Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Lumturia është e lindur…

Shko poshtë

Lumturia është e lindur…

Mesazh nga WebMaster prej Fri 7 Sep 2012 - 0:28

Si të ushqesh harmoninë
shpirtërore. Nuk bëhet fjalë për ndonjë filozofi të madhe. Mund të
mendosh për të tjerët se janë fatlumë, të tjerë mund të mendojnë për ty.
Dhe a e dini pse?! Sepse në të vërtetë nuk dimë se ç’ndodh brenda
tjetrit. Lumturia mund të jetë e lindur por dhe sekreti, që shpiket dhe
pastaj pasurohet.





Psikologët mendojnë se lumturia nuk është ekstazë e
përkohshme por është gjenetike. Pa marrë parasysh se çfarë ndodh në
jetën tonë, ne do të jemi të lumtur aq sa ajo “është e shkruar në genet
tona”. Sipas psikologut Dejvid Liken, që ka publikuar dhe një libër mbi
këtë temë: “është shumë mirë që shumica e njerëzve në thelb janë të
kënaqur me jetën e tyre sipas një konceptimi personal të kënaqësisë”.
Sipas tij “te shumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe
kontradiktore mbi atë se si mund të arrijnë fatin dhe lumturinë në jetë.
Për shumë nga ata, pasuria, bukuria, fuqia apo pozita janë vendimtaret,
që mund të bëjnë njeriun të lumtur. Por kujdes! Kjo nuk është fare e
vërtetë!



Nëse ndihesh gjithnjë e më shumë përtokë ndiq këto këshilla:


1. Punëso mendjen !


Njerëzit fatlumë kanë mendje krijuese dhe aktive

2. Mendo me optimizëm



Gjithë njerëzit e lumtur janë optimistë. Optimizmi mund të
kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet përderisa optimizmi
përqëndrohet në zgjidhje të problemit.

3. Qesh!


Është fiskultura e mendjes, shpirtit dhe trupit.

4. Fantazo!


Imagjinata është një nga mënyrat e mira për të mashtruar trurin

5. Shpërfill mendimet negative!


Përpiquni që çdo mendim negativ ta shndërroni në atë pozitiv. Mendimet negative sjellin apati dhe gjendje depresioni.

6. Zgjidh shoqërinë


Ekzistojnë shokë të gabuar për gjendjen tuaj shpirtërore. Ata
vazhdimisht ankohen për diçka, vazhdimisht ju kritikojnë.Largohuni nga
njerëzit që veçse u kujtojnë se jeta është e vështirë.

7. Rregulli i artë!


Mbani mend këtë fakt. Edhe pas ngjarjes më të keqe të mudshme që mund
t’u ndodhë rikthimi në normalitet vjen për gjashtë muaj apo një vit.

8. Bëj atë që të pëlqen


Merruni me gjëra të vogla që ju kënaqin dhe relaksohuni.



Po si?



  • Pushoni para se të lodheni
  • Qetësohuni edhe në punë
  • Femrat duhet ta kenë parasysh se relaksimi i shpeshtë i bën të duken të reja.



Ja dhe disa sekrete të vockla për të ndjerë lumturi dhe në punë:



  • Largoni nga tavolina e shkrimit letrat e panevojshme. Mbaj vetëm ato që kanë të bëjnë me punët e ditës.
  • Kryeni punët sipas rëndësisë.
  • Mësohuni ta organizoni punën, t’u japësh detyra bashkëpunëtorëve dhe të dish të mbikqyrësh punën e tyre.
  • Punoni me entuziazëm. Entuziazmi në punë të bën ta lësh mënjanë lodhjen dhe brengën.




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lumturia është e lindur…

Mesazh nga Anakonda prej Fri 26 Oct 2012 - 21:32

Shpeshher edhe lumturia sna ben aq te mir edhe aq te lumtur sa duam te jemi...E vertet se lumturia esht e lindur "Familje e lumtur femij i lumtur"
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi