Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

"Falja e gjakut" në kinematë amerikane

Shko poshtë

"Falja e gjakut" në kinematë amerikane

Mesazh nga Aяtємιѕα prej Wed 15 Feb 2012 - 9:17

TIRANË -Filmi “Falja e gjakut”, që prej datës 24 shkurt do të fillojë produksionin e tij në kinematë amerikane, duke çuar kështu një çopë nga tradita e gjakmarrjes në Shqipëri.
Festivali “Sundance Selects” ka marrë përsipër distribuimin e filmit në 40 kinema amerikane në Los Angeles, Texas, Florida e Çikago, ndërkohë që premiera do të jetë në New York.
Grupi i aktorëve nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria do të udhëtojnë për në kryeqytetin e botës në premierën që do të shfaqet atje.
Filmi, një produksion shqiptaro-amerikan, me regji të Joshua Marston, me skenar të tijin dhe të Andamion Murataj, trajton historinë e një vrasjeje pas grindjes për një tokë dhe që çon në ngujimin e një familjeje. Ky zakon i vjetër që e detyron Nikun 17-vjeçar të ngujohet në shtëpi bashkë me meshkujt e tjerë të familjes, papritur ia përmbys të ardhmen atij.
Rrëfimi i familjes shqiptare, që izolohet për shkak të gjakmarrjes, ka shëtitur pak kohë më parë edhe në Hollandë. “Falja e Gjakut” është vlerësuar me “Ariun e Argjendtë” në Berlin, Çmimin Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hamptons të New York-ut, për skenarin më të mirë në Festivalin Ndërkombetar të Filmit në Çikago, etj.
Pas filmit “Amnistia” të Bujar Alimanit ky është një tjetër histori shqiptare që projektohet në kinematë amerikane.

(d.b/BalkanWeb)
avatar
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Falja e gjakut" në kinematë amerikane

Mesazh nga Anakonda prej Thu 15 Mar 2012 - 0:36

do jet dicka besoj.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi