Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Puna e nenave vlen miliona euro

Shko poshtë

Puna e nenave vlen miliona euro

Mesazh nga Anakonda prej Fri 22 Jun 2012 - 5:14

Jane te afta per t’u transformuar ne kuzhiniere, pastruese, infermiere,
shofere, mesuese, keshilltare e edukatore. Puna e nenave per te edukuar
dhe rritur femijet vlen 1.7 milione euro. Prinderit jane te rendesishem
ne jeten e secilit prej nesh. Se bashku ata mund te realizojne nje mori
gjerash ne emer te dashurise, perkushtimit dhe edukimit te femijeve.
Duke vene ne pah rendesine e tyre gjate rritjes se nje femije eshte e
pamundur te mendosh se njeri eshte me pak i rendesishem se tjetri.
Megjithate roli i nenes mbetet i pazevendesueshem. Nje nder arsyet
kryesore eshte se nenat mund te kujdesen me shume per femijet. Ato
jetojne ne stres mes pergjegjesive familjare dhe atyre te punes.


Kohet
fundit, puna e nenave eshte bere edhe pjese e nje studimi shkencor.
Nese mamate e te gjithe botes do te paguheshin per te gjitha punet e
tyre, nuk do te benin asgje falas per femijet dhe familjen, shuma e
parave do te ishte teper e larte. Por sa vlen puna e nje nene? Veshtire
qe ndonjerit prej nesh t’i kete shkuar ndermend ta mendoje nje gje e
tille. Por ja qe ka edhe nga ata qe nuk u ka shpetuar ky detaj. Me laps
ne dore kane bere te gjitha llogaritjet e te gjitha puneve qe ben nje
nene. Perfundimi?Nje djale ose vajze, ne prag te 18-vjetorit te lindjes, duhet ta
falenderoje mamane 1.7 milione here. Ne fakt kjo eshte vlera ne para e
puneve te kryera nga nenat moderne “shumefunksionale”, te cilat jane te
afta te transformohen sipas rastit, ne kuzhiniere, pastruese,
infermiere, mesuese, keshilltare, edukatore, per te rritur ne menyren me
te mire te mundshme femijet e tyre, duke shpenzuar nje energji te madhe
qe eshte e veshtire ta krahasosh me profesionet e tjera.

Dihet
qe nena eshte zonje shtepie: gatuan, sistemon vendin, pastron, pret e
percjell njerez dhe merret me edukimin e femijeve. Natyrisht qe te
gjitha keto i ben falas. Por nese ajo do te vendoste t’u vinte nje çmim
puneve qe ben per nje femije, atehere vlera monetare do te ishte
jashtezakonisht e larte, nuk ka rendesi nese ajo punon me kohe te plote
ose te pjesshme, duke perfshire te shtunat dhe te dielat.

Ky
eshte perfundimi i nje studimi te kryer nga disa profesioniste te
revistes britanike “Tesco”, ne nje rrjet supermarketesh, qe me pas eshte
publikuar edhe nga “Daily Mail”. Studiuesve u eshte kerkuar te mbajne
shenim (duke bere llogarite) te gjitha punet dhe detyrat qe nje nene ben
per femijet e saj, nga lindja deri kur ai mbush 18 vjeç.
StudimiDuke llogaritur kohen e shpenzuar per çdo aktivitet dhe duke e
konvertuar ne para, ne baze te pages mesatare te nje profesionisti,
studiuesit kane arritur ne shumen monetare te 1 424 504 sterlinave, qe u
korrespondojne 1 704 588 milione eurove. 1600 ore zihen nga punet e
shtepise, qe duke u konvertuar ne para arrijne vleren e 16700 eurove;
364 oret qe kalohen ne kuzhine jane te barabarta me 131 mije euro,
sigurisht ne rast se do te vendosnit ta nderronit mamane me nje
kuzhinier personal.

Po ashtu 52600 euro do te nevojiteshin per
te punesuar nje shofer (qofte per itinerarin shtepi-shkolle, ose disa
ore ne qendren tregtare), 718 mije euro te tjera per dadon (qe duke bere
llogarite jane te barabarta me 88 mije ore pune). Edhe sherbimi i
lavanterise nuk do te ishte shume ekonomik, duke pare 85 mije eurot qe
do te shpenzoheshin ne 18 vjet per larjen dhe hekurosjen e rrobave; 98
mije eurot e shpenzuara per mesimet e edukates dhe miresjelljes, 8300
eurot per marredheniet publike, si dhe 6260 eurot per nje infermiere me
pagese.

Pas ketij studimi, drejtoresha e revistes “Tesco
Magazine”, Maureen Rice, u shpreh per londinezen “Daily Mail”: “Une jam
nene vete dhe kam mbetur tejet e habitur kur zbulova se sa shume duhet
te paguhemi per punet qe bejme çdo dite. eshte logjike qe gjithçka e
bejme per dashuri dhe shpresoj qe ashtu si une te gjitha nenat te jene
krenare e te ndihen te vleresuara nga kjo shifer marramendese, e cila
lidhet me punen tone te pazevendesueshme. Ne fund te fundit nena mbetet
gjithmone nene, me te vertete eshte nje, por vlen sa per katermbedhjete
(po aq sa numri mesatar i puneve qe ben). Te jesh prind eshte nje prej puneve me te rendesishme e me te veshtira
qe mund te ekzistojne dhe nuk çuditem aspak qe vlera e puneve te kryera e
konvertuar ne para, te jete aq e larte. eshte e rendesishme te dihet
vlera ekonomike e nje nene, edhe pse shpesh baballaret japin ndihmen e
tyre, sepse te qenet nene mund te jete sa e kenaqshme aq edhe e
veshtire, e lodhshme dhe impenjative ne te njejten kohe. Shpresoj qe
kontributi im per femijet e mi do t’i ndihmoje ata te behen qytetare te
mire e te dobishem dhe te jetojne te lumtur ne vendin e tyre”, thote
ajo. Megjithate, ne vend te kesaj vlere te madhe parash, nenat do te
ndiheshin me te paguara nese ne kembim do t’u dhurohej me shume
buzeqeshje dhe dashuri.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi