Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Legjendat më të famshme mesjetare

Shko poshtë

Legjendat më të famshme mesjetare

Mesazh nga Emona prej Tue 20 Mar 2012 - 2:38

Legjendat më të famshme mesjetare

Legjendat kanë qenë e vazhdojnë të jenë tërheqëse prej shekujsh. Ato qarkullojnë e kalojnë nga brezi në brez duke marrë tipare të ndryshme, sipas traditave e kulturave nëpër botë.

I tillë është “Burimi i rinisë”.

Burimi i rinisë është një burim legjendar që supozohet se i kthen rininë kujtdo që pi nga ai. Sipas legjendës, thuhet se Florida është vendndodhja e këtij burimi.

Rinia e përjetshme është një dhuratë që kërkohet në mite dhe legjenda, ndaj dhe historitë me gjëra të tilla, siç është guri filozofal, eliksiri i përjetësisë janë të zakonshme në legjendat e Euro-Azisë e më tej. Fatkeqësisht, nuk dihen burime më të vjetra të legjendës.

Hebreu endacak është tjetër pjesë e një legjende. Hebreu endacak është një figura nga folklori mesjetar kristian, legjenda e të cilit filloi të përhapje në Evropë në shekullin e 13-të dhe u instalua në mitologjinë kristiane, e më pas në Romantizëm.

Legjenda ka lidhje me hebreun që përqeshi Jezusin në rrugën e tij të kryqëzimit, e më pas u mallkua të ecte nëpër botë deri në Kthimin e Dytë. Natyra e saktë e endacakut varion sipas kulturave e traditave të ndryshme.

Papa Joan është emri i një pape legjendare femër, që supozohet se ka qenë në natë pozicion për më pak se tre vjet në vitin 850. Ajo njihet nga një legjendë që qarkullonte në Mesjetë. Papa Joan konsiderohet nga shumë historianë modernë dhe studiues fetarë si fiktive.

Fjalori i Oksfordit shkruan se kjo legjendë është besuar gjerësisht për shekuj me radhë, edhe në qarqet katolike, por deklaron se “s’ka të dhëna për një papë femër në asnjë prej datave të përmendura në legjendë”.

Kërkimi historik për hajdutin legjendar, Robin Hud ka krijuar një sërë emrash të mundshëm. Një kandidat përfshin të arratisurin Robert Hod.

Numri i madh i të dyshuarve komplikohet më tej pasi emri Robin Hud u bë një emër i përhapur për ata që thyenin ligjin. Sipas folklorit britanik ai njihet se vidhte nga të pasurit për t’ua dhënë të varfërve.

Mbreti Artur është një lider legjendar britanik, i cili sipas historisë mesjetare udhëhoqi mbrojtjen e Britanisë nga pushtuesit saksonë në shekullin e gjashtë. Detajet e historisë së Arturit janë kompozuar më së shumti nga folklori dhe krijimet letrare, ndaj ekzistenca e tij historike ka qenë gjithnjë burim debatesh të ndryshme dhe historianët modernë e kanë hedhur poshtë.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Legjendat më të famshme mesjetare

Mesazh nga Anakonda prej Mon 9 Apr 2012 - 4:59

te famshme qenkan me te vertete.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi