Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Si ta përballoni dhembjen nga humbja e foshnjes?

Shko poshtë

Si ta përballoni dhembjen nga humbja e foshnjes?

Mesazh nga Anakonda prej Fri 22 Jun 2012 - 5:08

Është normale që do të jeni në shok, depresion, do ndjeni dhembje, faj,
zemërim dhe do të ndjeheni të thyera e të lënduara kur humbisni
foshnjen. Ditët, javët, madje edhe muajt pas humbjes së foshnjes mund të
jenë të mundimshëm dhe me vuajtje – madje edhe më shumë nëse është
humbja e foshnjes nga shtatzënia e parë, apo nëse e keni planifikuar
shtatzëninë me kujdes dhe keni menduar që gjithçka e keni bërë në mënyrë
të drejtë.

Ose do të tërhiqeni në vetvete dhe do të jeni të thyera që të mos jeni në gjendje që të koncentroheni dhe të flini.
Nëse
shumë njerëzve u keni treguar që jeni shtatzënë, me siguri tani po
brengoseni se si do ti thuani lajmin të cilin e keni shumë të vështirë
ta përballoni.
Ja disa gjëra të cilat duhet ti keni parasysh, përderisa kaloni përmes kësaj periudhe të mundimshme:

Duhet
ta kuptoni që kjo që ndodhi nuk ishte faji juaj. Humbja e foshnjes apo
komplikimet gjatë shtatzënisë mund të ndodhin në secilën shtatzëni.
Flisni hapur dhe sinqertë me partnerin tuaj për këtë çfarë ka ndodhur
dhe se sa ju ka prekur kjo. Mbani në mend, nuk egziston mënyra e drejtë
apo e gabuar që të luftoni me dhembjen. Pranoni ndjenjat tuaja ashtu siç
janë dhe mos e gjykoni vetveten apo partnerin tuaj nga mënyra e
reagimit.Jepini kohë vetes që plagët tuaja të shërohen. Mos e shtypni veten që ta
tejkaloni vuajtjen shpejtë. Shërimi juaj do të jetë më i plotë nëse
përballoheni me dhembjen. Ndoshta do të ndjeni dhembje përsëri në
periudhën e terminit tuaj të lindjes apo ndonjë ngjarjeje të
rëndësishme. Pas një kohe të caktuar, gjërat do të ndryshojnë dhe do të
ndjeheni më mirë.

Mos punoni një kohë. Madje edhe nëse ndiheni
mirë fizikisht, do të ju ndihmonte nëse nuk punoni një kohë. Duhet ti
jepni vetes mundësi që me vetveten ti sqaroni gjërat dhe të bëni një
pauzë nga rutina, kjo do të ju ndihmojë shumë që ti pranoni disa gjëra.

Mos
prisni nga partneri të vuajë në të njejtën mënyrë. Edhe nëse ju duket
që partnerin tuaj nuk e ka prekur humbja e foshnjes po aq sa juve, duhet
ta kuptoni që meshkujt dhe femrat ndryshe nga njëri-tjetri e shprehin
dhembjen. Përderisa femrat i shprehin ndjenjat e veta dhe kërkojnë
përkrahje nga të tjerët, meshkujt shpesh mendojnë që do ti japin
përkrahje partneres duke qenë të fortë. Mos e keqkuptoni partnerin nga
mënyra se si sillet, se mos nuk brengoset për ju dhe për humbjen e
foshnjes, dhe mos e fajësoni veten se përse nuk mund ta përballoni
dhembjen sikurse ai. Ndani ndjenjat dhe nevojat tuaja me partnerin, por
le ta ketë secili lirinë e tij ta zgjedh mënyrën se si do ta përballojë
dhembjen.Mos u mbyllni në vetvete. Edhe pse do ta keni të vështirë të flisni për
këtë, nuk do të ndjeheni të vetmuara po qe se e ndani me dikë dhembjen
tuaj dhe do të ju ndihmonte më shumë që ta tejkaloni këtë ndodhi. Do të
habiteni se sa njerëz të afërt tuaj, kolegë, bashkëpunëtorë, e miq e
kanë përjetuar ndonjë ngjarje të ngjashme me tuajën dhe mënyrën se si e
kanë përballuar. Poashtu, ndoshta do të hasni në mirëkuptim dhe
përkrahje nga njerëzit nga të cilët nuk e keni pritur. Dikush që nuk ka
kaluar situatë të ngjashme me atë tuajën, nuk mund ta dijë se përmes
çfarë situate jeni duke kaluar. Shumë njerëz dëshirojnë t`ju
ngushëllojnë, por nuk dinë çfarë të ju thonë. Mos e merrni personale,
nëse ju thonë diç të gabuar apo nëse nuk ju thonë asgjë.

Kërkoni
përkrahje. Mund të kërkoni ndihmë profesionale tek këshilluesit, në
mënyrë që ta tejkaloni me sukses situatën e dhembshme.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi