Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Horoskopi : Parashikimi per sot

Shko poshtë

Horoskopi : Parashikimi per sot

Mesazh nga An0nim prej Tue 29 May 2012 - 0:12

Parashikimi i Dates 8 Janar 2012

Dashi
Sektori i jetes ne cift do jete me i favorizuari sot. Ne program do jete sharmi, joshja, ngrohtesia dhe bashkepunimi. Organizoni edhe nje darke romantike me qirinj! Ka shume mundesi qe dikush te bjere pre e sharmit te beqareve. Me ne fund vetmia do te mbaroje! Ne sektorin e financave rekomandohet maturia. Studiojeni mire buxhetin para se te beni shpenzime pa limit!
Demi
Influenca e Venusit do jete e madhe ne jeten e cifteve. Do keni mundesi te enderroni dhe te perjetoni emocionet e fillimit te lidhjes suaj. Shfrytezojeni diten ne maksimum. Beqaret do terhiqen me shume se kurre nga jeta ne cift edhe pse lirine e kane te shenjte. Do keni fat sot! Ndikimi pozitiv i Merkurit ne planin financiar do iu sjelle qendrueshmeri dhe qetesine e kerkuar.
Binjaket
Dashuria do shkoje mire sot pas disa problemeve qe keni pasur kohet e fundit. Guximi qe keni do iu ndihmoje te kaloni cdo pengese dhe nuk do i rezistoni pasionit. Ju beqare duhet te hiqni dore nga kerkesat e pakuptimta sepse ne kete menyre nuk do e gjeni shpirtin binjak. Neptuni do iu prishe pune me financat. Mos beni shpenzime pa mbarim sepse buxheti do dobesohet ndjeshem.
Gaforrja
Rutina e jetes ne cift do jete me e veshtire se kurre per t’u duruar dhe do e keni te veshtire edhe te dialogoni me partnerin. Beni sa te mundni qe te ndryshoni ambientin. Beqaret edhe pse do kene nje takim te bukur dhe qe mund t’ua ndryshoje jeten nuk do duan te krijojne nje lidhje. Ne pune, projektet qe do filloni do jene te kenaqshme dhe do e permiresojne mjaft buxhetin.
Luani
Per pjesen me te madhe te cifteve do kete shume permiresime ne jeten sentimentale. Planetet parashikojne nje rizgjim te ndjenjave dhe emocioneve. Beqaret, ne vend qe te tregohen shume kerkues dhe perfeksioniste ne dashuri duhet ta lene veten te lire. Asnje planet nuk do ndikoje tek financat dhe do e keni me te lehte t’i menaxhoni ato. Ulni se pari shpenzimet e tejskajshme.
Virgjeresha
Ka ardhur koha ta qartesoni lidhjen tuaj dhe diskutoni shtruar me partnerin. Keni mundesine te zgjidhni ato probleme qe kane kohe qe iu shqetesojne. Per beqaret, nje aventure kalimtare qe ka nisur mund te marre nje kthese tjeter. Do mendoni per dicka me serioze! Flisni me ekspertet dhe gjeni menyren e duhur per te bere pak ekonomi. Po vazhduat te harxhoni do e keni punen pisk.
Peshorja
Gjate kesaj dite disa cifte rrezikojne zenka te renda te cilat mund te shkojne edhe deri ne ndarje. Nga ana tjeter ata qe kane nje lidhje te forte do pesojne vetem tronditje te vogla. Beqaret me ne fund do jene te vendosur te krijojne nje lidhje te qendrueshme. Do gjeni dike interesant! Fati do jete ne anen tuaj ne planin financiar. Saturni do jete planeti qe do iu mbeshtese.
Akrepi
Per ciftet, debatet dhe konfliktet do te shtohen. Ju keni shume deshire te dominoni mbi tjetrin dhe atij qe keni ne krah i ka ardhur ne maje te hundes. Beqaret do te perjetojne caste te nxehta dhe pasiononte edhe pse do jene te shkurtra. Perfitoni sa me shume nga jeta! Do merreni me shume me menaxhimin e financave sepse do mendoni edhe per te ardhmen tuaj. Mos ndermerrni rreziqe.
Shigjetari
E keni idealizuar aq shume partneri tuaj saqe do zhgenjeheni me debatin me te vogel qe do beni sot. Nuk do jete dite e mire per ju duke qene se do jeni te merzitur. Edhe per beqaret ka pak mundesi qe te shfaqet shpirti binjak. Mundohuni te dilni me miqte dhe te mos mendoni shume per dashurine. Ne planin financiar do keni deshire te shpenzoni, por do tregoheni edhe te matur.
Bricjapi
Asgje e rendesishme nuk do ndodhe ne jeten tuaj ne cift. Vetem Marsi do kete nje ndikim indirekt dhe mund te provokoje keqkuptime fatmiresisht pa pasoja. Beqaret do fillojne kerkimin e zemrave. GJithe mundi juaj do te shperblehet dhe do keni sukses. Nuk do kete permiresim te ndjeshem te financave megjithate mundohuni te mos shpenzoni shume qe situata mos perkeqesohet.
Ujori
Jeta ne cift do jete me e animuar dhe me e kendshme se kohet e fundit. Ata qe kane pasur debate do gjejne menyren e duhur per te ndrequr situaten. Beqaret qe shkojne “lule me lule” duhet te marrin masa dhe te mbrohen nga semundjet seksualisht te transmetueshme. Duke dashur te ndryshoni gjithe pamjen e jashtme do shpenzoni pa u menduar derisa t’i boshatisni xhepat.
Peshqit
Venusi do sjelle nje dhurate mjaft te bukur per te gjithe ciftet: lumturine! Mundohuni ta shfrytezoni diten deri ne maksimum. Beqaret do fillojne nje histori te re dashurie. Mos flisni me asnje madje as me miqte me te ngushte sepse ky sekret do iu shijoje edhe me teper. Saturni do iu ndihmoje me financat. Mos mendoni se ai do shtoje te ardhurat sepse do iu ndihmoje vetem me menaxhimin.
avatar
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2382
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Horoskopi : Parashikimi per sot

Mesazh nga dajti modh prej Tue 29 May 2012 - 4:14

avatar
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Horoskopi : Parashikimi per sot

Mesazh nga Arabela prej Tue 29 May 2012 - 7:59

une kontroliere????
avatar
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 24

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Horoskopi : Parashikimi per sot

Mesazh nga Anakonda prej Fri 1 Jun 2012 - 4:46

Gaforrja
Rutina e jetes ne cift do jete me e veshtire se kurre per t’u duruar dhe do e keni te veshtire edhe te dialogoni me partnerin. Beni sa te mundni qe te ndryshoni ambientin. Beqaret edhe pse do kene nje takim te bukur dhe qe mund t’ua ndryshoje jeten nuk do duan te krijojne nje lidhje. Ne pune, projektet qe do filloni do jene te kenaqshme dhe do e permiresojne mjaft buxhetin.(interesante)
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Horoskopi : Parashikimi per sot

Mesazh nga Anakonda prej Sat 3 Jan 2015 - 23:32

Horoskopi ditor, 1 janar 2015 
 Dashi 

Dita e sotme do jete shume e kenaqshme per ata qe jane ne nje lidhje dhe ne cdo cast do e shprehin lumturine qe do ndiejne. Beqaret do fillojne romanca te kendshme dhe emocionet do jene te fuqishme. Shpesh do ju duket vetja si ne enderr. Ne planin financiar gjerat do ecin mire nese dini sa te shpenzoni dhe sa para te hiqni menjane.
 Demi 

Do qendroni shume besnike sot juve qe jeni ne nje lidhje dhe as qe do tundoheni te shikoni dike tjeter. Beqaret do jene te pavemendshem dhe do humbin mundesi shume te mira. Dikush tjeter do tregohet me i shkathet dhe do ua rrembeje nga duart. Financat do jene te mbrojtura. Nuk do keni asnje lloj tronditjjeje keshtu qe mund te jeni te qete ne kete pike.
 Binjaket

Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën tuaj sentimentale sot dhe e ardhmja do varet vetëm nga sjellja juaj. Mundohuni te mos kritikoni gjithë kohës dhe te falni me tepër. Beqaret do kenë njohje te reja, por nuk duhet te bëjnë plane shpejt e shpejt. Nëse doni qe financat mos jene problematike, nuk duhet te kryeni shpenzime te paarsyeshme.
 Gaforrja

Edhe pse keni një lidhje prej shume kohesh do ndiheni te vetmuar gjate kësaj dite. Flisni me partnerin për këtë dhe shpjegojini gjithçka qe ndjeni. Beqaret nuk duhet te dëshpërohen edhe nëse nuk e gjejnë personin e ëndrrave sepse brenda pak ditëve gjithçka do ndryshoje. Ne planin financiar do bëni çmos për ta përmirësuar situatën dhe do jeni me te qete.
Luani

Joshje, pasion dhe emocione pa fund gjate kësaj dite. Do kaloni momente te paharrueshme me atë qe keni ne krah dhe do kërkoni qe dita te mos mbaroje. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat apo propozimet qe do iu bëjnë. Ne pune duhet te shmangni shpenzimet e mëdha, por gjithashtu edhe lojërat e fatit. Do humbni me shume sesa mendonit se do fitonit.
 Virgjeresha

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën ne çift, sot gjerat do fillojnë te rregullohen. Do jeni me optimiste për te ardhmen dhe do toleroni me shume. Beqaret do jene me humor te more dhe do bëjnë për vete shume persona. Do e keni ju te drejtën e zgjedhjes me pas. Ne planin financiar do i arrini objektivat qe i kishit vene vetes. Situata nuk do jete problematike.
 Peshorja

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv për ata qe janë ne një lidhje. Komunikimi nuk d shuhet për asnjë moment dhe çdo gjë do shkoje me se miri. Nëse ende jeni beqare, lërjani çdo gjë kohës dhe mos bëni sakrifica jashtë te zakonshmes sepse nuk ia vlen. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni menjëherë sepse nuk do ia dilni. Ruani vetëm qëndrueshmërinë.
Akrepi

Jeta juaj sentimentale nuk do jete shume e qete gjate kësaj dite. Do kërkoni shume me shume nga sa iu jep partneri dhe kjo mund te nxite debate te forta me njeri-tjetrin. Kujdes! Beqaret me shume gjase do e gjejnë atë qe kane ëndërruar prej kohesh dhe do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te organizuar dhe te reflektoni për te ardhmen.
 Shigjetari

Do tregoheni shume te kuptueshëm me partnerin tuaj sot dhe do e lini atë te shprehet me lirisht se me pare. Disa do mendojnë edhe për një angazhim me serioz. Beqaret duhet t’ia lënë gjithçka kohës dhe te mos kërkojnë te bëjnë asgjë me zor. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë dhe do arrini te hiqni disa para mënjanë. Shume shpejt do keni përmirësime te ndjeshme.
 Bricjapi

Do i bëni me shume komplimente personit qe keni ne krah sot dhe çdo gjë do shkoje me se miri ndërmjet jush. Edhe ata qe kane kaluar dite te vështira do e përmirësojnë situatën. Beqaret do jene me te çliruar nga emocionet dhe do ia shprehin pëlqimin një personi qe pëlqejnë. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë duhen shmangur shpenzimet e tejskajshme.
 Ujori
dashur. Venusi do krijoje çdo mundësi qe ju te kaloni me tepër kohe me te dhe t’i shprehni pa pushim ndjenjat. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek dashuria, por një takim mbresëlënës do i nxite te mendojnë me shume për këtë sektor. Për financat mos u shqetësoni sepse ato do jene te qëndrueshme.

Peshqit

Kujdes me agresivitetin e tepruar gjate kësaj dite sepse mund ta acaroni partnerin e te keni debate te forta me te. maturia duhet te mbizotërojë gjate gjithë kohës. Beqaret nuk duhet t’i besojnë shume instinktit te pare sepse do zhgënjehen shume shpejt. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni shpejt sepse duke nxituat mund te bëni gabime te pafalshme.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Horoskopi : Parashikimi per sot

Mesazh nga Anakonda prej Sat 3 Jan 2015 - 23:33

Horoskopi ditor, 2 janar 2015 
 Dashi 

Do keni nevoje për me shume siguri sot ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te merrni vendime te rëndësishme. Thuajani partnerit këtë. Beqaret do jene shume joshës dhe do kenë fat ne dashuri. Jeta e tyre do marre një tjetër kthese edhe me te bukur. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Mund te kryeni edhe shpenzimet me te domosdoshme.
 Demi 

Si ju ashtu edhe partneri juaj do keni te njëjtat synime për te ardhmen dhe do ecni ne te njëjtin drejtim. Marrëdhënia mes jush do jete me e qëndrueshme se me pare. Beqaret do kenë takime impresionuese te cilat do i lënë me goje hapur. Shfrytëzojini! Ne planin financiar duhet te bëni kujdes me shpenzimet apo dhëniet e huave. Tregohuni me largpamës.
 Binjaket
Dite shume e vështirë dhe e mbushur me probleme te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do jeni për asnjë moment te qete dhe kjo do ju mundoje pa mase. Beqaret do bëjnë sakrifica jashtë çdo kufiri për te gjetur dashurinë, por serish nuk do ja dalin dot mbanë. Ne planin financiar nuk është momenti për te marre hua edhe nëse situata do jete e vështirë.
Gaforrja

Do jeni te vendosur te merrni ne dore fatin e jetës suaj sentimentale sot dhe do arrini te vini nen kontroll gjithçka. Do e afroni me tepër pas vetes partnerin dhe gjerat do shkojnë me mire se kohet e fundit. Beqaret do kenë mundësi te njihen me persona serioze, te dashur dhe me para. Nëse nuk tregoheni te arsyeshëm me shpenzimet do keni probleme te mëdha financiare.

Luani

Ne përgjithësi e vlerësoni mjaft partnerin tuaj për sjelljen e tij ndaj jush, por sot ne ndikimin negativ te planetëve do e kritikoni atë dhe nuk do jeni te kënaqur. Beqaret do qëndrojnë gjithë kohës ne pritje, por nuk do e gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar nuk duhen filluar operacione te rrezikshme. Prisni edhe pak kohe.


Virgjeresha

Te gjithë planetët do jene te pozicionuar mire sot ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do shkoje sipas parashikimeve dhe zemra do rrahe me shpejt. Për beqaret gjithçka do ndodhe si me magji. Ne ndonjë moment do iu duket vetja sikur jeni ne një film romantik. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire pers hak te disa vonesave ne marrjen e te ardhurave.


Peshorja



Sot do qëndroni me tepër kohe me partnerin tuaj dhe do flisni gjere e gjate për te ardhmen. Ne mbrëmje mund te merrni një surprize te këndshme e cila do e ndeze atmosferën. Beqaret do kenë një dite te ngarkuar me pune dhe angazhime e nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar mos prisni qe situata te përmirësohet vete, por merrni sa me shpejt masa.

 Akrepi



Fale konfigurimit te yjeve, sot do kaloni nga njëra surprize tek tjetra, por edhe nga një debat tek tjetri. Mos u alarmoni për këtë fakt sepse ne fund te ditës do ngeleni me një shije te mire. Beqaret do kenë me shume fat se te gjithë dhe do takojnë me ne fund princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar mos harroni te shihni njëherë buxhetin para se te shpenzoni.

 Shigjetari



Kjo e sotmja do jete një dite e mrekullueshme për ata qe janë ne një lidhje. Atmosfera ne mbrëmje nuk do jete e ngrohte, por e zjarrte. Përgatituni për kënaqësi pa fund. Edhe beqaret do kenë një dite me fat dhe te mbushur me takime impresionuese. Ne planin financiar priten përmirësime për shkak te një projekti te suksesshëm qe do përmbyllni

Bricjapi


Marrëdhënia ne çift ka shume gjasa te përmirësohet gjate kësaj dite. Do ndiheni me te afërt me njeri-tjetrin dhe do bashkëpunoni mjaft. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime te shumta. Përfitoni nga ky fakt për te bere zgjedhjen e duhur. Një pakujdesi e vogël me financat mund t’iu kushtoje shume. Shikoni buxhetin para se te shpenzoni.
 Ujori


Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Fati do iu buzëqeshë dhe do ia kaloni me se miri nen praninë e atij qe dashuroni. Beqaret do jene luftarake dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe kane pëlqyer prej kohesh. Ne planin financiar edhe pse me shume vështirësi do arrini t’i bëni balle tundimit dhe te shmangni shpenzimet e mëdha.
 Peshqit


Ka shume mundësi qe sot te qëndroni larg partnerit tuaj dhe te reflektoni me kujdes mbi ato qe do bëni ne te ardhmen. Do i kuptoni edhe disa gabime qe keni bere. Për beqaret dita do jete si gjithë te tjerat dhe nuk do ketë surpriza te mëdha. Beni pak me tepër durim! Financat nuk do jene te këqija, megjithatë mendoni edhe për te ardhmen dhe kursehuni me shpenzimet.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Horoskopi : Parashikimi per sot

Mesazh nga Anakonda prej Sat 3 Jan 2015 - 23:34

Horoskopi ditor, 3 janar 2015 
 Dashi 

Dite premtuese dhe e mbushur me momente harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Marsi do ju nxite te tregoheni me te hapur dhe te flisni edhe për gjerat qe me pare nuk keni mundur. Beqaret do takojnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Sektori i financave do jete gjithë kohës i mbrojtur. Kujdes! Kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni sa te doni.
 Demi 

Do jeni me romantike se me pare sot dhe do përjetoni me shume emocione. Do flisni me te vërtetat dhe nuk do tregoheni aspak te pamatur. Beqaret do jene te fillojnë aventura afatshkurta vetëm qe te përjetojnë emocione. Një lidhje serioze nuk ehte ende ne mendjen e tyre. Ne planin financiar reflektoni mire para se te bëni investime te mëdha.
 Binjaket

As për ju situata ne çift nuk do jete e favorshme. Do jeni kokëfortë dhe nuk do i pranoni me lehtësi ato qe do ju thotë partneri. Nëse vazhdoni ne këtë mënyrë mund te shkatërroni gjithë atë qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret do kenë ndryshime mjaft pozitive ne jetën sentimentale. Bëjini sytë katër kudo qe te shkoni. Buxheti nuk do jete ne një gjendje te keqe.
Gaforrja

Dielli dhe Venusi do e bëjnë ditën edhe me te bukur pe gjithë te dashuruarit. Do ia kaloni mire pranë atij qe keni ne krah dhe do flisni për gjithçka. Një pjese e beqareve do kenë takime për te cilat do iu rrahe zemra fort. Financat do kalojnë një periudhe te vështirë. Nuk është ende momenti për te filluar investime te mëdha. Prisni te paktën edhe disa dite.

Luani

Jeta ne çift do jete shume e thjeshte gjate kësaj dite, por edhe pa emocione te mëdha. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa menduar mbi te ardhmen. Për beqaret do favorizohen mjaft takimet e veçanta. Përfitoni sa me shume qe te mundni. Ne planin financiar do keni fat, megjithatë nuk duhet te shpenzoni shume te mëdha për gjera pa vlere te rëndësishme.

Virgjeresha

Dite e vështirë kjo e sotmja edhe për ju. Do kujtoni gabimet e njeri-tjetrit dhe besimi do ju venitet. Janë pikërisht yjet ata qe do jene te pozicionuar keq ne qiellin tuaj dhe do sjellin probleme. Beqaret do kenë takime pa fund, por nuk do vendosin dot se cili person ju përshtatet me tepër. Ne planin financiar gabimi me i vogël mund te jete fatal.


Peshorja

Gjate kësaj dite jo gjithçka do shkoje mire ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Here pas here nuk do ju pëlqejnë ato qe do ju thotë dhe kjo mund te ndeze debate. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë kudo princin e kaltër, por mundësitë për ta gjetur do jene te pakta. Financat do vijnë duke u përmirësuar fale një shume te ardhurash qe do ua dhurojnë disa familjare.

 Akrepi



Mjedisi yjor do e favorizoje jashtë mase jetën sentimentale te çifteve sot. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do jeni me te qete. Beqaret edhe pse nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje do marrin propozime mjaft interesante. Mendohuni mire para se te merrni vendime. Ne planin financuar situata do jete tërësisht e paqëndrueshme.

 Shigjetari



Dite pasionante dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e kaloni me partnerin çdo moment te lire dhe do arrini te flisni hapur për gjithçka. Beqaret do jene te kënaqur edhe me ndonjë aventure kalimtare te cilat nuk do mungojnë për asnjë moment. Financat do vijnë duke u përmirësuar pak nga pak. Me ne fund mund t’i kryeni shpenzimet me te domosdoshme pa pasur frike.

 Bricjapi

[size=14]Çiftet me shume gjase do fillojnë te mendojnë për një lidhje me serioze gjate kësaj dite, mbase edhe për ndonjë bashkëjetesë. Beqaret nga ana tjetër, pas aventurave kalimtare dhe pa te ardhme, do mendojnë te krijojnë një lidhje afatgjate. Mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar mos u alarmoni me vështirësinë e pare qe do ju dale, por tregohuni te guximshëm.

Ujori

Edhe pse keni kohe qe jeni ne një lidhje dhe mendoni se e njihni mire njeri-tjetrin, ka gjithmonë disa limite qe nuk duhen tejkaluar. Mos e prekni atë qe keni ne krah atje ku i dhemb me shume. Beqaret qe do shkojnë jashtë qytetit te tyre ka gjasa te takojnë një person te veçante. Ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te hidhni hapa te mëdhenj.


Peshqit

Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni me tepër rëndësi jetës intime dhe do provoni kënaqësi te reja. Edhe beqaret do bëjnë gjithçka qe ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Fale mbështetjes se yjeve do ia arrijnë qëllimit. Situata financiare do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Vazhdoni te bëni kujdes me shpenzimet qe ky përmirësim te jete me i shpejte.
[/size]
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Horoskopi : Parashikimi per sot

Mesazh nga Anakonda prej Sat 3 Jan 2015 - 23:35

Horoskopi ditor, 4 janar 2015 
 Dashi 

Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit. Ne këtë mënyrë marrëdhënia juaj do jete edhe me e ngrohte. Beqaret do përzgjedhin shume dhe serish do ngelen vetëm. Pranoni te paktën te njiheni me ta. Financa do jene mjaft te stabilizuara dhe do kryeni shpenzimet e nevojshme. Me ne fund!
 Demi 

Marrëdhënia ne çift do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite dhe do ndiheni akoma me mire ne krahët e atij qe dashuroni. Beqaret ka gjasa te kenë dashuri me shikim te pare te cilat do i bëjnë te ndihen si ne ëndërr. Veshtoni me kujdes ne çdo vend kur te ndodheni. Financat nuk do kenë probleme, kështu qe mund te qëndroni te qete ne këtë fushe.
 Binjaket

Do jeni shume te ndjeshëm ndaj fjalëve qe do iu thotë partneri sot dhe kjo do iu mërzitë pa mase. Mundohuni ta kuptoni edhe gjendjen e tij sepse jo gjithmonë njerëzit janë me humor te mire. Beqaret do kenë një ndote pozitive dhe ne mbrëmje priten disa takime. Gjithçka do jete ne dorën e tyre. Te ardhurat nuk do kenë ndryshime te mëdha nga disa dite me pare.
Gaforrja

Do e keni te vështirë t’ia shprehni ndjenjat partnerit ashtu si i keni ne shpirt. E mira do ishte te flisnit me ndonjë psikolog i cili do iu ndihmonte mjaft për ta kaluar këtë gjendje. Beqaret duhet te tregohen me te hapur. Mundësitë për aventura do jene te shumta, prandaj përfitoni nëse ato iu tërheqin. Financat nuk do kenë probleme. Mund te rini te qete ne këtë sektor.
 Luani

Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire gjate kësaj dite dhe ju do ndiheni për mrekulli ne krahët e atij qe dashuroni. Ai mund t’iu plotësojë edhe disa nga dëshirat me te zjarrta. Beqaret do takojnë një person i cili do i mahnite. Duke e pasur mendjen tek ai do harrojnë edhe te hane e te pine. Financat do kenë disa përmirësime te vogla.
 Virgjeresha

Do bëni çmos qe ta largoni rutinën nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ja dilni bane me sukses. Emocionet do jene me te shumta dhe me te veçanta se kurrë. Beqaret do marrin disa propozime, por nuk do e kenë te lehte te vendosin se cilin do zgjedhin. Ne planin financiar do jeni te privilegjuar dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.
 Peshorja

Ata qe janë ne çift do kenë probleme serioze sot. Te sy do jeni kokëfortë dhe do doni te dale juaja. Nëse vazhdoni me këtë sjellje nuk keni për te shkuar askund. Beqaret do jene te shoqërueshëm dhe te qeshur me gjithë personat qe do takojnë. Kjo do beje qe edhe propozimet te jene te shumta dhe serioze. Ne planin financiar shpenzoni aq sa ua mban xhepi.
Akrepi

Jeta private dhe çështjet e zemrës do kenë prioritet gjate kësaj dite. Beqaret do kenë takime pasiononte dhe nuk do ngurrojnë te krijojnë lidhje. Merkuri do i beje ata qe janë ne çift me kërkues dhe te pakënaqur. E keni menduar ndonjëherë sa jepni ju për partnerin? Nëse mundoheni te arrini rezultate ne pune do keni edhe përmirësim te financave, përndryshe situata do jete delikate.

Shigjetari

Te gjithë planetët do bëhen një për t’ua bere edhe me te bukur ditën sot. Pas një periudhe te ftohte dhe kur keni qëndruar larg njeri-tjetrit, situata duket se do përmirësohet. Beqaret duhet te qëndrojnë vetëm edhe sot qe te mendojnë çfarë duan te bëjnë ne te ardhmen. Financat do jene te mira, por një dhurate e dikujt do ua beje ditën edhe me te bukur e me te kënaqshme.

Bricjapi

Te gjithë planetët do jene te favorshëm gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift, por Plutoni do jete ai qe do sjelle me shume te mira. Nëse jetoni bashke dita do jete me sensuale dhe e lumtur. Beqaret do ndihen te pashprese, pa e ditur se një surprize e madhe i pret ne mbrëmje. Ne sektorin e financave gjerat do shkojnë mire. Ju duhet vetëm te ulni pak shpenzimet dhe nuk do keni probleme.


Ujori

Ata qe janë ne çift do përballen me zhgënjime dhe do ndihen keq. Beqaret nuk do kenë shume gjasa te fillojnë një lidhje serioze, por duhet te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për t’u njohur me persona te rinj. Me kalimin e kohës gjithçka mund te ndodhe. Financat do kenë përmirësime te ndjeshme fale maturisë qe ju keni treguar me shpenzimet.


Peshqit

Te gjithë planetët do bëhen një për t’ua bere edhe me te bukur ditën sot. Pas një periudhe te ftohte dhe kur keni qëndruar larg njeri-tjetrit, situata duket se do përmirësohet. Beqaret duhet te qëndrojnë vetëm edhe sot qe te mendojnë çfarë duan te bëjnë ne te ardhmen. Financat do jene te mira, por një dhurate e dikujt do ua beje ditën edhe me te bukur e me te kënaqshme.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Horoskopi : Parashikimi per sot

Mesazh nga Anakonda prej Sat 3 Jan 2015 - 23:36

Horoskopi ditor, 5 janar 2015 
 Dashi 

Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla. Mos kërkoni gjithmonë qe te dale e juaja sepse do keni mosmarrëveshje. Beqaret do jene gjate gjithë kohës ne kërkim por as sot nuk do e gjejnë personin e duhur. Mos e humbisni besimin. Financat nga ana tjetër do jene te stabilizuara. Mund te bëni pa problem edhe ndonjë shpenzim me tepër.
 Demi 

Ambienti ne çift do jete shume i ngrohte gjate kësaj dite. Do kaloni me shume kohe pranë atij qe dashuroni dhe do i shprehni me tepër ndjenjat. Edhe beqaret do ndihen me mire duke qene se do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje te këndshme dhe emocionuese. Financat do kenë përmirësime te ndjeshme. Me ne fund nuk do kurseheni për disa shpenzime qe iu duhen.
 Binjaket

Do jeni me tepër xheloze sesa duhet sot dhe kjo mund te sjelle mosmarrëveshje me partnerin. Mos e teproni sepse çdo gjë e ka një kufi. Lëreni partnerin te shpjegohet. Beqaret do tërhiqen shume fizikisht nga dikush qe ne fakt nuk ia vlen. Mos u nxitoni te krijoni një lidhje sepse do zhgënjeheni shpejt. Financat do jene te qëndrueshme dhe nuk do keni as problemin me te vogël.
 Gaforrja
Do e keni paksa te vështirë sot t’i qëndroni besnik personit qe keni ne krah. Do kërkoni me tepër liri, por kur ta humbi partnerin do ndiheni bosh. Mos u nxitoni! Beqaret do kërkojnë një lidhje cilësore dhe afatgjate, çka sot nuk do iu ofrohet. Prisni edhe pak. Ne planin financiar do tregoheni shume te kujdesshëm dhe nuk do nxitoheni te bëni shpenzime. Do ketë përmirësime.
 Luani

Çiftet me ne fund do mundin te jene te lumtur. Bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Ne mbrëmje priten disa momente te zjarrta. Nëse jeni ende vete, nuk do jeni edhe për shume kohe. Një person interesant do shfaqet ne jetën tuaj. Financat do jene ne përgjithësi te mbrojtura. Mund te kryeni edhe disa transaksione te rëndësishme.
 Virgjeresha
Pritet qe dita e sotme te jete shume e qete për te dashuruarit. Bashkëpunimi dhe komunikimi do jete i mire e nuk do përbëjë asnjë problem. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica te tejskajshme vetme për te gjetur dashurinë. Ka kohe për gjithçka. Ne planin financiar nuk duhet te luani shume me zjarrin sepse do digjeni keq. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.
 Peshorja

Jeta sentimentale e çifteve do jete e mbrojtur gjate kësaj dite. Do keni me shume besim tek tjetri dhe gjithashtu do respektoni mendimet e tij. Beqaret do ia kalojnë mire nen praninë e miqve dhe nuk do kenë absolutisht asnjë nevoje për dike tjetër pranë. Ne planin financiar nuk ka ardhur ende momenti për te filluar operacione te mëdha financiare. Prisni edhe pak.
 Akrepi

Nuk do kërkoni asgjë tjetër sot përveç qëndrueshmërisë ne jetën tuaj ne çift. Nëse flisni qetësisht me partnerin do i sqaroni mosmarrëveshjet dhe do jeni me te qete. Beqaret nuk do kërkojnë thjesht një aventure kalimtare, por një dashuri serioze dhe afatgjate. Mundësitë për këtë do jene te paketa. Tregohuni vigjilente ne planin financiar dhe pranojini këshillat e te tjerëve.
 Shigjetari

Ata qe janë ne një lidhje do kenë surpriza te këndshme gjate gjithë ditës. Partneri do ua beje qejfin për gjithçka, prandaj shfrytëzoni çdo moment. Nëse ju beqare keni takuar para disa ditësh një person interesant sot do merrni deklarata dashurie. Mos thoni jo sepse mundësia është e shkëlqyer. Financat duan me shume kujdes dhe maturi. Mos shpenzoni pa menduar sa e keni buxhetin.
Bricjapi

Jeta ne çift nuk do jete aspak e mire gjate kësaj dite. Do keni debate te shumta me partnerin dhe nuk do ndiheni rehat pranë tij. Flisni dhe shprehini gjithçka. Nuk ia vlen te kesh një lidhje kur nuk ndiheni mire. Beqaret nga ana tjetër do kenë mundësi te mira për takime, por nuk do përfitojnë. Financat do jene te qëndrueshme, por për te bere me tepër shpenzime duhet te prisni.
 Ujori

Merkuri do ua beje edhe me te bukur ditën sot. Do kaloni momente mjaft emocionuese pranë atij qe dashuroni dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë moment nga ai. Beqaret nuk do duhet te ëndërrojnë ende për një princ te kaltër sepse një person mjaft interesant do behet pjese e jetës se tyre. Financat do jene te paqëndrueshme, prandaj kujdes me shpenzimet.
 Peshqit

Shume te zënë me zgjidhjen e një problemi familjar, nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur atij qe keni ne krah. Shpjegojani si është situata nëse nuk doni qe ai te mërzitet. Beqaret do kenë një dite emocionuese dhe te këndshme. Gjerat do shkojnë ashtu si ju i keni dëshiruar gjithmonë. Nëse nuk nxitoheni kur te bëni shpenzime financat do jene te qëndrueshme.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Horoskopi : Parashikimi per sot

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi