Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Horoskopi mujor...

Shko poshtë

Horoskopi mujor...

Mesazh nga Anakonda prej Sun 3 Jun 2012 - 5:45

MUAJI QERSHOR

DASHI
Gjate gjithe ketij muaji ju qe jeni ne cift do jeni te rrethuar nga dashuria. Do beni kujdes me gjithcka qe do thoni dhe do kujdeseni me teper per partnerin tuaj. Organizoni edhe ndonje darke me te dashurine e zemres dhe miqte e afert. Beqaret do afrohen pak nga pak me dike dhe ndjenjat e tyre edhe pse dalngadale do te perforcohen. Mos hezitoni te ndermerrni iniciativa. Persa i perket shendetit nuk do jete shume problematik, por gjithsesi do ndiheni te lodhur dhe pa fuqi. Mundohuni te kujdeseni me shume per veten dhe clodhuni sa me shume te mundni. Financat nuk do jene te keqija por mos shpenzoni shume sepse po afrohen pushimet dhe do iu duhen leket. Ne pune do jete nje muaj i mbare dhe ju do tregoheni diplomate e te vendosur. Do bazoheni tek gjerat thelbesore dhe nuk do degjoni komentet e te tjereve.

DEMI
Gjate ketij muaji gjerat nuk do shkojne dhe aq mire ndermjet jush dhe partnerit tuaj. Do doni thjesht te qendroni me shume vetem dhe te beni ato qe doni. Kujdes, sepse nese nuk gjeni menyren e duhur per t’ia kerkuar atij kete mund te lindin keqkuptime dhe debate te medha. Situata do ndryshoje ne fund te muajit. Jeta sentimentale nuk do jete prioritet per beqaret Gjithsesi nje takim emocionues do te ndodhe dhe personi do jete mjaft insistues. Edhe mund te ndryshoni mendim. Nuk do ndiheni shume mire nga ana shendetesore. Do keni probleme me gjumin, tretjen e ushqimit, per te mos folur pastaj per lodhjen. Ne planin financiar tregohuni me vigjilente. Nuk do kete tronditje te medha gjithsesi. Ne pune do arrini rezultate te medha pas dates 21. Mbajeni mend!
BINJAKET
Marredhenia me partnerin nuk do jete shume keqe gjate muajit qershor por gjithsesi turbullira do te kete. Do keni tendence te tregoheni autoritare dhe kjo nuk do i pelqeje atij. Lereni te marre fryme lirisht sepse ne te kundert do kerkoje t’ia mbathe. Per beqaret kushtet per takime do jene ideale, por ata do jene konfuze dhe nuk do dini cfare te bejne. Keshillohuni me miqte. Shendeti pergjithesisht do jete i mire dhe do jeni plot energji. Gjithsesi nese dikush ka dhimbje koke apo djegie stomaku nuk duhet te ngurroje te flase me nje mjek. Mundohuni t’i organizoni me me shume kujdes financat sepse ato nuk jane ne gjendjen me te mire. 8 ditet e para te muajit do jene te ngarkuara me pune. Mos u shperqendroni ne menyre qe te gjeni zgjidhje praktike. Pas javes se pare cdo gje do marre udhen e duhur.

GAFORRJA
Gjate ketij muaji do keni shpesh ndryshim te humorit. Do i ankoheni partnerit per mungese vemendjeje edhe pse ne te vertete ai ka bere shume me shume per ju sesa ju keni bere per ate. Ndermjet datave 10 dhe 15 do keni shume veshtiresi per te komunikuar me njeri-tjetrin. Ne javen e fundit do filloje te ngrohet paksa atmosfera. Beqaret do rrethohen gjate gjithe kohes por nuk do kene mundesi te fillojne ndonje histori te bukur dashurie. Nuk do jeni ne forme te keqe shendetesore. Mundohuni vetem te ecni pak me shume ne kembe dhe te merrni ajer te paster. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume te duruar sepse do kaloni nje periudhe te paqendrueshme. Ne pune, frika nga deshtimi do iu ndaloje te merrni vendime me rendesi. Probleme te medha nuk do keni.

LUANI
Gjate ketij muaji ju do tregoheni me te kujdesshem dhe me tolerante me ate qe keni ne krah. Dialogu, i cili kishte munguar kohet e fundit do te rivendoset. Ne javet e fundit eshte mire te beni edhe ndonje projekt per muajt ne vijim. Beqaret do jene me fat dhe takimet do jene te shumta. Mund te ndodhe edhe ndonje dashuri me shikim te pare ne datat 23 ose 24. Tregohuni sa me te duruar deri atehere. Shendeti do jete me i mire sesa ju e kishit menduar. Do jeni plot energji dhe dinamizem. Financat me ne fund do te konsolidohen, por tregohuni sa me te matur me shpenzimet. Ne pune nuk do iu mungojne aspak idete dhe guximi. Do keni te gjitha kompetencat dhe aftesise per te arritur majat. Mos keni frike te tentoni as gjera te reja e te pranoni ftesat qe do iu bejne per te punuar ne grup.
VIRGJERESHA
Gjate tre javeve te para te muajit marredhenia juaj me ate qe keni ne krah nuk do jete shume e qendrueshme. Mos u mbyllni ne vetvete por shprehuni sa me hapur. Ju beqare duhet te jeni me largpames dhe mos filloni kot se kot histori dashurie. Mos lejoni qe jeta juaj te nderlikohet me shume sesa eshte. Ka kohe per gjithcka. Stresi dhe tensioni nuk do kaloje pa pasoja ne organizmin tuaj. Do keni probleme me gjumin, kontraktime muskulore dhe shqetesime me stomakun. Mundohuni te kujdeseni me teper per veten tuaj. Persa iu perket financave, keshilla e yjeve eshte te mos abuzoni me shpenzimet. Situata nuk do jete e keqe. Ne pune ka rrezik te kete shume tension. Do e keni te veshtire ta menaxhoni situaten dhe te arrini shpejt atje ku doni. Gjithsesi ne fund do iu tregoni te gjitheve se kush jeni.

PESHORJA
Ne jeten sentimentale do keni shume besim ne vetvete dhe do beni cmos ta beni lidhjen me harmonike. Ne fillim te muajit do keni disa probleme te vogla te cilat do rregullohen fale komunikimit. Beqareve do iu duhet te zgjedhin ndermjet jetes sentimentale dhe asaj profesionale. Reflektoni mire para se te merrni vendime te rendesishme. Nese doni qe te jeni mire me shendet gjate muajve te veres dhe plazhit duhet te kujdeseni me shume dhe mos e teproni me te ngrenin. Hiqni disa lek menjane dhe situata financiare do permiresohet ndjeshem. Jeta profesionale do shkoje me se miri. Nuk do mungoje as energjia, as kreativiteti dhe as motivimi. Nese nuk arrini majen qe me tentimin e pare mos i humbni shpresat.
AKREPI
Ne ndryshim nga muajt e tjere gjete ketij muaji ju do jetoni ne harmoni te plote se bashku me partnerin tuaj. Do jeni te disponueshem per njeri-tjetrin ne cdo moment dhe do i cmoni shume mendimet respektove. Nese ju beqereve iu pelqen dikush mos fantazoni shume dhe mos prisni qe ai te hedhe hapin e pare. Shprehjani edhe ju ate qe ndjeni. Meqenese po afrohen pushimet kujdesuni me shume per veten dhe per trupin tuaj. Merruni me pak sport dhe do ndiheni edhe mire me shendet. Ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te beni cdo hap. Mos iu besoni shume premtimeve te te tjereve, por mbeshtetuni vetem tek vetja. Ne jeten profesionale do jeni me te perqendruar. Nuk do iu mungoje as besimi tek vetja dhe do perfitoni nga mundesite qe do iu jepen.

SHIGJETARI
Jeta sentimentale gjate ketij muaji do jete ne qender te vemendjes. Do harxhoni shume energji ne menyre qe ta beni ate me te bukur dhe kenaqesite te jene te medha. Do kujdeseni mjaft edhe per partnerin cka ai do e vleresoje jashte mase. Kujdes vetem mos e idealizoni. Beqaret jo vetem qe do kene takime me shumice por edhe nuk do hezitojne te pranojne ftesat. Lereni zemren te beje zgjedhjen e duhur. Shendeti nuk do jete problematik por nuk duhet te abuzoni as me ushqimin dhe as me lodhjen. Ruani ekuilibrin dhe do jeni mire. Ne planin financiar edhe pse do mundoheni shume nuk d arrini te vendosni stabilitet. Do shpenzoni shume. Ne pune do jeni krijues dhe me imagjinate te zhvilluar. Nuk d ia lejoni vetes shperqendrimin dhe cdo hap do e hidhni pasi te jeni te sigurte ne vetvete.

BRICJAPI
Gjate ketij muaji duhet te tregoheni sa me te sinqerte me partnerin tuaj ne menyre qe gjerat te shkojne mire. Do jeni me racionale dh te disponueshem per t’ia plotesuar deshirat atij. Vete do ndiheni te kenaqur qe keni nje lidhje te tille. Muaj plot kenaqesi dhe emocione. Edhe pse ju beqare do keni deshire te beni takime, fati nuk eshte ne anen tuaj. Do dilni pak dhe kjo do i kufizoje mundesite per te takuar shpirtin binjak. Nuk do keni probleme te medha me shendetin por dhe shume te qete nuk do jeni. Do keni shqetesie me gjumin dhe shpeshhere dhimbje koke e shpine. Financat nuk do kene asnje problem. Me ne fund.Ne planin profesional keshillohet te mos merrni vendime te rendesishme pa qene shume te bindur. Ndryshe nga zakonisht nuk do tregoheni edhe aq te arsyeshem.
UJORI
Muaji qershor do jete me i qete dhe ju do jeni me tolerante se ne muajt me perpara. Do tregoheni me te hapur ndaj dialogut dhe bashkepunimi do te perforcohet. Edhe pse ne 15 ditshin e dyte te muajit dikush tjeter do kerkoje t’iu beje per vete ju nuk do tundoheni aspak. Ndjenjat per partnerin jane shume te forta ashtu si dhe te tijat per ju. Beqaret do jene sharmante dhe joshes. Do argetoheni se tepermi edhe pse do keni vetem aventura pa te ardhme. Ne pergjithesi shendeti do jete i mire. Mos harroni te kujdeseni me shume per higjenen dhe per ushqimin. Ne planin financiar do keni mundesi te permiresoni buxhetin. Me ne fund do shpenzoni edhe pak me shume. Kujdes, ne pune duhet te tregoheni me te vendosur, me te perqendruar dhe me te organizuar qe t’ia dilni mbane.

PESHQIT
Gjate ketij muaji ju qe jeni ne nje lidhje do e dini mire se cfare doni ne te vertete dhe nuk do e keni te veshtire ta arrini. Konfliktet qe keni pasur do harrohen sa hap e mbyll syre. Beqaret do merren me shume me jeten sentimentale. Takimet do te shtohen por vetem nje person do iu beje per vete. Mundohuni ta beni ate ta kuptoje simpatine tuaj. Persa i perket shendetit, pergjithesisht do jete muaj pozitiv dhe pa probleme. Do ndiheni vetem paksa te lodhur, por kete do ta kaloni me pushime dhe aktivitet fizik. Financat do jene me ulje dhe ngritje. Kujdes ne datat 10 dhe 13 sepse do keni goxha tronditje. Ulni shpenzimet e tejskajshme. Ne jeten profesionale gjerat do shkojne me se miri. Do jeni dinamike, krijues dhe te qete. Ndiqni intuiten dhe nuk do gaboni.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi