Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

LETERSIA E VJETER

Shko poshtë

LETERSIA E VJETER

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Sat 7 Feb 2009 - 3:39

LETERSIA E VJETER

Marin Barleti
1460 - 1513



* Marin Barleti është padyshim figura më e madhe e lëvizjes së humanistëve shqiptarë të shekujve XV-XVI. Lindi në Shkodër ne vitin 1460. Ndonese ne nje moshe shume te re në vitin1478, gjindet ne mbrojtje te Shkodres në luftën kunder forcave osmane te cilat kishin bere nje rrethim te forte qytetit te tij te lindjes. Ketu Barleti do te mbjell frymezimin dhe heroizmin e tij dhe te bashkatdhetarëve te tij te cilat do ti mbeti në sy e në mendje, e qe me vone përjetësoi në veprat e tij historike kushtuar luftrave për të mbrojtur atdheun "nga kujtimi i të cilit,- shkruan ai,- tani përtërihem si për mrekulli, por edhe për të cilin s'mund të shkruaj pa lot në sy".


Rënia e Shkodrës, që ishte një nga kalatë e fundit të qëndresës shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut, e detyroi Barletin, si shumë të tjerë, të mërgonte në Venedik me 1504. Por vepra që i dha emër Barletit në kulturën shqiptare dhe në botë ishte "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut", shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë, rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër në kohën e vet u ribotua latisht tri herë, u përkthye në shumë gjuhë evropiane dhe u bë burim i një literature të gjerë për heroin tonë kombëtar, të shkruar në gjuhë të ndryshme të botës, që nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri në japonisht.

F.S.Noli ka shkruar me të drejtë, se vepra e Barletit "fitoi këndonjës anembanë botës dhe e bëri të pavdekshëm kujtimin e Skënderbeut në Evropë".
Popullariteti i madh që gëzoi vepra shpjegohet me dy arsye:



1. e para lidhet me subjektin që trajton, me figurën e Skënderbeut, e cila u bë e njohur dhe legjendare qysh në kohën e vet.
2. e dyta qëndron në forcën dhe bukurinë e stilit me të cilin ajo është shkruar, një stil që të rrëmben.


Vepra "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut" është, në rradhë të parë, një vepër historike, por e shkruar nga një dorë mjeshtri. Stili i gjallë dhe elegant me të cilin e ka shkruar Barleti, e bëjnë atë një vepër edhe me vlerë letrare. Këto vlera qëndrojnë në gjuhën e pasur dhe në figuracionin e pasur, në mjeshtërinë plastike të vizatimit të figurës së Skënderbeut, në frymën patetike dhe vrullin tronditës që përshkon tregimin, si dhe në bukurinë, gjerësine dhe lehtësinë e frazës.
Vepra e Barletit përshkruan historinë e luftrave heroike të shqiptarëve, të udhëhequr nga Skënderbeu, kundër hordhive osmane. Atë e përshkon nga fillimi në fund ndjenja atdhetare, krenaria e autorit për vetitë luftarake të popullit të vet, dashuria dhe adhurimi për heroin, që i dha emrin një epoke të tërë në historinë e popullit shqiptar.

Vlera më e çmuar që gjen Barleti te bashkatdhetarët e vet, është dashuria për lirinë, për trojet amtare, vendosmëria për të dhënë edhe jetën për mbrojtjen e tyre.
Nuk ka gjë më të çmuar për njeriun sesa atdheu, nuk ka detyrë më të shenjtë sesa lufta për ta mbrojtur atë nga i huaji. Kjo është një nga idetë e mëdha të veprës.



* Kryeni detyrën ndaj atdheut, për të cilin asnjëherë nuk duhet kujtuar se është derdhur gjak, se është luftuar sa duhet, sepse dashuria për të ia kalon çdo dashurie tjetër, shkruan Barleti.


Në veprën "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut", autori mbron të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, himnizon njeriun dhe forcën e tij, heroizmin njerëzor dhe dashurinë e natyrshme për trojet e të parëve.

Me librin e tij, Marin Barleti qëndron në fillimet e letërsisë shqiptare, . Kjo vepër është shkruar në latinisht, që asokohe ishte gjuha e kulturës në Evropë, por ajo i përket kulturës shqiptare, jo vetëm se është shkruar nga një shqiptar, por se është bota shqiptare që i ka dhënë jetë këtij argumenti madhështor të kulturës së hershme të këtij popullit lashtë Shqipetar.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LETERSIA E VJETER

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Sat 7 Feb 2009 - 3:40

Gjon Buzuku



Duhet te dimë se libri më i vjetër shqip që njohim deri sot, njëkohësisht edhe vepra më e vjetër e shkruar shqip, ka dalë nga penda e Dom Gjon Buzukut. Ky meshtar i thjeshtë që i dha vetes lavdi me frymëzimin atdhetar, me aftësinë letrare dheme guximin e tij për të përkthyer shqip Shkrimin e Shenjtë, e nisi veprën e vet të pashoqe plot 450 vjet më parë, pikërisht më 20 mars 1554, dhe e përfundoi më 5 janar 1555.

Me sa merret vesh, po atë vit u krye dhe shtypja e librit. Të kujtojmë se Johannes Gutenbergu kishte shpikur më 1445 shtypshkronjën me shkronja të derdhura të lëvizshme dhe shtypshkrimi kishte marrë zhvillim në Europë. [size=12]


*



Libri dhe fati i tij



Një tog rrethanash ende të pandriçuara bënë që libri i Gjon Buzukut të binte në harresë të plotë për gati dy shekuj. Atë e zbuloi Dom Gjon Kazazi, një klerik shqiptar nga Gjakova, i cili, duke u ndodhur në Romë më 1740 (ku u emërua argjipeshkëv i Shkupit), pa me habi të madhe këtë libër në bibliotekën e kolegjit të Propagandës së Fesë (Propaganda Fide), ku kishte studiuar vetë më parë.

I ngazëllyer nga ky zbulim, Gjon Kazazi kopjoi Pasthënien e librit dhe një pjesë tjetër të shkurtër e ia dërgoi Imzot Gjergj Guxetës, themeluesit të Seminarit shqiptar të Palermos, i cilësuar si "prototip i fisnikërisë së shpirtit e i burrërisë e i bujarisë së kombit shqiptar". Kleriku gjakovar e përshkruan librin si "Meshar" fort i lashtë shqip krejt i grisur prej vjetërsie". Nga fundi i sh. XVIII libri kaloi në koleksionin e librave orientalë të kardinalit Stefan Borxha e së këtejmi në Bibliotekën e Vatikanit, ku u rizbulua më 1909.

Nxitës i këtij zbulimi qe Pal Skiroi, peshkopi i arbëreshëve të Sicilisë (1866-1941), i cili kishte në bibliotekën e Seminarit të Palermos pikërisht ato dy fletë të kopjuara nga Gjon Kazazi. Pal Skiroi është edhe studiuesi i parë i "Mesharit" të Buzukut, por puna e tij ka mbetur pak e njohur, sepse pak gjë arriti të botojë sa qe gjallë.



* Kush ishte Buzuku dhe kush e nxiti për veprën e tij?



Mendohet se në kohën kur i hyri përkthimit të "Mesharit", ai shërbente në ndonjë nga bashkësitë shqiptare të mërguara në Republikën e Venedikut, që dëshmohen nga burimet e kohës.
Pra autori ynë i parë ka qenë një bir i thjeshtë i popullit të vet, me një kulturë jo aq të plotë, siç del edhe nga vendet ku nuk ka arritur ta kuptojë drejt tekstin latin dhe e ka shtrembëruar a gjymtuar kuptimin e origjinalit.

Por Gjon Buzuku kishte përbrenda zjarrin e dashurisë për popullin dhe atdheun e vet, prandaj iu vu punës, siç shkruan vetë, "tue u kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gja të ndigluom (të kuptueshme) en së Shkruomit shenjtë, en së dashunit së botës sanë desha me u fëdigunë për sa mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne që të ndiglonjinë…". Vetëkuptohet se një ndërmarrje e tillë nuk mund të bëhej pa mbështetjen edhe financiare të eprorëve të kishës dhe pa lejen e tyre për ta botuar.

Këtë mbështetje dhe leje e patën më vonë Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani e të tjerë, po për Buzukun nuk mund të thuhet gjë, nga shkaku i mungesës së ballinës dhe të fletëve të parathënies së librit.



* Ringjallja e Buzukut




Katërqindvjetori i botimit të "Mesharit" më 1955 u përkujtua me një sesion shkencor të organizuar nga Instituti i Shkencave, pasardhëse e të cilit është Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Me atë rast u vendos që të përgatitej një botim kritik i kësaj më së hershmes vepër në gjuhën shqipe dhe me këtë detyrë u ngarkua Eqrem Çabej. Ndonëse ky botim kritik, një punë e pashoqe tekstologjike, u përgatit më 1958, vepra, në dy vëllime dhe e pajisur me një studim hyrës shembullor, u shtyp pas dhjetë vjetësh në Rumani, falë bujarisë dhe dashamirësisë së Akademisë së Shkencave të Rumanisë, që vlerësoi rëndësinë e librit dhe punën e kolegut të çmuar shqiptar. E. Çabej bëri transliterimin e teksit, d.m.th. e rishkroi atë me alfabetin e sotëm, dhe transkriptimin e tij, d.m.th. vendosi vlerat fonetike të shkronjave të përdoruara nga Buzuku, rindërtoi si të thuash formën tingullore të këtij teksti në kohën që u shkrua, dhe e pajisi me shënime tekstologjike e filologjike të hollësishme.

Gjon Buzuku është i pari autor që përmend fjalën shqip si dhe emrin e lashtë Arbani, si një përcaktim tërësor të atdheut të atyre që flasin shqip. Libri i Buzukut nuk është aspak për t'u kundruar si një objekt i ftohtë muzeor. Ai flet me shqipen e kohës së vet, që nuk është e vështirë për ta kuptuar edhe në kohën tonë, sepse gjithmonë te shkrimtarët shqiptarë regëtin ajo ndjenjë që Buzuku e ka skalitur i pari me fjalët "en së dashunit të së botësë sanë." Kjo ndjenjë që zë fill te shkrimtari ynë më i hershëm, e bëri letërsinë shqiptare pjesë të pandashme dhe shprehëse të vetëdijes së popullit që e lindi.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LETERSIA E VJETER

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Sat 7 Feb 2009 - 3:40

FRANG BARDHI(1606-1643)

Frang Bardhi lindi në Kallmet të Zadrimës,nga një familje prej të cilës kishin dalë peshkop.Pjestarë të kësaj familje kishin pasë funksione civile dhe ushtarake me rëndësi në Republikën e Venedikut.I ungji i Franos,Gjeç Bardhi,njeri me kulturë të gjërë,plot zell fetar e ndjenja patriotike,hartoi projektin e një kryengritje kundër turqëve.Frang Bardhi studioi në Kolegjin e Loretos,e pastaj në atë të propagandës në Romë.Më 1635,pa mbushur moshën e nevojshme dhe ende pa marrë doktoratën në teologji,u caktua peshkop iSapës,në vend të Gjeç Bardhit,që uemërua kryepeshkop i Tivarit.Gjatë kohës që ishte në kolegj punoi një fjalor latinisht-shqip,që u botua më 1635.Kur ishte duke u kthyar në Shqipëri,u ndal në Venedik(1936)ku botoi një vepër
latinisht-shqip kushtuar Skënderbeut,për të hedhur poshtë pretendimet e një peshkopi boshnjak,Joan Marnaviqit,që kishte dashur të nxjerr heroin nga familja e tij e nga vendet e Bosnës.


LIBRI MBI SKËNDERBEUN

Në parathënjene këtij libri autori tregon arsyet që e shtynë të merr pendën në dorë dhe flet për metodën e punës.Ai kishte pasur dëshirën e madhe për të shkruar këtë vepër,dheishte shprehuj se do të ndjehej i turpëruar sikur të mos kryante një detyrë ndaj vetës dhe atdheut.

Më 1631,peshkopi i BosnësTomeus Marnavititus,autor i shumë veprave në gjuhën sllave,kishte botuarnjë libër latinisht ku nxirrte Skëndërbeun me zanafillë boshnjake duke e lidhur me familjen e vet.Frang Bardhi u hodh në mund dhe shkrou librin e tij për të rrëzuar tezën sllave dhe për të ndriquar se Skënderbeu ishte shqiptarë.Ebëri këtë për të mbrojtur një të vërtetë,për ti kthyar popullit tonë një krenari,që të tjerët synonin të ia merrnin padrejtësisht.Kuptimplotë ishte vet titulli që i dha Bardhi"Gjergj Kastrioti";Epiroti(shqiptari) i quajtur përgjëthsisht Skanderbeg,princi trim e ipathyeshëm i Epirotëve që u kthehet bashkatdhetarëve e atdheut të vet,nga Frano Bardhi.Libri ka karakterin e një vepre historike dhe një polemike.♪7sht♪7 frymëzuar nga një dashuri emadhe për atdheun dhe popullin shqiptar,nga një krenari kombëtare dhe efuqishme.Në te kemi rast të shohim kulturën e gjërë të Bardhit,dhe zotësinë e tij si historian e letrar.




FJALORI

Bardhi ka meritën e madhe të na ketë dhënë veprën e parë të leksikografisë shqipe.Libri ka 240 faqe ku hyrja është dhënë në gjuhën shqipe me qëllim të i ndihmonte gjuhës tonë e cila po bastardhohej.Fjalori latinisht-shqip ka rreth 2500 fjalë,në mesin e tyre edhe emra gjinie e afërie,emra vendesh të Shqipërisë,ndajfolje e parafjalë dhe fjalë të urta,113 sosh,duke shënuar kështu mbledhësin e parë të thesarit tonë popullor.
Mirëpo llogaritur me parathënjen si dhe 188 faqe fjalori,si dhe përkthimi ngalatinishtja në shqip,fjalori arrinë 5000 fjalë.Si fjalor i parë i shqipes,aj ka rëndësi të madhe,se tregon që punët leksikografike dhe punimet gjuhësore në përgjëthsi,në vendin tonë kanë një traditë të lashtë prej qindra vjetësh.Bardhin e shqetësonte gjendja e gjuhës shqipe,në rrezikun që i vinte nga të moslëvruarit si mjet kulture të mbushur me fjalë të huaja,sidomos ato turke që vërshonin mbi te.Te vepër e tij bashkë me fjalorin kemi edhe disa elemente të gramatikës shqipe
dhepërmbledhjen e parë të proverbave tona.Këto e bëjnë Bardhin të ketë një vend të veqant në historinë e gjuhësisë dhe të folklorit tonë.


Përfundim
Për Bardhin njeriu ka qka të shkruaj edhe shum♪7 e shumë,por duke menduar se kemi kapur thelbin e temës ne mund të përmbyllim me këto thënje:

Frang Bardhi ishte ndër figurat e shquara të kulturës sonë në shekullin e XVII.Atë e karakterizon një patriotizëm i zjarrtë aktiv, një kulturë e mirë dhe një mendje e mprehtë.Në relacionet ai na jep elemente me rëndësi,për njohejen e jetës së popullit tonë në të kaluarën.Me veprën mbi Skënderbeun,ai vazhdoi traditat e historiografisë shqiptare në gjuhën latine.Me fjalorin e tij nisë tradita e leksiografisë shqipe dhe e punëve me karakter gjuhësor ndër ne.Bardhi ishte edhe ndër gjurmuesit e parë të folklorit e të etnografisë shqiptare.Pas një sëmundje të gjatë vdiq në verën e vitit 1643.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LETERSIA E VJETER

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Sat 7 Feb 2009 - 3:41

PJETER BOGDANI (1625-89)pjeter Bogdani ishte prej gurit te hasit nji fshat afer Kukesit Pjeter bogdani kishte titullin e arsimimit doktor ne teologji dhe filozofi me 1656dhe emrohet peshkop i shkoderes .Veprimtarija etije letrare shenon nji hap te metejshem ne zhvillimin e letersis se vjeter shqiptare .Aty gjejm trajtim teorik te ceshtjes kryesore te teologjis dhe pjes te ndryshme me karakter fetare .vepra e Bogdanit ka po ato qellime qe pershkohen nga atoret e tjer ,shqetesime te shekullit XVI-XVIIshqetsimet mpleksen ne dashurin e madhe per vendin ,bashkatdhetaret dhe gjuhen ..mbi te gjitha ai pasqyron ,ekzalton frymen luftarake perhere te pashuare te popullit te vete .ne keto pak rreshta ndhiet admirimi dhe krenarija per qendresen e malesorve tane Bogdani kerkon me ngulm te ruhet gjuha shqipe si nji mjet per zhvillimin e kultures se popullit .
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LETERSIA E VJETER

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Sat 7 Feb 2009 - 3:41

Pjeter Budi


Pjetër Budi është padyshim një nga figurat më të shquara të botës shqiptare për kohën kur jetoi dhe krijoi. I përket atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur dhe shume te pasur atdhetare. Ishte organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha osmane, përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqiptare për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të pupullit tonë.

Për jetën veprimtarinë dhe formimin e tij
intelektual nuk kemi shumë të dhëna të drejtpërdrejta. Edhe ato që dimë, i nxjerrim kryesisht nga thëniet e veta në librat që botoi, veçanërisht nga letra latinisht që i dërgoi më 1621 një kardinali të quajtur Gocadin. Kjo letër është një dokument me rëndësi të veçantë jo vetëm për jetën dhe personalitetin e autorit, por edhe për gjendjen e vendit në atë kohë, dhe mbi të gjitha ajo është një program i plotë për organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur kundër pushtuesit.
Në këtë letër Budi pas hyrjes bën edhe një autobiografi të shkurtër , nëpërmjet së cilës mësojmë dicka të sigurt për jetën e tij.

Lindi në Gurë të Bardhë të Matit me 1566 nga një familje e dëgjuar dhe e vjetër. Mësimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori në vend, pranë disa ipeshkevet të ndryshëm, deri në moshën 21-vjeçare. Më 1587 u caktua meshtar dhe shërbeu si famulltar i thjeshtë për 12 vjet në Kosovë dhe me vonë 17 vjet të tjerë si zëvendës i përgjithshëm i dioqezave të Serbisë.

Gjatë viteve 1516-1522 bëri disa udhëtime në Itali, kryesisht për qëllime atdhetare si dhe për të botuar veprat e tij. U mbyt në dhjetor të vitit 1622 duke kaluar Drinin, por vdekja e tij nuk ndodhi aksidentalisht; atë e shkaktuan qarqet anti shqiptare, që shikonin tek Budi një atdhetar të flaktë dhe një nga organizatorët e luftës së popullit për çlirim nga zgjedha e huaj. Këtë e vërteton më së miri aktakuza me të cilën hidhet në gjyq personi që thuhet se e shkaktoi këtë vdekje dhe aktet e gjyqit përkatës. Në këtë mënyrë Budi është një nga martirët e parë të kulturës shqiptare.

Gjatë 29 vjetëve që shërbeu në vise të ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetër Budi u shqua edhe për një veprimtari të dendur atdhetare. Ai gjithë jetën dhe energjitë e tij ia kuhstoi çlirimit të vendit. Hartoi plane për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera. Ai bënte pjesë në atë shtresë të klerikëve, që u lidhën me krerët e fiseve shqiptare dhe iu kundërvunë jo vetëm sundimit të egër osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. Clirimin dhe shpëtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarësia e lirë, sidomos te malësorët, të cilët nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qëndresën e tyre.

Siç del nga letra që i dërgoi Gocadinit, misioni kryesor për të cilin ai shkoi më 1621në Romë, ishte që të bëhej zëdhënës i kërkesave të shqiptarëve dhe të kërkonte ndihma. Letra e tij është një projekt i një kryengritjeje të armatosur që një klerik ia drejton një kardianli dhe organeve të administratës kishtare për të kërkuar ndihmë për popullin e tij, që të çlirohej nga zgjedha e huaj.

Me këmbëngulje dhe përpjekje të mëdha arriti që më 1618 të botonte në Romë veprën e parë "Doktrina e krishtenë„ dhe më 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e të rrëfyemit".
Veprat e Budit janë kryesisht përkthime ose përshtatje të lira tekstesh fetare, por qëllimi i botimit të tyre është, në radhë të parë, qëllim komëtar. Ato do t'u shërbenin klerikëve në Shqipëri për ngritjen e tyre profesionale në shërbesat fetare, por më tepër do t'i shërbenin ruajtjes së gjuhës shqipe, që shprehte në atë kohë shtyllën kryesore të kombësisë, do t'u shërbenin përpjekjeve për çlirimin e vendit, zhvillimit e përparimit të arsimit dhe kulturës së popullit shqiptar, që ky të mos mbetej më prapa se popujt e tjerë. Për qëllimin dhe rëndësinë e tyre autori është i vetëdijshëm kur thotë se librat shqip do t'i shërbenin kur të kthehej në viset e Shqipërisë për të pregatitur kryengritjen e përgjithshme dhe për të fhsehur në sy të pushtuesëve këtë veprimtari të lartë kombëtare.

Po të studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartë se shpesh herë ai del jashtë tekstit origjinal nga përkthen dhe përshkruan doke e zakone shqiptare, të cilat janë krijime origjinale në prozë. Kjo gjë bie më tepër në sy në veprën "Pasqyra e të rrëfyemit", që ka një rëndësi të veçantë edhe për historinë e etnografinë.




* Në faqet e fundit të veprës autori ka vendosur një letër të gjatë, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri për atdheun e popullin dhe ankohet për mungesën e shkollave dhe për klerin që nuk përpiqej t'u hapte sytë bashkatdhetarëve. Deri më sot letra është konsideruar si proza e parë origjinale në letërsinë shqiptare, që buron drejtpërdrejtë nga zemra e një atdhetari. Kjo e bën Budin shkrimtarin e parë të letërsisë shqiptare që lëvroi prozën origjinale.


Budi përshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi të gjitha, ndalet në gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit të vet. Për këtë gjendje ai akuzon edhe bashkëatdhetarët e vet "djesitë„ e "leterotetë„ (dijetarët e letrarët), që u vjen dore ta ndihmojnë popullin për të dalë nga kjo gjendje, por që nuk po bëjnë asgjë…


Faqe me rëndësi në krijimtarinë e Budit përbëjnë vjershat e tij. Para tij njohim vetëm një vjershë të shkurtër me 8 vargje, të shkruajtur nga arbëreshi Matrënga, kurse Budi na ka lënë 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me të drejtë ai mund të quhet nismëtari i parë i vjershërimit shqip.
Vjershat e Budit kryesisht janë të përshtatura nga latinishtja e italishtja, vetëm pak janë origjinale. Është e vërtetë se në hartimin e tyre nuk kemi një frymëzim e teknikë të lartë, por vihet re një përpjekje serioze për ta pasuruar gjuhën shqipe edhe me krijime që synojnë të shprehin në vargje të bukurën në artin e fjalës shqipe.
Në njërën prej tyre, në formën e një pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjën e trishtimit dhe të kotësisë që e pushton kur mendon se të gjithë njerëzit i rrëmben vdekja:




* "Ku janë ata pleq bujarë,
që qenë përpara ne,
e ata trima sqimatarë,
të shpejtë si rrufe?„


Pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare. Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cënonin sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t'i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për çlirim.

Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte:



1. edhe kundër pushtimit të huaj, edhe
2. kundër Vatikanit e të dërguarve të tij në Shqipëri.
3. Prandaj më 1622 organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës, e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj. Rrjedhimet e këtij vendimi të guximshëm u dukën shpejt. Forcat kundërshtare u bashkuan në një front të përbashkët, duke përdorur si mjet valët e rrëmbyeshme të Drinit, për ta eleminuar Budin në një ditë të dhjetorit të vitit 1622.Jeta e Budit është një jetë kushtuar fund e krye çështjes shqiptare. Programi fisnik i gjithë kësaj veprimtarie atdhetare mund të përmblidhen në këto fjalë që shkroi me dorën e tij: "…aqë sa munda luftova me gjithë zemër jo për qishdo lakmi e lavdi të mrazët, po me një të madh dëshirë për ndihmë të patries e të gjuhës sonë„ .
Figura e Pjetër Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetëmohimi për vendin dhe popullin e vet, duke u bërë në disa drejtime pararendës i rilindësve.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LETERSIA E VJETER

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Sat 7 Feb 2009 - 3:43

Letersia e Bejtexhinjve

Autoret:

Nezim Frakulla
Zenel Bastari
Hasan Zyko Kamberi
Sulejman Naibi



Në shekullin XVIII në Shqipëri lindi dhe u zhvillua një rrymë letrare me tipare tepër origjinale për vendin tonë, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke <> - vjershë). Ajo u bë dukuri e rëndësishme dhe pati përhapje shumë të gjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë, por edhe ne qendra më të vogla fetare e më pak në fshat.

Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve të veçanta historike, i dy palë faktorëve të kundërt.





1. Nga njëra anë ishte kërkesa për të shkruar shqipen si gjuhën e vendit, për ta përdorur edhe në praktikën fetare e për t'u çliruar nga ndikimet e kulturave të huaja. Kjo ishte më tepër prirje e shtresave që lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare).
2. Nga ana tjetër, është shtimi i trysnisë ideologjike të pushtuesit. Nëpërmjet fesë dhe kulturës islame synohej të arrihej nënshtrimi i shqiptarëve. Pushtuesi hapi këtu edhe shkollat e veta. Shumë poetë bejtexhinj kishin mësuar në to.


Natyrisht, Krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisë e të kulturës orientale, por ajo është pjesë e pandarë e kulturës së popullit tonë. Ajo është shprehje e talentit, e shpirtit krijues të tij, që, në kushte të caktuara, fitoi edhe tipare në përpothje me to.

Bejtexhinjtë e shkruan shqipen me alfabet arab dhe përdorën një gjuhë të mbytur nga fjalët persiane, turke e arabe.
Letërsia e bejtexhinjve pati dy faza në zhvillimin e saj:





* Faza e parë shkon gjer nga fundi i shekullit XVIII.


Në veprat e kësaj faze më tepër gjeti shprehje fryma laike, kurse





* në veprat e fazës së dytë, që nis nga çereku i fundit i shekullit XVIII dhe kapërcen në shekullin e XIX,


mbizotëroi tema me karakter fetar.
Në krijimet me tema laike mjaft poetë bejtexhinj, në frymën e poezive orientale, i kënduan dashurisë, bukurisë së natyrës e të gruas, lartësuan virtytin, punën, diturinë ose fshikulluan mburrjen e kotë për pasurinë e fisin, goditën ambicjen, hipokrizinë etj.

Të tillë ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyçyku etj.

Një hap i mëtejshëm u shënua me mjaft krijime të disa bejtexhinjve të tjerë, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjë tjetër.
Ata pasqyruan elemente e ngjarje të jetës bashkohore dhe shtruan një problematikë të mprehtë shoqërore. Me nota realiste, ata vunë në dukje jetën e vështirë plot vuajtje të masave të varfra të popullit, pasigurinë për të ardhmen dhe pakënaqësinë e tyre në kushtet e sundimit feudal, në shthurrje e sipër. Në vjershën "Tirana jonë si mësoi„ Zenel Bastari, fshatar nga Bastari i Tiranës, jep një tablo të tillë të gjendjes së popullit.





* Ymrin(jetën) na e kanë shkurtue
Po na shtrydhin porsi rrush,
bytym kalbi(krejt zemra) na u coptue,
me vner shpirti u mbush.
Bukë pa bukë po rrojnë fakirat,(të varfërit, të shkretët)
Pa opinga, zbathë e zhveshë;
vetë janë mbulue me gjithë të mirat,
si katilët rrinë tue qeshë.



Letërsia e bejtexhinjve nuk arriti të ngrihet në shkallën e letërsisë kombëtare. Megjithatë, bejtexhinjtë me krijimet e tyre dhanë një ndihmesë që duhet çmuar. Ata shkruan shqip në një kohë kur shqipen e kërcënonte rreziku nga përhapja e gjuhës së pushtuesit dhe e gjuhëve të tjera. Ata krahas temës fetare, ishin të parët që trajtuan gjerësisht temën laike.

Gjithashtu dia prej tyre duke qenë më afër jetës së popullit, futën në poezi elemntë të jetës së kohës. Këta trajtuan tematikën shoqërore me nota realiste dhe me një sens kritik të fortë.
Së fundi, me krijimet e bejtexhinjve poezia shqiptare bënte një hap përpara nga ana artistike. Në to shpesh gjejmë mjete shprehëse e figurative shumë të goditura, vlera të vërteta artistike.

Poetët bejtexhinj morën edhe nga mjetet e traditës poetike të vendit; p.sh. vargun tetërrokësh; që e bënë vargun bazë dhe që e përdorën të gjithë. Veprat e bejtexhinjve mbetën në dorëshkrim. Ato u përhapën përmes kopjimit me dorë ose me anë të traditës gojore.
Numri i autorëve të letërsisë shqiptare me alfabet arab është shumë i madh.
Ata krijuan në qytete mjaft të zhvilluara për kohën, si në Berat, Elbasan, Shkodër, Gjakovë, Prishtinë por edhe në vende më të vogla; si në Kolonjë, Frashër, Konispol e gjetkë.

Ndër bejtexhinjtë, më kryesorë po përmendim Nezim Frakullën, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frashërin, autorë të dy historive fetare të vjershëruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakovën etj. Shumë i njohur u bë edhe Murat Kyçyku (Cami), përkthyes i ndonjë vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve të gjata në vargje. Nga këto përmendim poemën "Erveheja„ , me temë nga letërsitë orientale e me natyrë moralizuese. Me këto vepra Kyçyku i çeli rrugën poezisë me subjekt.





* Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshën e saj në jetën kulturore qysh nga fillimi i shekullit të XIX, por në disa mjedise, si në Kosovë, kjo traditë vijoi edhe më tej nga autorë të tillë si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LETERSIA E VJETER

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Sat 7 Feb 2009 - 3:43

NEZIM FRAKULLA

JETA
Autori i parë i rëndësishëm i letërsisë shqipe me alfabetin turko-arab,Nezimi vinte nga një familje feudale e fshatit Frakull të Beratit.Lindja e tij nuk dihet saktësisht por thuhet se kalindur në pjesën e dytë të shekullit XVII,diku rreth viteve 1680-1685.
Berati në shk.XVII ishte qendër e rëndësishme ekonomike,administrative e kulturore,i cili e kishte ruajtur rëndësinë edhe pas pushtimit turk.Si kryevend përfshinte në juridiksion të tij Vlorën,Myzeqenë,Skraparin, Tepelenën,Përmetin dhe Pogonin.Në kohën e Nezimit në Berat përmenden një sërë vjershëtorësh.Ata mblidheshin në kafenetë buzë lumit dhe bisedonin për dituritë.Nezimi nuk u mjaftua me studimet që kreu këtu,por për të i plotësuar shkoj në Stamboll,ku ndeji shumë kohë.Atje nisi të vjershëroj turqisht,persisht dhe arabisht.Në vjershat e para turqisht,Nezimi thoshte se kishte shetitur fund e krye botën,por nuk i pëlqente askund jashtë atdheut dhe kudo kishte pa shtypje e mjerim.Andej nga viti 1731 u kthya në Berat si burrë i pjekur,dhe hyn në shërbim të një beu si qehaja(kujdestar i pasurisë):Këtu ai nisi të shkruaj vjersha shqip në frymën e letërsive orientale sipas modeleve të tyre.Beratin ai e gjeti plot poet,dhe kur përhapi vjershat e tij turqisht- shqip,pati shumë rival,Nezimi i kushtohet polemikes me ta,ai ngrehë lart poezinë e tij,u mohon të tjerëve frymëzimin,që ishte kusht i domosdoshëm i vjershërimit sipas tij.Rivaliteti dhe polemika e Nezimit me poetet këtu sa vinte e shtohej dhe duke iu drejtuar një rivali Nezimi shkrou:

Le mananë që se dëgjon
Çkanë thënë dot s´e kupton
po edhe rri më kuvendon
çë´shtë të bërët shair.

Medet,shir,në ç´ditë dole
të qe thënë,u bëre lole!
Aferim se ç´fjalë fole
o Nezim,fjalë xhevahir!
Në vjershat e tija turqisht shkonte edhe më tutje kur thoshte:Ai që mohon poezinë e Nezimit,o është armik,o është krejt i pa ditur
në diturinë e vargënimit.Rival të mëdhenj në poezi NEZIMIT i u bënë myftiu i qytetit Mulla Aliu,si dhe treghëtari izraelit beratas Sollomonin,nga të cilët shkonin zënka kundershtare poetike.Jeta në Berat Nezimit po i dukej përherë më e vështirë më 1747 kthehet sërish në Stamboll ku vazhdoj të shkruaj turqisht-shqip.I kësaj periudhe duket të jetë mërgimi i tij në Hotin të Besarabisë,i cili u gjend në kamp internimi për disa kohë,deri sa i erdhi furdhër ilirimit,për kthim në atdhe përmes Ballkanit e Rumelisë deri në Shkup e Elbasan.I kthyar në Berat,poeti ra në mëri të një sundimtari Ismail Pashës,dhe u detyrua të ikte për pak vjet në Elbasan,por sa u kthye në Berat,u kap dhe u fut në burg.Ate e cilësonin si njeri të rrezikshëm për qetësinë e vendit,dhe fill pas burgut e internuan sërish në Stamboll.Aty pas ca kohe e futen në burg,ku pas torturimeve i shtyrë në moshë nuk mundi të u rezistoj vuajtejeve dhe vdiq më 1760.

VEPRAT

Nezimi ka shkruar shqip,turqisht dhe persisht,por mendohet të ketë shkruar edhe arabisht.Turqisht Nezimi ka lënë dy divane,dhe shumë poezi tjera që mund të formojnë një vëllim.Këto vepra janë ndjekur me interes në kohën e tij.Edhe shqip kishte një divan dhe vjersha tjera që iu ishin shpërnda.Divani duhet të jetë shkruar viteve 1731-1735.Nga kopjet jo të plota njohim të i ketë pas 110 vjersha.Nezimi mburrej sepasuroj dhe ngriti lart shqipen e lënë të bërë har ap ,se është i pari që hartoj një divan shqip.


Divan kush pat folur shqip?

Ajan e bëri Nezimi
Bejan kush pat folur shqip?
Insan e bëri Nezimi.

Divanin shqip Nezimi eshkrou se kishte fituar një përvojë të madhe vjershërimi në gjuhët orientale,në fushën të cilën kishte arritur pjekuri mendore e artistike.Megjithatë ai mbeti skllav i modeleve persiano-turke.;nën të cilat shtiu elemente të reja në formë.Në letersinë persane e turke,divanet me përmbledhje vjershash lirike i formonte nga gazelet kaside e poezi didaskalike.
Gazeli ishte një hartim poetik i shkurtër me karakter lirik për të shprehur ndjenjat personale,dashurinë,verën,bukuritënatyrore etj....Kasideja ishte një hartim më i gjatë në formë elegjie,satire etj..Tematika e divaneve të Nezimit nuk ishte e gjatë,mbyllej mbrenda disa kufijve të caktuar nga tradita.Divanet fillonin me një lutje për Zotin,Muhamedin,vijonin me gazele dhe mbaronin me kaside ku i thurej lavdi mbretit.Studimi i veprës poetike të tij na jep të dhëna për të njohur qytetet shqiptare në shk.XVIII.Nezimi e njihte veten si mjeshtër i shquar nga poetët e tjerë,ku sipas tijtë tjerët morën model prej tij,dhe mes poezisë ngreh lart veten dhe shprehet:

Në bejte u bëfsh mahir
ujdis të më thonë shair
shiri im u bë xhevahir
gëzoi gjithë dunjanë.

Në polemikë kundër rivalve përdorte fjalë të rënda fyese:
Si gomari rri e pllet
zënke edhe bejte flet.Në një numër të vjershave të veta Nezimi flet për miqësinë,diturinë,,mësimin kurse godit♪7 miqët e pa sinqertë.Dallojmë disa nga vjershat e tij si:Ankimi nga gjindja e kohës,"Teferiçi në Belqë,"Dy këngë të beharit" duhet të jenë nga poezitë më të bukura të tij,vargje të rrjedhshme skena të gjalla.plot hijeshi,ku natyra paraqitet plot jetë e lëvizje.


Behari u lulëzua
u zbukurua dynjaja,
jeta në shenllëk u mbulua.,
.gezojnë fukaraja
si nuset e stolisnë
bilbilet e shashtisnë
tepër u shtua sevdaja.

Nezimi ka shkruar edhe cikle tëpoezive fetare.Për Nezimin mund të shkruhet edhe shumë po në përpjekje të përfundimi të këti j
shkrimi duhet të dallojmë:Ishte auktori i parë i rëndësishëm i letërsisë shqipe në alfabetin turko-arab,se ishte intelektual ku kreu studimet në Stamboll.Vjershtoi bukur për kohën e tij,ka shkruar bukur shqip turqisht dhe persisht,botoi divane në gjuhën shqipe dhe turke,gazele,kaside dhe poezi të shkëputura.Shkroi në disa motive,lirik,dashurisë dhe natyrës.Fundi i tij tragjik nga torturat i pikëlloi miqët dhe admiruesit e tij. i qmuar si dijetarë në fushën editurive të kohës së tij.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LETERSIA E VJETER

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Sat 7 Feb 2009 - 3:44

Hasan Zyko Kamberi.
eshte padyshim nje nga perfaqesuesit me eminent i letersise shqipe. Tematika që trajtoi ai në vjershat laike, paraqet interes të veçantë, sepse i bëri jehonë gjendjes shpirtërore dhe pakënaqësisë së masave fshatare mbi të cilat rëndonte pesha e vuajtjeve dhe shfrytëzimi i egër feudal.
Për jetën e H.Z.Kamberit dihet pak.




* Ishte nga fshati Starje i Kolonjës. Siç del nga ndonjë vjershë e tij, ka kaluar një jetë të varfër e të vështirë. Ka të ngjarë të ketë mësuar në ndonjë medrese. Më 1789 mori pjesë si mercenar në luftën turko-austriake mbi Danub.


Në këtë fushatë jo vetëm që s'e rregulli dot gjendjen ekonomike, por edhe vuajti shumë, siç do e tregojë në vjershën "Seferi humajun„ (Lufta mbretërore). Vdiq në fillim të shekullit XIX. Nga krijimtaria e Hasan Zyko Kamberit njihen 50-60 vjersha lirike. Shkroi edhe poezi fetare.
Rëndësi të veçantë kanë poezitë e tij me temë laike.
Ndryshe nga bejtexhinj të tjerë, të cilët shpesh poetizuan zakone e mendësi të jetës orientale të qyteteve e të mjediseve feudale, H.Z.Kamberi në këto poezi pasqyroi jetën e fshatit shqiptar të shekullit të XVIII, vuajtjet, pasigurinë dhe pakënaqësinë e fshatarëve.




* Me nota realiste gjejmë në të edhe një frymë të theksuar kritike e mospajtimi me realitetin, gjejmë dhembjen e poetit për gjendjen e njerëzve, që s'u ecën fati.
Një nga vjershat me tipike është "Bahti im„ , ku autori shpreh pakënaqësinë ndaj jetës dhe ankohet për fatin(bahtin), që s'e ndihmoi për të marrë prona e pozita, siç ndodhi me disa të tjerë.


Zu Hasani e zihetë,
me baht e tij po prihetë,
vallë, ku rri e fshihetë,
që s'punon, more bahti im.

Edhe vjersha "Seferi humajun„ (Lufta mbretërore) shpreh po atë gjendje pakënaqësie e zhgënjimi. Vërtet kjo merr shkas nga përvoja e hidhur e vetë poetit në fushatën e vitit 1789, por, në të vërtetë, në të zë vend një shqetësim më i gjerë. Aty i bëhet jehonë pakënaqësisë së përgjithshme të vegjëlisë nga fushatat ushtarake të osmanëve, që njerëzve të thjeshtë u sillnin vetëm fatkeqësi dhe mjerim, kurse fitimet i përvetësonin feudalët e mëdhenj dhe komandantët ushtarakë.



*




Për jetën e varfër e të rëndë të vegjëlisë fshatare flet edhe vjersha "Trahani„. Duke e shkruar me ironi të hollë e humor therës për këtë gjellë të të varfërve, autori s'e fsheh dhembjen për mjerimin e tyre, për faktin brengosës se ishte lumturi kur arrinin të shuanin urinë me trahana.


Tetë muaj gjithë ç'janë
Që e zjejnë dhe e hanë
Fukarasë i mbanë hajanë(1)
Dritë kush gjeti trahanë

Notat e humorit, përzier me ankimin e poetit për fatin e të rinjve, përshkojnë edhe vjershën "Gjerdeku„. Në të cilën pasqyrohen çaste nga jeta dhe brengat e vajzave që janë gati për martesë e që s'e dinë ç'fat i pret, meqë i martojnë pa i pyetur. Por, veç kësaj, ato i mundon edhe varfëria, ashtu siç i detyron edhe djemtë të marrin rrugën e kurbetit për të siguruar të hollat e nevojshme për martesë. Gjejmë në të edhe përshkrime zakonesh të martesës, por më tepër shqetësimin e të rinjve dhe të autorit për fatin e tyre.




* Cupatë po bëjnë fiqiri(2)
"Vallë, ku e kemi takdir(3)?„
I martojnë me pahir


Këto ide poeti is hfaq nëpërmjet ironisë e sarkazmës therëse, që godasin pa mëshirë gjithë piramidën shtetërore e shoqërore, që nga mbreti e veziri e gjer tek nënpunësi më i thjeshtë.




* Mbreti q'urdhëron dynjanë,
që ka vënë taraphanë(5)
e i presënë paranë,
ia di kimenë parasë.


Poeti nuk kursen as autoritetet më të larta të fesë. Me sarkazëm të guximshëm ai zbulon se prapa shenjtërisë së tyre të shtirur fshihet një shpirt i pangopur fitimi, që i shtyn të bëjnë padrejtësi më të mëdha; e kanë ujdisur me djallin, siç shprehet poeti.
Patosi satirizues e demaskues zgjerohet edhe më tej, kur poeti zbulon se në atë shoqëri të shthurrur nuk ekzistonte as drejtësia më e vogël, se njerëzit e ligjit, kadilerët, e shtrembëronin këtë në mënyrën më të paturpshme, vetëm për të shtënë në dorë sa më shumë para.




* Kadiu, t'i rrëfesh paranë,
ters e vërtit sherihanë(6),
për para ç'e shet t'anë,
ia di kimenë parasë.





* Funksion të dukshëm ideoartistik ka vargu "ia di kimenë parasë„. Që përsëritet si refren në fund të çdo strofe. Ai përforcon idenë se në atë shoqëri ku merret nëpër këmbë çdo virtyt, ku njerëzit robotizohen e vuajnë, paraja është epiqendra e jetës. Vjersha tingëllon si një satirë e fortë që shpreh zemërimin e fshatarësisë shqiptare kundër shfrytëzimit të saj në kushtet e sistemit feudal në shuarje e sipër. Kuptohet që protesta e poetit është spontane, nuk shkon larg dhe ai shpesh bie në fatalizëm.


Vjershat laike të H.Z.Kamberit patën përhapje të gjerë në popull, se ato prekën plagë shoqërore të kohës. Veç kësaj gjuha e tyre është më e pastër se e poetëve të tjerë bejtexhinj. Vargu që përdor, është tetërrokshi i poezisë popullore.
H.Z.Kamberi qe poet i talentuar. Krijimet e tij i njihnin dhe i çmonin edhe rilindësit: Naimi, Samiu, Vretoja. Naimi shkruante: "Në mes të vjershëtorëve të Shqipërisë ka zënë kryen Hasani i Zyko Kamberit„.
Me poezinë e H.Z.Kamberit, Z.Bastarit e ndonje tjetri duken shenjat e para të realizmit në poezinë shqiptare.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LETERSIA E VJETER

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Sat 7 Feb 2009 - 3:45

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE


Letërsia Shqiptare e Rilindjes Kombëtare lindi dhe u zhvillua si pjesë e pandarë e lëvizjes politiko - shoqërore e kulturore për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lëvizje, që nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri në vitin 1912, quhet Rilindje Kombëtare, prandaj edhe letërsia e kësaj periudhe quhet Letërsi e Rilindjes Kombëtare. Kjo është kryesisht një letërsi patriotike me frymë demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria për atdheun dhe popullin, evokimi i së kaluarës heroike dhe lufta për çlirimin kombëtar e shoqëror.
Kushtet historike që përcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundër pushtuesve osmane, lufta për pavarësi dhe për ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit nga synimet grabitqare të imperialisteve dhe të qarqeve shoviniste fqinje.
Letërsia e Rilindjes pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në thelbin e vet ajo ishte një letërsi romantike. Në veprat më të, mira të saj u shprehen ideale të larta kombëtare, malli dhe dashuria e zjarrtë për Mëmëdheun, krenaria për të kaluarën e lavdishme të Popullit Shqiptar dhe ëndrra për ta parë Shqipërinë te lirë, të pavarur e të lulëzuar.
Figura më e shquar e kësaj periudhe ishte padyshim, Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësi i" "Historisë së Skënderbeut" dhe i shumë poezive të tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura të tjera të shquara janë Jeromim De Rada, Andon Zako Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.
Letërsia e Rilindjes shënon një etapë të re në historinë e Letërsisë Shqiptare. Ajo shënon kalimin nga letërsia me brendi fetare e ***akter didaktik, në letersinë e re shqiptare, në letërsinë e mirfilltë artistike, duke hedhur në të njëjtën kohë edhe bazat e gjuhës sonë letrare kombëtare.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LETERSIA E VJETER

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Sat 7 Feb 2009 - 3:46

* Letersia e Rilindjes
* Andon Zako Cajupi





Emri i tij i vërtetë është Andon Çako, nuk dihet për ç'arsye ai përdori edhe formën Zako. Emri letrar Çajupi është emri i një mali të vendlindjes, mallin dhe kujtimin e së cilës e nguliti dhe e përjetësoi në pseudonimin e tij. Lindi në Sheper të Zagorisë më 27 mars 1866. Mësimet e para i mori në vendlindje ku kreu dhe një shkollë gjysëm të mesme greke. Po shkolla më e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes së jetës dhe të shpirtit të popullit, të gëzimeve dhe të brengave të bashkëfshatarëve të tij. Rol të madh në formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ëma, i cili e futi në botën magjepëse të përrallave, të legjendave e të këngëve popullore, prej së cilës poeti i ardhshëm nuk do të ndahej më kurrë.

I ati i Çajupit, Harito Çakua, ishte kurbetçi në Misir, ku qe aktivizuar në lëvizjen atdhetare. Ai e tërhoqi të birin nga fshati për të vazhduar studimet. Andoni ishte vetëm 15 vjeç, kur la shoqërinë për të ndjekurnjë kolegj francez në Aleksandri, duke marrë me vete mallin e së ëmës Zoicës, dhe të gurëve e maleve të Zagorisë. Në kolegj mori një kulturë të mirë dhe u dallua ndër të parët midis shumë nxënësve të kësaj shkolle që vinin nga vende të ndryshme të Mesdheut. Me këtë kulturë ai i kishte të hapura dyert e universitetit, të cilin e ndoqi në vitet 1887-1893 në Gjenevë, ku studjoi për drejtësi. Këtu u njoh me një vajzë vendase Evgjeninë, e cila e bëri të lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas një vit martese, duke lënë jetim të birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thellë poetin dhe i la vragë të thellë.


*



Ajo u bë shkak që, pas dhjetë vjetësh, të shkruante elegjinë "Vaje", një nga elegjitë më të bukura dhe më prekëse të poezisë sonë.
Më 1883 me dokumentin e drejtësisë në xhep dhe me djalin në krahë u kthye në Misir dhe u vendos në Kajro, ku nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Po prej këtij profesioni hoqi dorë shpejt. Shkak u bë një konflikt me autoritetet e vendit gjatë një proçesi gjyqësor ku avokati i ri mbrojti të drejtën dhe nuk u lëshoi pe pushtetmbajtësve. Jetoi me pasurinë që i kishte lënë i ati, dhe iu kushtua tërësisht çështjes atdhetare dhe krijimtarisë letrare.



Çajupi gjeti në Misir një lëvizje patriotike të zhvilluar. Shqiptarët e ngulimeve të Egjiptit kishin organizuar një shoqëri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqërinë e Stambollit". Por këtë lëvizje u munduan ta kthenin në anën e tyre disa rrethe grekomanësh, të cilët intrigoni kundër patriotëve të vërtetë dhe kundër Çajupit. Ai u bë shpirti dhe figura më e njohur e kolonisë patriotike të Misirit, Çajupi mbrojti interesat e shqipërisë dhe të popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, të grekomanëve dhe të gjithë armiqve të tjerë të çështjes së kombëtare.



* Emri i tij nisi të njihej në rrethet e atdhetarëve që në fund të shekullit, kur botoi më 1898 artikullin e gjatë "Duke kërkuar një alfabet", në të cilin spikat shqetësimi i tij për unitetin e lëvizjes kombëtare dhe kulturore, për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës amtare përmes një alfabeti të njësuar. Por vepra që e bëri të njohur në mbarë botën shqiptare ishte përmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku përfshiu komedinë "katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr". Me këtë vepër ai u bë poeti më i njohur pas Naimit, figura që zuri vendin që mbeti bosh pas humbjes së poetit kombëtar më 1900.
Vjershat patriotike dhe luftarake të "Baba Tomorrit" frymëzuan çetat e lirisë dhe kryengritjet e mëdha që i sollën pavarësinë Shqipërisë më 1912.



Këtë ngjarje poeti e priti me gëzim, u duk se iu hap udha për t'u kthyer në mëmëdhè, por, Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e mëvonshme e shtynë larg këtë shpresë. Megjithatë ai i ndiqte nga afër ngjarjet në Shqipëri, duke mbetur gjithmonë në krah të forcave përparimtare e demokratike. Më 1919 Çajupi ishte në ballë të përpjekjeve të shqiptarëve të Misirit, për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar në Konferencën e Paqes që mblidhej në Paris. Ai dënoi qeverinë e Durrësit, që ishte vegël e fuqive imperialiste, ashtu siç dënoi përpjekjet e feudalëve tradhëtarë për ta bërë Shqipërinë çiflik të tyre e për ta nxjerrë në ankand sipas interesit. Me këto qëndrime ai thelloi demokratizimin në lëvizjen mendore dhe në letërsinë shqiptare. Kjo u shpreh në frymën antifeudale të veprës së tij dhe në vendin që ai u dha problemeve shoqërore në krijimtarinë e tij letrare e publiçistike. Në këto vite Çajupi , si shumë atdhetarë të tjerë, përjetoi krizën e idealeve të bukura të Rilindjes.



* Në krye të punëve në Shqipërinë e pavarur, në vend të atdhetarëve të ndershëm po vinin njerëz që i binin pas interesit të tyre, pa menduar për fatet e kombit. "Në Shqipëri, shkruan ai më 1922 një turkoman, një grekoman, një sllavoman, një intrigant, një tradhëtar, takon të bëhet … regjent, ministër, prefekt, faqe me nder dhe mbret".
Çajupi ishte për demokracinë dhe qytetërimin, prandaj e përshëndeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924, frytet e të cilit nuk arriti t'i gëzonte populli shqiptar. Demokracia e pati jetën e shkurtër dhe, në vend të saj, u rikthye pushteti i feudalëve me ardhjen e A.Zogut në fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret, Çajupi që ishte në krye të "Shoqërisë së miqve", të themeluar në Kajro, i drejtoi Qeverisë së Tiranës një protestë, midis të tjerave thuhej se koha e mbretërve shkoi, "kurse edhe ata që i kanë, po vështrojnë t'i përzënë", Ky qëndrim i vendosur antimonarkist ia mbylli përfundimisht poetit rrugën për t'u kthyer në Shqipëri, që të tretej në "baltën më të ëmbël se mjalta" të mëmëdheut. Vdiq në Kajro më 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar në Shqipëri e kaloi vdekjen e tij pothuajse në heshtje.



La në dorëshkrim pjesën më të madhe të veprave të tij, poemën "Baba Musa lakuriq", një parodi e biblës, tragjedinë "Burri i dheut", që u botua pas vdekjes më 1935, komedinë "Pas vdekjes" që u botua më 1937, përmbledhjen poetike "Këngë e vome", fati i së cilës nuk dihet.
Me gjallje, përveç "Baba Tomorrit" botoi Përrallat e La Fontenit (1921) përshtatur prej tij nga frengjishtja dhe "Lulet e Hindit" (1922), një tufë vjershash të letërsisë sanskrishte, nga artikujt e paktë që botoi në shtypin e kohës duhet përmendur pamfleti "Klubi i Selanikut" (1909), një nga kulmet e publiçistikës së Rilindjes. Në këtë pamflet Çajupi demaskoi demagogët e xhonturqve dhe të veglave të tyre, që kishin hyrë në lëvizjen kombëtare për interesat e ngushta të kastës së bejlerëve turkoshakë e fanatikë, të zellshëm për t'i zgjatur jetën të "sëmurit të Bosforit", perandorisë së kalbur të sulltanëve osmanë.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LETERSIA E VJETER

Mesazh nga Anakonda prej Sat 18 Oct 2014 - 3:25

Letërsia e vjetër shqiptare lindi në kohën kur vendi ynë ishte i pushtuar nga osmanët,pikërisht edhe ideologjia ishte fetare dhe nën kushte të shoqërisë feudale e gjithë kjo u zhvillua në mesjetë .Duke u nisur nga qëllimet atdhetare, shkrimtarët e kësaj periudhe shkruan edhe vepra mësimore e didaktike.

Vepra e kësaj periudhe janë në përgjithësi didaktike p.sh. Fjalori latinisht-shqip - i F. Bardhit, Gramatika e Andrea Bogdanit . Madje kishte edhe krijime tërësisht laike si ndonjë poezi e Budit , shume vjersha të bejtexhinjve etj.

Atë që s'mund ta bënte letërsia e shkruar, e bëri vetë populli me letërsinë gojore, me krijimet e bukura folklorike, që përbëjnë një monument kulture të pandërprerë gjatë gjithë qenies së tij, që nga kohët më të lashta. Shkrimi më i vjetër shqip që njohim deri më sot, i përket vitit 1462 dhe libri i shkruar në gjuhën shqipe, me sa dimë deri tani, është Meshari i Gjon Buzukut , botuar më 1555 .

Ky është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, por jo libri i parë i letërsisë shqiptare. Letërsi shqiptare të shkruar në gjuhë të tjera ka pasur edhe më parë . Vepra më e rëndësishme e këtij lloji është Historia e Skënderbeut e Marin Barletit botuar rreth viteve 1508 - 1510 .

Me letërsi të vjetër shqiptare kuptojmë letërsinë e tre shekujve. Në qoftë se në shekullin XVI u shkrua vetëm Meshari , në shekullin XVII ai ndiqet nga librat në gjuhën shqipe të Pjetër Budit , Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj.

Një grup tjetër përbën prodhimi letrar që u zhvillua në qendra të ndryshme të Shqipërisë së Jugut dhe të Shqipërisë së Mesme si : në Voskopojë, Elbasan , Gjirokastër dheJaninë. Sidomos në shekullin e XVIII dhe në gjysmën e parë të shekullit të XIX, ky prodhim përfaqëson kryesisht shtresat e zanatçinjve, të tregtarëve dhe të fshatarësisë së lirë dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor të qyteteve të këtyre anëve.

Kështu p.sh., Voskopoja gjatë viteve 1720 - 1770 ishte një qytet i begatshëm me rreth 20.000 banorë, një nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore të vendit. Këtu lulëzoi një veprimtari e gjerë arsimore, me kisha e shkolla të shumta; ndër to edhe një shkolle e nivelit të mesëm, e quajtur Akademia e re , e ngritur nga Bushatllinjtë e Shkodrës . Kishte, gjithashtu, një bibliotekë dhe një shtypshkronjë, të njohura për kohën. Rëndësi të veçantë jo vetëm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos në kohën e Ali Pashë Tepelenës.

Shkrimtarët

Shkrimtarët kryesorë te këtij prodhimi janë Theodor Kavaljoti nga Voskopoja (sh.XVIII). Kostë Beratasi (nga fundi i shk.XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parë e shekullit XVIII), trimi suliot Marko Boçari , peshkopi Grigor Gjirokastriti etj.

Veprat e tyre kanë kryesisht karakter fetar ose mësimor, janë fjalorë disa gjuhësh ose përkthime. Ata vetë kanë një formim greko-bizantin , ndaj dhe në shkrimet e tyre përdorin kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i Elbasanit, Kostë Beratasi , Theodhor Haxhifilipi e ndonjë tjetër, që krijuan edhe alfabete të veçanta të shqipes, duke dashur të vënë në dukje individualitetin e gjuhës shqipe dhe dallimin e saj nga gjuhët e tjera.
Fakt i rëndësishëm i jetës letrare të shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX është krijimtaria e bejtexhinjve ( letërsi shqiptare me alfabet arab ) me përfaqësues kryesore: Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja ; Nezim Frakulla nga Berati ; Zenel Bastari nga Tirana ; Muhamet Cami nga Konispoli ; Dalip Frashëri , Shahin Frashëri , nga Frashëri ; Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci , nga Shkodra etj.

Një degëzim të veçantë të letërsisë së vjetër shqiptare përbënte letërsia arbëreshe, prodhim i shqiptarëve të emigruar në Itali para dhe pas vdekjes së Skënderbeut.

Kjo letërsi njohu një rrugë të gjatë zhvillimi , që nga shekulli XVI deri në ditët tona. Ndër autorët e saj më të dëgjuar, mund të përmendim Lekë Matrënga ( 1560 - 1619 ) ; Niko Katalano ( 1637 - 1694 ) ; Nikolla Brankati ( 1675 - 1741 ) ; Nikollë Filja ( 1682 - 1769 ).

Një etapë të re në letërsinë e vjetër arbëreshe shënuan veprat e Jul Varibobës ( shek XVIII ) , ku bie në sy jo vetëm origjinaliteti i trajtimit të materialit, por edhe cilësia e lartë artistike, traditë e që u çua pastaj me përpara nga shkrimtarët arbëreshë të Rilindjes Kombëtare ( De Rada , Gavril Dara i Riu , Anton Santori , Zef Serembe etj.).

Ndonëse e kufizuar në tematikë dhe e përfaqësuar me një numër të vogël veprash, rëndësia e letërsisë së vjetër qëndron, në radhë të parë, në faktin se ajo është shprehje e vitalitetit të popullit shqiptar, e qëndresës së tij kundër pushtuesit e kulturës së huaj. Nëpërmjet veprave të kësaj letërsie u ruajt e gjallë dashuria për gjuhën shqipe dhe tradita për shkrimin e saj.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LETERSIA E VJETER

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi