Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Misteri i familjes ngjyrë blu

Shko poshtë

Misteri i familjes ngjyrë blu

Mesazh nga Emona prej Wed 14 Mar 2012 - 0:24

Në vitin 1800, një familje e izoluar në pjesën lindore të Kentucky, me rrënjë franceze, përjetonte një situatë shumë të çuditshme, pasi fëmijët që lindnin ishin ngjyrë blu. Për shkak të endogamisë, anëtarët e familjes Fugate lindën me një sëmundje të rrallë që çonte në njollosjen e lëkurës së tyre. Misteri i fshehur prapa familjes blu që kishte befasuar dhe habitur mijëra njerëz më në fund u zgjidh…



Historia filloi në shek. XIX kur francezi Martin Fugate, u vendos në brigjet lindore të Kentucky… Atje, u martua me Amerikanen flokëkuqe, Elizabeth Smith, e cila kishte lëkurë shumë të zbehtë. Bashkimi i tyre formoi një mutacion gjenetik që rezultoi në lëkurën ngjyrë blu të pasardhësve të tyre.



Duke vërejtur portretin familjar duket sikur i është nënshtruar përpunimit me photoshop… por shkenca tregon se është fakt i vërtetë. Sëmundja quhet methemeglobinemia ( e njohur ndryshe dhe si met-H) dhe redukton aftësinë e njeriut që të përcjellë oksigjen në gjakun etj.



Si rezultat i kësaj, gjaku i tij është më i errët se sa ai që qarkullon në venat e njerëzve të tjerë. Ngaqë familja jetonte në një zonë të ndaluar, brezat e ardhshëm duke mos patur rrugëzgjidhje tjetër martoheshin me brezat e një familjeje fqinje, gjë që përkthehej në shkëmbim “të varfër” gjenesh dhe shfaqje të shpeshtë të gjenit met-H.



Familja u zbulua për herë të parë në vitin 1958, kur një nga burrat ngjyrë blu, Luke Combs, pasardhës i familjes Fugate, çoi gruan e bardhë në spitalin e Kentucky, atje mjekët më shumë u angazhuan me rastin e burrit se sa të gruas.



Përveç njollosjes së plotë të lëkurës, nuk identifikohen probleme të tjera serioze lidhur me sëmundjen. Në vitin 1980 u gjet kurimi, ku njeriu blu pinte një substancë kimike (ngjyrë blu),ajo e konvertonte gjakun në ngjyrë normale ndërsa ndryshonte dhe tonin e lëkurës. Megjithatë, për shkak të dispersionit të lëngjeve, zgjidhja ishte e përkohëshme, pra, zgjaste vetëm një ditë, kështu të sëmurit i duhej të pinte çdo ditë substancën në fjalë…

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Misteri i familjes ngjyrë blu

Mesazh nga Anakonda prej Tue 17 Apr 2012 - 8:53

teper e habitshme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi