Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Roman i ri: Bija e errësirës, Elena Ferrante

Shko poshtë

Roman i ri: Bija e errësirës, Elena Ferrante

Mesazh nga Emona prej Fri 11 May 2012 - 0:16

Marrë nga libri: Bija e errësirës

“Unë nuk jam një nënë natyrale”, i thotë vetes Leda, një mësuese e letërsisë angleze, e cila jeton në Firence, një grua e divorcuar prej kohësh dhe një nënë e përkushtuar ndaj dy vajzave të saj.



Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë dhe nga hija e çadrës së saj këqyr një familje të lumtur që e ka ndeshur qysh ditët e para aty.

Leda njihet me Ninën, nënën e një vajze të vogël, Elenës, nga ku nis e kupton se vetë ajo nuk ka qenë një nënë dhe aq e mirë, ngaqë për shkak të karrierës, nuk i ka dhënë dashuri të mjaftueshme të bijave, madje nuk ka qenë një bijë dhe aq me fat në raport me nënën e saj.

Një fill i gjatë të papriturash do ta ndjekin marrëdhënien e njohjes së saj me familjen e re, befasi që do të bien edhe mbi vajzën e vogël, Elenën, dhe do t’i kthejnë pushimet e tyre në në histori tronditëse dhe prekëse, të atillë që të nxit me ankth nëpër faqet e këtij rrëfimi të mrekullueshëm, që vetëm një shkrimtare si Elena Ferrante di ta shkruajë.


Gratë e kësaj historie bartin thelbin e jetës së përdithsme mes të qenit nëna e vajza të dikurshme, me trazime të tilla, që ende i diktojnë jetët e tyre.
Mbi autoren

Elena Ferrante, kjo grua misterioze, e cila ia ka fshehur portretin e saj lexuesit, shkrimtarja e përshkruar dikur nga redaktori i saj si “një grua e bukur, e gjatë dhe me sy shprehës”, dihet vetëm se ka lindur në Napoli, por e ka braktisur atë dhe ka vite që endet jashtë Italisë. Madje legjenda urbane që e ka ndjekur misterin e saj, thotë se tani jeton në Greqi.
/Sh.L/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Roman i ri: Bija e errësirës, Elena Ferrante

Mesazh nga Anakonda prej Sat 19 May 2012 - 18:17

titullin e paska ca si shum komik ky liber
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi