda si skizofrenia e sintoma maniako-depresive.

A është e mundur të shikohet tek cmenduria origjina e gjeniut? Apo gjeniu për tu manifestuar duhet të ketë forcën e cmëndurisë? Cmënduria shpesh është konsideruar në raport të ngushtë me artin, pasi ky i fundit në variantet e tij sidomos për atë që nuk është ekspert mund të shfaqet pak i kuptueshëm e deri në limitin e mos konsiderimit të tij si art.Shembulli më ekstrem e më i njohur në lidhjen e artit me cmëndurinë është Vincent Van Gogh (1853-1890). Ekziston një leteraturë e larmishme psikologjike që e shjellin këtë artist një talent të fshehur , misterioz , kompleks, inkoshient për jeten e tij materiale e plotësisht i kthjellët në art. Natyra e sëmundjes së Van Gogh manifestohet para moshës tridhjetë vjecare e u bë objekt i nje sërë rikonstruksionesh e interpretimesh diagnostike te ngritura mbi bazën e një sërë letrash që ky artist i dërgonte vellait te tij Theo. Ne shume prej tyre Van Gogh e pershkuan vetveten si një “të cmendur epileptik…” . Si mjaft artiste të asaj epoke (Manet, Degas, Toulouse-Lautrec), ai bëhet dhe frekuentues i një pije alkolike “assenzio”(perzierja e nje perqindje te madhe alkoli me Artemisia absinthium), absolutisht toksike e mjaft popullore në Francën e asaj epoke. Miku i Van Gogh piktori Paul Signac, e përshkruan kështu një nga episodet e momenteve te fundit të jetës së këtij artisti “…tërë ditën më kish folur per pikturen, letërsinë e socializmin, në darkë ishte pak i lodhur e donte të pinte tërë esencën e trementinës (vaj i përdorur në pikturë) që ndodhej mbi tavolinën e dhomës së tij”.

Bota artistike po i kushton një vëmëndje të vecantë lajmit të ardhur pak kohë më parë nga jeta e Van Gogh, i cili vë ne pikëpyetje legjendën sipas të cilës Vincent në një moment cmendurie pret veshin e tij të majtë pasi i prishte profilin e një autoporteti që po realizonte, më pas veshin e prerë ia dhuron një prostitute që frekuentonte. Deri më sot gjithë bota i ka besuar këtij versionin, por që pikërisht këto ditë është hedhur poshtë nga dy studiues gjermanw Hans Kaufmann e Rita Wildegans. Këta të fundit pas nje analize të detajuar historike të ngjarjes, kanë arritur të vertëtojnë se qe pikërisht miku i tij piktori francez Paul Gauguin, i cili ia këput veshin me goditjen e nje shpate. Në esenë e tyre të titulluar “Veshi i Van Gogut e pakti i heshtjes“ me anë të dokumentacionit të asaj kohe, studiuesit gjermanë mundohen të vertetojnw se dy piktorët janë grindur o per cështje arti o për një grua, duke i cuar në një duel të hapur që perfundon me prerjen e veshit te Van Gogh-ut e me arratisjen e Paul Gauguin. Mosdenoncimi i Gauguin nga miku i tij është quajtur nga dy studiuesit “pakti i heshjtes” , vërtetësia e të cilit lëkundet nga dokumentacioni i spitalit psikiatrik San Remy, ku piktori hollandez u shtrua e sipas verbaleve të doktor Peyron veshin e majte Vincent Van Gogh-u e kish prere me duart e tij. Po t’i besojmë kësaj hipoteze , pra versionit legjendar te ngjarjes, veshi i prerë si sakrificë e një perfeksioni artistik është vetëm frut i një cmendurie depresive në art. Autoporteti i tij i vitit 1898 me kokën e fashuar në veshin e majtë vetëm pak muaj para se të vetëvritej është dëshmitar i depresionin të thellë që po kalonte piktori hollandez. Ky gjest qe sintoma e një cmendurie fillestare e që aq shumë është folur e shkruar.Edvard Munch (1863-1944), piktori norvegjez me veprën e tij të famshme “Ulërima” duket sikur do të shpalos ankthin me origjinë patalogjike që qwnia e tij përmban. Fjalët e mëposhtme të shkruara nga Munch për të përshkruar këtë pikturw japin idenë e atij sensazioni të fortë që ky artist ka provuar teksa realizonte veprën.

“… një ditë po kaloja në nje shteg, nga njëra anë qe qyteti e nga ana tjetër një fjord, isha i lodhur, i sëmurë. Ndaloj e shikoj nga larg fjorden, dielli po perëndonte e retë ishin lyer me një të kuqe gjaku, ndjej se ulërima po kapërcente natyrën , madje e dëgjoj. Pikturoj këtw kuadër, pikturoj retë si një gjak i vërtetë. Ngjyrat po ulërinin…”.

Kjo pikture është pjesë e një sërë veprash të titulluara nga vetë autori si “zbukurimet e jetës” e prezanton qëllimin kryesor funksional të veprës së tij: vepra duhet të reagojë në shpirtin e kujtdo qe e vëzhgon, pasi është shprehje direkte e shpirtit të atij që e krijoi.

Krijmtaria e Munch pohon kritikën e tij mbi problematikën e jetës e të vdekjes. I influencuar nga filozofi Nietzche e shkrimtari Strindberg ai pati një vizion pesimist mbi shoqërinë e botën e “Ulërima” kthehet në simbol të preokupimeve, turbullimeve angoshante të një shekulli të tërë. Mbi veprën e tij më te famshme Munch do te shprehej “… vëtëm një i cmëndur mund ta pikturonte…”.Francisco Goya (1746-1828) vuante nga enceofalotopia e ardhur si rrjedhë e infektimit nga plumbi, element i pranishëm në pigmentet e ngjyrave të asaj epoke, gjë që i provokon një shurdhim e një alternim të personalitetit. Kjo sëmundje pengon cdo aktivitet të tij duke i shkaktuar një depresion tw thellë. Inkube figurash popullojnë veprat e tij. Një nga më shprehëset e problematikës psikologjike të Goya-s është “Crono (figurë mitologjike greke) ha fëmijët e tij”. Goya pikturon këtë monstër me ngjyra të errëta gri e në trupin e femijës spikat ngjyra e kuqe e gjakut. Skena terrorizuese është shprehje e një atmosfere të tmerrshme.

Deformimet e fytyrave, pamjet e frikësuara , nervoze u bënë shprehje të sëmundjes nervore të piktorit belg James Ensor (1860-1949). Veprat e këtij artisti mbushen me figura të tilla për të arritur kulmin në veprën e konsideruar dhe si kryevepra e tin “Hyrja e Krishtit në Bruksel”. Figurat e cuditshme të kësaj pikture mund të jenë frut i vizioneve të tij që në të njëjtën kohe të japin impresionin e një fuqie mbinatyrale. Dhe një herë tjetër kufiri i problematikës patologjike midis realitetit e iluzionit shuhet duke u bërë gjithnjë e më i padukshëm.

Depresioni në të cilin ra Michelangelo (1475-1564) qe me origjinë psiqike. Në veprën e tij “Gjykim universal” duke pikturuar fytyrën e San Bartolemeut që i demostron gjykatësit thikën e tij, artisti nuk bën gjë tjetwr vecse sjell një autoportret të dhimbshëm të tij.

Emblema e gjeniu të mallkuar të shekullit të kaluar Jackson Pollock kalon gjithë jetën e tij në rrugën e shkatërrimit, mbi njw parabol ekstreme të konsumuar nga alkoli e psikoilacet me kulmin në njw aksident rrugor më 1956 e që i merr jetën vetem nw moshwn 44 vjecare. Jackson Pollock formohet si artistë në Art Students Legaue të New Yorkut. Embrioni i gjeniut ishte i mbjellur mirë, por rruga e famës ishte e penguar nga problemet e vazhdueshme me alkolin e që pwrpiqej ti zgjidhte me kurime mjeksore te pafundme. Mbretëresha e skenës artistike të New Yorkut trashëgimtarja e pasur Peggy Guggenheim teksa vezhgon veprat e tij do të shprehej “…ky njeri ka preobleme serioze , e sigurisht qe piktura nuk është një nga ato”.Louis Wain , artisti që pikturonte macet. Ai konsiderohej nje subjekt i cuditshëm e në të njëjtën kohe mjaft tërheqës, ecentrik, i dhunshëm e agresiv deri në shtrimin e tij në Mental Hospital të Sprigfieldit. Me kalimin e kohës Wain bëhet gjithnjë e më shumë psikopatiko por vazhdon të pikturojë kryevepra.

Francio Bacon (1909-1992) “…jam bërë piktor për të qënë i dashur nga të tjerët…” deklaron ai dy muaj para se të vdiste. Homosesksualiteti i tij i papranuar nga familja, vuatja në një lidhje dashurie mazokiste c’orientuan mjaft ekulibrin e tij psikologjik. Forma të deformuara trupash, fytyrash, shprehje të dhimbshme , torturuese, abstrakte karakterizonin figurat e veprave të tij , të paarritshme në origjinalitet e në mjeshtëri stili.
Jean Michel Basquiant (1960-1988). Një ekzistencë e shkurtër jete me intesitetin e një rinie të turbulltë, me shqetësime psiqike , me problematikën e një të droguari. Keto cuan në shfrytezimin maksimal të veprës së tij nga merkata e artit e nga idhulli i tij Andy Warhol. Pas makinës së fuqishme të marketingut merr fund historia e një personaliteti në konflikt të përhershëm e të thellë me vetveten, me problemet e identitetit të një djali që lufton me fantazmat e origjinës së tij afroamerikane e me hijet e miqësisw së tij me Andy Warhol. Basquiant u bë shprehja e një momenti historik të merkatës së artit e simboli i nië boom-i ekonomik të saj.Mark Rothko. (1903-1970) “…e pranova këtë detyrë si një sfidë, i armatosur me tërë keqësinë e duke shpresuar të pikturojë dicka që prish oreksin e cdo biri s*** qe hyn në ate sallë për të ngrënë…”- do të shprehej ai duke ia dedikuar këto rreshta pasnikëve bastard të New Yorkut.Vuajtja ndaj një bote që nuk njihte e thelloi gjëndjen e tij depressive që arriti kulmin me vetvrasjen në studion e tij të New Yorkut.

E lista do të vazhdonte me emra te tillë si Joseph Beuys Gustave Klimt ,Lorenzo Viani, Ernst Ludwig Kirchner, Sandro Botticelli, Meret Oppenheim ,Boccioni, etj.

Eshtë një fill që i lidh kwta artistë, gjenialiteti i forcës së tyre krijuese e ndjeshmëria e vecantë ndaj ekzistencës e problematikës njerëzore. Si rrjedh e krizave të thellave që personaliteti i secilit shfaqi u zbuluan aspektet më originale, më geniale, më unike të shpirtit tw tyre krijues, magjia e tw cIlave ka mbushur faqet e Historisw sw Artit.



“Artisti është krijuesi i gjërave të bukura…. Të zbulosh artin pa zbuluar artistin është fundi i i artit –shkruan OscaR Wilde. Shkrirja e artit me cmëndurinë është një funksion tërësisht I pranueshëm në të gjitha disiplinat e tij.
(Publik)
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Art e çmenduri...

Mesazh nga Emona prej Tue 24 Jan 2012 - 12:30

Arti i frikshem ne shikim te pare...kush ka syrine e Artisitit kupton c'ka shprehin permes keti Arti.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Art e çmenduri...

Mesazh nga Anakonda prej Sun 11 Mar 2012 - 19:29

Ky lloj arti te futka friken vec po ta shihje dhe jo me te marresh mundimin per tu marre me te.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Art e çmenduri...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi