Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Si e fitoi njeriu inteligjencen?

Shko poshtë

Si e fitoi njeriu inteligjencen?

Mesazh nga WebMaster prej Sun 29 Jul 2012 - 0:23

jeja kryesore qe duhet te kemi parasysh kur flasim per inteligjencen
njerezore, eshte qe duhet te jemi paraprakisht te qarte se cfare do te
quajme inteligjence, cfare do te kuptohet me kete term. Duke qene se
eshte nje nocion abstrakt dhe jo real, sic mund te jene psh nocionet:
dera, lapsi, jeta, kemba, qyteti, etj, eshte thelbesore qe kjo te
sqarohet ne menyre te qarte.


Eshte arritur nje standartizim, apo nje konsensus se fare do te quajme
inteligjence. Kjo mund te perkufizohet pak a shume ne kete menyre:
Me inteligjence, do te kuptojme nje term pershkrues per aftesite e
mendjes ne fusha te ndryshme, sic jane aftesia per te llogjikuar, per te
zgjidhur probleme, per te menduar ne menyre abstrakte, per te kuptuar
idete, per te perdorur gjuhen ne menyre te goditur, si dhe per te
mesuar.
Nje faktor i perdorur shume shpesh ne matjen e inteligjences eshte
Kuotienti i Inteligjences (Intelligence Quotient, IQ) qe eshte nje
indeks i perbere nga kombinimi i perfundimeve te disa provave, ne fusha
te ndryshme dhe me problematike te ndryshme, duke dhene ne kete menyre
nga e gjithe kjo teresi testesh, nje rezultat te perbere.
Pjese e inteligjences jane aftesa e te kuptuarit te ambientit qe e
rrethon (ku nuk hyn vetem shtepia, rruget, malet, etj, por dhe
aktivitetet me te cilat merr dhe jep me kete ambient); aftesia e
aplikimit te njohurive te fituara ne ambientin rrethues dhe manipulimi i
ketij ambienti rrethues per interesat vetjake; aftesia per te mesuar
nga eksperienca; aftesia per te arsyetuar dhe per te ndjekur hapat e nje
arsyetimi logjik; aftesia per te analizuar dicka te panjohur dhe
zberthimi i saj ne pjeset perberese; aftesia e te menduarit abstrakt dhe
gjetja e analogjive te goditura; aftesia e asimilimit te informacionit
te ri; aftesia per te gjetur menyrat me efikase te zgjdhjes se nje
problematike te dhene; aftesia per te mesuar dhe te krijuarit e nje
opinioni i bazuar ne arsyetim rigoroz; aftesia per te dalluar realen nga
fantazite; aftesia per te trasmetuar nje njohuri te dhene nepermjet
gjuhes duke marre te mireqene faktin qe ka mundesi qe bashkebiseduesi
mund te mos kete njohuri ne ate qe po shpjegohet dhe shkallezimi hap pas
hapi i njohurise se trasmetuar eshte i rendesishem ne kete proces.
Teresia e te tere ketyre me lart mund te quhet qe perbejne ne menyre te
kombinuar inteligjencen.
Nese vazhdojme linjen e mendimit sipas pistes qe pergatitem nga
perkufizimi i inteligjences, studimet dhe analizat kane treguar qe
diferenca midis inteligjences njerezore dhe proto-inteligjences se
kafsheve eshte e nje karakteri sasior dhe jo substancial, ndryshojne ne
madhesi, por jo ne tip/lloj. Ekzistojne shume e shume studime dhe
eksperimente per kete gje, duke filluar nga nje katalogjim shume i
detajuar qe ka bere vete Charles Darwin ne veprat e tij “Mbi origjinen e
specieve” (On the Origin of Species) dhe “Prejardhja e njeriut”
(Descent of Man), e duke vazhduar me studime dhe eksperimente moderrne
dhe bashkekohore me kafshe dhe inskenime laboratorike te shumellojshme.
Eshte e pamundur te flas ketu per te tera keto, por do te bej ne teresi
nje permbledhje sa me koncize.
Elemente te ngjashem, per te mos thene te njejte, te sjelljes se njeriut
dhe kafsheve nga me te ndryshmet, gjejme psh ne sjellje te tilla si
kompasioni, mbajtja e zise, gezimet, perdorimi i shenjave dhe simboleve.
Keto variojne nga kafsha ne kafshe dhe kafshet me te thjeshta i kane
dhe me rudimentare.
Tek majmunet psh, keto te tera jane shume me te plota sesa ne kafshe te
tjera, ndonese perseri goxha me pak te sofistikuara sesa tek njerezit.
Menyra se si majmunet gezohen apo hidherohen, eshte pothuajse e njejte
me te njerezve. Majmunet mbajne inat dhe hakmerren, po ashtu si dhe
njerezit. Majmunet perdorin gjeste dhe tinguj per te trasmetuar ide dhe
mesazhe nga me te ndryshmet, ne menyre te menduar llogjike dhe totalisht
jo-instiktive. Jane ne gjendje te mendojne se si mund te perdoren
objekte te ndryshme si vegla per te arritur nje objektiv te caktuar.
Majmune te eger jane vezhguar qe jane gjendur ne dilema per te kaluar ne
krahun tjeter te nje kenete dhe ne menyre shume inteligjente kane marre
nje shkop te cilin e kane perdorur per te kontrolluar thellesine e ujit
atje ku do te shkelnin dhe nese ka qene shume i thelle jane kthyer
mrapsht dhe e kane provuar te njejten gje ne vend tjeter. Gjithashtu ne
shume raste eshte inskenuar perpara nje tufe me majmune kercimi tribal
perpara luftes i maoreve te Zelandes dhe Polinezise. Ne te tera rastet
paperjashtim, majmunet kane rreaguar me inat dhe egrsi, kane thirrur me
britma shume te percaktuara pjesetaret e tjere te shperndare te tufes,
dhe jane grupuar gati per lufte.
Gjithashtu ka dhe shume e shume eksperimente qe deshmojne per zanafillat
e regullave sociale brenda grupit dhe proto-ligjet per funksionimin sa
me jo problematik te shoqerise. Ketu do te permend nje rast shume
domethenes dhe qe eshte tashme klasik.
Nje grupi majmunesh ne nje park, brenda kafazit iu varen nje tufe me
banane. Ne momentin qe nje nga majmunet ngjitej dhe i merrte per t’i
ngrene, te tere majmunet i lagnin me zorre me uje te ftohte akull per
nja 10-15 minuta rresht, dhe vinin nje tufe te re me banane. Kjo gje
behej perhere. Erdhi nje moment qe majmunet, brenda grupit, filluan dhe
rrihnin cilindo prej tyre qe tentonte te hipte dhe te merrte bananet.
Pas disa muajsh nuk kishte me asnje majmun qe te tentonte te hipte tek
bananet. Faza e dyte e eksperimentit ishte qe majmunet filluan te
nderohen nje nga nje, pak nga pak, ne kete kafaz. Ne momentin qe i
sapoardhuri nisej drejt bananeve, te tjeret ishin si te thuash duke e
pritur te ndodhte nje gje e tille dhe i versuleshin dhe e rrihnin rende,
pa i dhene mundesi qe te arrinte dhe t’i prekte bananet. Brenda nje
periudhe prej disa muajsh te tjere, erdhi nje moment qe majmunet brenda
kafazit ishin te tere te nderruar dhe nuk kishte asnje nga grupi
fillestar qe lageshin me uje te ftohte. E megjithate, ne proto-kulturen e
grupit, te tere rrihnin cdo individ qe tentonte te prekte bananet,
ndonese asnjeri s’e kishte fare idene se pse e benin kete gje.
Lidhur me gjuhen, do te permend nje rast shume te vecante per majmunin
Kanzi, nje majmun bonobo. Kanzi eshte cfare mund te quhet nje ‘gjeni’
per specien e vet dhe ka nje aftesi te jashtezakonshme per te mesuar
gjuhet! Jo te folura, sepse laringu i majmuneve nuk mund te riprodhoje
tingujt njerezore, por flitet per gjuhen e shkruar me ane te simboleve,
ne nje forme te thjeshtuar te gjuheve kuneiforme apo hieroglifike, te
ngjashme me gjuhet antike egjiptiane apo kineze e vjeter. Kanzi eshte ne
gjendje te kerkoje dicka qe i duhet, te dalloje qe nuk iu dha ajo qe
kishte kerkuar, te shprehe mirenjohje nese i behet dicka e mire, te
kerkoje ndihme ne rast se i duhet, te shprehe nje opinion lidhur me
pyetje te thjeshta qe i behen, si dhe eshte perpjekur te trasmetoje ne
tufen e majmuneve ku ben pjese mesazhe te ndryshme qe studiuesit i
kerkonin te perkthente. Gjate ketyre perpjekjeve, studiuesit vune re se
Kanzi kishte “shpikur” nje gjuhe te veten, per cdo hieroglif ai leshonte
tinguj te vecante, ndonese keta nuk mund te interpretoheshin nga
pjesetaret e tjere te grupit. Sidoqofte, i njejti tingull ishte perhere
korespondent me te njejtin hieroglif!gazetaonline




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi