Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Lirimi nga komplekset

Shko poshtë

Lirimi nga komplekset

Mesazh nga An0nim prej Sat 19 May 2012 - 6:39

Si te lirohemi nga komplekset?


Ne gjuhen shkencore fjala kompleks ka kete domethenie: "Nje grup idesh, emocionesh dhe tendencat ne pergjithesi te ndrydhura qe ndikojne ne sjelljen e nje individi".

Me nje fjale komplekse jane mendime te tilla si "Jam shume e shendoshe, nuk kam shume para ose ndihem si jo i menqur...". Kush nga ne nuk i ka menduar ndonjehere keto gjera? Disa komplekse duken pak a shume te dominueshme dhe kalimtare, te tjerat mund te shkaterrojne jeten dhe duken te pakapercyeshme. Atehere ku e kane origjinen komplekset dhe si mund te lirohemi prej tyre?


Si klasifikohen komplekset?

Nga pikepamja psikologjike, komplesksi eshte perqendrim mbi nje defekt real ose imagjinar, fizik ose psikologjik. Personi me komplekse ka nje imazh te defermuar te vetes. Dallohen lloje te ndryshme te komplekseve: fizike, psikologjike dhe sociale.

Komplekset fizike prekin me shume grate se burrat, sepse ato pesojne nje presion me te madh mbi imazhin e tyre nga ana e shoqerise, qe i eshte dedikuar krejtesisht kultit te pamjes se jashtme. Grate ndihen te detyruara te jene te bukura dhe joshese ne cdo rrethane. Nder grate, komplekset ne pergjithesi kane lidhje me trupin dhe nje mase me te vogel, edhe me fytyren. Komplekset, shpesh kane te bejne me peshen, gjoksin, barkun, te pasmet...

Komplekset psikologjike mund te rrjedhin nga mungesa e kultures, inteligjences, shkathtesise.

Komplekset sociale kane te bejne me pasurine, profesionin ose origjinen...


Shkaqet kerkohen qe ne femijeri

Komplekset jane te lidhura me presione ose gabime te bera qe ne familje, qe ne menyre pak a shume te pandergjegjshme, i imponojne nje femije nje model prefeksioni. Komplekset jane shume te lidhura me vetevleresimin. Nga ana tjeter, lindin pikat e krahasimit, te cialt kane ndryshuar me kalimin e kohes. Me pare ishim me te lidhura me njerezit e afert (prinderit, fqinjet), ndersa ne kohet e sotme, njerezit krahasohen me imazhet qe jepen ne mjetet e kominikimit, qe diktojne ligjet e tyre dhe kontribuojne duke e theksuar kete ndjenje inferioriteti. Se fundi, njerezit njerezit e kompleksuar nganjehere shfaqin predispozita prefeksionizmi. Ata, ne menyre te pandergjegjshme, nuk pranojne te jene normale, te bejne pjese ne mesatare...


Kam komplekse...Jam normal?

Sigurisht, eshte dicka njerezore te kesh komplekse dhe kjo, per arsyen e thjeshte se defektet jane njerezore, eshte normale te jesh i ndergjegjshem per to. E rendesishme eshte strategjia per te bashkejtuar me to. Disa persona vendosin t'u binden komplekseve ose mundohen sa munden per te fshehur ddefektet e tyre. te tjere, nisin nje rruge te veshtire per te arritur prefeksionin, duke u munduar te kompesojne pikat e dobeta. Zgjidhja me e mire eshte pranimi i defekteve. Kjo nuk do te thote qe nuk duhet te luftojme per ti korrigjuar ato, por qe ta bejme kete qete, pau stresuar.


Kur duhet te fillojme te shqetesohemi?

Persa u perket komplekseve fizike, ne rastet ekstreme, fiksimi mund te kthehet ne semnundje. Ne kete rast behet fjale per dismorfobi, per friken se mos i ekspozosh crregullimet e trupit dhe mbi te gjitha, paaftesine per ta pare trupin ashtu sic eshte. Personi i kompleksuar e sheh veten edhe ne detajet me te vogla dhe nuk arrin qe ta vlersoje veten per ate qe eshte. Per me teper, nuk e sheh veten si qenie njerezore, por si objekt qe duhet permisuar. Ekziston rreziku qe ky kompleks te paralizoje jeten e perditshme: Nuk shkojme ne plazh sepse nuk na pelqen trupi, nuk veshim sandale se nuk na pelqejne kembet...Kur i jepet shume rendesi nje kompleksi, mbyllemi ne vetvete dhe bindemi se ky defekt eshte shkaku i gjithe deshtimeve tona. Kjo mungese vetebesimi eshte normale ne adoleshence, por merr nje dimenson te ndryshem kur ndodh ne moshe te rritur. Ajo mund te na coje lehte ne depresion. Atehere mbetet vetem nje zgjidhje: Psikanaliza


Si te clirohesh nga nje kompleks?

Para se gjithash duhet t'ia lejojme vetes te jemi te paperkryer dhe te heqim dore nga deshira per t'u pelqyer te gjitheve, me cdo cmim. Gjithashtu, duhet te transformojne ndryshimet ne avantazhe dhe te perqendrohemi ne ate qe dime te bejme me mire. Meso ta shohesh veten ne pasqyre per t'u pare si njeri, jo per te pare nese hunden e ke shume te madhe apo barkun shume te fryre. Eshte thelbesore gjithshtu te dish te zgjedhesh aleatet e tu, me nje fjale persona qe te pranojne ashtu sic je, por eshte e rendesishme te dish ti degjosh dhe mos te biesh ne bindjet e tyre false. Baza e gjithe kesaj eshte qe te kesh mendim te mire per veten. Nese kompleksi behet shume i rendesishem, eshte mire te konsultohesh me nje profesionist. Ne disa raste, zgjidhja mund te jete kirurgjia plastike, megjithate ka njerez qe kane bere disa operacione dhe nuk ndjehen te kenaqur edhe kur ai ka dale me sukses ose mund te shpikin defekte te reja. Kjo eshte prova se gjithcka ka te bej me vetevleresimin.
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lirimi nga komplekset

Mesazh nga Anakonda prej Sat 19 May 2012 - 16:45

Dikur kam qen e mbyllur ne vetvete,edhe jam;aq shum saqe kisha aq shum probleme dhe nuk i kerkoja askujt ndihme;esht e vertete qe komplekset nuk te lejn qe te thuash dicka,ose te mbajn te ndrydhur;esht e vertete qe komplekset te bejn qe te mos kesh guximin te thuash asgje;por me kalimin e kohes dhe me guximin qe jkam vet do mundohem ti largoj keto komplekse.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi