Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Ish presidenti Eisenhower ka patur tre takime me alienet

Shko poshtë

Ish presidenti Eisenhower ka patur tre takime me alienet

Mesazh nga Aяtємιѕα prej Tue 6 Mar 2012 - 9:18

Presidenti Eisenhower ka patur tre takime sekrete me alienet. Te pakten kjo eshte cfare ka deklaruar nje ish keshilltar i Pentagonit.

Ish presidenti i ka takuar jashtetokesoret ne tre raste te ndryshme ne bazen ajrore te New Mexico. Takimet u organizuan nga Eisenhower dhe zyrtaret e FBI-se duke derguar mesazhe telepatike tek alienet.

Presidenti i 34-t i Shteteve te Bashkuara i ka takuar jashtetokesoret ne nje baze ajrore te vjeter ne New Mexico ne vitin 1954, sipas lektorit dhe autorit Timothy Good.

Eisenhower dhe zyrtare te tjere te FBI-se thuhet se kane arritur ta organizojne kete takim duke derguar sinjale telepatike, megjithese kjo duket pak e veshtire.

Me ne fund takimi me jashtetokesoret ndodhi ne tre raste te ndryshme ne bazen Holloman Air Force, dhe kur kjo ndodhi, kishte shume deshmitare te ngjarjes.

Teorite e konspiracioneve gjate githe kohes dhe ne rritje kane qarkulluar fjale qe ka ndodhur vertet nje takim ndermjet Eisenhower dhe alieneve.

Por, deklaratat e Good, nje ish keshilltar i Kongresit te Shteteve te Bashkuara dhe i Pentagonit, jane deklaratat e para qe jane bere publike nga nje akademik i besueshem.

Duke folur ne BBC2, ne emisionin Opinionated, ai tha qe qeverite rreth e rrotull botes kane qene ne kontakt te rregullt me alientet qe prej dhjetevjecaresh.

"Alienet kane patur kontakte formale dhe joformale me mijera njerez ne te gjithe boten e ne te gjitha rruget e jetes," - shtoi ai.
I pyetur se pse alinet nuk shkuan tek dikush "i rendesishem" si Barack Obama, ai tha" "Une me siguri mund tu them qe ne vitin 1954 Presidenti Eisenhower ka patur tre takime te vendosura paraprakisht me alienet, qe ndodhen ne baza ajrore te caktuara, duke perfshire ketu edhe bazen Holloman Air Force ne New Mexico."

Gjithashtu ashtu si edhe ne raste te tjera ai shtoi qe kishte patur shume deshmitare.


Eisenhower, i cili ka qene president qe nga viti 1953 dhe deri ne 1961, dihet qe besonte shume qe kishte jete ne planetet e tjere.

Gjithashtu edhe ish gjenerali me pese yje ne Ushtrine e Shteteve te Bashkuara, i cili ka komanduar Allied Forces ne Europe gjate Luftes se Dyte Boterore, dihet qe ka qene shume i dhene pas Programit te Hapesires se Shteteve te Bashkuara.


Sipas te dhenave, takimet e presidentit me alienet kane ndodhur nderkohe qe zyrtareve u eshte thene qe ai ishte me pushime ne Palm Springs, ne Kaliforni ne Shkurt 1954.

Takimi fillestar supozohet te kete qene me aliene qe ishin nordike ne pamje, por marreveshja eshte firmosur me nje rrace te quajtur "Alien Greys".

Good shtoi: "Ne e dime qe deri ne 90% te UFO-ve mund te shpjegohen me terma konvencionale. Megjithate une do te thoja qe miliona njerez ne te gjithe boten i kane pare alienet e vertete."

Sipas dokumentave te klasifikuara te leshuar nga Ministria e Mbrojtjes ne vitin 2010, Winston Churcill mund te kete urdheruar qe te mbahej sekret nje shikim i UFO-ve.

UFo eshte pare ne East Coast te Anglise nga nje avion RAF qe po kthehej nga nje mision ne France apo ne Gjermani afer fundit te luftes.

Thuhet se Churcill ka diskutuar mbi ceshtjen e UFO-ve dhe se si duhet te sillet ne keto raste me Eisenhower.

Megjithate dokumenta zyrtare nuk ka apo nuk jane bere te ditur. Deri kur te kemi me shume prova, kjo ngelet nje mister. (F.B/Infoalbania)
avatar
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ish presidenti Eisenhower ka patur tre takime me alienet

Mesazh nga T_o_n_i prej Tue 6 Mar 2012 - 9:35

te gjitha keto vetem ne USA behen ...si nuk kemi ne i cik shans te perjetojm kshu gjojnash
avatar
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18031
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ish presidenti Eisenhower ka patur tre takime me alienet

Mesazh nga Anakonda prej Wed 17 Jul 2013 - 18:31

hihihi hihihi hihihi kta amerikan per kshu takimesh jan tmerrshem
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ish presidenti Eisenhower ka patur tre takime me alienet

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi