Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Nostradamusi - parashikuesi më i madh i botës

Shko poshtë

Nostradamusi - parashikuesi më i madh i botës

Mesazh nga Anakonda prej Sun 24 Jun 2012 - 22:00

Që nga publikimi i librit Les Propheties – që është botuar e ribotuar
shumë herë që nga vdekja e tij – Nostradamusi ka tërhequr vëmendjen e
pothuajse të gjithë njerëzve që ndjekin kultin. Entuziastët e tij të
shumtë, e mos të flasim për shtypim, e lavdërojnë atë për parashikimin e
një vargu të gjerë të ngjarjeve kryesore që i kanë shënuar zhvillimet
gjatë shekujve të kaluar.

Nostradamus (Michel de Nostredame) u
lind më 14 dhjetor 1503, në qytetin francez St. Remy dhe vdiq më 2
korrik 1566. U shkollua në Avignon ku studioi filozofinë,
gramatikën dhe retorikën, përveç këtyre studioi edhe letërsinë klasike, mjekësinë, historinë dhe astrologjinë.

Nostradamus-i
ishte një nga publikuesit më të mëdhenj botëror të profecive. Ai njihet
më së shumti për librin e tij Les Propheties, edicioni i parë i të
cilit u paraqit në vitin 1555. Që nga publikimi i këtij libri – që është
botuar e ribotuar shumë herë që nga vdekja e tij - Nostradamusi ka
tërhequr vëmendjen e pothuajse të gjithë njerëzve që ndjekin kultin.
Entuziastët e tij të shumtë, e mos të flasim për shtypim, e lavdërojnë
atë për parashikimin e një vargu të gjerë të ngjarjeve kryesore që i
kanë shënuar zhvillimet gjatë shekujve të kaluar.Në shekullin gjashtëmbëdhjetë Francën e kaploi epidemia e mortajës. Në
këtë kohë Nostradamusi u dallua si mjek i shkathtë, i cili iu kundërvu
kësaj sëmundjeje misterioze me tërë fuqinë që posedonte dhe pati një
sukses të madh. Në luftë kundër kësaj sëmundje ai përdorte si mjet
kryesor, aplikimin e higjienës personale dhe doza të mëdha të vitaminës
C. Kur hynte në fshat të infektuar, pikësëpari kërkonte mënjanimin e
kufomave nga rrugët. Pacientëve, së pari, u rekomandonte sa më shumë
ajër të pastër, ujëra të pastra dhe ilaç, të cilin e kishte mbaruar
vetë.

Më vonë, në kohën e një epidemie të rëndë të mortajës,
Nostradamusi përjetoi një tragjedi të rëndë familjare dhe, sado që u
përpoq maksimalisht t’ua shpëtonte jetën, i vdiqën bashkëshortja me të
dy fëmijët.

I dëshpëruar nga tragjedia familjare, Nostradamusi
filloi të dyshonte në aftësitë e veta mjekuese dhe për gjashtë vjetët
vijues, brodhi nëpër Evropë poshtë-lart pa ndonjë cak. Duke kaluar nëpër
periudhën më të errët të jetës, ai, për herë të parë, filloi t’i
vërente aftësinë e veta të parashikimit të së ardhmes.

Shpërthimi
i mortajës në Aix, atëherë kryeqytet i Provansës, për nëntë muajt
rresht, e nxiti Nostradamusin që prapë të merrej me shërimin e të
infektuarve dhe të shpëtonte sa më shumë njerëz. Pas zhdukjes së
mortajës, ai shpërblehet nga paria e qytetit të Aix-it me një pension
jetësor.Dhjetë vjet pas vdekjes së bashkëshortes dhe të fëmijëve, Nostradamusi
vendoset në Salon dhe martohet përsëri. Në martesën e dytë i lindin tri
vajza dhe tre djem. Nostradamusi e shndërroi katin e dytë të shtëpisë në
një laborator (astrolaborator), në të cilin kishte mjete të ndryshme
për magjitë dhe predikimet që do të bënte i mbyllur në laborator. Në
këtë mënyrë në vete zgjoi vizione të çuditshme, të cilat më vonë filloi
t’i shënojë.

Për disa vite me radhë Nostradamusi u mendua nëse do
t’i bënte publike predikimet e tij apo jo. Përfundimisht në vitin 1550
ai për herë të parë publikoi almanakun e tij të profecive, i cili
përbëhej prej dymbëdhjetë pjesëve nga katër rreshta më vonë të quajtura
“strofa”. Secili strofë përmbante predikime themelore për vitin pasues.

Almanaku
hasi në mirëpritje te lexuesit dhe kjo e nxiti Nostradamusin që ta
vazhdonte punën e tij. Ai vazhdoi publikimin e një almanaku çdo vit
pasues.


Veprën e tij më të famshme, The Centuries (Shekujt),
Nostradamusi filloi të shkruante në vitin 1554, derisa shkroi dhjetë
vëllime me nga 100 strofa. Shekujt I deri në IV i botoi në Lyon në vitin
1555, kurse tri pjesët e mbetura pak më vonë. Tri pjesët e fundit
Nostradamusi i botoi në vitin 1558 dhe atë në ekzemplarë të kufizuar, të
cilët ua shpërndau njerëzve të caktuar.Vepra e tij Shekujt ka përjetuar botime të ribotime të vazhdueshme gjatë 400 vjetëve të fundit të historisë së njerëzimit.

kohën e botimit të tyre, por dhe sot, profecitë e Nostradamus-it kanë
hasur në vlerësime dhe kritika të ndryshme. Kombinimet e fjalëve
franceze, sllave, greke, latine dhe italiane të shkruara, në mënyrë
enigmatike, si gjëegjëzave, lojëra fjalësh, anagrameve dhe epigrameve
për interpretimin e të cilave duhet pasur dituri të madhe në një varg të
gjerë subjektesh.

Që prej botimit të veprave të Nostradamus-it
në shekullin XVI e deri me ditën e sotme, një numër i madh i studiuesve
janë magjepsur me veprat e tij dhe kanë tentuar t’i kuptojnë dhe t’i
deshifrojnë ato. Predikimet e tij janë të shumta dhe shumë prej tyre nuk
janë interpretuar akoma.

Për injorantët, mendjeshkurtrit,
Nostradamus-i ishte një krijesë e dreqit. Nga filozofët, Nostradamus-i
vazhdon të lavdërohet dhe të mallkohet. Poetët mbesin të hutuar nga
kuptimi i strofave të tij të egra. Interpretimi është i hapur për të
gjithë. Pos atyre profetike, që janë përmbushur gjatë periudhave të
ndryshme kohore, askush nuk është në gjendje ta interpretojë në formë të
saktë dhe finale ndonjë nga profecitë e Nostradamusit, që flasin për të
ardhmen tonë. Kjo është një fushë e hapur për individë, studime të
veçanta. Ndoshta edhe ky ishte qëllimi.
Ato që janë interpretuar,
janë interpretuar pasi që ngjarjet kanë ndodhur dhe asnjëherë ato nuk
kanë shërbyer që një ngjarje e caktuar të evitohet.Deri në fund të
jetës Nostradamusin e mbajti kthjelltësia e mendjes. Para se të vdiste,
saktësisht natën e fundit, kur ndihmësi i uroi natë të mirë, predikuesi
francez ia kthen përshëndetjen dhe i rrëfen se të nesërmen në mëngjes
do të gdhihej i vdekur. Dhe ashtu ndodhi. Më 1 korrik 1566 Nostradamusi
vdes. Varroset në pozitë vertikale (në këmbë) pasi ashtu edhe e kishte
lënë porosi/amanet.

Ky predikues francez nga shekulli XVI i ka
paraparë shumicën e ngjarjeve botërore. Disa nga parashikimet e tij, të
bëra realitet, janë: 1. Arratisja e Ludovikut XVI në Varen, 2.
Revolucioni në Francë e Rusi, 3. Dy luftërat botërore, 4. Lufta në
Afganistan, 5. Epidemia e AIDS-it, 6. Hedhja e bombës atomike në
Hiroshimë dhe Nagasaki, 7. Vrasja e Kennedit, 8. Shembja e murit të
Berlinit, 9. Holokausti i madh gjerman dhe terrori nazist, etj. etj. Ai,
gjithashtu, ka parashikuar edhe fundin e botës. Sipas tij, tragjedia në
New York është pretekst për fillimin e luftës së tretë botërore, ku do
të zhvillohet luftë e madhe ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve.
Iniciator për këtë sipas profecive të Nostradamusit do të jetë
antikrishti i tretë, të cilin ai e quan “Mabus”, i cili vjen nga Lindja e
Mesme. Dy antikrishtët e parë janë deshifruar, si Napoleoni dhe
Hitleri, kurse për të tretin mendohej së është Sadam Hyseini, por tani
ka edhe mendime se bëhet fjalë për kryeterroristin Osama Bin Laden.

Nastradamusi
e ka parashikuar edhe tragjedinë e 11 shtatorit në New York, me një
varg të tij: “Në muajin e nëntë të vitit, në shekullin e ri. Një mbret i
madh i Terrorit do të vijë nga qielli. Qielli do të digjet me 45 gradë.
Zjarri i afrohet qytetit TE RI"


avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31612
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi