Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Athens, Ohio - i gjithe qyteti eshte i mbushur me fantazma People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Athens, Ohio - i gjithe qyteti eshte i mbushur me fantazma People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Athens, Ohio - i gjithe qyteti eshte i mbushur me fantazma

2 posters

Shko poshtë

Athens, Ohio - i gjithe qyteti eshte i mbushur me fantazma Empty Athens, Ohio - i gjithe qyteti eshte i mbushur me fantazma

Mesazh nga Emona Mon 30 Apr 2012 - 5:52

Athens, Ohio - i gjithe qyteti eshte i mbushur me fantazma Athens%20ohio%20cemetery%20pentagram

Nese po merrni ne konsiderate te beni nje vizite ne Athens, Ohio, gjeja e pare qe duhet te dini eshte qe sipas shume vizitoreve, ky vend eshte i mbushur me fantazma.

Pervec godines qe ka qene Qendra Mjekesore per te semuret mendore, qe ka histori shume te frikshme qe rrotullohen rreth saj, dhe qe ka nje reputacion shume te keq per keqtrajtimin e pacienteve qe gjendeshin aty, dhe madje thuhet qe disa prej pacienteve qe ndodheshin ne spital nuk ishin te semure, edhe vete Universiteti i Athens qe ndodhet jo shume larg kesaj Qendre Mjekesore thuhet se eshte i mbushur me fantazma.

Ne Athens, Ohio gjenden 5 varreza qe thuhet se jane nje pentagrame i kompletuar. Anje nuk e di se pse ato jane vendosur ne ate menyre.

Emrat e varrezave jane Simms, Zion, Hanning, Higgins, dhe Cuckler.

Disa gjera shume te frikshme thuhat se kane ndodhur neper keto varreza, dhe me te shumtat kane ndodhur ne Varrezen Simms. Shume njerez thone qe ne varrezat Simms, mund te shihet akoma te vije verdalle edhe vete pronari si nje fantazem. Zakonisht ai shfaqet i veshur me nje si tip robdishani.

Shume njerez kane deklaruar qe kane pare drita, hije dhe kane degjuar zera naten vone, duke mos pare asnjeri aty. Ka edhe nga ata madje qe pretendojne qe varrezat e nderrojne vete vendndodhjen e tyre ne menyre qe te mbajne larg vizitoret.

Ashtu si u permend me pare, nje vend shume i frikshem ne Ohio eshte edhe Ridges (Spitali mendor) i cili eshte mbyllur ne vitet 1980, per te cilin do te flitet njehere tjeter, dhe Varreza Ridges.

Tani vendi me i braktizur ne Universitetin e Athens, Ohio eshte edhe vendi me i mbushur me fantazma.

Kampusi i universitetit duket si te gjithe kampuset e tjera. Megjithate ka raportime vazhdimisht per fantazma, si nga studentet, ashtu edhe nga vizitoret. Shumica e manifestimeve te fantazmave ndodhin ne Wilson Hall. Dhe cuditerisht Wilson Hall i bie pikerisht te jete ne qender te pentagramit qe u pershkrua pak me siper; i pentagramit qe formonin pese varrezat qe gjendeshin ne qytet.

Dhoma 428 ne Wilson Hall ishte vendi i vdekjes se nje studenti ne vtet 1970. Me vone gjate viteve shume njerez qe u vendosen ne ate dhome kane pershkruar zhurma te cuditshme, hapa neper dhome dhe jashte saj kur nuk kishte njeri, dhe objekte qe leviznin ne menyre te pashpjegueshme neper dhome.

Pasi vdiq edhe nje student tjeter per shkak se mesa duket praktikonte okultizmin, Universiteti shpjegoi qe ajo dhome ishte e pabanueshme dhe e mbylli ate dhome per te mos e hapur me. Dy vdekje ne te njejten dhome eshte dicka pak e cuditshme.

Mbas shume kerkimeve te profesionisteve, u zbulua se Wilson Hall ishte nje vend shume konduktiv per aktivitete psikike, dhe gjithashtu nga kerkimet historike u mesua se ishte me pare toka e varrimeve te Intitutit Mendor Athens ne kohe me te hershme.

Nderkohe qe ka edhe nga ato banore ne Athens, Ohio qe nuk e kuptojne se pse behet gjithe kjo rremuje, shumica e banoreve dhe e vizitoreve e ndjejne qe ky vend nuk eshte nje vend si gjithe te tjeret. Shume studente kane thene qe kane patur eksperiencat e veta te frikshme neper koridoret e konviktit apo kur kane dale per te eksploruar.

Eshte shume vedn interesant dhe dashamiresit e historive me fantazma do te kishin me cfare te merreshin ne kete vend. (F.B/Infoalbania)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Athens, Ohio - i gjithe qyteti eshte i mbushur me fantazma Empty Re: Athens, Ohio - i gjithe qyteti eshte i mbushur me fantazma

Mesazh nga Anakonda Tue 1 May 2012 - 0:14

qenkan bo fantazmat aty si robt e shpise
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi