Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Ndergjegjia.....

Shko poshtë

Ndergjegjia.....

Mesazh nga An0nim prej Thu 17 May 2012 - 6:54


Ndergjegjia...


Ndërgjegjja, sipas psikologjisë tradicionale, është një funksion i
aftësisë njerzore për të përvetësuar diturinë. Ndërgjegjja është dhuntia
e vetëgjykimit, ndjenjës së pendimit dhe e keqardhjes kur ne bëjmë
gjëra që janë kundër normave tona morale. Ndjenja të tilla nuk arrihen
nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të "shqyrtojme
ndërgjegjen tonë" dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të
arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve .

Metaforat e zakonshme që përdorim në lidhje me ndërgjegjen janë: "zëri i
ndërgjegjes", "zëri i brendshëm", "brejtja e ndërgjegjes", "ndërgjegje e
pastër" etj.

Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegja është një shkallë e veçantë e
vetëdijes njerzore, që na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe
morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara. Vendimet që marrim mund të
na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e
pritëshme dhe të mendueshme të pasojave (përgjegjësisë).

Shkencëtaret e sotëm të fushës së etologjisë,neuroshkencës dhe
psikologjisë zhvilluese kërkojnë t´a shpjegojnë ndërgjegjen si një
funksion të trurit njerëzor që u zhvillua të aftësojë altruizmin e
dyanshëm brenda shoqërisë. Si e tillë mund të jetë vetështytëse (e
përcaktuar genetikisht), ose e mësuar.

Psikologu Sigmund Freud (Zigmund Frojd) e mendonte ndërgjegjen si të
rrjedhur nga mbiuni (orig. mbi-Une), që nga ana e tij drejtohet nga
prindërit tanë gjatë fëmijërisë. Sipas Frojdit, pasoja e mosbindjes së
ndërgjegjes sonë është "faj", i cili mund të jetë një faktor në
zhvillimin e neurozës.
avatar
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ndergjegjia.....

Mesazh nga Anakonda prej Thu 17 May 2012 - 16:14

Un e kam ndergjegjen shum te paster;nuk pendohem per asgje sepse nuk kam mekatuar;as nuk kam ber asgjew te gabuar.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi