Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Të kuptojmë 10 sjelljet më shkatërruese të njeriut

Shko poshtë

Të kuptojmë 10 sjelljet më shkatërruese të njeriut

Mesazh nga Emona prej Fri 6 Jul 2012 - 0:48

Vetëshkatërrimi

Ne krahasim me pjesen me te madhe te kafsheve, njerezit angazhohen ne nje mori sjelljesh qe jane shkaterruese per llojin tone dhe per vetet tona. Ne genjejme mashtrojme dhe vjedhim, stresohemi dhe vrasim veten, dhe natyrisht vrasim te tjeret. Shkenca ka dhene nje pasqyre per misterin se pse nje specie inteligjente duket kaq e keqe, e lige dhe veteshkaterruese.
10.Gënjeshtra

Askush nuk e di me siguri pse njerezit genjejne kaq shume, por studimet tregojne se eshte e zakonshme, dhe se eshte e lidhur shpesh me faktore te thelle psikologjik. “Eshte e lidhur me vete-vleresimin,” thote psikologu Robert Feldman, nga Universiteti i Massachusetts. “Ne kuptojme se sa me shpejt qe njerezit mendonje se vete-respekti eshte i kercenuar, ata menjehere fillojne te genjejne ne nivele me te larta.” Te genjesh nuk eshte e lehte. Nje studim tjeter ka treguar se te genjesh eshte 30 perqind me e gjate se te thuash te verteten. Ky studim gjithashtu tregoi se njerezit genjejne me shume ne e-maile dhe sms sesa ne menyren e vjeter te letrave te shkruajtura me dore.
9.Dëshira për dhunën

Dhuna eshte gjetur ne gjithe historine e regjistruar njerezore, duke i cuar disa studiues ne mendimin se ne e deshirojme ate, se kjo eshte ne gjenet tona dhe ndikon ne qendrat e trurit tone. Megjithate, duke shkuar pas miliona vjet, provat tregojne se paraardhesit tane njerezor ishin me paqedashes se njerezit sot, edhe pse ka shenja te kanibalizmit ne mesin me te hershem te prehistorise njerezore. Shume studime tregojne se dhuna eshte nje tendence e evoluar qe ka ndihmuar ne mbijetese.
8.Vjedhja

Vjedhja mund te jete e motivuar nga nevoja. Por per kleptomaniaket, vjedhja mund te jete e motivuar nga emocioni qe ajo tramsmeton. Nga nje studim i 45 mije njerezve gjeti se 11 perqind kane pranuar se kane vjedhur te pakten nje here. “Keta jane njerez qe vjedhin edhe pse nuk e kane te nevojshme materialisht ta bejne nje gje te tille,” thote Jon E. Grant nga Universiteti i Mjekesise ne Minnesota. Vjedhja mund te jete ne gjenet tona. Pervec te gjithave, edhe majmunet e bejne nje gje te tille.
7.Tradhëtia

Disa tipare njerezore jane shume interesante. Ndersa shumica e njerezve do te thone se ndershmeria eshte nje virtyt, gati 10 perqind e njerezve mendojne se te manipulosh per te mos paguar taksat eshte moralisht e pranueshme apo nuk eshte nje ceshtje morale. Sipas studimit reth 10 perqind e njerezve mendonje te njejten gje per tradhetine bashkeshortore. Njerezit qe perqafojne standarte te larta morale jane nder tradhetuesit me te keqinj. Ata qe tradhetojne jane ata me moral te larte, te cilet gjithashtu, ne nje fare menyre te shtremberuar, e konsiderojne tradhetine te jete nje sjellje etike e justifikueshme ne situata te caktuara.
6.Ngjitja pas veseve të këqija

Ndoshta cdo gje tjeter ne kete liste do te ishte me pak problematike, nese nuk do te ishim krijesa me vese. Ne fakt studimet kane gjetur se edhe kur njerezit e kuptojne se nje ves eshte shume i rrezikshem, perseri e kane veshtire te heqin dore. “Kjo nuk eshte se njerezit nuk jane te informuar per keto rreziqe te medha,” thote Cindy Jardine nga Universiteti i Albertes. “Ne priremi te jetojme tani per tani dhe ne te ardhmen e kufizuar.” Jardine, e cila ka studiuar pse njerezit varen nga zakone te keqija, citon keto arsye: a) Mosbindja e lindur e njeriut b) Nevoja per pranim social c) Paaftesia per te vetekuptar natyren e ketyre rreziqeve d) Shikimi individualist i botes dhe aftesia per te racionalizuar zakone te pashendetshme e) Predispozicioni gjenetik i varesise. Njerezit kane tendencen per te justifikuar zakonet e keqija, thote ajo, duke vene ne dukje statistika te njohura te tilla si: “Gjyshja ime ka tymosur gjithe jeten dhe ka jetuar 90 vjec” ose ” Nuk me ka lenduar ende mua”.
5.Përbuzja

Studimet kane gjetur se gjysma ose me shume nxenes ne shkolla perjetojne eksperiencen e ngacmimit dhe perbuzjes nga nxenes te tjere me te fuqishem se ata. Nje studim Evropian i 2009 gjeti se femijet te cilet ngacmojne te tjeret ne shkolle ka te ngjare qe ta bejne edhe ne shtepi me vellezerit dhe motrat e tyre. Studimi tregon se kjo sjellje shpesh fillon ne shtepi.
4.Operacionet plastike, piercing dhe tatoo në trupin tonë

Deri ne vitin 2015, 17 perqind e banoreve te Sh.B.A-ve do te kryejne procedura kozmetike, parashikon industria e cila meret me nderhyrje te ndryshme estetike. Disa do ta quajne ate vete-udhezim, art, nje menyre per te kaluar kohen apo nje rebelim kunder autoriteteve. Por ne pergjithesi, duke patur parasysh se shume njerez kane vdekur nga procedurat e kirurgjise kozmetike, cfare i ben kaq shume njerez te dhene pas modifikimit artificial te vetes? Se pari vlen te permendet se ndersa opsionet ne “Body Shop” nuk kane qene kurre me pare kaq te larmishme, praktika eshte e lashte, e lidhur e lidhur shpesh me kulte, fe, pushtet apo status, dhe ne fakt nje piercing apo nje nderhyrje e lehte eshte me e mire sesa praktikat e lashta. Njerezit kane rimodeluar pamjen e tyre, kane zgjatur qafen, kane vendosur nje bizhuteri te perhershme apo nje tatuazh ne trupin e tyre. “Kjo vjen nga ideja se po te dukesh mire do te ndihesh mire. Do te ndiheni mire me veten tuaj,” thote psikologia Diana Zuckerman, Presidente e Qendres Kombetare te Kerkimit per Grate dhe Femijet. “Dhe natyrisht ka kaq shume kuptim sepse ne jetojme ne nje shoqeri ku te tjereve ju intereson se si dukeni.”
3.Stresi

Stresi mind te jete vdekjeprures, duke rritur rrezikun per problemet e zemres madje edhe kancerit. Stresi mund te coje ne depresion, e cila mund te coje ne vetevrasje – nje tjeter sjellje veteshkaterruese qe eshte tipike njerezore. Por percaktimi i sakte se pse ne stresohemi eshte e veshtire. Keto te verteta ndryshojne nga nje person te tjetri, megjithate: Vendi i punes modern eshte nje burim stresi per shume njerez, po ashtu si femijet. Me shume se 600 milione njerez ne mbare boten punonje 48 0re ne jave, sipas Organizates Nderkombetare te Punes. Dhe perparimet ne teknologji, smartphone dhe interneti – do te thote mjegullim i kufirit midis punes dhe kohes se lire. Reth gjysma e ketyre njerezve e sjellin punen ne shtepi, sipas nje studimi te koheve te fundit. Ekpertet e shendetesise sugjerojne ushtrime dhe gjume te mjaftueshem si dy nga menyrat me te mira per te luftuar stresin.
2.Kumari

Kumari gjithashtu duhet te jete ne gjenet tona, i ngulitur thelle ne trurin tone, te cilat mund te shpjegojne pse nje sjellje e tille potencialisht shkaterruese eshte kaq e zakonshme. Edhe majmunet luajne kumar. Nje studim qe maste deshiren e majmuneve qe te luajne kumar per te fituar, edhe pse shperblimi ishte duke u zvogeluar, primatet vepronin ne menyre irracionale dhe dhe vazhdonin te luanin per te patur mundesine te fitonin edhe dicka me shume. Sipas nje studimi te fundit, nese njerezit planifikojne se sa do te luajne, ata jane racional dhe gjakftohte. Por nese ata humbasin, racionaliteti humbet gjithshtu, dhe ata ndryshojne planin e lojes ose luajne akoma edhe me shume.
1.Thashethemet

Ne njerezit jemi te vendosur te gjykojme dhe te flasim per te tjeret, pa mare parasysh se sa e dhimbshme mund te jete, thone hulumtuesit. Ja se si e shikon Primatologjisti nga Oksfordi Robin Dunbar kete fenomen: Majmunet kujdesen per njeri tjetrin ne menyre qe te mbajne lidhjet shoqerore te forta. Por ne njerezit jemi me te evoluar, keshtu qe ne perdorim thashethemet si lidhje sociale. Te dyja jane sjellje te mesuara. Thashethemet percaktojne kufijte e grupit dhe nxitin vete-nderimin, tregojne studimet. Ne shume raste, qellimi i thashethemeve nuk eshte e verteta apo saktesia, ajo qe ka rendesi eshte lidhja qe thashethemet mund te formojne, shpesh ne kurriz te nje pale te trete. “Kur dy njerez ndajne antipati per nje person tjeter, ato (thashethemet) i sjellin ata me afer,” thote Jennifer Bosson, profesore psikologie ne Universitetin e Floridas.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Të kuptojmë 10 sjelljet më shkatërruese të njeriut

Mesazh nga Anakonda prej Fri 30 May 2014 - 6:59

Agresion është veprimi sulmues. Në psikoanalizë mendohet se agresioni vjen nga fuqitë e brendshme. Ndërsa sipas të drejtës ndërkombëtare si agresion merret sulmi i një shteti ndajë një tjetri.
Sa herë që marrim një gazete ose shikojmë një rubrike lajmesh televizive, në bombardohemi nga ngjarje agresiviteti dhe dhune. Lufta ne Lindjen e Mesme, krimet ne Shtetet e Bashkuara, te gjitha këto na kujtojnë se njerëzit mund te jene krijesa tepër agresive. C’është agresiviteti? C’e shkakton atë ? Si zhvillohet ai ? S mund te kontrollohet ai ? a lind agresiviteti me njeriun apo mësohet gjate jetës ? Si mund te paketojmë agresivitetin shkatërrues? Psikologet sociale janë vene ne kërkim te përgjigjeve për këto pyetjet.
Përkufizimi i agresiviteti : Agresiviteti si koncept është i vështire për t’u përkufizuar. Ai përdoret dhe keqpërdoret gjerësisht (Scott 1975). Për njeriun e thjështë, agresive mund të jetë sjellja e një tregtari që mbyll njëanshmërisht një marrëveshje ose sjellje e një vjedhësi banke, në veprim ose akti i luftës se një kombi. Njerëzit vazhdojnë të debatojnë rreth agresiviteti. Psh dikush mund te vrase një insekt, një kafshe ose një person tjetër. Ne mund te t’I gërthasim dikujt ose mund ta mbajnë inatin Brenda. Dy kafshe mund të zihen me kthetra dhe dhembe ose dy njerëzie mund ta mbajmë inatin Brenda. Dy kafsha mund të zihet me kthetra dhe dhembe ose dy ndeshen me arme ose thika. Më qellim që ta kuptojnë agresivitetin në kontekst sjelljes njerëzore, psikologet kufizojnë shpesh fushën e studimeve të tyre. Ne do të përqendrohemi në agresivitetin njerëzor shkatërrues. Psikologu social Robert Baron (1983), e përkufizoje agresivitetin si një sjelleje që synon të dëmtoje nja anëtar tjetër të të njëjtit lloj. Ky përkufizim përjashton agresivitetin midis llojeve (gjuetinë), agresivitetin e rastësishëm dhe agresivitetin njerëzor do të thotë të studiosh atë sjellje që synon dëmtimin e një njeriu tjetër. Sjellja agresive mund të mare forma të shumta. Ajo mund të jetë sjellje fizike, si sulmi me grushta ose me arme, sjellje verbale, e tille si kërcënimet, ajo mund të jetë një veprim u tërthorte, si shkatërrim i pronës së armikut ose dëmtimi i të dashurve të tij.
Agresiviteti është sjellje, por ai shoqërohet me emocion (zemërim) dhe ndikohet nga emocionet. Roger Johnson (1972), vuri ne dukje se agresiviteti është një koncept me shumë përmasa dhe ku ndikojnë shumë faktorë. Psikologet i kane studiuar marrëdhënit midis agresiviteti dhe faktorë të tilla si trashëgimia, seksi, territori, studimi, ekologjia, fiziologjia, zhvillimet, te mësuarit dhe organizmi social
Teoritë për agresivitetin : agresiviteti është studiuar në katër këndvështrime : në këndvështrimin e teorisë së instinkteve, të teorisë frustacion-impuls, të teorisë se të mësuarit social, dhe të këndvështrimin e teorisë cognitive neoasacioniste. Teoria më e vjetër për agresivitetin thotë se njerëzit janë nga natyra agresive. Ndoshta mbështesë me i shquar i teorisë së instinkteve ishte Sigmund Freud (1930) i cili argumentoi se agresiviteti është rezultat i instinktit të vdekjes me të cilin lindin të gjitha qeniet njerëzore. Freud hodh idenë se energjisë shkatërruese zmadhohet dhe duhet të çlirohet perms sjelljes agresive.
Etologu evropian Konrad Lorenz propozoi një teori moderne instinktesh për agresivitetin. Lorenz (1966) argumentoi se njerëzit janë agresive sepse ata kanë evoluar për të mbijetuar. Kafshe të tjera më të fuqishme kanë frenime për të mos demtuar njëra-tjetrën. Lorenz argumentoi se meqe një njeri pa arme është mjaft i pafuqishëm përballe të tjerëve, ai mund të ketë frenimet që kanë shumica e llojeve të tjera për t’u ndeshur. Instinkti i agresiviteti i kombinuar me zhvillimin e armeve e ka bere njeriun kafshën me te rrezikshme te natyrës. Teoria e instinktit ka një vizion mjaft pesimist për agresivitetin njerëzor. Teoria frustracion-impuls i siguron njerëzve pak më tepër shprese. Teoria e frustracion-impuls e agresiviteti u propozua nga psikologet social Dollard, Doob, Miller, Mowrer dhe Sears (1939). Kjo teori thotë se frustracioni çon në zgjimin e një impulse agresiv për të goditur burimin e frustracionit. P. sh nqse ju doni të bëni një mbrëmje, por shoku juaj më i mire nuk dëshiron, frustracioni juaj mund të çoje në agresivitet ndaj shokut. Kjo teori hodhi idenë se të gjithë agresiviteti është rezultat i frustacionit dhe mënyra për ta kontrolluar atë është eliminimi i frustacioneve të mundshme të mjedisit. Psh. në qofte se secili nga ne do të kishte çdo gjë që i nevoitej nuk do të eksitonte më dhe për pasoje nuk do të ekzistonte dhe agresiviteti.
Teoria e të mësuarit social thotë se agresiviteti është një formë e sjelljes së mësuar sociale. Albert Bandura dhe Robert Baron (1977) përfaqësojnë pikëpamjen e sotme se agresiviteti është i mësuar perms vëzhgimit dhe imitimit të njerëzve të tjera dhe ruhet perms përforcimit pozitiv.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi