Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

♥ 1 MACE PER CDO SHENJ HOROSKOPI ♥

Shko poshtë

♥ 1 MACE PER CDO SHENJ HOROSKOPI ♥

Mesazh nga Anakonda prej Sat 23 Jun 2012 - 19:02


Dashi (21 mars - 20 prill)
Shenjë që element e ka ZJARRIN
Planeti dominues: MARSI
Nënshenja: GAFORRE
Ai është fillimi i gjithçkahi. SIMBOL I FILLIMIT.
?
Personat që mbajnë këtë shenjë horoskopi, çojnë jetë më dinamike se
shenjat tjera. Janë të prirur për aksion, luftë, afirmim. Kanë edhe
agresivitet në vetvete. Në jetë ecin me devizën "unë i pari", "unë
ekzistoj", "unë jetoj" (unë, unë, unë...). E kjo mund të manifestohet
edhe si veti konstruktive, edhe si veti destruktive. Nëse manifestohet
si veti destruktive, atëherë personi dëshiron "krejt ose kurrgjë", anon
kah ekstremiteti, ka tendenca për konflikt, fanatizëm, egoizëm, munges
të madhe tolerance.
Dashi s'e duron dot qetësinë e monotoninë, meqë
vuan nga "aksioni kronik". Ai është kampion i fillimit të gjërave, qoftë
në planin fizik apo në atë intelektual. Por, e ka të metë të njohur se
shpesh nuk iu shkon gjërave deri në fund. Domethënë, nuk i arrin
qëllimet, sepse pa e kryer njërën punë, ndërkohë veç kur shohim se ia ka
filluar tjetrës. Pa e përfunduar njërën rrugë, e ka marrë rrugën
tjetër.
Përgjithësisht, personi DASH nuk i beson të rëndomtes. Ai
është pionier i modës, kreator, i krijuar për luftë. I dëshiron rrahjet,
luftimet, së paku në të zbrazët. E dëshiron rrezikun, aventurën. Janë
kamikazë.
Inteligjencën e ka intuitive; reagon pa menduar gjatë.
Kah fundi i jetës bëhen më mendimtarë, më të urtë, pajtohen edhe të jenë "të klasës së dytë". anë njerëz të ekstremeve: Ose donë, ose urrejnë, kur nuk iu shkon për huji. Kur donë - donë, kur urrejnë - e apostrofojnë atë.
I donë armët dhe aventurat. Mund të jenë edhe romantikë, por jo të tepruar. Trupin rëndom e kanë muskuloz dhe të ndërtuar.
Kanë besim të madh në vetvete, kjo iu ndihmon që t'i mohojnë vështirësitë.
KARAKTERISTIKA
TJERA TË TYRE JANË: Dëshirojnë të jenë të parët, të sundojnë (si të
gjitha shenjat e zjarrit). Shpesh janë shkurtpamës; ose "qelaven" herët;
ose thihen; gratë e ndërrojnë tenin.
Marsi i ndjek deshtë, duke i
bërë ta duan jetën plot aksione dhe të harxhojnë sasi të mëdha energjish
dhe nervash. Marsi i bën vetëmohues, të pafrikësueshëm, luftarakë dhe
agresivë.
Mund të jenë edhe artistë, por nuk janë shenjë artistike. Dashi është shenjë sunduese.
Rëndom s'kanë miq, se nuk janë mjaft elastikë.
Kënaqen në udhëtime, ndërrime të përjetshme.
Janë entuziatë dhe aksionarë. E donë fjalën kryesore, si dhe rolin udhëheqës.
Megjithatë, sjelljet e tyre janë të sinqerta.
Kokën
e kanë të fortë, ndaj fatmirësisht durojnë shumë të rëna. Nuk janë
ruajtës të së keqes. Janë të prirur të jenë prind të mirë dhe të
moralshëm.
Edhe gratë e kësaj shenje MARSI i shtyn të jenë agresive,
mashkullore; shpesh bëhen shefe, drejtoresha, gjë që i privon nga
femërorja tipike, butësia, emotiviteti.
TË METAT: shpesh janë
konfuzë dhe i përcjell mungesa e qëmdrueshmërisë: gjërat s'i çojnë deri
në fund, veçse ia fillojnë! Iu jepen shumë aventurave. Gjithnjë janë të
gatshëm për përjetime. Pikë e dobët e tyre është edhe ajo se shpesh
dëshirojnë të imponohen. Janë impulsivë dhe aksionarë, shpesh
konfliktuozë e kontradiktorë. Arsyeja iu vie më vonë në jetë. Kjo mund
t'i sjellë deri tek agresiviteti, prandaj shpesh në mesin e tyre ka
mjaft dhunues, rebelë, të krisur.
TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Kanti,
Dekarti, Bizmarku, Hitleri, Van Gogu, Goja, Rafaeli, Bodleri, Zola,
Krushqovi, Jesenini, Klaudia Kardinale...
KOMBINIMET: Me PESHORIN - respekt i dyanshëm.
Me SHIGJETARIN - të lumtur së bashku
Me LUANIN - jetë epshore intensive, por nuk preferohet (përpos kontakteve të shkurtëra)
Me GAFORREN, AKREPIN, PESHKUN - fare...
ASPEKTE
SHËNDETËSORE: Nuk sëmuren, as që kanë kohë për të; por, janë të prirur
të marrosen. Zakonisht kurrë nuk sëmuren, sidomos me sëmundje infektive e
kronike. Ilaçi më i mirë për ta, sidoqoftë, është gjumi. Pika të dobëta
të tyre, megjithatë, mund të jenë: koka, sytë, veshët, dhëmbët. Janë
pacientë të papërshtatshëm, kurrë s'e kryejnë terapinë deri në fund.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ♥ 1 MACE PER CDO SHENJ HOROSKOPI ♥

Mesazh nga Anakonda prej Sat 23 Jun 2012 - 19:03


Demi (21 prill - 20 maj)
Element: TOKA
Planeti dominues: VENERA
Nënshenjë: LUANI
Ngjyra astrologjike: E BLERTË DHE VJOLLCË (të kthjellta)
?
DEMAT janë shenjat më pozitive, më reale, më konkrete të Zodiakut. Mbi
ta sundon VENERA, planet i dashurisë, dhe u fal këtyre shenjave
lidhshmëri me tokën, kuptim, shëndet. Demat rëndom kanë ndërtim të
fortë, janë dinamikë, simpatikë, me sharm. I fitojnë të gjitha betejat,
por jo me fuqi e dhunë, por me qëndrueshmëri, dhe duke u sjellë përherë -
esull.
Me kënaqësi lidhen me ndonjë shpirt romantik, me imagjinatë të pasur.
Pra,
demat janë tipa dinamikë e energjikë, por të kujdesshëm. Janë
entuziastë e optimistë të mëdhenj. Tepër kokëfortë. Me kuptim praktik.
Jo sa duhet fleksibilë. Dëshirojnë të jenë përherë të drejtë.
Janë tipa konservativë. Ikin nga risitë, aventurat. Shenja materialiste.
Intelektin e kanë të qetë. Rëndom, janë pa ambicie të mëdha, por metodistë dhe prakticistë të mëdhenj.
Vështirë
hidhërohen, vështirë pajtohen. Në dukje janë të qetë, përbrenda
vullkan. Por janë shumë tolerantë, edhe pse xhelozë, posesivë, të dhënë
pas kënaqësive të kësaj bote.
Përpiqen t'iu qëndrojnë besnikë
parimeve dhe t'i mbrojnë të drejtat e veta, me çfarë krijojnë autoritet,
edhe pse shpeshherë nuk kanë të drejtë. Vendimin që njëherë e sjell
demi, s'e ndërron lehtë. E mban fjalën dhe premtimin.
Edhe pse e donë jetën e mirë, harxhimet, madje edhe shfrenimin, ky nuk është stil i jetës së tyre.
Edhe pse çon dashuri dhe bashkëshortësi stabile, i dëshiron
"fluturimet" jashtëmartesore, pasi që mbi ta sundon VENERA - planet i
dashurisë...
Dashuria është fushë, ku ai, me çdo kusht, dëshiron të
afirmohet. Prandaj, DEMI merret si dashnori më i madh i Zodiakut (edhe
pse flertuesit më të mëdhenj janë shkorpionët). Pa dashuri vuan
tmerrësisht. Duhet të dojë, qoftë edhe personin e gabueshëm (veçanërisht
e do të vjetrën, duke kërkuar tek ajo dashuri amësore)! Shumica e
DEMAVE nuk mund t'i hiqen tërheqshmërisë së bukurisë, sidomos të trupit
të femrës, prandaj janë shumë epshorë. Ata janë ledhatues të pasionuar,
për të cilët dashuria është çdo gjë.
Por, edhe pse "të butë", "të
kujdesshëm", si dashnorë, s'janë të aftë për shprehje të pasionuar të
dashurisë, pavarësisht që DEMAT janë tipa seksipilë dhe dashurinë e kanë
opsesion.
Janë plot optimizëm dhe besim në vetvete, me shije për estetikë.
Nuk shquhen për inteligjencë të jashtëzakonshme.
Meqë
i takojnë shtëpisë së dytë në horoskop, shtëpisë së begatisë materiale,
DEMAT janë materialista të mëdhenj. Për vete, mund të jenë harxhues të
mëdhenj, robë të komforit. Sakaq, për të tjerët rëndom janë
dorështrënguar. Sidomos, tipat e ulët të DEMIT janë të prirur për haje e
pije, dhe në mes tyre ka shpesh dorështrënguar e koprracë të mëdhenj,
deri në vetiakësi.
Materialisht qëndojnë më mirë në pjesën e dytë të jetës.
Megjithatë, esencialisht DEMAT janë tipa pozitivë.
Kanë
zë të qartë, mund të jenë këngëtarë të mirë. Edhe pse DEMI nuk është
shenjë artistike, ai di ta dallojë të mirën nga e keqja, dhe jeton me të
bukurën.
MASHKULLI-DEM është i qetë, i qëndrueshëm, i prirur për mendime,
por jo ambicioz. Tërë energjinë e konsumon në dashuri. Aq e adhuron
jetën familjare, saqë edhe e tepron në atë drejtim. Prej saj nuk ftohet
kurrë. Shpesh martohet me persona nga shtresa e lartë, vetëm sa për ta
tërhequr vëmendjen e të tjerëve për "suksesin". Dhe, derisa të gjitha
shenjat tjera të Zodiakut ftohen nga martesa pas një periudhe të
caktuar, tek DEMAT meshkuj kjo nuk ndodh që ata të ankohen për kohën
djaloshare dhe jetën e kirë.

GRUAJA DEM: i intereson familja,
burri, fëmijët. Është materialiste. E do begatinë materiale. E çmon
veten. Shpeshherë me pretendime dhe jorealiste. Rëndom kokëfortë, që
vështirë i përshtatet mendimit tjetër. Në punë: praktike. Me sens për
fitim. Deponon para. E do luksin, shtëpinë e mirë, gjërat e shtrenjta.
S'harxhon kot, as është e shfrenuar.
Edhe pse nuk është shenjë artistike, e do artin, të bukurën, këngën, muzikëm.
E META E TYRE MË E MADHE: Çdo gjëje vështirë ia fillojnë.
IU SHKON: drejtësia, ekonomia, politika, ndërtimtaria.
TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Marksi, Lenini, Frojdi, Makiaveli, Golda Meiri, E. Karuzo, O. Vels, Balzaku, S. Dali etj.
KOMBINIMI: DEMAT pajtohen me VIRGJËRESHËN, BRICJAPIN (deri në 30 vjet) dhe me PESHKUN, GAFORREN (pas 30 vjetëve).
Shumë
pajtohen me GAFORREN: të dytë e donë shtëpinë, janë të lidhur për
familjen; janë gurmanë të mëdhenj; bashkësi harmonike, si edhe me
PESHKUN.
SHËNDETI: vështirë sëmuren; pothuajse kurrë. Megjithaë,
pikat e tyre të dobëta janë: qafa, fyti, zorrët, majmëria (meqë,
vështirë e përmbajnë veten në haje e pije). Mund të pësojnë edhe kriza
nervore
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ♥ 1 MACE PER CDO SHENJ HOROSKOPI ♥

Mesazh nga Anakonda prej Sat 23 Jun 2012 - 19:04


Binjakët (23 maj - 21 qershor)
Element: AJRI
Planeti dominues: MERKURI
Nënshenjë: VIRGJËRESHA
Ngjyra astrologjike: binjakët i duan ngjyrat E MBYLLTA, GRI.
?
Binjakët janë persona tejet të paqetë, dinamikë; mendja e tyre është në
lëvizje të përhershme, prandaj në çdo gjë që i rrethon kërkojnë diçka
qetësuese, të butë.
Binjakët janë tejet vitalë dhe inteligjentë. E
duan jetën dhe dinë të jetojnë, duke iu falënderuar para së gjithash
lehtësisë me të cilën i kalojnë pengesat.
Me këtë shenjë udhëheq
MERKURI, që ua fal BINJAKËVE vetitë e shpejtësisë dhe të
ndryshueshmërisë. Përfaqësuesit e kësaj shenje kanë karakter tejet të
ndryshueshëm, lehtë binë nën ndikim, janë të prirur për ndryshime.
Dualista.
BINJAKËT janë si zhiva. Vështirë mund të definohen.
Përplot intuicion. Tepër të gjindshëm. Tejet kurreshtarë. (Binjakët janë
skajshmërisht kurreshtarë dhe s'ka gjë që nuk do ta prishnin për të
parë se "ç'ka brenda"!)
Janë oratorë të mirë. Në shoqëri janë
jashtëzakonisht të përshtatshëm, relativisht dinakë. Të llojllojshëm e
të këndshëm; prandaj zënë shumë simpati e miq.
Kanë shumë sukses në jetë. Madje, edhe kur ndonjëherë bijnë në situata të vështira, dinë të dalin, të tërhiqen me mjeshtri.
Sytë
i kanë të shprehur, plot gjallëri. Veti e tyre e padiskutueshme është
se janë vështirë të definueshëm, pasi që aty është MERKURI - zot i
tregtarëve dhe hajdutëve - i cili i shkakton të gjitha këto. Kështu edhe
shpjegohet dualiteti i kësaj shenje.
Përfaqësuesit e kësaj shenje janë krijesa të një
inteligjence të lartë, edhe pse jo gjithaq ambiciozë. Janë spirituozë
dhe të pajisur me dhantinë për gjykime logjike. Dinë të gjenden dhe janë
tejet spirituozë. Inteligjenca e tyre është gjithnjë mbi mesataren,
edhe pse shpeshherë janë vetëm punëtorë të mirë, më tepër sesa krijues
kreativë imagjinativë. Janë njerëz tepër praktikë, me shpirt tregtari.
Janë të prirur edhe për diplomaci. Janë të shkathtë në vlerësimin e
situatave, dhe dijnë përherë kur duhet tërhequr potezin.
BINJAKËT
dëshirojnë të ndihmojnë, por i pengon fakti se dinë të jenë llogaritarë
të mëdhenj. Anojnë kah artet. Janë si era. Të kthjellët, por
sipërfaqësor. Komunikativë dhe absolutisht pa komplekse. Kritikë. Pa
iluzione. Sugjestibilë. Lehtë qajnë (por ndjenjat i kanë sipërfaqësore).
Suksesojnë lehtë, shkaku i logjikës. Merkur-istë. Janë tepër të aftë,
diplomatë të zhdërvjelltë. Të talentuar për shumëçka, sidomos për tregti
dhe art.
E urrejnë vetminë, heshtjen, rreptësinë. Janë të
shumëllojshëm dhe interesantë. Në dashuri shpeshherë "përjargëça". Për
ta shpesh dashuria di të jetë "bisedë e mirë". Më tepër e "luajnë"
dashurinë, sesa e përjetojnë atë.
MESHKUJT BINJAKË: janë diplomatë të
mëdhenj dhe të aftë që nga çdo situatë të nxjerrin përfitime. Synimi i
tyre jetësor është real. Lehtë kyçen në çdo ambient. Iu përshtaten
mentaliteteve të huaja, por nuk iu bën dhe gjithaq për mendimet e të
tjerëve.
Spontanisht zënë shumë miq, falë komunikimit të lehtë; por,
për kohë të shkurtër humbin interesimin për personin tjetër, si në
dashuri, ashtu edhe në miqësi.
Pak a shumë janë egoista, edhe pse në shikim të parë
duken shpirtgjerë; kurse me dinakërinë e vet dhe truqet, çdo situatë e
kthejnë në dobi të veten.
Edhe binjakët meshkuj, edhe femra, nuk
mund ta jetojnë jetën e qetë dhe monotone. Aty iu duket se po ngulfaten.
Sepse i duan ndërrimet, flertet, gjithnjë duke kërkuar "të vërtetën".
KOMBINOHEN:
Deri në 30 vjet partnerët më të mirë për ta janë PESHORET dhe UJORËT;
pas 30 vjetësh: DASHI dhe LUANI; pas 42 vjetësh: SHIGJETARI. Pra,
kombinohen kënaqshëm me PESHORET dhe UJORËT (shenja ajri), por edhe me
shenjat e zjarrit: LUANIN, DASHIN, SHIGJETARIN. (Shenjat e ujit dhe të
tokës me ta janë disharmonike). Nëse binjaku do të dëshironte të
qetësohej, LUANI do të ishte partneri i tij më i mirë.
TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Sartri, Xh. London, Kenedi, H. Fonda, Lorenc Olivie, Merlin Monro, Zherar Filipi etj.
PROFESIONET e përshtatshme për binjakët: moderatorë, reporterë, gazetarë, agjetë tregtarë, ciceronë, profesorë, avokatë...
PIKAT E DOBËTA SHËNDETËSORE: rrugët e frymëmarrjes, prirja për t'u ftohur lehtë, bronkiti, dhembjet në shpatulla, veshkët.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ♥ 1 MACE PER CDO SHENJ HOROSKOPI ♥

Mesazh nga Anakonda prej Sat 23 Jun 2012 - 19:06


[b]Gaforrja (22 qershor - 22 korrik)
Element: UJI
Planeti dominues: HËNA
Nënshenjë: PESHORJA
Metali: ARGJENDI
Guri i çmueshëm: MARGARITARI
Bima: ANEMONA
Numri i fatshëm: 26
Ditët me fat: E HËNË, E MËRKURË
? Ngjyra astrologjike: E BARDHA - simbol i pastërtisë dhe gëzimit bën ndikim
[/b]



pozitiv
në gaforret. Sepse, meqë ata për nga ntayra janë të shqetësuar e
nervozë, gjejnë paqe e devotshmëri në qetësinë e kësaj ngjyre. E KALTRA E
SHNDRITSHME, po ashtu, përmban ndikim qetësues. Kjo madje iu
rekomandohet posaçërisht GAFORREVE, të cilët përjetojnë neuroza.
GAFORRJA Është shenjë artistike e UJIT, mbi të cilën sundon HËNA.
Ndodhet në luftë të përhershme në mes të intelektit, që e udhëzon në
arsye, dhe fuqisë së hënës, e cila e nxit të reagojë ekskluzivisht me
emocione. Hëna ndikon emocionalisht në shpirtin e tyre. GAFORRET
pazakonshëm kanë nevojë për BUTËSI dhe MIQËSI. Janë tejet të ndijshëm.
Të hapur për të gjitha emocionet që lëvizin nga gëzimet më të pastra e
gjer tek melankolia më e thellë. Mund ta teprojnë në të mirë e në të
keq. Dhe, meqë janë shumë të ndijshëm, hipërsensitiv, ata kanë nevojë
për mbështetje në dikë. Në vetvete fshehin shumë melankoli, pesimizëm,
nervozë. Kanë lidhshmëri të madhe me familjen. Kanë shumë nevojë për
dashuri, qetësi dhe art. Shpesh janë të prekur nga kompleksi i
inferioritetit. Idealistë të mëdhenj, me shpirt të paqetë. Tepër lehtë
iu ndërron disponimi, meqë janë fëmijë të HËNËS, disponimi i tyre
ndërron siç ndërron edhe HËNA.. Nuk ka për ta jetë pa dashuri e ushqim
shpirtëror. Janë gurmanë dhe i donë ushqimet e zgjedhura. Gjatë e ruajnë
dukjen rinore, deri në mesojetë. Iu besojnë njerëzve, kjo shpesh mund
t'i bëjë të palumur. Intelektin e kanë intuitiv. Karakterin të
komplikuar, më tepër kontradiktor, si të gjitha shenjat artisitke. Plot
frymëzim e parandjenja. Ndryshimet jetësore në vitin 28 apo 36 të jetës.
Pjesa e dytë e jetës më e mirë. TË METAT: turpi, frika,
hiperndjeshmëria. Janë sugjestibilë, impulsivë, neurotikë, alogjik.
Rëndom s'janë në gjendje që jetës së vet t'ia japin drejtimin e duhur.
S'kanë guxim të mjaftueshëm dhe janë të çuditshëm - ose janë tepër të
shoqërueshëm, ose tepër të tërhequr. Edhe kur duken të qeshur (e rëndom
vetëm duken), në vete fshehin doza të thella melankolie. Janë shumë të
lidhur për familjen. Frikacakë, pak luftarakë, por bëjnë rezistencë
pasive. Idealista të mëdhenj. Lehtë iu ndërrohet disponimi. (Muzika tek
ta është fuqia e dytë ndikuese, pas HËNËS). Nëse ju duken krenarë,
sigurisht ua shihni vetëm gëzhojën. Gaforrja është pikërisht si veja:
jashtë i fortë, përbrenda tejet i butë, lëng. Vetëm "çileni" pak dhe do
të shihni sesi bie mekanizmi: në esencë janë aq të përzemërt, të dashur
dhe miqësorë.
Ndër të metat e tyre më të mëdha mund të jenë edhe
hipohondria, egocentrizmi, ndjeshmëria tej mase (ndonjëherë madje janë
edhe më të ndijshëm se fëmijët), si dhe mungesa e guximit, që ndonjëherë
i bën të mos i argumentojnë madje as qëndrimet e veta dhe lejojnë që të
tjerët t'ia japin kahjen rrugëtimit të tyre jetësor. Kah suksesi
shkojnë në stilin e gaforres: "dy hapa para, një mbrapa", por kur janë
afër qëllimit - rrufeshëm e rrëmbejnë!
Kanë natyrë tejet komplekse
dhe karakter tejet të komplikuar (si të gjitha shenjat e ujit, shenjat
artistike). Janë të përshkuar nga kontradiksionet, të cilat bëjnë që në
një moment të jetë tepër i interesuar për një gjë, sakaq në momentin
tjetër plotësisht indiferent. Suksesi në pjesën e dytë të jetës. Edhe
pse i nevojitet shumë dashuria, qetësia dhe lumturia familjare, GAFORRJA
MASHKULL është "gjagadur" që gruas, megjithatë, i hipën në kokë...
Shkurtimisht,
ja fotografia e sublimuar e GAFORRES: mendimtar, ëndërrimtar, frikacak,
hipohondër, i dehur nga bukuria dhe ëndrrat, në atmosferë të vdekjes,
në kërkim të të fshehtave më të mëdha të jetës - të vërtetave të saj,
duke e shikuar guximshëm universin; spiritualistë, intuitivë, të prirur
artistikisht, deduktivista.... GAFORRJA është tip romantik. Dëshiron
grua energjike, që të mund ta udhëheqë dhe komandojë. Rëndom e dashuron
gruan më të vjetër se veten. Në dashuri GAFORRJA pajtohet me AKREPËT dhe
PESHQIT (shenja romantike, të ujit), pastaj me tokësorët: DEMAT,
VIRGJËRESHAT, CJEPTË (me akrepët kombinohen mirë më tepër si dashnorë,
gabojnë kur lëshohen në bashkëshortësi). Për martesë - DEMAT janë
idealë. Edhe PESHQIT janë partnerë diealë për të dy llojet e gaforreve,
meshkuj e femra. VIRTYTET: idealistë të mëdhenj. Poetikisht të prirur. I
tërheq çdo gjë enigmatike dhe pamjaftueshmërisht e hulumtuar. E META E
TYRE MË E MADHE: drejt qëllimeve në jetë shkojnë në stilin e gaforreve:
"dy hapa para, një prapa". PUNA: studimet filozofike, filologjike dhe
artet. Prej tyre ka shumë muzikantë, poetë, piktorë, gazetarë. TË LINDUR
NË KËTË SHENJË: Jul Çesari, Bajroni, Kolumbo, Rusoi, H. Hese, F. Kafka,
Rembranti, Shuberti, Hemingueji, Fransua Sagan, P. Neruda, Vitoria de
Sika, Xhina Lolobrixhita, Lui Amstrong etj. PIKA TË DOBËTA SHËNDETËSORE:
mushkëritë, barku, nervat. I shtrohen gastritisit. Janë pak a shumë
anemikë.


avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ♥ 1 MACE PER CDO SHENJ HOROSKOPI ♥

Mesazh nga Anakonda prej Sat 23 Jun 2012 - 19:07


[b]Luani (23 korrik - 22 gusht)
Element: ZJARRI
Planeti dominues: DIELLI
Nënshenjë: PESHORJA
Ngjyra: E PORTOKALLTA dhe E VERDHA E ARTË
?
LUANI është shenjë intuitive, inteligjente e praktike. Rrezaton
magnetizëm. Përherë i sigurt në vete. S'është frikacak dhe s'bie nën
ndikim. Ka dëshirë të flasë mirë për veten dhe ta lavdërojnë të tjerët.
E
do organizimin, sundimin. Logjika tek ta është mbi zemrën. Në esencë
janë optimistë dhe shpirtmëdhenj. Me krenari LUANORE. Por, fisnikë. Nuk
kanë aftësi të urrejtjes, madje as armikun. Janë të prirur t'i hyjnë
rrezikut, vështirësive.
Nuk e durojnë dot monotoninë.
Dëshira për t'u imponuar i bën madje edhe tiranë.
I donë ceremonitë, gazmendet, ku ata imponojnë aftësitë e veta.
Shpesh
narcisoidë: Kanë dëshirë që "bota të sillet rreth tyre". Duan zhurmë,
bujë: "Le të dihet se kush jam unë"! (Siç thoshte dikur Luigji XIV:
"Shteti, jam unë"!) Është tip spektakular, dëshiron t'i duartrokitet.
Si shenjë fikse që është, rrugën kah suksesi e ka të garantuar.
Por, LUANI, si mbret që është, di të jetë ngandonjëherë edhe i pakëndshëm: superior dhe arrogant!
[/b][b]TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Luigji XIV, Napoleon
Bonaparta, Musolini, Garibaldi, Jungu, Aleksandër Duma (ati dhe biri),
B. Sho, S. Alende, F. Kastro, A. Hiçkok, D. Aligeri etj.
KOMBINOHEN:
me DESHTË (të cilët iu përgjigjen për nga intensiteti i pasionit) mund
të kombinohen përkohësisht. Po ashtu, edhe SHIGJETARI (femrat shigjetare
donë t'i provojnë të gjitha, së paku njëherë; prandaj, meshkujt LUANË i
donë shumë).
Shenja më harmonike me LUANIN janë BINJAKËT për të dyja
polet, si dhe PESHORET. (Apo: deri në 30 vjet - shenjat që element kanë
zjarrin: DASHI, SHIGJETARI. Pas moshës 30 vjeçare - shenjat që element
kanë ajrin: BINJAKËT, PESHORET).
PIKA E DOBËT SHËNDETËSORE E LUANIT: është zemra dhe sistemi i qarkullimit të gjakut.
[/b]
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ♥ 1 MACE PER CDO SHENJ HOROSKOPI ♥

Mesazh nga Anakonda prej Sat 23 Jun 2012 - 19:08


[b]Virgjëresha (22 gusht - 22 shtator)
Element: TOKA
Planeti dominues: MERKURI
Nënshenja: Akrepi
?
VIRGJËRESHAT janë tipa realistë, me shikim të qartë në jetë,
racionalista dhe mendjemprehtë në të vërejtur, veti këto që ua fal
Merkuri.
Janë tipa analitikë, praktikë, me shpirt komercial. Por,
planeti i tyre dominues, MERKURI, në bashkësi me SATURNIN, ndonjëherë
lind edhe gjeni.
Domethënë, këta janë persona të cilët e duan
precizitetin, me memorie të fortë dhe logjikë të pabesueshme; me aftësi
për të depërtuar në esencën e gjërave.
Të gjindshëm në çdo situatë.
Me aftësi të mirë oratorike dhe me kuptim.
Rëndom kanë shtat mesatar dhe ndërtim proporcional.
Derisa
MERKURI tek BINJAKËT është tejet i paparashikueshëm, meqë kjo është
shenjë ajrore, te VIRGJËRESHA është krejtësisht rast tjetër. Tek kjo
shenjë ai është më stabil dhe praktik.
VIRGJËRESHAT janë analitikë
të mëdhenj, inteligjentë, të cilët posedojnë kartotekën e çdo gjëje me
të cilën kanë pasur të bëjnë ndonjëherë.
PUNA është PERËNDIA e tyre.
Veti
kryesore e tyre është: logjika, rendi, puna, analiza, rutina. Apo,
karakterizimi i tyre vetëm me një fjalë, do të mund të ishte:
PRAKTICISTA.
Për ta asgjë s'është e pamundur, por as "imtësirat" nuk janë pa domethënie.
Ndonjëherë
mbesin robë të punës dhe detyrimeve. Dhe, duke u ngjitur kah majat e
ambicieve të veta, shpeshherë e shkatërrojnë mundësinë e përjetimit në
kënaqësitë e përditshme. Dhe, edhe po qe se mund të kaplohen nga
gjendjet e këqija, pasi që ata përherë e kanë fasadën e jashtme të
kontrolluar, askush s'arrinë t'iu vijë në ndihmë, meqë askush nuk di se
ç'po ndodh me ta.
[/b]



Nuk
kanë reputacion aq të mirë astrologjik, sepse merren si persona tepër
me sy kritikë, gjagadurë e cikërrimtarë, dhe shpeshherë i mjaftojnë
vetvetes, duke qenë racionalistë të mëdhenj.
Zemra e tyre e gjakon
DASHURINË, s'është e ftohtë, por punë ka aq shumë, që duhet të kryhen,
prandaj s'mbetet kohë për dashuri e argëtim. Këtë shpesh e paguajnë në
jetë: mbesin pa shokun e jetës!
Deviza e tyre është: "Mendoj, prandaj
ekzistoj". Përndryshe, kanë sharm të ftohtë diplomatik, pak a shumë
melankolik, plot instikte dhe manire të bukura.
MESHKUJT-VIRGJËRESHA
thjesht janë të paaftë për të përvetësuar femër. Ai tregon tregime,
s'është i interesuar për femrat që duan kënaqësi e aventura. Nën këtë
shenjë s'ka donë zhuanë, por planerë, inzhinierë, ekonomistë, rrallëherë
edhe artistë.
Partneri më i mirë për virgjëreshën (mashkull apo
femër) është po ashtu VIRGJËRESHA; shkaku se janë të njëjtë. Atyre s'u
ka mbetur shumë tek pasionet, romantika. Ata martesën e marrin si punë
ortakësh, tregti.
TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Luigji XVI, Gëte,
Shatobrian, Tolstoj, A. Kristi, Hegeli, Onazisi, Greta Garbo, Sofia
Loren, Ingrid Bergman, R. Velç etj.
ASTROMEDICINA: si persona me
logjikë të fortë dhe vetëdisiplinë të lartë, virgjëreshat janë shumë të
kujdesshëm: pak një simptomë, dhe i rrahin tëra kumbonat. Paksa janë të
prirur edhe kah hipohondria. Sakaq, pika më të dobëta të tyre janë
organet e tretjes, shpnetka, mëlçia, idhëza.
KOMBINIMI: deri në 30
vjet astrologjikisht pajtohen me DEMIN dhe BRICJAPIN. Pas 30 vjetësh
edhe me tri shenjat e ujit: GAFORREN, AKREPIN, PESHKUN.
LUANI është
shenjë intuitive, inteligjente e praktike. Rrezaton magnetizëm. Përherë i
sigurt në vete. S'është frikacak dhe s'bie nën ndikim. Ka dëshirë të
flasë mirë për veten dhe ta lavdërojnë të tjerët.
E do organizimin,
sundimin. Logjika tek ta është mbi zemrën. Në esencë janë optimistë dhe
shpirtmëdhenj. Me krenari LUANORE. Por, fisnikë. Nuk kanë aftësi të
urrejtjes, madje as armikun. Janë të prirur t'i hyjnë rrezikut,
vështirësive.
Nuk e durojnë dot monotoninë.
Dëshira për t'u imponuar i bën madje edhe tiranë.
I donë ceremonitë, gazmendet, ku ata imponojnë aftësitë e veta.
Shpesh
narcisoidë: Kanë dëshirë që "bota të sillet rreth tyre". Duan zhurmë,
bujë: "Le të dihet se kush jam unë"! (Siç thoshte dikur Luigji XIV:
"Shteti, jam unë"!) Është tip spektakular, dëshiron t'i duartrokitet.
Si shenjë fikse që është, rrugën kah suksesi e ka të garantuar.
Por, LUANI, si mbret që është, di të jetë ngandonjëherë edhe i pakëndshëm: superior dhe arrogant!

KOMBINOHEN:
me DESHTË (të cilët iu përgjigjen për nga intensiteti i pasionit) mund
të kombinohen përkohësisht. Po ashtu, edhe SHIGJETARI (femrat shigjetare
donë t'i provojnë të gjitha, së paku njëherë; prandaj, meshkujt LUANË i
donë shumë).
Shenja më harmonike me LUANIN janë BINJAKËT për të dyja
polet, si dhe PESHORET. (Apo: deri në 30 vjet - shenjat që element kanë
zjarrin: DASHI, SHIGJETARI. Pas moshës 30 vjeçare - shenjat që element
kanë ajrin: BINJAKËT, PESHORET).


avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ♥ 1 MACE PER CDO SHENJ HOROSKOPI ♥

Mesazh nga Anakonda prej Sat 23 Jun 2012 - 19:09





Peshorja (23 shtator - 21 tetor)Element: AJRI
Planeti dominues: VENERA
Nënshenja: SHIGJETARI
?
PESHORET janë bukuri, dashuri, harmoni, drejtësi, gëzim jete, anim kah
çdo gjë e bukur. Jetojnë në harmoni me veten dhe të tjerët. Nuk kanë
shumë fat, por lehtë përshtaten në çdo situatë. Shquhen për bukuri.
Jetojnë në të tashmen, pa u preokupuar shumë me të kaluarën dhe pa u
brengosur shumë për të ardhmen. Kanë karakter të dashur e të sinqertë,
posedojnë inteligjencë të shkëlqyeshme dhe shpirt fisnik me ndjenja
fisnike. Problemin më të madh, pothuajse absurd, e kanë në kërkimin e
përsosmërisë (vetë janë të përsosur, e këtë e kërkojnë edhe tek të
tjerët). MESHKUJT-PESHORE janë sharmerë të mëdhenj. FEMRAT-PESHORE
rëndom janë bukuroshe të vërteta. Zakonisht elegante. Sytë i kanë
shprehës dhe hundën rëndom e kanë krrute, si sqepi i zogjve. Është e
prirur për dashuri të shpejta, për të cilat është e gatshme edhe të
flijohet. Por, shpesh i ndërron "objektivat" e flijimit! Edhe pse janë
relativisht të shoqërueshëm, PESHORET kanë pak miq (ata miqtë i
filtërojnë në filterë të posaçëm subtilë). Janë, siç thamë edhe më lart,
tejet inteligjentë, por ajrorë (shenja që element kanë ajrin), prandaj
pa ndonjë përgjegjësi të madhe. Interesat personale i vënë mbi interesat
e të tjerëve. Dinë të bëhen edhe viktima të kënaqësive të shkurtëra.
Tek kjo shenjë vërehet dukshëm ndikimi i VENERËS, prandaj, përpos
bukurisë, tek këta persona - përfaqësues të kësaj shenje - hasim edhe
komplekse të ndryshme, si kompleksi i turpit, kompleksi i devijimeve
morale (kurtizane) etj. Krejt e donë paranë, paraja më së tepërmi i do
PESHORET dhe DEMAT. Rëndom mbesin të pamartuar përjetësisht. Edhe pse
shenjë artistike joambicioze, megjithatë, peshorja jep shumë artistë të
mëdhenj: muzukantë, poetë, këngëtarë, aktorë.
Domethënë,
mashkulli-peshore; lehtë e krijon besimin, lehtë harxhon pas dashnoreve,
luan me të holla, huazon, gabon, pastaj i përmirëson e kështu me radhë.
Femra-peshore: e rafinuar, e bukur, tërheqëse, nuk është e gatshme ta
refuzojë koketimin; nuk i do të fuqishmit, më tepër i do don zhuanët. Di
të këshillojë edhe nëse është e shfrenuar; flerton edhe nëse është
motër nderi. Të lindur në këtë shenjë: D. Didëro, A. Rembo, O. Vajld,
Lermontov, Niçe, Iv Montan, Rita Hejvord, Xh. Lenoni, Gandi etj.



avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ♥ 1 MACE PER CDO SHENJ HOROSKOPI ♥

Mesazh nga Anakonda prej Sat 23 Jun 2012 - 19:10





Akrepi (22 tetor - 21 nëntor)
Element: UJI
Planeta dominuese: MARSI
Nënshenja: BRICJAPI
Ngjyra
astrologjike: E KUQJA (me tone të mbyllta) dhe E GJELBËRA e mbyllët, e
cila iu shërbem për qetësim nervash; (kjo e fundit iu konvenon
posaçërisht akrepëve).
Metali: ARI I KUQ
Guri i çmueshëm: RUBINI
Bima: MIMOZA (lulet me ngjyra të gjalla)
Numri i fatshëm: 100
Veti
të përgjithshme: vdekja, seksualiteti, metamorfozat, krizat nervore,
vizionariteti. Janë ngushtë të lidhur me çdo gjë që është e errët.
?
AKREPËT për nga natyra janë enigmatikë, prandaj i donë netët, hijet,
ambientet e pandriçuara; çdo gjë e ndritshme dhe e bujshme - i pengon.
Natyra e tyre është e begatë me kontraste, ku ekziston lufta e pandërprerë midis arsyes dhe pasioneve.
Janë krenarë, dhe, edhe pse shenja uji, dëshirojnë të dominojnë.
Janë shenja artistike. Shpesh janë gjenialë.
Janë
më të rrezikshëm nga të gjithë ujtarët. Dinë të jenë kryeneç, por edhe
të ashpër; prandaj, vështirë është për t'i kuptuar. Janë enigmatikë. Të
padefinueshëm. Kompleks.
Planet e kanë MARSIN e natës. Janë misteriozë. Me shkathtësi fshehin anët e tyre të dobëta. Iu ndihmon INTUICIONI i thellë.
Edhe pse të preokupuar shumë me vdekjen, dhe pesimistë në esencë, megjithatë janë plot jetë e dinamikë jetësore.
Tej
mase të ndjeshëm në simpati dhe antipati. Kurrë s'e harrojnë
padrejtësinë që iu bëhet. S'i hiqen luftës, e as që e pranojnë disfatën.

Të qëndrueshëm në vendime, të qëndrueshëm në aksione. Janë në
gjendje që tërë energjinë ta koncentrojnë për qëllimin që ia kanë
caktuar vetvetes.
Mendjemprehtë, të hapur për koncepte të reja, me
inteligjencë të fortë dhe me mendime të zjarrta. Janë tipa të guximshëm,
luftarakë. Por, janë më efikas në mbrojtje sesa në sulm.
Fizikisht,
rëndom, janë joproporcionalë, disharmonikisht të projektuar, por në të
shumtën e rasteve - çuditërisht - kanë një "bukuri djallëzore": shikim
të mprehtë dhe sharm të papërballueshëm.
Zërin e kanë tepër shqetësues, shqetësim i këndshëem.
Kanë
forcë të kontrollohen. Të pasionuar. Nuk bëjnë asgjë gjysmake, qoftë
ajo mirë apo keq. Me energji të madhe, shpesh seksualistë të tepëruar.
Shpeshherë të ndarë në mes të: neokonformizmit, ekscentricitetit dhe
racionalitetit.
Plot ndjenja të thella, intensive, shqetësimplote.
Ofendimet nuk i fal lehtë. Shpesh me pasione dinake. Shpesh vdesin
befasisht, papritmas. Kanë më tepër sukses në pjesën e dytë të jetës.
Akrepët
dinë të jenë edhe destruktivë dhe autodestruktivë. Kjo përmasë madhore e
shpirtit të tyre - prirja për tejkalimin e çdo gjëje, madje edhe të
vetvetes - lidhet me vizionin e vdekjes, dhe i bën sadista të mëdhenj,
sidomos në dashuri. Ata ndiejnë nevojë të flertojnë me vdekjen, dhe ky
aspekt iu vërehet në zërin e tyre, që ka ngjyrë erotizmi.
Edhe pse shenja uji, janë "zjarr që rrjedh", me shikim pabesueshmërisht depërtues dhe me gjakim kah përsosmëria.
Duken rëndom të qetë, frikacakë. Kjo është vetëm sipërfaqësore.
E
njohin mirë vetveten. S'kanë kohë për të tjerët. E dinë se janë
absolutistë të papërmirësueshëm. Nënçmojnë krejt çfarë është e
zakonshme, e pavërtetë, mediokre, duke qenë të vetëdijshëm se rreth tyre
çdo gjë është shkëlqim i rrejshëm, maskë, aktrim.
Nëse dëshironi MIQËSI, do ta gjeni tek AKREPI. Përndryshe, akrepët paraqesin elitën në horoskop dhe në kategoritë e njerëzve.
Si tip luftarak që është, për qëllime të vetat lufton "me duar e me këmbë".
Janë shenja më seksuale e Zodiakut. Tërheqin si magnet në seksualitetin e tyre superior, që iu buron nga sytë.
Kryesisht tipa të natës: fantazues, magjikë, shohin gjëra që të tjerët nuk i shohin. Objekt kanë: shpirtin, seksin,misterin.
Kjo shenjë jep krijues të mëdhenj në fushën e krijimtarisë shpirtërore.
Ekzistojnë
tipat e ulët dhe tipat e lartë të akrepit. Tipat e lartë: posedojnë
gjakimin faustian për të njohur jetën dhe vdekjen; posedojnë
vetëdisiplinë, vetëkontroll, shpirt të koncentruar; janë dinjitozë,
krijimtarë, të guximshëm, simpatikë, magjikë.
MASHKULLI AKREP: është
prepotent, xheloz, hakmarrës, tiran, absolutist (madje, edhe në dashur e
miqësi). Edhe pse gjenialë, me këta meshkuj është shumë vështirë të
jetohet, sepse janë tiranë dhe despotë të lindur. Martesa me ta rëndom
është tragjike, ai e maltreton gruan në të gjitha mënyrat e mundshme.
Mashkujt-shkorpionë, kur barten në krahët e epsheve, sillen si sadistë, e mundojnë partnerin.
FEMRA-AKREP
është plot pasion, e padefinuar, shpeshherë e çuditshme, mistike,
ndonjëherë impulsive dhe sentimentale, por lucide dhe depërtuese;
gruaja-shkorpion rëndom paraqet enigmë, madje edhe për atë që e njeh
kaherë. Sharmi i saj çmend secilin që e ka pranë, por është rëndom e
paprekshme, refuzuese, dhe njerëzit e nderojnë duke e kundruar si "grua
fatale". Të fascinon më tepër me magjinë e pashpjegueshme të saj, sesa
me bukuri. Sakaq, nga shikimi i saj enigmatik, i errët, derdhet epshi që
ofron aventurë fatale. Dëshiron të koketojë e të përvetësojë; thjesht
të ta vërë "lakun". Suksein në këtë plan e ka të garantuar kur këtë e
dëshiron. Me të nuk duhet lozur, se ajo mashkullin e sos dhe e gjuan.
Shkorpioni-femër kënaqet në përvetësim dhe koketim, në diskrecion dhe
misteriozitet të caktuar, shpesh duke i munduar partnerët. I nevojitet
partner i fuqishëm për ta mbajtur dhe për ta shpëtuar nga sadomazohizmi i
saj i lindur.
Oreksi i saj seksual është greminë, që duhet përmbushur.
FEMRA-AKREP
është e mbyllur dhe enigmatike, idealiste dhe materialiste, në kufijtë e
së mirës dhe të së keqes. I mbetet besnike qëllimit të vet, por me
aktivitetin apo pasivitetin e vet ekstrem, më së pari e dëmton vetveten.
Është e pajisur me plot kërkesa e hire. E padefinueshme. Shpesh e
pakënaqur, shpesh i ndërron krevatët (është e prirur); lojërat dashurore
nuk i adhuron gjithaq, sa ndërrimin e partnerëve. Ajo është dashnore që
dëshiron të koketojë, pastaj me lehtësi e hedh partnerin. Vështirë e
gjen partnerin e vërtetë. Përkundër tërheqshmërisë magjike që posedojnë,
ato dijnë të jenë shpeshherë tejet të errëta, e mbajnë shumë mend të
keqen, me predisponim për shumë bashkëshortësi. MARSI, planeti sundues i
shkorpionëve, iu jep energji të madhe, pasione, gjakim, andaj edhe
shkorpionët janë shenjat më seksuale të Zodiakut.
Erotizmi është
arma e saj më e mirë dhe më e ligë. Planeti që sundon mbi këtë shenjë,
përpos MARSIT - Zot i luftës dhe katasttrofës, që shkorpionin e mbush
zjarr e pasion, është edhe PLUTONI - princ i mjegullës dhe zot i të
vdekurve, i cili sundon në mbretërinë e ferrit, dhe ky i bën ato
agresive, të ashpra, posesive dhe në këtë periudhë ato janë në gjendje
të bëjnë çdo gjë.
Kanë më tepër të fshehta se çdokush tjetër.
Tek ajo ka dashuri apo urrejtje, deri në fund.
Ndodhet
në luftë të përhershme në mes trupit dhe shpirtit; ndaj ajo është herë
më e zezë se djalli, herë më e bardhë se engjëlli.
TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Paganini, Dostojevski, Trocki, Kamy, I. Gandi, E.A. Po, R. Hadson, M. Crnjanski etj.
KOMBINOHEN:
partnerët e tyre më të mirë mund të jenë PESHQIT dhe GAFORRET, pastaj
vijnë "tokësorët": DEMAT, VIRGJËRESHAT, BRICJEPTË. Disharmonikë me ta
janë shenjat "e ajrit" dhe 'të zjarrit".
PESHQIT janë partnerët më
të mirë për SHKORPIONËT. Ata për gratë-shkorpionë janë burra dhe
dashnorë të mirë. GAFORRET janë të ngjashëm me peshqit, por pak më të
rrezikshëm. Edhe GAFORRET i nënshtrohen "zotërisë" së vet, por... Për
gratë-shkorpionë GAFORRET mund të jenë dashnorë të mirë, por s'iu
preferohen si bashkëshortë (s'janë të qëlluar), sepse shpeshherë edhe
ata vetë janë vetiakë, të pasigurt, ndonjëherë edhe agresivë. Për lidhje
të shkurtëra dashurie vijnë në konsiderim edhe "tokësorët": DEMAT,
BRICJEPTË dhe - optimistët e të kthjelltit e fisnikët e Jupiterit:
SHIGJETARËT; edhe ata mund të jenë dashnorë të mëdhenj për
femrën-shkorpion.
Shumë nga shkoprionët (femra), për shkak të
energjisë së madhe dhe pasionit - kërkojnë partnerë edhe tek shenja e
DASHIT dhe LUANIT.
Thjesht: ata mund të kombinohen me GAFORREN; me
PESHKUN - kombinim i mirë dhe i dobishëm; me BRICJAPIN - të krijuar për
njëri-tjetrin; me DEMIN - jashtëzakonisht të lumtu; me SHKORPIONIN -
bën; me të tjerët nuk janë harmonikë.
Apo: deri në moshën 30 vjeçare -
partnerët më të mirë janë gaforret dhe peshqit (sehnja të ujit), sepse
këta i durojnë dhe i kuptojnë; kurse pas kësaj periudhe, të përshtatshëm
janë bricjeptë - filozofë dhe deri diku të qetë; dhe virgjëreshat - të
ftohta dhe racionale (shenja të tokës).


avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ♥ 1 MACE PER CDO SHENJ HOROSKOPI ♥

Mesazh nga Anakonda prej Sat 23 Jun 2012 - 19:10





Shigjetari (22 nëntor - 22 dhjetor)
Element: ZJARRI
Planeti dominues: JUPITERI
?
Përfaqësuesit e kësaj shenje janë sangvinistë, sharmerë, entuziastë,
optimistë. Temperamenti i tyre rëndom orientohet kah mënyra dinamike e
jetës, që i shqetëson mjaft.
Kanë aftësi që të shkaktojnë befasi dhe që gjallërisht të depërtojnë në çdo situatë.
Mbi
ta dominon JUPITERI, që pashterrshmërisht iu fal fuqi e drejtësi,
kuptim religjioz, shpirtmadhësi, fisnikëri dhe vlera morale.
Shigjetari
ka karakter të butë, si dhe qëllim të hapur e mjaft të çiltër, shumë më
të mirë sesa dy shenjat e para të zjarrir (luani dhe dashi).
Përndryshe, është mjaft impulsiv, ndonjëherë i rreptë, por rëndom plot
arsye dhe plot konsideratë për të tjerët, përherë i gatshëm t'iu
ndihmojë të tjerëve; këto veti ia jep JUPITERI, mbret i peshqve.
Shigjetari
nuk i frikësohet kurrfarë situate jetësore. Përherë ka dashuri e
shpirtmadhësi. Është luftëtar i guximshëm për lirinë e vet. Përparimtar
dhe entuziast. Antikonvencionalist, përherë i gatshëm që t'i mbrojë
bindjet e veta. I jep shumë rëndësi intelektit, në përpjekje të
përhershme ta begatojë shpirtin dhe kulturën e vet. Inteligjenca e tyre
është e gjallë dhe spontane, plot kuptim për realitetin. Ka mendim të
thellë, di të planifikojë, të parashohë, hyn në hulumtimin e shpirtit të
vet të zjarrtë. Ndjenjat i ka humane, kundër dhunës e shtypjes. Moralin
dhe etikën i ka mjaft të theksuara, edhe përkundër fluturimeve të lira
të mendjes.
Është idealist ekstrem, rëndom filozof, thellësisht
religjioz; optimist. E hulumton mirë terrenin para vendimit dhe shkel në
të sigurt. Një devotshmëri e jashtme dominon mbi fytyrën e shigjetarit
tipik, gjë që nxit besim dhe respekt. Shqetësohet dhe qetësohet me
maturi.
Kënaqet shumë me gjërat, situatat dhe me miqësitë e
paparashikueshme, befas. Nuk është cikërrimtar, nuk merret me detaje,
imtësi. Është optimist i lindur. Shpesh për të jeta është argëtim.
Ndonjëherë i ngjan bredhëritësit të shqetësuar që kurrë nuk di se a
është ajo që posedon edhe ajo që e dëshiron.
Rëndom nuk martohen
gjatë, duke mos dëshiruar përgjegjësi. Martohet kur sheh se edhe "liria"
ka përgjegjësinë e vet. Është tip i lumtur njeriu. Shpesh luan,
rrezikon, fiton. (Rrini pranë tij - do të jeni mirë të argëtuar).
Kanë
rëndom strukturë të fuqishme fizike. Meshkujt rëndom janë sportistë të
mirë (si edhe deshtë). Gratë-shigjetare janë VITALE, DINAMIKE; rëndom
tërheqëse. Flokun e kanë të zi. Hundën të shprehur, "shqiponjëtare".
Nuk janë vetiakë si luani dhe dashi.
Janë antipode të shkorpionëve. Janë të frymëzuar me jetën, jo me vdekjen.
Kanë afinitet për aksion, vështirë qetësohen në një vend, me gëzim shkojnë "nga lulja në lule". Depërtojnë dhe shkojnë.
Zakonisht
dinë të shkojnë përpara, duke udhëhequr suksesshëm me të gjitha
aksionet. I duan diskutimet. Secilit ia thonë të vërtetën në sy. Gëzojnë
respekt dhe shpejt pasurohen. Në jetë i presin shumë rreziqe e befasi,
por shkathtësisht tërhiqen, shpëtojnë. Pra, edhe pse gjithnjë janë në
luftë të përhershme, dalin fitimtarë. JUPITERI është fat i madh, prandaj
kanë fat, nderim, begati, lumturi.
Kanë shpirt të paqetë,
hipnotikisht duke vrapuar pas yjve të vet që befas shfaqen në horizont,
përherë duke pranuar aventura të reja, duke dëshiruar të prekin krejt të
mundshmet dhe të pamundshmet, para se të mbërrijnë në limanin e tyre të
fundit.
Fati i tyre është jeta normale qytetare.
Kanë shumë dëshirë të flasin, edhe pse, si të gjithë idealistët, ndonjëherë janë të vetmuar, të pakuptueshëm nga rrethi.
Besojnë në dashuri dhe miqësi të gjata. Në këtë shenjë, si tek shenjat e ujit, shpesh lindin ëndërrimtarë të mëdhenj.
VIRTYTET
dhe VESET: edhe pse Don Zhuan, ka forca të mëdha morale. Vetëmohues dhe
luftarak. Tejet i shoqërueshëm. Kualitetet e tij: galantiteti, sharmi,
liriadhurueshmëria. Manitë: lavdërimi, snobizmi. Përndryshe: të aftë, të
pavarur, mirë i përdoron të hollat, e mban fjalën, e kthen borxhin,
human, optimist, entuziast, idealist.
TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Betoveni, Hajne, F. Sinatra, P. Elyar, M. Tven, Floberi, A, Zhid, K. Dagllas, V. Çerçill etj.
KOMBINOHEN:
Shigjetarët për partnerë më të mirë kanë shenjat e zjarrit: LUANËT dhe
DESHTË. Pastaj vijnë "ajrorët": BINJAKËT, PESHORET, UJORËT (deri në 30
vjet: "zjarrtarët"; pas 30 vjetve: "ajrorët"). Pra, SHIGJETARI - LUANI:
kombinim i mirë. SHIGJETARI - DASHI: të lumtur së bashku.
ASTROMEDICINA:
iu beson metodave natyrore të shërimit: gjimnastikës, masazhës, ujërave
termale, sportit në përgjithësi. Dhe vërtet, iu ndihmon shumë dashuria
ndaj sporteve dhe udhëtimeve. Sakaq, kur janë të tjerët të sëmurë, ai
pothuajse shëron me praninë e tij, respektivisht me kthjelltësinë e
shpirti dhe optimizmin e tij. I MUNDON: ishiasi, reumatizmi,
hemorroidet.



avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ♥ 1 MACE PER CDO SHENJ HOROSKOPI ♥

Mesazh nga Anakonda prej Sat 23 Jun 2012 - 19:11

Bricjapi
(23 dhjetor - 21 janar) Element: TOKA Planeti dominues: SATURNI (MARSI i
ndihmon) Nënshenjë: UJORI Bima: Vjollca, zymbyli ? Karakteristika të
përgjithshme: karrierë, sukses, fitime materiale, kurorëzim përpjekjesh.
Posedon veti të jashtëzakonshme fizike dhe morale: precizitet,
metodologji, seriozitet dhe disiplinë të jashtëzakonshme të brendshme.
Që në rini i krijon idetë e veta për veten dhe kërkesat e veta. Ka
karakter të pathyeshëm, shpeshherë i kapluar nga vetmia. Vështirë e ka
t'i shprehë idetë e veta dhe të hyjë në raporte të kthjellta me të
tjerët, shkaku se është tepër i rreptë dhe i vetëdijshëm. Në rrethet me
disponim armiqsor - tërhiqet në vetvete, por mjafton vetëm pak vullnet i
mirë e respekt dhe ai ndodhet në element të vetin. Posa kupton se është
i kuptuar, bëhet i dashur dhe shok i mirë, në të cilin maksimalisht
mund të gjeni mbështetje. Në këtë shenjë toke dominon SATURNI, deridiku
edhe MARSI i rrezikshëm. Karakteristikat e kësaj shenje janë:
ambicioziteti, qëndrueshmëria, shpirti serioz. Shquhet për aftësitë e të
jetuarit tash. Ndonjëherë tregon mungesë diplomacie. Shpesh i ftohtë si
guri. Sakaq, me qëndrimin e tij të ftohtë, filozofik, shpesh e fascinon
masën dhe imponohet. Vullnetin e ka të fortë, depërtues, konstruktiv,
nuk ikën prej asgjëje, fatalist, fanatik, intelekt dogmatik, i
gjindshëm, serioz, ndonjëherë i pashoqërueshëm. Rëndom - i heshtur. Të
tjerëve iu hapet, por pa disponim, duke iu ikur këshillave të të
tjerëve. Gjithsesi vetmitar, i i guximshëm, kokëfort. Prakticist i
lindur, si në punë ashtu edhe në dashuri. Rëndom është dembel, i errët
dhe i çuditshëm. I rezervuar. Shpesh i frymëzuar me mendime të errëta,
si akrepët ujorë. Por, sido që të jetë: ai përherë është plot pesimizëm,
nga i cili nuk mund të lirohet lehtë. Shtëpia e bricjapit është shtëpia
e dhjetë e horoskopit. Bricjapi është shenjë themelore, prandaj ka fuqi
dhe aftësi të jashtëzakonshme. Si përfaqësues i tokës është tejet
praktik dhe racional. VETI TË KËQIJA I KA: prirjen për vetmi dhe
izolimin. Janë realistë të përsosur, por edhe materialistët më të
mëdhenj të Zodiakut. I hidhëron joserioziteti i të tjerëve. Qëllimi i
tyre i vetëm është maja e çdo gjëje. Janë të vetëdijshëm për vlerat e
veta. Shumë i duan të hollat dhe pranojnë çfarëdo pune, që iu sjell
fitime. Kjo nuk do të thotë se edhe i harxhojnë me mençuri. Në martesë
janë tejet stabilë dhe seriozë. endojnë se i mjaftojnë vetvetes.
Dorështrënguar ndaj vetvetes dhe të tjerëve. Rëndom kanë mendim të lartë
për vetveten. Janë të rezervuar dhe të ftohtë. Pesimizmin e kanë veti
të lindur. Rëndom vishen sipas modës së vjetër, i dëshirojnë ngjyrat e
mbyllta. Martohen arsyeshëm, shpesh nga "llogaria". Pjesa e dytë e jetës
më e suksesshme. Nuk brengosen t'iu pëlqejnë të tjerëve shkau i
seriozitetit të tyre. Sa mës humë kalojnë vitet, kanë më pak vështirësi.
Dhe, derisa të tjerët fitojnë rrudha, ata ndihen gjithnjë e më mirë.
SATURNI, si epror i madh i gjithësisë, bën që përfaqësuesit e kësaj
shenje të luftojnë tërë jetën me idetë e errëta, depresionet dhe
negativitetet; por jo hapurazi dhe në sytë e botës. TEMPERAMENTI:
melankolik, nostalgjik, flegmatik. Tip epik. Tip shkëmbor-kodrinor. Për
nga natyra: tepër serioz dhe kokëfortë, por të drejtë. Shpesh i ftohtë
dhe vetiak. Si mik është njeri mbi të cilin mund të mbështetesh. Dinë ta
ruajnë sekretin. Ndjenja e detyrimit tek ta është e lartë. Përndryshe,
është njeri familjar, por thellësisht i vetmuar. Gruas s'ia lë duart e
lira. Edhe pse ka mjaft para në shtëpi, ajo s'guxon t'i harxhojë vetë.
Ai përshkruan sesi duhet harxhuar të hollat. Është tejet konzervativ,
shpeshherë me disponim diktatorial. Ndonjëherë edhe tiran. TIPI I LARTË I
BRICJAPIT: është i matur, taktizer, dinak, i prirur për tituj të lartë,
diplomat, organizator. Tipi i ulët: ortodoksist, mizantrop; "para dite
urren veten, pas dite tërë botën". TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Ticiani,
Njutni, Bokaço, Kepleri, Pasteri, Kiplingu, Molieri, H. Mileri, E.A.Po,
Rubinshtajni, Marlen Dritërih, E. Prisli, Ava Gardner, Hemfri Bogart,
Naseri, Niksoni, Stalini, Mao Ce Duni, Al Kapone etj. ASTROMEDICINA:
është i fortë dhe i qëndrueshëm. Sëmuret kur është nervoz dhe
jotolerant, sepse atëherë është frikacak dhe i errët, pret më të keqen.
Por të gjitha dhembjet i duron stoikisht. Duhet të kenë kujdes për
mëlçinë, si dhe t'i ruhen tendosjes, nervozës, depresionit. Atyre iu
duhet shumë më tepër gjumë sesa shenjave tjera. Shpesh i godet reuma dhe
artritisi. NË JETËN SEKSUALE është konvencional: do seks klasik, pa
fantazi, pa kombinim pozicionesh. Është vetiak (në seks), pothuajse
kurrë pa u përpjekur ta kënaqë partnerin. BRICJEPTË nuk janë magnetikë
si SHKORPIONËT, as dinamikë si BINJAKËT, as të butë e të këndshëm si
DEMAT. Por ata ia dinë vlerën çdo gjëje dhe kanë para. Përmes të
hollave, këta materialistë të pashembullt, arrijnë çdo gjë, madje edhe
femrat. Kombinohen: BRICJAP - GAFORRE: të krijuar për njëri-tjetrinm
(sidomos për dashnorë). BRICJAP - PESHK: të krijuar për njëri-tjetrin
(edhe për grua edhe për dashnor). BRICJAP - AKREP: të lumtur së bashku.
BRICJAP - DEM: kombinim i mire

avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ♥ 1 MACE PER CDO SHENJ HOROSKOPI ♥

Mesazh nga Anakonda prej Sat 23 Jun 2012 - 19:12





Ujori (22 janar - 20 shkurt)
Element: AJRI
Planeti dominues: URANI

?
Inteligjentë, intuitivë, të lëvizshëm, deri diku idealistë,
jokonformistë, të dashuruar në rrezikun dhe në çdo gjë që është e re dhe
e guximshme. S'e donë vetminë. Intuitivë dhe kreativë, por tejet
racionalë, origjinalë; rrallë i çmojnë mendimin e huaja.
Shpesh me
mendime origjinale shkojnë para kohe. E kanë të metë të madhe se e tërë
bota duhet t'iu përshtatet atyre, e jo ata botës.
Rëndom altruista,
edhe pse shpesh individualistë dhe racionalistë të mëdhenj. Domethënë,
shpesh "hesapxhinj" të mëdhenj. Por, megjithatë janë të këndshëm, të
shoqërueshëm, spiriyuozë.
Dinamikë e modernë, i vret monotonia. Çdo ditë duhet t'iu sjellë diçka të re.
Janë epshorë dhe shpesh prepotentë. Dashurisë i japin kuptim të veçantë.
Kanë
intelekt të veçantë. Origjinalë. Skeptikë. Me imagjinatë të pasur (si
GAFORRET dhe PESHQIT, por jo të errët si GAFORRET dhe SHKORPIONËT). Nën
shenjën e ujorit kanë lindur shumë gjeni.
Temperamentin e kanë të ftohtë - qetësi para fortune. Të pafrikë. Por, të pakuptueshëm për rrethin - këtë e kanë fat.
Vetmia
për ta është dënimi më i madh. Dëshirojnë ta ndërrojnë tërë botën. Kanë
dëshirë të apostrofohen. Janë përplot befasi e reaksione të papritura.
Neve
mund të na duken UJORËT si të krisur, por koha e tyre mu tani po
shkëlqen. Tek ta ka shkallë të ndryshme: që nga të krisurit e gjer tek
gjenitë. Mentalisht janë tepër të fortë, si të gjithë "ajrorët". Janë
oratorë të lindur, kudo qofshin. Por, ekscentrikë, e megjithatë
origjinalë. Tejet emotivë, e megjithatë tejet të përshtatshëm në çdo
mes. Shpesh: individualistë të mëdhenj, gjë që bën që lehtë kalojnë në
egoizëm. Por, edhe përkundër faktit se mund të jenë individualistë dhe
egoistë të mëdhenj, edhe dinakë, megjithatë: humanizmi dhe altruizmi
janë vija të karakterit të tyre. Sipas Nostradamusitit epoka e ujorëve
pikërisht ka filluar (sjellja e lirë, e shfrenuar e rinisë, droga,
veshja e krisur, seksi grupor).
NË DASHURI: japin shumë prej vetes,
pa pritur se do t'iu kthehet. Nuk pritojnë të zdishen edhe 4 herë në
ditë (e të bëjnë dashuri).
MASHKULLI-UJOR: bën pjesë në grupin e
burrave më të shqetësuar që ka qejf t'i ndërrojë partnerët. Janë
dashnorë të zjarrtë, që në krahasim me ta DESHTË dhe LUANËT dalin
shegertë të zakonshëm. Përndryshe, janë me manire të bukura, të dashur,
të shoqërueshëm. Ka dëshirë të prekë sa më shumë trupa partnerësh të
vet, ku secili paraqet mister në vete. Për ta, dashuria dhe seksi janë
komponente shumë të rëndësishme, si edhe liria. Edhe në dashuri:
imagjinativë dhe origjinalë. Madje, femrave frigjide iu preferohet që
"në shërim" të shkojnë tek meshkujt-ujorë.
Për shumicën e ujorëve
martesa është mu si tatimi apo vdekja: një e keqe e domosdoshme, e
pashmangshme, që duhet pranuar kurdoqoftë. Duan seks të lirë, forma të
reja. Në mesin e tyre ka më së shumti konsumues të drogës.
Meshkujt,
po edhe femrat-ujorë janë me horizont të gjerë, me disponim
eksperimental, të shpërthekuar kur është në pyetje dashuria.
KOMBINIMI:
partnerët më të përshtatshëm për ta janë ajrorët: BINJAKËT dhe
PESHORET. Por, edhe zjarrtarët: DESHTË, LUANËT dhe SHIGJETARËT.

LINDUR NË KËTË SHENJË: Bajroni, Darvini, Dikensi, Mocarti, Ruzvelti,
Mendeljevi, Pasternaku, Xh. Dini, K. Gebëll, Travolta etj.


avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ♥ 1 MACE PER CDO SHENJ HOROSKOPI ♥

Mesazh nga Anakonda prej Sat 23 Jun 2012 - 19:13





Peshku (22 shkurt - 20 mars)
Element: UJI
Planeti dominues: JUPITERI
Nënsheknjë: BINJAKËT
bima: VJOLLCA
?
Përfaqësuesit e kësaj shenje janë: origjinalë, ekstravagantë, por mund
të jenë edhe ekscentrikë. Janë artistë të lindur, të cilët askush kurrë
nuk i ka kuptuar në kohën e duhur.
Simbol i PESHKUT është flijimi
dhe altruizmi. Kjo shenjë është nën ndikimin e JUPITERIT fisnik dhe të
NEPTUNIT kreativ, të cilët tek këta përfaqësues mxisin konflikte e
shqetësime, inspiracione të mistershme dhe ndjeshmëri akute emotive.
Përfaqësuesit
e kësaj shenje janë të ndijshëm, të butë, të këndshëm, të sinqertë,
fisnikë, por tejemotivë. Jetojnë në botën e tyre romantike, të ndërtuar
me elementet më poetike, por ngandonjëherë plotësisht jorelale.
Pothuajse janë të predisponuar për ART, dhe me vetë këtë edhe për
vuajtje e tragjikë. Ata aq humbasin në fantazinë e tyre të madhe, saqë
shpesh e humbasin ndjenjën me realitetin.
Janë të prirur për
melankoli e pesimizëm, edhe pse dinë t'i tejkalojnë vështirësitë
jetësore, duke iu falënderuar fuqisë së shpirtit të vet dhe prirjes për
humor, këtij "izmi" të fatkëqinjve të mëdhenj. Plot imagjinatë,
shpeshherë ëndërrojnë syhapur.
Lehtë iu përshtaten situatave, si uji
që ndërron formën, edhe pse intimisht përherë i mbesin besnik vetvetes,
idealeve të veta të mirësisë, madje edhe në shakullimat më mizore.
Vështirë
i sjellin vendimet, duke iu frikësuar përgjegjësisë për nisjativë. Kanë
karakter të pasigurt. Por, kur njëherë e gjejnë rrugën, dinë të jenë
ambiciozë, madje edhe të pathyeshëm.
I udhëheq shqisa e gjashtë:
Intuicioni, instikti, parandjenjat. Natyra e tyre dualiste i çon në dy
kahje: t'i përshtaten botës dhe t'i kënaqin të tjerët; dhe në anën
tjetër: t'i mbesin besnik zërit të brendshëm.
PESHQIT janë idealistë e
fatalistë, vështirë të kuptueshëm nga rrethi. Jeta e tyre është plot
ngritje e rënie. Ndonjëherë duken artisitikisht egocentrikë, narcisoidë,
të imponueshëm.
Të gjithëve mund t'iu ndihmojnë, për vete duke ruajtur të drejtën të vuajnë, duke deklaruar se janë të pafat.
Arma e tyre përvetësuese janë sytë e lëngësht, shikimit të të cilëve është vështirë t'i iket. I kanë të shprehur sytë, tenin.
Intelektin ua mbulojnë emocionet, pa shumë logjikë e vetëmohim. Shpesh kaotikë, difuzë, krejt në vizione, ngjyra.
PESHQIT
janë poetë të lindur e ëndërrimtarë, të shqetësuar e imagjinativë. Mbi
të gjitha janë fisnikë e simpatikë, të mëshirshëm. NEPTUNI iu fal aftësi
për përceptime të brendshme, shqisën e gjashtë.
Peshqit udhëheqin me botën e fshehtësive dhe mistereve... dhe iluzioneve.
Nuk mendojnë shumë, lehtë i sjellin vendimet, pastaj rëndom qahen.
Duhet kontrolluar botën e tyre mistike, sepse plagët e tyre emocionale vështirë shërohen.
Po
u armatosën me doza më të mëdha të realizmit, disiplinës dhe
prakticitetit, do ta kenë më lehtë e më bukur. Ata dëshirojnë të jenë të
mundur dhe viktima, edhe pse dinë edhe të protestojnë. Peshqit janë
rëndom të tërhequr, dëshirojnë të vuajnë e të brengosen. Temperamenti i
tyre është si flaka e qiririt: në çast brilant, i hareshëm, spirituozë;
shpejt pastaj melankolik dhe letargjik. Por, nuk duhet frikësuar kësaj:
të këtillë janë të gjithë njerëzit e mëdhenj. Por, për të pasur sukses,
duhet të jenë më të qetë, më të organizuar, më "për vete", andaj edhe më
depërtues, duke mos u shërbyer me devizën: "Çdo gjë - të gjithëve"!
Karakterin
e kanë plot kundërthënie; për shumicën e njerëzve të pakuptueshëm, të
çuditshëm, si të mbuluar me një lloj mjegulle. Fjala e rëndë peshqve iu
shkakton dhembje të rëndë.
FEMRAT-PESHK: është perëndeshë e butë nate në mëndafsh.
Sëmuret
nga fjala e rëndë. E tejndijshme. Plot vizione, ide të fshehta. Dehet
me romantikë. Ajo vendosmërisht e kërkon idealen. Dëshiron të shkruajë
poezi dhe letra miqve. Di të gëzohet, të shqetësohet; të qajë dhe çdo
gjë ta përjetojë thellësisht. Di të vuajë dhe të falë. Kënaqet e jeton
në dëgjimin e muzikës dhe në shkrimin e letrave të gjata. Rëndom është
shumë e bukur, sharmante, origjinale. Shikimi i saj çuditërisht i butë -
fascinon. Sytë që janë pasqyrëza të shpirtit i ka nga ngjyra e liqenit.
Zërin e ka vibrues që depërton në zemër. Ato janë poeteshat e Zodiakut.
Nuk ka ëndërrimtare dhe dashnore më të mëdha se ato.
MASHKULLI-PESHK:
rëndom dëshiron të ëndërrojë dhe aty rëndom e humb kohën e çmueshme:
jeta dhe vlerat rrjedhin përskaj tij, por ai në hutimin e tij - s'i
vëren.
TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Krishti, Mojsiu, Nostradamusi,
Mikelangjelo, Leonardo da Vinçi, Vivaldi, Bahu, Shopeni, Shopenhaueri,
E. Kue, Renoari, Bunjueli, Ajnshtajni, D.Kish etj.
KOMBINOHEN:
Pajtohen shumë me GAFORREN, edhe me SHKORPIONIN. Por, mund t'iu
rekomandohen edhe "tokësorët": DEMAT, VIRGJËRESHAT, BRICJAPI (deri në 30
vjet-ujorët, pas 30 vjetëve - tokësorët).
ASTROMEDICINA: Mund të
kenë probleme me këmbë, shputat e rrafshta, depresionet; është i prirur
të helmohet. Terapia më e mirë për ta është Muzikoterapia, si dhe
aktivitetet tjera artistike, shoqëria e hareshme, lëvizjet, gjumi i
mirë.


avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ♥ 1 MACE PER CDO SHENJ HOROSKOPI ♥

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi