Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Në Evropë nuk hyhet me Gymysh dhe Ezel

Shko poshtë

Në Evropë nuk hyhet me Gymysh dhe Ezel

Mesazh nga Aяtємιѕα prej Sun 25 Mar 2012 - 3:18

Elvin Luku

Një këpuce e grisur, e hedhur pranë një kazani plehrash aty në cepin e lagjes, kutërbon erë. Instiktivisht, i largohen të gjithë kalimtarët. Madje, disa prej tyre, teksa kalojnë atje, devijojnë disi nga trotuari, dhe, nxitimthi, lëvizin matanë rrugës… Të njëjtën këpucë rreckamane, ashtu, pa larë (për të ngjarë sa më origjinale), e vendosim brenda një kutie xhami në një muze, me mbishkrimin: “Këpuca e Van Gogh”. Kur, ç’të shohim?! Radhë të gjata njerëzish, me sytë katër, shohin me admirim këtë objekt të çmuar. Të gjithë, pa përjashtim, edhe ata që e “njohin” artin, rrinë të përhumbur nga “madhështia”, ose, ndoshta, nga era e saj origjinale; mahniten, e nuk u besojnë syve.” – Snobizmi nuk ka brirë. Së fundmi, në vendin tonë, sikundër ndodh rëndom edhe jashtë, dëgjojmë shpesh të flitet për libra “bestseller”, telenovela “bestseller”, spektakle e reality shoë “bestseller” etj., dhe, suksesi i korrur nga shitja e këtyre librave, apo, edhe nga shikueshmëria e lartë, trumbetohet me të madhe nga autorët, botuesit e drejtuesit e këtyre emisioneve.

“Është bestseller”, – thotë me vetëkënaqësi botuesja, që e përdor këtë etiketim, si argument, për të përshkruar cilësinë e librit. Ajo vazhdon vlerësimin me komplimente e lavde, e bindur verbërisht në reklamimin e saj, më shumë sesa në vlerat e botimit, që ajo dhe biznesi promovon dhe tregton. Në çastin kur bashkëbiseduesi argumenton të kundërtën, në analizën që i bën librit, botuesja thotë: “Ky është një “bestseller”, dhe, lexuesi e di më mirë se çfarë është letërsia e vërtetë.” Ajo vazhdon më tej kur thotë se, ky botim lexohet me një frymë. Madje, i ndan bestsellerat sipas stinës, i kategorizon ata në libra për konsum masiv dhe rekomandon edhe vendin ku ky libër duhet lexuar: në plazh, në stolat e parkut, në krevat, në kuzhinë, në banjë.

Në fakt, a tregon, domosdoshmërisht cilësi, shitja, domethënë sasia? A është, dhe, a duhet të jetë numri i blerësve që përcakton vlerat artistike? Ç’është një libër për konsum masiv? Çfarë po konsumon? E para që të vjen në mënd është domatja. Po ka edhe sallatë, kastraveca, qepë, bukë, djathë, gjalp, vaj, gjizë, fasule…, Ndoshta, mollë, portokall, mandarinë, nganjëherë, banane…, Mund të konsumojmë edhe mezerira apo “fast food”.

Sot, nuk është në “modë” cilësia e librit, por promovimi. Tek “bosët” venë për promovim dhjetëra e qindra personalitete dhe shtrohen darka e bankete; venë shokë e miq. Kurse tek “fukarenjtë”, sido që emra të mëdhenj, e të nderuar, “nuk na vinë as miqtë!”, – na tha një nga botuesit tanë seriozë, që i injoron bestsellerat.

Shitjen e orienton publiciteti, media, e, ndoshta, edhe kritika e pavarur, d.m.th, miqësore… Kaq. Lexuesi shkon drejt atij botimi, për të cilin bëhet më shumë zhurmë. Dhe, shpeshherë, zhurma bëhet për ata libra ku fitohen më shumë para. Po kështu ndodh edhe me televizionet bestseller, si “BBF”, e “Tirana TV” etj; ku promovohen e marrin “fame” këngë të tilla, si “Alo, alo, ambulanca/ Zemra ime është sëmurë/ Po ta dija, po ta dija/ S’do ta dashuroja kurrë…”; programi bestseller “Big Brother”, ku, këto ditë, një prej prindërve deklaronte në shtyp se ishte “tip evropian dhe se nuk e kishte problem që vajza të bënte seks në ekran”. Ai thoshte se mjaftonte që vajza e tij të ishte e lumtur… Të jetë kjo, vallë, lumturia e prindërore?! E njëjta “histori” ndodh me telenovelat bestseller, si “Gymysh”, “Menekshe dhe Halili”, “Sulejmani i Madhërishëm”, “Tereza”, apo dhe i famshmi “Ezel”.

Tërë graria përpiqet të gjejë ngushëllim për fatin e tyre. Aq të përqendruara janë në ndjekjen e serive, saqë, në atë orar, nuk dëgjohet asgjë në shtëpi. Porositen të gjithë familjarët të heshtin, dhe shpesh, nga përqendrimi i madh, siç thuhet i zgjon, përkohësisht, era e djegur e gjellës…Madje, për tu siguruar, ndonjë TV, gazetë apo revistë bestseller, të nesërmen, vazhdon publicitetin nën okielon “Mania Ezel”. E kuptojmë merakun e botuesve dhe drejtuesve të televizioneve për para, por, a duhet luajtur kaq egër në kurriz të cilësisë dhe edukatës qytetare?

Tifozeria për këto produkte bestseller, ul dhe degradon shijet e lexuesve dhe shikuesve, ose, thënë shkoqur, shkatërron atë ndërtesë edukuese që, me aq mundim, e ndërton shkolla e familja. Tashmë, prindërit, përveç luftës me Facebook-un, me të cilën fëmijët e tyre merren me orë të tëra, duhet të shkulin ata edhe nga “Big Brotheri” e “Ezeli” (Gjithmonë, bëhet fjalë për prindër që nuk janë vetë fansa të tyre). Sigurisht, tregu është treg dhe shet çdo mall. Siç është vënë në dukje nga studiues e shkrimtarë të njohur, është detyrë e shtetit, e Ministrisë së Kulturës, po edhe e botuesve apo drejtuesve të emisioneve që të ndihen pak më shumë “patriotë”, qytetarë dhe evropianë. Tek e fundit, më shumë prindër… Në Evropë, nuk hyhet as me Daniel Steele, as me “Ezelin”, as me BBF, as me “Big Brother” e as me të vetëshpallurit shkrimtarë e historianë. SHEKULLI
avatar
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Në Evropë nuk hyhet me Gymysh dhe Ezel

Mesazh nga Anakonda prej Wed 16 May 2012 - 16:55

Gymyshin e ezelin;kudo i degjoje keta emra;e vertete eshte nuk do hyjm kurre ne be poo te rrim vec te shohim telenovela;duhet shum pun me hy ne be
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi