Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Hëna po rrudhet si një mollë...

Shko poshtë

Hëna po rrudhet si një mollë...

Mesazh nga Anakonda prej Sun 24 Jun 2012 - 21:56

Hëna po rrudhet si një mollë e vjetër, tregojnë disa imazhe të NASA-s,
që e shpjegon këtë tkurrje me ftohjen e brendshme të satelitit të vetëm
natyror të Tokës.
Këto imazhe, të publikuara dje në revistën amerikane “Science”, tregojnë
disa ndryshime të sipërfaqes së Hënës të paperceptuara më parë, që
tregojnë se sipërfaqja e saj është rrudhur me rreth 100 metra në një të
kaluar të afërt”, shpjegon Thomas Watters, i Muzeut kombëtar të ajrit
dhe hapësirës dhe autori kryesor i këtyre punimeve.
Këto konkluzione janë nxjerrë falë fotografive të marra nga objektivë të
fuqishëm të vendosur në bordin e një sonde hapësinore, LRO, që Nasa e
ka vënë në orbitë rreth Hënës në qershor të vitit 2009.
Këto fotografi tregojnë ekzistencën e rrudhave në koren e Hënës. Këto
rrudha janë çarje që ndodhen kryesisht në rajonet hënore të malit
mesatar, rreth satelitit. Ato tregojnë se Hëna po rrudhet si një urë në
stinën e dimrit, nën efektin e të ftohtit.
Këto tipare gjeologjike ishin fotografuar edhe më parë rreth ekuatorit
të Hënës nga kamera panoramike gjatë misioneve Apollo 15,16 dhe 17 në
fillim të viteve 70. Por 14 çarjet e fundit të pavërejtura më parë u
përkasin imazheve me saktësi shumë të madhe të marra nga sonda hënore
LRO.
“Një nga aspektet që të bien më tepër në sy në këto çarje hënore është
fakti që ato janë shfaqur relativisht vonë”, thekson Thomas Watters.
“Këto çarje që janë krijuar në të gjithë sipërfaqen e Hënës ka të ngjarë
të jenë shkaktuar nga ftohja e brendshme e Hënës”, shpjegon
ai./ditarionline.com
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31612
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hëna po rrudhet si një mollë...

Mesazh nga Anakonda prej Sun 24 Jun 2012 - 21:56

avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31612
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hëna po rrudhet si një mollë...

Mesazh nga Anakonda prej Sun 24 Jun 2012 - 21:56

[b]Hëna humbet shkëlqimin, plaket dhe zvogëlohet

Sateliti i Tokës i studiuar nga sonda “Lro”. Mbi sipërfaqen e Hënës janë shfaqur rrudhat e para

Ashtu si njeriu edhe Hëna plaket, zvogëlohet dhe mbushet me rrudha.
Edhe pse të padukshme për syrin tonë, me kalimin e viteve shenjat e para
të plakjes kanë filluar të duken qartë. Sipas shkencëtarëve, kjo është
një nga arsyet që ajo humbet shpesh nga sytë tanë. Për të parë
ngushtimin e rrezes së saj (njëqind metra në një total prej 1700
kilometrash), nevojitej një mision i NASA-s. Një mision i studiuar mirë
për të mbledhur çdo detaj të përmasave të një metri mbi sipërfaqen e
satelitit. Aparaturat në bordin e “Lunar Reconnaissance Orbiter” (sonda
“Lro” e cila prej qershorit të vitit 2009 ndodhet në orbitë përreth
Hënës) kanë vënë re se ngushtimi i rrezes prodhon një efekt dytësor mbi
sipërfaqe.

Shkarjet nga të cilat përbëhet sipërfaqja e Hënës gjendjen shumë pranë
njëra-tjetrës, fillojnë të shtyjnë dhe krijojnë kështu disa të ngritura
që të sjellin ndërmend pamjet e murit të madh kinez të marra nga
satelitët tonë artificialë.
[/b][b]Ato që i vunë re “rrudhat” e para të Hënës ishin misionet “Apollo 15,
16, 17” në fillim të viteve ‘70, por në atë kohë shkencëtarët nuk u
dhanë shumë rëndësi atyre shenjave. Një nga arsyet ishte se vëzhgimet e
tyre u kufizuan vetëm në një të pestën e sipërfaqes, pra pranë
Ekuatorit.

Tani sonda e NASA-s ka zbuluar edhe 14 “gunga” të tjera - të gjata disa
dhjetëra kilometra dhe të larta njëqind metra – të shpërndara përgjatë
gjithë sipërfaqes së satelitit. “Janë efekt i ftohjes së bërthamës së
Hënës dhe këto shenja kanë filluar të shfaqen kohët e fundit”, shpjegon
Thomas Watters, shkencëtari i “Smithsonian Institution”, i cili së
bashku me disa kolegë ka kryer studimin, që e ka publikuar më pas në
revistën “Science”.

Kur përdor fjalën “janë të freskëta”, Watters nuk arrin të përcaktojë me
saktësi datën e shfaqjes së rrudhave të para “në fytyrën” e Hënës.
Megjithatë, ai nuk heziton të thotë se kjo gjë ka ndodhur para një
milion vitesh (rreth një të pestën e moshës së satelitit), epokë kur
ftohja e vazhdueshme e bërthamës së Hënës ndaloi të gjitha aktivitetet
vullkanike.

Prej atij momenti, vetëm përplasja me meteorët e ka ndryshuar pamjen e
jashtme të Hënës. Fakti që relievet janë bërë të dukshme për sytë e
sondës së NASA-s me gunga të mprehta e të thepisura, si edhe fakti që
nuk ka asnjë shenjë përplasjeje me trupa të tjerë qiellorë, i ka shtyrë
shkencëtarët t’i quajnë rrudhat si shumë “të freskëta”.
[/b][b]Kalimi nga një fazë e lëngshme dhe e valuar në një ftohje të
vazhdueshme, gjë që ka sjellë edhe zvogëlimin e përmasave, nuk është një
fenomen i cili ndodh vetëm në satelitin tonë. Edhe Marsi e Mërkuri e
kanë sipërfaqen me valëzime, njësoj si ato që janë zbuluar së fundmi nga
sonda “Lro” në Hënë, por me një ndryshim, që janë pak më të larta:
arrijnë deri në një kilometër lartësi.
Mbi njërën nga këto kreshta, rezultat i shtytjeve tektonike dhe një Hëne
që vazhdon të plaket, u ngjitën edhe dy astronautë të “Apollo 17”,
Eugene Cernan dhe Harrison Schmitt. Ishte viti 1972, kur u krye edhe
vizita e fundit e njeriut mbi yllin e bukur. Që nga ajo kohë, përveç
tkurrjes, ftohjes dhe plakjes, Hëna po largohet nga ne me një ritëm prej
4 centimetrash në vit./G.Shqip/
[/b]
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31612
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hëna po rrudhet si një mollë...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi