Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Marrëdhënia me mamatë – si na kushtëzon jetën!

Shko poshtë

Marrëdhënia me mamatë – si na kushtëzon jetën!

Mesazh nga Emona prej Mon 2 Jul 2012 - 0:14

Na pëlqen apo jo duhet që për diçka të jemi të bindur: marrëdhënia që kemi pasur me nënën tonë do të na formëzojë shumë personalitetin dhe mënyrën e sjelljes sonë me të tjerët dhe kjo gjatë gjithë jetës. Kjo ka të bëjë jo vetëm me mënyrën e sjelljes ndaj të tjerëve, por edhe me qëndrimin që mbajmë ndaj vetes, me çështjet e vetëvlerësimit. Nëse kemi qenë me fat ndikimi i saj do të ketë një efekt shumë pozitiv në jetën tonë. Në rast të kundërt, nuk na mbetet veçse të punojmë me veten që të bëhemi më të mirë.

Por çfarë ndodh kur rritesh nga një nënë e vështirë? Në një libër të fundit merret në shqyrtim tipologjia e nënave problematike duke filluar nga nënat që janë shumë kontrolluese në jetën e fëmijëve të tyre, te nënat që janë vazhdimisht të inatosura dhe të mbushura me inat, tek ato që nuk janë aspak emocionale dhe si pasojë nuk arrijnë që të kuptojnë se fëmijët e tyre janë qenie që ndiejnë e deri tek ato që janë xheloze për fëmijët e tyre apo duan vetëm vetveten. Mbi të gjitha në këtë libër jepet një ide se çfarë duhet bërë që një ndikim negativ të marrë nga nëna ta shndërrojmë në një përvojë pozitive në jetë.

Ndërkohë duhet thënë se për shumë fëmijë dhe prindër bëhet fjalë për një marrëdhënie që është ngushëlluese, ndihmuese dhe burim mbështetjeje dhe dashurie. Por sigurisht ka edhe raste kur marrëdhënia nënë-fëmijë është e dhimbshme dhe mbi të gjitha sjell pasoja për jetën e ardhshme të fëmijës. Janë sjellje të nënave që ndikojnë te fëmijët edhe në një moshë shumë të rritur dhe ata edhe të rritur e kanë gati të pamundur që t’i shpëtojnë këtij ndikimi. Përvojat traumatike mund të jenë të shumta dhe të shumëllojshme, megjithatë kanë dhe një aspekt pozitiv. Kur arrin që ta kuptosh se në cilën kategori problematike futet nëna jote, atëherë duhet që t’i kushtohesh zbulimit të shkaqeve të kësaj marrëdhënieje dhe në këto kushte mund të mësosh sesi t’i mbijetosh këtij ndikimi përmes menaxhimit dhe në disa raste edhe duke e shndërruar këtë përvojë në avantazh. Më poshtë po rendisim pesë tipa të nënave të vështira dhe do të tregojmë se cilat kanë edhe pasojat që secili nga këta tipa nënash lë te fëmijët e tyre.



Mamatë e inatosura

Një nënë e inatosur nuk është aspak diçka e jashtëzakonshme. Kjo ndodh herë pas here dhe në raste të veçanta dhe nuk përbën aspak një çudi. Kjo zakonisht ndodh kur nëna bëhet e lodhur, apo e stresuar apo kur duam që ta paralajmërojmë fëmijën nga rreziqet në jetë. Edhe sepse asnjë fëmijë nuk e pëlqen faktin kur prindërit e tij janë nevrikë dhe të inatosur një shpërthim rrallë e tek nuk prodhon asnjë lloj vështirësie në marrëdhënie. Kjo marrëdhënie nis e bëhet problematike kur përplasjet dhe shpërthimet e inatit bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe kur nëna për shembull shndërrohet në një problem të vërtetë në familje. Kur inati është i herëpashershëm, fëmijët jetojnë në një gjendje ankthi të vazhdueshëm në shtëpi dhe nuk janë të qetë, gjithashtu janë në pritje të vazhdueshme të sharjeve dhe të inateve. Kjo shkakton një stres që shtrihet në kohë dhe që dëmton gjendjen emocionale të fëmijës dhe mbi të gjitha dëmton edhe trurin. Kjo situatë ankthi e vazhdueshme shkakton te fëmija formimin e një numri më të vogël cirkuitesh mendorë që ndihmojnë në rregullimin e gjendjeve emocionale. Ironia është se fëmijët që kanë më shumë nevojë të kenë këto aftësi në mënyrë që të kontrollojnë kundërpërgjigjet e tyre përfundojnë në qenien më të keqpajisura me këto aftësi. Nëse këto probleme nuk do të shihen me vëmendje mund të vazhdojnë dhe në periudhën e rritur. Shumë të rritur thonë se ende përjetojnë momente paniku dhe ankthi të pashpjegueshëm. Ndërkohë, në fëmijëri përballë shpërthimit të inati të mamave të tyre janë ndier gjatë gjithë kohës në gabim të vazhdueshëm. Dhe këta njerëz zakonisht shndërrohen në të rritur që përpiqen t’u pëlqejnë të gjithëve vetëm e vetëm për të mos shkaktuar tallaze dhe për të qenë të qetë. Por gjithsesi, mos lejoni që tendenca që keni për t’u pëlqyer të gjithëve të shtypë aftësinë tuaj për t’u rebeluar ndaj situatave kur një gjë e tillë është e domosdoshme



Mamatë kontrolluese

Ky tip mamaje kërkon që të ketë në dorë të gjitha aspektet e jetës së fëmijës së saj madje deri në atë masë sa t’i thotë fëmijës se çfarë duhet të hajë, çfarë duhet të veshë dhe si duhet të ndiejë. Në një marrëdhënie të shëndetshme kontrolli përdoret për të formëzuar vlerat e përgjithshme dhe për të vendosur disa rregulla specifike, por gjithmonë gjërat thuhen me të mirë, duke respektuar fëmijën dhe veçoritë e tij, si dhe personalitetin e tij. Ndërsa në një marrëdhënie ku mamaja kontrollon gjithçka dhe çdo gjë te fëmija e saj, një fëmijë e sheh veten të zënë në grackë dhe të paaftë, madje as për të menduar, as për të ndier personalisht. Kjo është një përvojë shumë e dhimbshme për një fëmijë dhe e lë atë pa iniciativë dhe të pazhvilluar. Pasoja e një shtypjeje të tillë është se fëmijët krijojnë një personalitet të frenuar, nuk flasin apo shprehen kurrë për gjërat nga frika se mos gjykohen dhe e mendojnë dhe e stërmendojnë 100 herë diçka para se ta thonë. Për të mos folur për mungesën e besimit në vetvete që është në nivel shumë të ulët. Ndërkohë, këta fëmijë mësojnë që të gënjejnë, të thonë atë që mamaja e tyre kërkon që të dëgjojë në mënyrë që ta mbajnë atë të lumtur. Për të shpëtuar nga një ndikim i tillë brenda vetes se çfarë ka dëshiruar, apo dëshiron në të vërtetë në jetën e tij, pra të gjejë kohë të dëgjojë vetveten dhe të kuptojë se cilat janë gjërat që e joshin dhe e bëjnë që të ndihet mirë.



Mamatë narciziste

Përcaktimi i një personi si “narcizist” është ai i një personi që është i përqendruar vetëm te vetja. Një mama me këto tendenca do të jetë shumë e paaftë për të treguar ndjeshmëri dhe dashuri ndaj fëmijës, sepse ajo e sheh çdo kërkesë për vëmendje nga fëmija i saj si një kompeticion. Nëse do t’i thuash për shembull se je e lodhur, ajo do të ta kthejë se ajo ka punuar gjithë ditën shumë herë më shumë. Një nënë e tillë i sheh fëmijët si një reflektim të vetvetes pra fëmijët duhet të jenë të shkëlqyer në të gjitha drejtimet sikundër ajo kujton vetë se është. Një nënë e tillë ka nevojë të vazhdueshme për vëmendje dhe ka nevojë që të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Ato kanë një marrëdhënie të brishtë me të tjerët, sepse duan vetëm ata që u bëjnë komplimente dhe i vlerësojnë. Fëmijët e nënave të tilla jetojnë me frikën se marrëdhënia e tyre me nënat do të prishet nëse ata nuk do t’ia bëjnë asaj qejfin. Nga ana tjetër rrezikon që fëmijëve asnjë nga arritjet e veta të mos i duket e rëndësishme për shkak të zhvleftësimit të së ëmës.



Mamatë ziliqare

Normalisht prindërit dëshirojnë që të shohin të lumtur fëmijët e tyre. Por nënat ziliqare kanë probleme me sukseset e fëmijëve. Kur një fëmijë i jep një lajm të mirë prindit pret që ai të entuziazmohet, ndërkohë që nënat xheloze ngrijnë nga zilia dhe nuk janë të afta të lëshojnë fjalë të mira dhe mund t’i thonë fëmijës se ai nuk është aspak aq i mirë sa ç’mendon. Zilia e një prindi ndaj fëmijës së tij është zakonisht prezente gjatë periudhës së adoleshencës së tij pra kur fëmija nis që të ketë jetën e tij. Nëna të tilla në vend që ta shohin suksesin e fëmijës si diçka shumë pozitive dhe të ndihen krenarë kujtojnë se ky sukses do t’ua marrë fëmijën.



Nënat e paafta për përjetime emocionale

Shpesh pasoja e depresionit apo varësia nga alkooli apo droga e bëjnë një nënë të paaftë që të ndiejë emocione ose që t’ia transmetojë emocionet e saj fëmijës./Gazeta Shqip/

http://www.dailymail.co.uk/femail/article-2155524/How-repair-toxic-legacy-bad-mother.html

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Marrëdhënia me mamatë – si na kushtëzon jetën!

Mesazh nga Єямєℓiиdå prej Mon 2 Jul 2012 - 19:24

Ska shoqe me te mira se mamate. Dike qe mundesh ti besosh 100% ne jete, e dikush qe te don te miren ne jete per gjithcka.
avatar
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Marrëdhënia me mamatë – si na kushtëzon jetën!

Mesazh nga Anakonda prej Mon 2 Jul 2012 - 20:08

mamaja esht i vetmi person qe te kupton dhe te ndihmon ateher kur ke nevoj//
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Marrëdhënia me mamatë – si na kushtëzon jetën!

Mesazh nga Ariel prej Wed 4 Jul 2012 - 11:45

Si mami qe jam...jam e lumtur per marredheniet qe kam krijuar me femijet sidomos me gocat...jam mami, moter e mike...flasim per cdo gje dhe njekohesisht me thone cdo gje...te qenit e hapur me femijet eshte e vetmja menyre per te hyre ne boten e tyre, per ti kontrolluar, per ti dhene keshilla.....pra per ti edukuar ashtu sic deshiron.


avatar
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 98
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Marrëdhënia me mamatë – si na kushtëzon jetën!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi