Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Fuqia e gurit dhe e Zodiakut

Shko poshtë

Fuqia e gurit dhe e Zodiakut

Mesazh nga Anakonda prej Sat 23 Jun 2012 - 19:54

Shumë civilizime kanë konsideruar se guri është simbol i fuqisë hyjnore…


kohët parahistorike guri ka shërbyer si vegël dhe si armë. Mite të
shumta na mësojnë se si disa krijesa hyjnore kanë lindur nga guri. Në
Lindje, guri shënonte praninë e hyjnores dhe para tij njerëzit
përkuleshin me përdorimin e vajit dhe të gjakut. Kështu, nga guri është
bërë altari.

Guri i cili ka rënë nga qielli është i ndryshëm nga
të tjerët dhe rëndom lidhet me hyjnoren, ngjyrën e zezë, hënën,
feminitetin, ose përgjithësisht me amësinë. I tillë është rasti me gurin
e zi, të cilin e kanë adhuruar në Pesinonci, në Frigi, si hyjneshën e
madhe Cibelën. Një gur i ngjashëm i zi gjendet edhe në brendinë Qabesë
në Mekë (të mos harrojmë se islami është religjion me simbolizëm shumë
të theksuar lunar).

Në mitologjinë greke guri e paraqet zotin më
të madh ndër të gjithë zotat, Hronosin ose Saturnin, i cili ka jetuar me
frikën se ndonjëri nga të bijtë do ta dëbonte nga froni, sikundër
kishte profetizuar babai i tij, Urani. Për këtë shkak ai fëmijët e tij,
menjëherë pas lindje, i kishte ngrënë. Megjithatë, gruaja e tij Rea, me
qëllim që ta shpëtonte Zeusin, e kishte mbështjellë një gur në pelena
dhe ia kishte dhënë Hronosit për darkëzën e tij. Kishte mbetur historia
legjendare: kur Zeusi ishte rritur ia kishte dalë që ta rrëzonte babanë
nga froni.Guri i çmueshëm ose gjysmë i çmueshëm e ka rolin e tij edhe në Zodiak.
Do të fillojmë nga diamanti, margaritari i cili tradicionalisht lidhet
për shenjën e dashit.

Diamanti është mbrojtësi i atyre që janë të
lindur në shenjën e dashit. Diamanti është gur i çmueshëm vezullues me
ngjyrë të bardhë ose të kaltër të çelë dhe tradicionalisht është
konsideruar simbol i pastërtisë dhe virgjërisë. Sipas legjendës, e mbron
atë që bart në anën e majtë të trupit. Gjithashtu besohet se diamanti e
forcon besnikërinë e dy dashnorëve, ndaj këtu duhet kërkuar shkakun se
pse haset aq shpesh ne unazën e fejesës. Romakët e vjetër kanë besuar se
diamanti i sjell fat luftëtarit dhe prandaj e bartnin si një hajmali.
Megjithatë, ky gur i çmueshëm shpesh ka sjellë edhe fatkeqësi,
posaçërisht atyre që e kanë lakmuar së tepërmi.

Në qoftë se
diamanti është dhuratë, ose shprehje e besnikërisë dhe dashurisë, kurrë
nuk sjell fatkeqësi. Deshve diamanti u sjell fat, fuqi dhe i mbron nga e
keqja.

Zgjedhja më e mirë për deshtë është që bashkërisht të
bartin diamant dhe safir, sepse veprimi i dobishëm i të dy gurëve
rritet. Përndryshe safiri është një margaritar me ngjyrë të kaltër të
çelë, i cili sjell fat dhe dashuri. Thuhet se si njëherë kur nga thesari
i njohur i Turqisë ishte vjedhur safiri, ai e kishte humbur shkëlqimin
dhe ngjyrën! Safirët më të vlefshëm janë ata me ngjyrë qielli, por mund
të ndeshen edhe me ngjyrë të purpurt, të verdhë, ngjyrë trëndafili ose
të kaltër. Në kohët e moçme, besohej edhe se mbron nga magjistarët. Në
mesjetë përdorej si hajmali për sëmundjet e syve.Diamanti si mbrojtje shëndetësore

Fomula: C (një format e kristalizuara të elementit të karbonit)
Fortësia: 10
Vendndodhjet: Afrika Jugore, Arkanzasi, India, Brazili, Borneo, Australia
Ngjyra:
Kryesisht i pangjyrë dhe i tejdukshëm, por mund të jetë edhe i kaltër i
mbyllët, i kuq, i verdhë, i gjelbër dhe i zi me vezullim

Diamanti është mbrojtës i shpirtit, i ndihmon mendimit të qartë dhe të pavarur.

Ka
veprim preventiv te sëmundjet e zemrës, të veshkave, madje edhe në
stadet e avancuara të sëmundjes. Eliksiri i shkrin gurët në veshkë dhe
në tëmëlth.

Ndihmon te sëmundjet e lukthit, zorrëve, pastaj te
sëmundjet e eshtrave, te dhembja e kokës, problemet me boshtin kurrizor,
leucemia dhe stimulon gjëndrat. Përdoret edhe për rehabilitimin, shëron
dejtë e hollë të çarë në kokë dhe në organe të tjera. Sforcon vullnetin
gjatë kurave të ndryshme dhe ndihmon në lënien e duhanit.

Përdoret
si i papërpunuar dhe i përpunuar. Duke marrë parasysh se gjendet rrallë
dhe se ka një çmim të lartë pak përdoret në kristaloterapi.Këtij kristali nuk i nevojitet as zbrazja dhe as mbushja, sepse është energji e pastër.

Shenjës zodiakale të demit i përgjigjet margaritari i quajtur smaragd…

Smaragdi
është simbol i mençurisë dhe i pavdekësisë. Në kohët e lashta i takonte
atributi i “ndjekësit të stuhive” dhe i forcës që të ndihmojë lirimin e
robërve. Ngjyra e tij e gjelbër është simbol i ujit, shiut të pjellor
(smaragdët e kaltër i kushtoheshin Venerës). Thuhet se në pranverë, kur
gjithçka gjelbërohet, ai e dyfishin aktivitetin.

Legjendat
mesjetare thonë se smaragdi, në të vërtetë, vjen nga ferri, nga kurora e
Luciferrit dhe se pikërisht për këtë është në gjendje që t’i mposhtë
fuqitë demoniake.

Sot smaragdi u rekomandohet fëmijëve të vegjël,
të cilët vuajnë nga gjumi i paqetë, që ta fusin nën gjuhë. Në
simbolikën krishtere smaragdi përfaqëson “besimin dhe shpresën”.

Ky
margaritar vezullues në të gjelbër gjithashtu është simbol i
shpirtmirësisë konstante e të vërtetës dhe i fatit për të gjithë demat.
Smaragdi i përpunuar dhe i lëmuar në mënyrë mjeshtërore e kishte fuqinë e
të kthyerit të të parit, ndërsa thuhet se Neroni e përdorte gjatë
luftërave të gladiatorëve me qëllim që të shihte më mirë.

Si gur i kohës moderne, smaragdi mund të shpohet në 57 dhe 58 fasete.

Smaragdi
Formula: Be3Al2Si6018, grupi i berilëve
Fortësia: 7,5- 8Vendndodhjet: Brazili, Kolumbia, India, Rusia, Pakistani, Australia
Ngjyra: e gjelbër e gjallë, e shkëlqyeshme qelqore

Ky
gur, të cilit qysh nga kohët e lashta i përshkruhen fuqi të
jashtëzakonshme, është afrodiziak i mirë. Ndihmon te skleroza
multiciplite, sëmundjet e Parkinsonit, epilepsia, skizofrenia, paranoja,
psikozat. Mbron nga infeksionet, sëmundjet e zemrës, anemitë, rregullon
shtypjen. Eliksiri përdoret shpesh dhe kryesisht te ndezjet e ndryshme,
problemet me boshtin kurrizor, eshtrat, muskujt dhe reumën.

Psikikës i jep harmoninë dhe drejtpeshimin.

Duke
e marrë parasysh çmimin, nuk përdoret shumë në kristaloterapi, sado që
është një gur me forcë të jashtëzakonshme. Përdoret si i papërpunuar dhe
si i përpunuar.

Një herë në muaj duhet pastruar nën rrjedhën e
ujit, ndërsa, duke pasur parasysh faktin se është gur i fortë, mjafton
që ta lëmë në kontakt me rubinin, ose me kristalet malore në një enë pa
ujë gjatë natës, sepse ata i japin forcë të re.

Gur mbrojtës i kësaj shenje është agati…

Është
një gur me cilësi të gjysmëmargaritarit, vlerat mistike të të cilit u
kanë sjellë jetë të gjatë atyre që e kanë bartur, posaçërisht binjakëve.
Në kohët e vjetra besohej se agati e sillte elokuencën (talentin në
fushë të oratorisë) dhe se mbronte nga dhembja e kokës. Gjithashtu,
besohej se e largonte lodhjen e syve dhe se mbronte nga sëmundjet e
lëkurës.Në rastet më të shpeshta është oval dhe, sikundër besonin romakët e
vjetër, sillte pasuri. Në mënyrë që ta shtonin forcën e e agatit,
ciganët bartnin edhe hrizofrazin, një gur tjetër i fatit për binjakët.
Agatin nuk do të duhej ta bartnin kurrë virgjëreshat dhe peshqit.

Ka dy lloje të agatit: agati dhe agati i mbuluar me myshqe.

Agati
Formula: SiO2, strall
Fortësia: 6,5-7
Vendndodhjet: Brazili, Uruguai, SHBA-ja, Meksikoja, Gjermania, Australia
Ngjyra: Ngjyra të ndryshme në tonet e e shkëlqimit të mëndafshit

Pakëson
dhimbjet, ndihmon te problemet me fytin dhe me rrugët e frymëmarrjes.
Ka spektër të gjerë të veprimit. Gjatë kohës së shtatzënisë mbron nënë
dhe frytin, lehtëson lindjen. E mbron psikikën nga depresioni.

Përdoret kryesisht si i përpunuar në formë të vjegcës, qafores, vathëve dhe të gurit për dorë.

Zbrazet një herë në jave nën rrjedhën e ujit të vakët 3- 5 minuta, ndërsa mbushet në diell 1- 2 dy orë.

Agati i mbuluar me myshqeFormula: SiO2, strall
Fortësia: 6,5- 7
Vendndodhjet: India, SHBA-ja, Kina, Brazili, Afrika Jugore
Ngjyra: e kaltër e mbuluar me myshqe me njolla qumështi, e shkëlqyeshme mëndafshi e ngjyrës mat

Ndikon
në pankreas dhe në prodhimin e insulinës, rregullon sheqerin në gjak,
metabolizmin, filtron veshkat, shpretkën. E shton qëndrueshmërinë ndaj
viruseve dhe kërpudhave.

Vepron relativisht ngadalë, ndaj rekomandohet që të hapet me kristal malor.

Kryesisht përdoret i përpunuar në formë të vjegcës dhe gurit për dorë.

Pastrohet me ujë të vakët rregullisht pas përdorimit, ndërsa mbushet diell ose pranë ndonjë kristali malor.

Rubini
është njëri ndër margaritarët më të çmueshëm. Në kohën antike e
ndërlidhnin me planetin Mars për shkak të ngjyrës së tij të kuqe.
Hildegarda nga Bingeni (1098-1179) thoshte se “demonët e ajrit nuk mund
t’i bëjnë veprat e tyre të tmerrshme dhe as të qëndrojnë në të njëjtin
vend ku është edhe rubini; për shkak të kësaj rubini ka cilësinë që t’i
heqë të gjitha sëmundjet nga trupi i njeriut”…

Për shkak të
ngjyrës së tij të kuqe konsiderohej se rubini i largon melankolinë dhe
ëndrrat e këqija. Në librat e vjetër mund të lexohet edhe se rubini i
mbron marinarët nga anijethyerjet. Gjithashtu, simbolizon edhe mëshirën
perandorake, dashurinë epshore dhe parimin e vitalitetit. Në
“Apokalipsin” e Shën Gjonit përsosuria hyjnore krahasohej me “diamantin”
dhe rubinin.Rubini është simbol i lirisë, dinjitetit dhe forcës magjike. Veç kësaj,
është mbrojtës i dashurisë dhe lirisë, ai i jep forcë edhe dashurisë së
humbur. Të vjetrit mendonin se rubini nuk e lejon nënshtrimin ndaj
sprovave dhe se e stabilizon shëndetin mental.

Besohet se mbron nga reumatizmi. Shndrit në rastin kur pronari sëmuret, ose kur i ndodh ndonjë fatkeqësi.

Katarinës
së Aragonës i ishte tërhequr vërejtja për ndryshimin e pozitës së saj
perandorake, duke u mbështetur në pozitën e ndryshimit të ngjyrës së
rubinit të tij.

Shembujt më të shpeshtë kanë ardhur nga Lindja e Largët (Mandelei, India) dhe i kanë quajtur “lotët e Budës”.

Rubini është margaritar vezullues, ndërsa ngjyra e tij luhatet nga ngjyra e trëndafiltë deri te e kuqja e mbyllët.

Rubini

Formula: !l203, karbonat
Fortësia: 9
Vendndodhjet: Burma, Tajlanda, Sri Lanka, India, Brazili.Pothuajse ka forcë magjike ndaj gjakut, krijimit të gjakut dhe enëve të
gjakut. Aktivizon mëlçinë, rregullon sheqerin në gjak, e forcon sistemin
imunologjik, përmirëson qarkullimin, mbron nga anemia dhe leucemia, i
lehtëson problemet menstruale, rregullon shtypjen e gjakut. Eliksiri
është afrodiziak i mirë dhe e shton fuqinë trupore.

Përdoret i i përpunuar dhe i papërpunuar.

Zbrazet
në ujin e rrjedhshëm dy herë në muaj, ndërsa pas zbrazjes duhet të
vendoset në vendin ku e zë dielli për rreth dy orë më qëllim të
mbushjes.

Guri mbrojtës për luanët është Sardoniksi…

Ky
gur i bukur me cilësi të gjysmëmargaritarit dhe me ngjyrë të kuqe-bromit
mbron trimërinë, virtytet dhe fuqinë. Është mbrojtës i
bashkëshortësisë, ndërsa nusja që do ta bartte në ditën e kurorëzimit,
besohej se do të kishte martesë të lumtur. Gjithashtu sjell
popullaritet, ndërsa besohej se mbronte edhe nga verbëria dhe thumbimi i
insekteve. Romakët e kanë përdorur edhe për karfica.

Sardoniksi

Formula: Sio2, strall
Fortësia: 6,5- 7
Vendndodhjet: Brazili, Uruguai, SHBA-ja, MeksikojaNëpërmjet qaforeve ndikon në sistemin nervor. Si vjegcë rregullon punën e
gjëndrave, sidomos të gjëndrës mbrojtëse. I mbron fytin, rrugët e
frymëmarrjes dhe mushkëritë nga infeksioni. Shëron verdhëzën, hepatitin,
cirozën e mëlçisë. Qetëson zemrën.

Sjell fat në lojën e dashurisë.

Ndryshimi i vijave të bardha është tregues për sëmurjen e mëlçisë.

Përdoret vetëm si gur i dorës ose si vjegcë.

Zbrazet
çdo dhjetë ditë me ujë të rrjedhshëm, ndërsa duhet që shpesh të lihet
në diell, sepse vetëm në diell dendësohet në mënyrë të plotë.

Hrizoliti
është gur mbrojtës i kësaj shenje. Është simbol i fatit i besnikërisë.
Në kohët antike shërbente për t’i ndjekur shpirtrat dhe për të siguruar
gjumë të rëndë. Kur bartej gjatë ditës sillte inspirimin letrar ose
poetik.

Opali është gur i fatit vetëm për peshoret. Megjithatë,
duhet thënë se bota antike nuk i frikësohej mallkimit të tij.
Përkundrazi, e quanin gur i shpresës. Veçoria e këtij guri
gjysmëmargaritar është se shndrit edhe pse nuk është i shpuar. Në Lindje
një kohë të gjatë kanë besuar se ndihmon të parët dhe memorien. Në
mënyrë që ta dëshmonte fuqinë e tij, shenjtori i prekte pacientët e tij
me gurin e opalit.

Opali nuk bën të vihet në kutinë për stoli ose
në syzë, sepse ashtu do t’i humbte shkëlqimin, bukurinë dhe aftësitë e
tij magnetike.

Opali
Formula: SiO2 +H2O
Fortësia: 5,5- 6,5
Ngjyra: i teKa një spektër
të gjerë veprimi në planin fizik dhe shpirtëror. Vepron fuqishëm në
lukth dhe në organet e tretjes, aktivizon gjëndrat, rregullon thartirën
dhe rruazat e gjakut, ndihmon në raste e anemisë dhe leucemisë.

Forcon
optimizmin, forcon spirituozitetin te ndikimi i madh i stresit, largon
depresionin, i ndihmon psikikës që ta gjejë dashurinë e vërtetë.

Përdoret si i papërpunuar dhe i përpunuar (gur i dorës, stoli, vjegcë).

Duhet
të zbrazet vetëm me ujë të vakët të rrjedhshëm, ndërsa rekomandohet që
gjatë natës të mbahet në shishe të ujit. Duhet të shmanget kontakti me
parfumin, ujin e kolonjës, sapunin dhe thartirën. Nëse e ndryshon
ngjyrën gjithsesi duhet të shkoni për kontroll te mjeku. Mbushet në enë
me kristal malor.

Topazi është gur me cilësi gjysmëmargaritari, i
cili mund të jetë i verdhë, i bardhë, i trëndafiltë ose i ndonjë ngjyre
tjetër. Është mbrojtës i dashurisë, lojalitetit dhe i suksesit në punë.
Në mesjetë topazi topazi në rastet më të shpeshta ishte i stolisur me
ar, bartej rreth qafës, sepse besohej se mbronte nga magjitë,
pagjumësia, lëndimet e fytit dhe bajameve. Në Lindje besohej se me
ndihmën e topazit ishte e mundur që të pranoheshin porositë astrale.
Mund ta bartin shigjetarët dhe të tjerët, por është i rrezikshëm për
virgjëreshat dhe peshqit.

Formula: AI2(F2-SiO4)
Fortësia: 8
Vendndodhjet: Brazili, SHBA-ja, Rusia, Sri Lanka, Australia, Afganistani.

Tirkizi,
gjysmëmargaritar me ngjyrë të kaltër të mrekullueshme, në Perëndim
simbolizon planetin Jupiter (e gjelbra) ose Venerën (e kaltra). Emri i
tij rrjedh nga vendet e Lindjes (Turqia). Turqit, si kalorës të mirë e
kanë konsideruar si hajmali të tyre, sepse kanë besuar se i ruan kuajt
dhe kalorësit në rrugëtimet e tyre të gjata. Konsiderohej se i ruante
sundimtarët nga ndikimet e këqija. Në Meksikë tirkizi çmohej si gur i
jashtëzakonshëm (në gjuhën e astekëve-xihuitl); përmbi të ishte vetëm
zadi; kryesisht e vinin në diademat mbretërore. Zoti i tyre i Zjarrit
quhej “Zoti i tirkizit” (Xiuhtecutli). Tirkizi i kaltër simbolizonte
unitetin e zjarrit qiellor (Diellit) dhe atij tokësor.

Gjithashtu.
besohej se mbronte nga xhelozia dhe magjia. Është interesant se tirkizi
nuk duket bukur në të gjithë njerëzit: në disa e humb shkëlqimin dhe
ngjyrën. Thuhej se tirkizi, duke e ndërruar ngjyrën, mund ta helmojë atë
që e bart. Më së miri duket kur është i stolisur me ar.

Veçmas u
sjell fat demave, por për asnjë shenjë nuk është në mënyrë të veçantë i
pafat. Fuqia e tij forcohet nëse bartet me safirin.

Formula: CuAl6((PO4)4(OH)8.5H2O, fosfat
Fortësia: 5- 6
Vendndodhjet: SHBA-ja, Afganistani, Kina, Izraeli, Irani, Meksikoja, Burma, Rusia.

Ndihmon
te sëmundjet e fytit dhe të rrugëve të frymëmarrjes. E forcon
imunitetin dhe krijon harmoninë në punën e organeve; forcon gjëndrat dhe
qarkullimin e gjakut, i ushqen muskujt dhe nervat i mban në gjendje
elastike. Mbron dhëmbët dhe nofullën nga kariesi dhe paradentoza. Shëron
impotencën. Psikikës i jep forcë dhe siguri.

Përdoret si i
papërpunuar dhe i përpunuar. Stolia, guri i dorës, vejgca janë format më
të shpeshta në të cilat përdoret. Eliksiri përdoret kur dëshirojmë që
ta forcojmë shpejt organizmin dhe që ta kthejmë forcën e tij.

Pastrohet
një herë në muaj në enën e thatë sa gurthit e hematitit. Në rast të
ndryshimit të ngjyrës duhet të pastrohet, zbrazet menjëherë. Mbushet në
praninë e kristalit malor dhe të nugetëve të bakrit. Nuk bën të
ekspozohet në diell, sepse tirkizi është i ndjeshëm në nxehtësi dhe në
sapun e thartira. Argjendi i ndihmon bukur shumë karakterit shërue të
tirkizit.

Për këtë shenjë veçmas është me fat guri i quajtur
Granat. Është fjala për gjysmëmargaritarin me ngjyrë të kuqe në të
mbyllët. Është simbol i besnikërisë dhe cilësisë të cilën bricjapët e
vlerësojnë në mënyrë të veçantë. Romakët, grekët dhe egjiptianët e kanë
çmuar si gur sundimtar, gur që sjell, forcën, fuqinë dhe lojalitetin.
Besohej se granati e mbron gjendjen e përgjithshme shëndetësore të
njeriut dhe se posaçërisht se nuk e lejon rënien në melankoli dhe
depresion. Cilësitë e tij magjike shprehen edhe në atë se pronarin e
tij, nëpërmjet ndryshimit të ngjyrës, mund ta paralajmërojnë për
fatkeqësinë vijuese. Është fatsjellës për ujorët, por jo edhe për demat
dhe akrepat.

Formula: Fe3All22(SiO4)3, silikat
Fortësia: 7- 7,5
Vendndodhjet: Austria, Brazili, Çekia, India, Madagaskari, Kanadaja, Afrika Jugore

Është
njëri ndër kristalet më të rëndësishme shëruese. E forcon zemrën,
ritmin e zemrës dhe shtypjen e gjakut, forcon qarkullimin e gjakut, nxit
prodhimin e rruazave të bardha të gjakut. Mbron nga anemia dhe
leucemia, vepron në organet seksuale (afrodiziak), forcon eshtrat,
ndihmon tek artritisi dhe reuma. Na psikikë ndikon si mbrojtës i
miqësisë së vërtetë.

Shfrytëzohet si i papërpunuar dhe i përpunuar në formën e stolisë, vjegcës dhe gurit për dorë.

Zbrazet
rregullisht (3-4 herë në muaj) nën ujin e vakët të rrjedhshëm, pastaj
ekspozohet në diell, por vetëm për një kohë të shkurtër.

Nëse
guri e ndryshon ngjyrën, duhet të zbrazet vetëm atëherë kur të
përcaktohet arsyeja e ndryshimit. Për shembull, problemet me partnerin
shkaktojnë pothuajse ngjyrën e zezë, e cila kthehet në ngjyrë normale,
në të kuqe ose në të ngjyrë gështenjë, vetëm atëherë kur çrrënjosen
problemet që e kanë shkaktuar ndryshimin e ngjyrës.

Ametisti,
gjysmëmargaritar shumë i kërkuar, me ngjyrë të mrekullueshme trëndafili,
ndërsa nganjëherë edhe me ngjyrë vjollce, ishte simbol i modestisë dhe
pastrues i shpirtit. Që nga kohët e vjetra dhe pothuajse deri në ditët e
sotme konsiderohej se mbronte nga dehja (në greqisht: a-methysios do të
thotë “nuk është i dehur”). Njëfarë Edvard Merike ka shkruar më 1853 në
librin “Historia e bukuroshes” se ametisti largon mamurllëkun, ashtu që
zotëria që kishte pirë shumë shpejt bëhet plotësisht i kthjellët;
prandaj shumë sish, qofshin klerikë, qofshin njerëz të rëndomtë, kanë
pasur traditë që të bartin unazë me gurë të çmuar. Grekët e vjetër kanë
besuar se ai që e bart nuk do të mund të dehej!

Me mijëra vite është bartur si stoli në unazën e peshkopit dhe përgjithësisht për zbukurimet e personaliteteve të larta.

Tradicionalisht, ametisti është gur i të dashuruarve. Nëse vihet në mëndafsh mbron nga dhimbja e kokës.

Gjithashtu, konsiderohej se mbron nga helmimi dhe magjia.

U përgjigjet të gjitha shenjave pa përjashtim.

Ametist

Formula: SiO2, strall
Fortësia: 7
Vendndodhjet: Brazili, Uruguai, Meksikoja, Namibia, Zambia


nga lashtësia është i njohur si gur që ndihmon te dhembja e kokës dhe
migrena. I përshkruhen shumë cilësi. Ndihmon edhe te problemet
menstruale, e sforcon memorien, e rregullon shtypjen e gjakut dhe është i
mirë kundër trashjes. Qetëson zemrën dhe nervat, mbron nga magjitë dhe
forcat e këqija, mendimet e këqija i shndërron në optimizëm. Posedon
impulse të këndshme për kënaqësinë e jetës dhe miqësi, sikundër edhe
aftësinë e profetizimit të zgjidhjes së problemeve. Te meditimet ofron
shkallën më të lartë të qetësisë, ngrohtësisë dhe harmonisë.

Përdoret në mënyrë ta ndryshme, i papërpunuar dhe i përpunuar, ndërsa njëkohësisht nga ai bëhet edhe eliksiri.


gotën prej 2 decilitrash të vihet një pjesë e përpunuar e ametistit. Të
lihet që të qëndrojë gjatë natës dhe të pihet në mëngjes. Eliksiri ka
treguar rezultate të mira edhe te rregullimi i jashtëqitjes. Përmirëson
rritjen e flokëve dhe e pastron lëkurën. Çdo 15-20 ditë zbrazet nën ujin
e rrjedhshëm rreth 3-5 minuta.

Nuk bën të mbushet (dendësohet) në diell.

Peshqve,
si shenjë e ujit, u përgjigjet akuamarini. Ky margaritar i shkëlqyeshëm
emrin e ka marrë nga dy fjalët latine: uji dhe deti, sepse ngjyra e tij
e kaltër-gjelbër ta kujton ngjyrën e detit.

Besohet se
akuamarini sjell harmoni dhe fat në martesë, ndaj për këtë është
zgjedhje e mirë si unazë fejese. Është me fat edhe për akrepin.
Gjithashtu është i mirë edhe për ujorin, por janë luanët ata që do të
duhej ta shmangnin.

Akuamarin

Formula: Al2Be3(Si6O18), silikat
Fortësia: 7,5- 8
Vendndodhjet: Brazili, Pakistani, Afganistani, Sri Lanka, India, Mozambiku, Nigeria, Madagaskari.


mënyrë të veçantë ndikon në rrugët e frymëmarrjes, për shembull tek
astma, bronhitisi, sëmundjet e mushkërive, ftohja, alergjia. Mbron nga
seniliteti dhe kalcifikimi i arterieve. E zvogëlon depresionin, e forcon
ndërgjegjësimin.

Në martesë i thellon dashurinë dhe besnikërinë.

Përdoret i papërpunuar dhe i përpunuar (qaforja, hallka, vjegca, guri i dorës.
Zbrazet nën ujin e vakët të rrjedhshëm, ndërsa mbushet në diell
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi