Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Letërsia e Moderne

Shko poshtë

Letërsia e Moderne

Mesazh nga WebMaster prej Thu 19 Apr 2012 - 12:25

Pas Luftës së Dytë Botërore letërsia shqiptare eci në një rrugë mjaft të vështirë e komplekse. Karakteristikë kryesore e kësaj periudhe është shkëputja jo e natyrshme e letërsisë nga tradita e saj dhe ndikimi i fuqishëm, po ashtu jo i natyrshëm, që ushtroi mbi të përvoja krijuese e metodës së realizmit socialist. Veçoria tjetër, mbase më e rëndësishme dhe me pasoja më të rënda, është se letërsia shqiptare do të zhvillohej e ndarë nga një kufi politik brutal dhe kufizimet e një regjimi diktatorial. Kështu do të kemi: letërsi të zhvilluar brenda kufirit të shtetit shqiptar; të shqiptarëve në përbërje të ish Jugosllavisë, kryesisht në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe të shqiptarëve të diasporës.
Këto karakteristika ndikuan fuqishëm në rrjedhën e letërsisë shqiptare në përgjithësi, si dhe në fizionominë, strukturën artistike apo frymëzimin tematik të saj. Gjatë katër dhjetëvjetëshave të parë të shekullit XX e sidomos gjatë viteve '20 e '30 letërsia shqiptare pari një zhvillim të hovshëm dhe të gjithanshëm. U rrit si numri i krijuesve, ashtu dhe numri i veprave letrare të botuara, të cilat u ngritën në një shkallë më cilësore artistike, duke krijuar premisat për një komunikim më të afërt me përvojat e përgjithshme letrare në Evropë. Përmes shkrimtarëve të talentuar, të shkolluar nëpër qendra të ndryshme të Evropës, në letërsinë shqiptare filloi të depërtojë fryma e drejtimeve dhe e ndjeshmërive të reja krijuese letrare të kohës. Siç dihet, gjatë këtij harku kohor shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë shqiptare, si: Fishta, Konica, Noli, Poradeci, Koliqi, Migjeni, Kuteli, shënuan disa nga kulmet më të larta të letërsisë shqiptare, në llojet dhe zhanret e gjinive të ndryshme. Në këtë kontekst letrar llojet e gjinisë lirike do të jenë ato që përparojnë, por një hov të dukshëm do të marrin
edhe llojet epike, drama, kritika dhe teoritë letrare.


Krejt ky fluks i pasur krijuesish të talentuar të moshave të ndryshme, të nxitur dhe të mbështetur nga shtypi periodik letrar i drejtimeve dhe i shkollave të ndryshme, do të vazhdojë, thuajse po me këtë ritëm dhe gjatë pjesës së parë të viteve '40.
Për çudi, jehona e hovit të tillë krijues nuk u ndërpre menjëherë pas përmbysjes së pushtimit nazist dhe vendosjes së pushtetit komunist. Pati një tolerancë gjatë ditëve të para të pushtetit të ri ndaj frymës së lirë, liberale në krijimtarinë artistike, e cila do të vazhdojë ta ketë këtë fat edhe për dy-tre vjet. Por siç dihet, tanimë nuk ishte më ai rreth individualitetesh të jashtëzakonshëm krijuesish të viteve'30. Noli e Koliqi do të vazhdojnë të krijojnë nëpër Evropë e Amerikë, por të shkëputur totalisht nga letërsia në Shqipëri dhe pa kurrfarë ndikimi mbi të. Lasgushi kishte pushuar së krijuari. Migjeni dhe Fishta nuk ishin më. Nga ky rreth kolosësh të letërsisë shqiptare, vetëm Kuteli do vazhdojë të jetë vazhdimi i natyrshëm i letërsisë së Pasluftës duke botuar sa herë i hiqej çensura. Do të vazhdojnë fare ndryshe krijimtarinë e nisur që më parë: Petro Marko, Vedat Kokona, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata, Sterjo Spasse, Nonda Bulka, Dhimitër Shuteriqi etj. Nga poetët që krijuan në vitet e para të çlirimit dhe që krijimtaria e tyre pati jehonën e entuziazmit kolektiv të këtyre viteve, janë: Aleks Çaçi, Luan Qafëzezi, Llazar Siliqi etj.
Kështu, pas luftës dhe gjatë viteve '50 do të duket qartë orientimi i ri në fushën e letërsisë shqiptare, si në rrafshin tematik, dhe në atë të përvojave dhe të metodave e prosedeve krijuese. Tematikisht letërsia u përqëndrua kryesisht, në jehonën e lirisë së fituar nga Lufta Nacionalçlirimtare, kurse ngjyrimi i aktualitetit dhe i botës reale u reduktua kryesisht në bardhë e zi. Si përvojë shkrimi, veprat letrare të kësaj periudhe shpesh do të qëndrojnë ndërmjet gjuhës së rrëfimit letrar dhe atij propagandistik. Kryesisht këtë vulë proceduese kanë romanet e para gjatë viteve '50. Po kaq skematik ishte dhe mendimi kritik zyrtar i asaj kohe, që do ta përkrahte këtë
letërsi.
Nga fundi i viteve '50, e sidomos me fillimin e viteve '60, pra pas një dekade e gjysmë që nga çlirimi, do të bëhen hapat e parë për ta nxjerrë nga ky shabllon letërsinë shqiptare. Në këtë kontekst duhet përmendur, pikërish viti 1958, kur Petro Marko do të botojë romanin e tij të parë "Hasta la Vista", që sjell një tjetër tematikë në romanin shqiptar, një tjetër frymë dhe ndjeshmëri në paraqitjen e personazheve (tanët dhe të huajt). Dy vjet më vonë ai do të botoië dhe romanin "Qyteti i fundit" me prirje për të shmangur skematizmin. Pas tij Ismail Kadare boton romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1962), që, shtegun e paralajmëruar nga romanet e Petro Markos, do ta ngrejë në një nivel ndërkombëtar.
Pas romaneve të dy autorëve të përmendur, gjatë viteve '60, Jakov Xoxa do të botojë romanin "Lumi i vdekur" që, nga një aspekt tjetër procedura, do të konsolidojë prirjen e romaneve shqiptarë, për të kërkuar rrugë të reja në paraqitjen e botës shqiptare. Pas Jakov Xoxës do të paraqitet Dritëro Agolli me një seri romanesh, Dhimitër Xhuvani, Ali Abdihoxha, Skënder Drini, Sabri Godo, Vath Koreshi etj., ndërsa majën e poezisë lirike do ta zenë Fatos Arapi, Ismail Kadareja dhe Dritëro Agolli, të cilët do të çelin një rrugë të mbarë dhe për një brez poetësh të rinj të talentuar si: Dhori Qiriazi, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Frederik Rreshpja, Natasha Lako etj.




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Letërsia e Moderne

Mesazh nga Anakonda prej Mon 7 May 2012 - 4:58

Një kërkues universitar perëndimor ju përmend dasmën tradicionale
shqiptare duke përdorur edhe fjalët « la dasma » në frëngjisht dhe « the
dasma » në anglisht. E kuptoni menjëherë se ky term nuk ka njëvleftësim
të saktë në këto gjuhë, madje as në shumë gjuhë tjera të botës. Ndiheni
keq dhe nuk doni kurrsesi të flisni për ceremoninë e martesës së të
parëve tuaj. Duke u përpjekur të gjeni diçka për të ndërruar bisedën, ju
kujtohen disa fakte.

Dasma tradicionale e ka hedhur në erë gjithë ekonominë e famijles
dhe asaj i është dashur një kohë e gjatë për ta marrë veten. Papritmas
bëheni filozof dhe ju kaplon një pyetje në lidhje me investimet e këqija
apo torollake: Cili popull, përveç atij i cili e ka të skalitur në
traditë të flakë gjithë ekonominë e familjes për një dasmë, e ka
investuar gjithë ekonominë e shtetit për të ndërtuar bunkera?

Për të mos u shprehur për dasmën, i flisni bashkëbiseduesit tuaj
universitar për martesën dhe për foljen që shpreh këtë veprim. Folja:
martohem, martohesh, martohet... ka filluar të zgjedhohet në kohën e
ardhme në të gjitha gjuhët, pa përjashtuar shqipen: ndahem, ndahesh,
ndahet… Pa dalur krejtësisht nga tema, hyni në bisedën e një ceremonie
martesore moderne, modeste, të pakomplikuar, të planifikuar me mençuri,
e cila nuk e dërmon ekonomikisht çiftin. Çifti duhet të krijojë një
celulë të re të shëndetshme familjare dhe të fillojë si duhet jetën
bashkëshortore.


Megjithatë nuk arrini të koncentroheni në bisedë sepse ju duket
sikur këngët, shkrimet, përrallat... e mburrin dasmën e vjetër dhe e
pengojnë të kaluarën të kalojë. Nuk jeni krenar me mburrjen sepse ajo u
jep jetë sjelljeve të palogjikshme. E imagjinoni të zotin e dasmës disa
ditë pas ceremonisë në borxh deri në fyt duke i shikuar yjet në qiell si
cjapi në baltë. Krismat e tupanit monoton disa ditë me radhë ia
shurdhojnë ende veshët por e di mirë se nuk do të vallëzojë për një kohë
të gjatë. Nuk i kërcehet dot! Nusja e shikon të varur fustanin e bardhë
monokrom, monoton, pa identitet, torollak si të gjithë fustanët tjerë
të zakonit dhe i duket si vampir. Fustani i bardhë s’ka më vlerë për
ditë të zeza të varfërisë edhepse ka kushtuar mijëra ose miliona
budallallëqe (varet se a janë ato të reja apo të vjetra.) As dhuratat e
dasmorëve nuk kanë vlerë sepse të gjitha janë njësoj, njëlloj, të
palogjikshme mu si dasma. Edhe ato janë torollake dhe ...sipas zakonit!
Zakoni nuk ka nevojë për logjikë por është çudi të konstatohet se si
budallallëku e krijon logjikën vet e cila bëhet sëmundje ngjitëse dhe
trashëguese.

Pyetja tjetër që i bëni vetes në brendësinë më të thellë, pa thënë
asnjë fjalë sheshit, në lidhje me këtë fenomen të së kaluarës së
“lavdishme” të popullit tuaj është kjo: I zoti i shtëpisë, përgjegjësi i
zhgënjyer i komedisë tragjike, dasmës torollake, a ka shkuar t’i thotë
fqiut të mos bëjë të njëjtin gabim apo ka bërë çmos që të organizojë një
presion shoqëror me qëllim shpirtngushtë që të mos jetë i vetmi
torrollak në fshat?

Meqë nuk keni gjë për të thënë për dasmën e dikurshme tradicionale
disaditëshe të popullit tuaj, bëni mirë që e qepni gojën dhe nuk
bërtisni me gjithë zërin që keni para botës për të. Pas mbarimit të
takimit me kërkuesin universitar perëndimor, filloni këtë shkrim të
shkurtër ...


© www.kadrisherifi.com
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi