Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Pallati i ëndrrave, së shpejti në ekran

Shko poshtë

Pallati i ëndrrave, së shpejti në ekran

Mesazh nga Emona prej Fri 11 May 2012 - 0:33

Romani Pallati i Ëndrrave, Ismail Kadaresë është ndoshta romani më i bukur dhe shprehës i shkrimtarit. I publikuar në vitin 1982, në kulm të izolimit të madh të Shqipërisë dhe dhunës shtetërore, ky roman flet për një institucion të çuditshëm të Perandorisë Osmane, Ministrinë e Ëndrrave. Pothuajse askush nuk mbeti pa e kuptuar se një institucion i tillë gjendej në Shqipërinë e viteve ’80 dhe quhej Sigurimi i Shtetit, një aparat prej mijëra veshësh që dëgjonin gjithçka, por mbi të gjitha, përgjonin ëndrrat e shqiptarëve për një jetesë normale. Kadare përfundoi në gjyqin e partisë për atë vepër dhe shpëtoi për mrekulli



Diktaturat kanë të njëjtat tipare, pavarësisht se në cilin cep të botës ndodhen. Dje, një artiste iraniane që jeton prej dekadash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shirin Neshat, deklaroi se po punon për ta transformuar Pallatin e Ëndrrave në një film.

“Jam shumë e interesuar për një roman të shkruar nga shqiptari Ismail Kadare, të quajtur “Pallati i Ëndrrave”; do të jetë një film në anglisht se ka shumë gjasa që do të filmohet në Europën Lindore,” tha Neshat për Indiewire.

Sipas artistes, romani mund të shërbejë si një alegori e lidhur me Iranin në mënyrën se si mund të paraqesë përpjekjet e shtetit për kontrollin e mendjes dhe imagjinatës së njerëzve, përfshirë edhe ëndrrat e tyre.

“Ndjej se ka mënyra për ta eksploruar absurditetin, fantaticizmin vicioz që na kërcënon ne sot,” – tha Neshat duke shtuar: “Te Pallati i Ëndrrave shoh një paralele të mrekullueshme në historinë e errët e komunizmit shqiptar dhe Iranit pas revolucionit islamik.”

E lindur në vitin 1957, Neshat u largua nga Irani pas revolucionit islamik të vitit 1978 dhe u kthye në Iran vetëm pas dymbëdhjetë vjetësh. Veprat e saj janë ekspozuar gjerësisht në Europë dhe SHBA.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati i ëndrrave, së shpejti në ekran

Mesazh nga Anakonda prej Fri 11 May 2012 - 4:05

esht i madh ky kadareja me than te drejten
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi