Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Letra e një fëmije... ( Ja vlen ta lexoni! )

Shko poshtë

Letra e një fëmije... ( Ja vlen ta lexoni! )

Mesazh nga Anakonda prej Fri 22 Jun 2012 - 5:13

Mësuesja kërkoi nga nxënësit e klasës të një shkollë fillore, që
të shkruanin një temë hartimi, në të cilën të kërkonin që Zotit t’ju
japë atë që dëshirojnë. Pasi u kthye në shtëpi, u ul dhe filloi të
lexojë atë që kishin shkruar nxënësit, ku njëri nga shkrimet i bëri
shumë përshtypje, saqë nuk arriti ta përmbajë veten nga të qarit.
Pikërisht në ato momente në shtëpi hyri bashkëshorti, i cili menjëherë e
pyeti: “Çfarë ke që po qan e dashur?”

Ajo u përgjigj:”Tema e hartimit që ka shkruar njëri nga nxënësit.”

- ”E çfarë ka shkruar?”

- ”Merre dhe lexoje vete!”

E mori dhe filloi ta lexojë:
O Zoti im, në këtë mbrëmje po të kërkoj diçka të veçantë,

po të kërkoj që të më bësh televizor!

Unë dua që të zë vendin e tij! Dua që të zë një vend të veçantë në shtëpi!

Në mënyrë që e gjithë familja të mblidhen rreth meje!

E të jem unë në epiqendër të vëmendjes së tyre,

të më dëgjojnë pa më ndërprerë, e pa më drejtuar pyetje,

dua që të më kushtohet ajo vëmendje që i kushtohet atij, edhe kur ai nuk është i ndezur,

Dua të jem në shoqërinë e babait tim kur kthehet nga puna, edhe pse
shumë i lodhur, dua që nëna ime të qëndrojë pranë meje edhe kur është e
shqetësuar apo e mërzitur, dua që vëllezërit dhe motrat të grinden për
të fituar shoqërinë time.
Dua të ndiej që familja ime lë çdo gjë mënjanë, në mënyrë që të kalojnë kohën më mua!

Dhe së fundi e jo përfundimisht, dua nga ty o Zoti im që të më
mundësosh mua tu dhuroj atyre kënaqësi dhe ti dëfrej ata të gjithë.

O Zoti im, unë nuk po kërkoj shumë nga Ti, unë dua vetëm të jetoj siç jeton çdo televizor.



E kur bashkëshorti mbaroi së lexuari temën e nxënësit tha:


O Zoti im, me të vërtete që ky fëmijë qenka i dëshpëruar, kushedi sa të këqij që i paska prindërit!!

Mësuesja qau për së dyti dhe tha: Ajo është tema që ka shkruar djali ynë.



Kjo është një ftesë për ty o i dashur Baba… dhe për ty o e dashur Nënë…


që të kaloni një pjesë të kohës me fëmijët tuaj.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi