Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Historia Itali-Shqiperi, ne nje liber

Shko poshtë

Historia Itali-Shqiperi, ne nje liber

Mesazh nga WebMaster prej Sun 15 Apr 2012 - 9:37

“Ura Itali-Shqipëri, mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit” është titulli i librit që do të prezantohet nesër, ora 11.00, në sallën “Nënë Tereza”, pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë në praninë e autorëve Giuseppe Fera dhe Nicola Simone, prefekte në pension.
Libri, botuar nga “Giappichelli”, pas një përshkrimi të shkurtër të historisë së Shqipërisë që nis me vdekjen e diktatorit Hoxha dhe raportet mes Shqipërisë dhe Italisë përgjatë shekujve, përqendrohet në përshkrimin e fazave të ndërtimit të sistemit demokratik në vend dhe zhvillimit të bashkëpunimit të policisë italo-shqiptare në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit. Libri shtrin horizontet në të gjithë Ballkanin për të veçuar, në pjesën e tretë të tij, hapësira të reja strategjike për bashkëpunimin e policisë. Të dy autorët japin edhe sugjerime se si ky bashkëpunim në të ardhmen mund të përforcohet. Vepra përmbyllet me disa shënime të Giuseppe Fera-s dhe me një kontribut të Nicola Simone-s dedikuar “Imazhit dhe mirëfunksionimit të Misionit Policor italian Interforze” i drejtuar nga vetë ai në vitet 1997-2001. Prezantimi i librit organizohet nga Ambasada Italiane në Tiranë, Policia e Shtetit Shqiptar dhe Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me shoqatën “Occhio Blu”. Ky prezantim, ku do të jenë të ftuara personalitete italiane dhe shqiptare, përkon edhe me 15-vjetorin e themelimit të misionit policor italian “Interforze”.




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Historia Itali-Shqiperi, ne nje liber

Mesazh nga Anakonda prej Sun 15 Apr 2012 - 18:41

interesante...........
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Historia Itali-Shqiperi, ne nje liber

Mesazh nga dajti modh prej Sun 15 Apr 2012 - 18:45

DIKTATORET akoma nuk kane vdek ne SHQIPERI ..
kemi kete DIKTATORIN TJETER TANI ,,SALI BERISHEN ?????
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Historia Itali-Shqiperi, ne nje liber

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi