Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Në përvjetorin e lindjes së të madhit Johan Volfgang Gëte

Shko poshtë

Në përvjetorin e lindjes së të madhit Johan Volfgang Gëte

Mesazh nga Emona prej Tue 28 Aug 2012 - 19:30

Johan Volfgang Gëte lindi më 28 gusht 1749 në Frankfurt mbi Main (Gjermani) dhe vdiq më 22 mars 1832. Ishte poet, dramaturg, novelist dhe shkencëtar gjerman.

I ati i tij, Johan Kaspar Gëte, i takonte Këshillit Mbretëror të Kajzerit dhe ishte qytetari më prestigjioz ndër banorët e Frankfurtit. Më 1748 ai u martua me Katarina Elisabet Tekstor; nga gjashtë fëmijë që patën, mbijetuan vetëm Johan Volfgang dhe motra e tij, një vit më e re, Kornelia.

I riu Gëte ndoqi shkollimin në shtëpi, ashtu siç ishte zakon në atë kohë për familjet e pasura. Që në fëmijëri u ndesh me teatrin. Kur ishte 11 vjeç, vizitonte rregullisht shfaqjet e aktorëve francezë. Frankfurti ishte prej 7 vjetësh i pushtuar nga francezët.

16 vjeçari Gëte nisi studimet e drejtësisë në Laipzig, ku mbretëronte shpirti i Rokokos dhe i la atij shumë mbresa të mëdha. Gjatë kohës së qëndrimit në Laipzig, përjetoi dashurinë e madhe në një marrëdhënie të shkurtër me Ketçen Shënkopf, vajza e një pronari restoranti ku shkonte për të ngrënë drekë. Drama e tij e parë “Die Laune des Verlibten” (Disponimi i të dashuruarve) bazohet pikërisht në këtë përjetim.Më 1768, Gëte u kap nga një krizë e rëndë psikike dhe fizike, që e shtyu të kthehej në Frankfurt, për të pushuar. Më 1770, Gëte shkoi në Strasburg, ku vazhdoi studimet në juridik dhe ndoqi studimet në mjekësi. Qyteti i Strasburgut i la mbresa për arkitekturën gotike që kishte. Këtu u njoh edhe me Frederike Brion, nga Elsas, mes të cilëve do lindte dashuria. Nga kjo kohë, poezitë më të njohura të tija janë: Abschied (Lamtumirë) dhe Mailied (Këngë Maji). Më 4 gusht 1771 Gëte përfundoi studimet për drejtësi dhe u kthye në Frankfurt. Kontakti me Frederike Brion vazhdoi me letra. Në vendlindjen e tij, Gëte u bë avokat dhe punoi rreth katër vjet. Edhe këtu u angazhua me letërsinë dhe gjatë vitit 1771 shkroi fjalimin programatik mbi ditën gjermane të Shekspirit.

Në vitin 1772 Gëte shkoi si praktikant në Vetzler, për të zgjeruar njohuritë e tij në drejtësi. Këtu u shoqërua me sekretarin diplomatik Johan Kristian Kestner dhe bashkëshorten e tij, Sharlot Buf. Simpatia e tij për Lotën dita ditës rritej dhe kaloi deri në pasion, kështu që sërish u kthye në Frankfurt, që situata të mos shkonte më tej. Kjo përvojë e një dashurie të parealizuar ishte dhe subjekt për veprën e tij të dytë më të madhe, të romanit “Vuajtjet e djaloshit Verter”, që u botua më 1774.
Më 7 nëntor 1775 Gëte shkoi në Vaimar. Më 1776 Gëte hyri formalisht në këshillin legjionar të Vaimarit dhe në shtator 1778 u zgjodh këshilltar i qytetit. Takimi me Sharlotë fon Shtain ishte një nga sprovat më të rëndësishme për zhvillimin e personalitetit të Gëtes. Drama “Ifigjenia në Taurus”, shkruar gjatë shkurt dhe mars 1779, ishte e vetmja vepër madhore e krijuar gjatë qëndrimit në Vaimar. Ndër veprat e tjera të rëndësishme janë: drama “Motra”, si dhe vjershat “Në Hënë” dhe “Wanderes Nachtlied”.

Më 3 shtator 1786 nisi udhëtimin e tij të gjatë për në Itali. Aty, siç shprehet dhe ai vetë “Për herë të parë dhe vetëm një herë në gjithë jetën e tij është ndjerë vërtet sikur të ishte në shtëpi”. Gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Itali, shkruan “Elegji romake” dhe librin “Udhëtim Italian”, bazuar në ditarin e mbajtur prej tij gjatë kësaj periudhe.

Më 1778 u kthye në Vaimar. Pas kthimit të tij si nëpunës shtetëror, Gëte sërish u mor me punime artistike dhe shkencore. Më 1790 shkroi shkrimin “Metamorfoza e bimëve” dhe merrej me studimet mbi eshtrat. Më 1805 shkroi “Faust” (pjesa e parë), ndërsa “Faust” (pjesa e dytë) u shkrua më 1832 e u botua pas vdekjes. Revolucionin Francez e shikonte shumë më ndryshe se sa Viland, Klopstok, Herder ose Shiler, ai që në fillim e shihte me plot skepticizëm situatën. Vdiq në Vaimar më 1832. /alb/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi