Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Dhuna psikologjike ndaj fëmijëve

Shko poshtë

Dhuna psikologjike ndaj fëmijëve

Mesazh nga Anakonda prej Fri 22 Jun 2012 - 5:33

Keqtrajtimet më të mëdha i pësojnë të miturit, që mbijetojnë në vatrat e konfliktev në vende të ndryshme të botës.
Studimi
ndër radhët e ekspertëve po bën bujë dhe rezultatet janë formuluar më
se qartësisht: torturat fizike te të burgosurit japin të njëjtat pasoja
afatgjata siç jep një përdhunim apo keqtrajtim fizik.
279 viktima të
torturës dhe dhunës nga luftërat civile në ish-Jugosllavi janë marrë në
shqyrtim nga një grup shkencor i udhëhequr nga psikologu Dr. Metin
Basoglu i “University of London”.Vlerësimet që ata kanë dhënë në intervistat e tyre, flasin qartë për
këtë fakt. A kanë qenë njerëzit e testuar nga psikologu viktima, apo i
janë nënshtruar rregullisht manipulimit të qëllimshëm, presioneve dhe
stresit të jashtëzakonshëm psikologjik, dhe a kanë vuajtur ata për vite
të tëra më vonë nga pasojat e ngjashme e të forta afatgjate, siç dihet
se ndodh zakonisht kur pëson dëmtime apo dhunime trupore e tortura
fizike?
Edhe format më të padëmshme të presionit, si izolimi,
cilësohen aty si të ngjashme me torturat e dhunimet fizike, shkruan
Dr.Basoglu dhe kolegët e tij në revistën e specializuar që merret me
probleme të psikologjisë e psikiatrisë “Archives of General Psychiatry”.
“Një ndryshim mes torturës dhe trajtimit poshtërues nuk është vetëm i
pavlerë, por edhe i rrezikshëm”, komenton ndër të tjera për revistën në
fjalë psikologu Steven Milesm, profesor në Universitetin e Minnesota-s.
Edhe
në pasojat afatgjata psikike, shkencëtarët nuk kanë gjetur asnjë
ndryshim thelbësor mes torturës fizike e asaj psikologjike. Para së
gjithash, prishja apo ndërhyrja në ritmin e ciklin normal të një njeriu,
siç është izolimi nga jeta e përditshme, pengimi i mundësive që një
person të përfitojë lirisht nga mundësitë që i jep jeta, apo kërcënimet,
ka pasur të njëjtat pasoja ashtu sikurse kanë viktimat e një dhunimi
apo abuzimi fizik.Të prekurit vuajnë me vite të tëra nën efektet e ashtuquajtura
“shqetësime post traumatike”: tmerri, ankthi, rikthimi i kujtimeve nga e
kaluara e hidhur, apo shqetësimet gjatë gjumit. Të gjitha këto bëjnë
pjesë në përditshmërinë e jetëve të tyre.
Edhe dhimbjet fizike në trupin e tyre, paniku apo humbja e ndërgjegjes, mund të dalin në pah aty.
“Rezultatet vlejnë edhe për fëmijët”
Rezultatet
e reja, të përftuara nga ky studim, do të sjellin disi pështjellim në
shpjegimin e rrezikshmërisë, në ato kategori njerëzish që gjenden në
frontin e luftës kundër terrorizmit për shembull, e që e shohin torturën
psikologjike si një mjet me pasoja gjithsesi shumë më të lehta se sa
tortura fizike, kur marrin në pyetje të dyshuarit gjatë seancave të
hetimit.
Përveç kësaj, ngrihet dhe pyetja nëse ashtu sikurse të
rriturit në zonat e luftërave, edhe fëmijët në vendet e paqta të jenë
prekur nga kjo lloj torture.
Sigurisht që Dr.Basoglu shpjegon, duke
na demonstruar rezultatet e testimeve të tij, se ekipi i tij nuk ka
dashur të përfshijë në këtë test fëmijët, por ka përmendur disa aspekte
të studimit që të çojnë në këtë përfundim. “Ato mekanizma psikike që
çojnë te të rriturit në trauma të vazhdueshme, mund të ndodhin
ngjashmërish te fëmijët”, thotë ai.E në këtë mendim ai nuk është i vetëm. Që largimi nga ngrohtësia e
vatrës shtëpiake, në zhargonin popullor cilësohet si privim, që paraqet
në vetvete një formë të abuzimit me fëmijën, shumë specialistë e shohin
si fakt të pranuar në mënyrë të mirëfilltë nga të gjithë. Rezultatet e
studimit të Dr.Basoglu “u përkasin në mënyrë absolute edhe fëmijëve”,
thotë nga ana tjetër Ernst Pfeiffer, profesor për psikiatrinë e fëmijëve
dhe të rinjve në klinikën “Charite” të Berlinit.
“Ka shumë dëshmi
për këtë, të sjella nga grupe të tjera kërkimore. Këto forma të
‘mbingarkesës psikologjike‘ çojnë 30-50 për qind të fëmijëve në dëmtime
afatgjata konjitive e psikiatrike”.
Se sa shumë ndikon privimi nga
një e drejtë e menduar gjerësisht në opinion për zhvillimin e mëvonshëm
të një fëmije, këtë kanë dashur ndër të tjera ta shpjegojnë e ta
studiojnë konkretisht edhe shkencëtarët në Universitetin e Nju-Jorkut.

bashku me kolegë të tjerë britanikë, ata kanë ndjekur zhvillimet e
fëmijëve që janë rritur në kushte mizerabël në jetimoret e Rumanisë
gjatë kohës së pushtetit komunist të Nicolae Ceausescu-t.
Pasojat edhe shumë vite pas traumaveKështu rezulton se, megjithëse këta fëmijë janë adoptuar më pas nga
familje perëndimore, kanë shfaqur edhe pas shtatë vitesh nga shkëputja
prej terrenit ku kanë jetuar fillimisht mangësi të mëdha në zhvillimin
mendor.
Në krahasim me shokët e tyre bashkëmoshatarë nga Evropa
perëndimore, niveli i inteligjencës së tyre është vënë re se kapte 15
gradë më pak. Rezultatet në fjalë, të publikuara në revistën e
specializuar “Child Development” qysh në muajin maj të vitit të shkuar,
përputhen kësisoj me përfundimet e sjella nga Dr.Pfeiffer, pasi ata i
shpjegojnë pasojat tek fëmijët pas shumë vitesh me privimet që u janë
bërë në kohën e hershme.
Ky efekt shfaqej thuajse te të gjithë ata të
cilët në moshën nga 6 deri në 42 muaj i ishin nënshtruar stresit
(fatkeqësisë) së qëndrimit në shtëpitë e jetimëve të periudhës
diktatoriale.
Nga pikëpamja e një psikologu fëmijësh dhe studiuesi social, fusha e torturës
psikologjike e emocionale është thuajse e parrahur mirë në terren,
thekson një specialist tjetër i kësaj fushe, Heinz Kindler, i Institutit
Gjerman për Problemet Rinore (DJI): “Te keqtrajtimet psikike me
distancë, kemi shumë më pak informacione e të dhëna për fëmijët e
prekur, të paktën në ato raste kur keqtrajtimi psikik del qartë si një
formë eksplicite”.
Se sa shpejt prindërit, shpesh pa marrë vesh fare nga kjo punë, e keqtrajtojn&
euml;
në mënyrë psikike dhe emocionale krijesën që ata vetë kanë sjellë në
jetë, e sqaron më së miri vështrimi mbi definicionin shkencor të këtij
nocioni.
Edhe përsëritja e kërcënimeve dhe presioneve, kritikat e
vazhdueshme, apo dhe refuzimi që u bëjnë fëmijëve, futen në këtë
kategori. Edhe parapëlqimi që ata u bëjnë fëmijëve të tyre, duke veçuar
për shembull vëllain më të vogël, apo atë më të madh, djalin apo vajzën,
“dëmton një zhvillim të shëndetshëm shpirtëror e mendor te fëmijët”,
thuhet më tej në prononcimin e tij.
Për specialistë si Pfeiffer, një aspekt tjetër është më i rëndësishëm për t‘u mbajtur parasysh.
Përveç
shqetësimeve, në zhvillimin e fëmijëve presionet psikologjike dhe
emocionale shkaktojnë, sipas shkallës së tyre, edhe pasoja me kosto
ekonomike e sociale. Në rastet ekstreme dërgim në psikiatri, apo mbyllje
të të rinjve në vetvete. Gjithçka është e mundur në këtë kontekst, nëse
fëmijëve u duhet ta nisin jetën si viktima të torturës psikologjike..

avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi