Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çka është Psikologjia? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çka është Psikologjia? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çka është Psikologjia?

2 posters

Shko poshtë

Çka është Psikologjia? Empty Çka është Psikologjia?

Mesazh nga WebMaster Fri 7 Sep 2012 - 0:34

Psikologjia është një shkencë magjepëse që prek çdo aspekt të jetës sonë.



Definicioni
i vjetër që psikologjia është shkenca mbi shpirtin është i
pamjaftueshëm. Sepse ai në fakt vetëm shpjegon prejardhjën e fjalës
„psikologji“. Pra sipas domethënies së fjalëve të përngjitura greqishte „psyhe = shpirt“ dhe „logos
= shkencë“. Por psikologjia është më shumë se vetëm një shkencë mbi
shpirtin, mbi jetën e brendshme të njeriut. Jeta shpirtërore e njeriut
ka edhe anën e jashtme.

Nga pikëmpamja e sotme
konceptohet psikologjia si shkencë, e cila hulumton proceset dhe
gjendjet e vetëdijshme si dhe arsyet dhe ndikimit e tyre.

Psikokologjia
është shkenca e sjelljes dhe e kognicionit. Sjellja përgjithësisht
përkufizohet si gjithëçka që ne bëjmë, sidomos nëse kjo mund të
vëzhgohet prej të tjerëve. Kognicioni, përfshin proceset mendore, si
p.sh. të menduarit, të perceptuarit, të ëndërruarit, kujtesën etj. Këto
procese njohëse zakonisht nuk mund të vëzhgohen per se dhe shpesh
hulumtohen përmes eksperimenteve (vetëraportimeve, pyetësorëve etj).

Psikologjia
mund të definohet, apo përshkruhet edhe përmes katër qëllimeve të saja.
Katër qëllimet, apo katër fushat themelore të psikologjisë janë: përshkrimi, parashikimi, kontrolli si dhe shpjegimi.

Pyetjes së çfarë është psikologjia, sot mundesh ti përgjigjësh edhe përmes përshkrimit të disa prej degëve të saj. Ato ilustrojnë më së miri ndryshueshmërine që ekziston sot në psikolgji. Katër nëndeget kryesore te psikologjisë janë: Psikologjia sociale; Psikologjia e përgjithëshme; Psikologjia klinike si dhe Psikologjia aplikative.
Duhet të theksohet se psikologjia si shkencë apo si lëndë dita më ditë
është duku u ndarë në degë të reja. Dega e psikologjisë ka momentalisht
rreth 50 seksione, nëndegë të ndryshme të cilat hulumtojnë aspekte të
jetës sonë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çka është Psikologjia? Empty Re: Çka është Psikologjia?

Mesazh nga Anakonda Sat 22 Sep 2012 - 19:25

Ç'ËSHTË PSIKOLOGJIA?
“Asgjë (që njeriu punon ose krijon) nuk mund të kuptohet pa psikologji”
Sigmund Freud


Psikologjia si disiplinë shkencore, që për
objekt studimi ka njeriun është mjaftë e re. Ajo, siç thotë
psikologu gjerman Ebinghaus, e ka të kaluarën shumë të gjatë, por
historinë e shkurtër.

Psikologjia si shkencë, nga
pikëpamjet e veçanta, na i ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve
si dhe na bënë të mundshme t’i kuptojmë më lehtë e më mirë sjelljet
dhe veprimet e njerëzve, me të cilët takohemi çdo ditë - në rrugë,
në shkollë, në shtëpi etj. Pra, psikologjia studion realitetin
psikik dhe jetën psikike. Me veçoritë psikike, nënkuptojmë cilësitë
e qëndrueshme të individit, siç janë:shprehitë, aftësitë, temperamenti, nevojat,
interesat dhe cilësitë e tjera të personalitetit, të cilat shprehen
në reagimet dhe sjelljet e njerëzve.

Psikologjia, siç thonë disa
psikolog, duhet të na përgjigjet në tri pyetje, të cilat janë:
“Çka?”, respektivisht ajo duhet t’i paraqesë dhe t’i përshkruaj në
mënyrë të plotë dukuritë psikike; “Si?”, respektivisht të tregoj si
zhvillohen proceset psikike dhe si formohen cilësitë psikike;
“Pse?”, respektivisht t’i zbuloj shkaqet e dukurive psikike veç e
veç dhe t’i shpjegoj sjelljet dhe veprimet e njerëzve.

Detyra praktike e
psikologjisë qëndron në të zbatuarit e rezultateve të gjurmimeve
teorike, me qëllim të kryerjes sa më me sukses të veprimtarive të
ndryshme të njerëzve. Kështu p.sh. rezultatet e gjurmimeve
psikologjike zbatohen në organizimin sa më të suksesshëm të punës
në industri, apo për punë sa më të suksesshme mësimore dhe
edukative, ose për të larguar pengesat psikike të njerëzve, të
cilët e vështirësojnë kryerjen e punëve apo kontaktin me njerëz e të
tjera. Pra, ç’ rëndësi ka psikologjia?
Psikologjia na bënë të
mundshme t’i njohim njerëzit, vetveten dhe jetën në përgjithësi, duke na
treguar rrugën se si të veprojmë në situata të ndryshme, që t’i
evitojmë të metat dhe t’i zbatojmë cilësitë pozitive. Pra, na
tregon rrugën e formimit të vetive psikike të personalitetit

Psika dhe Erosi
Fjala “psikologji” rrjedh nga greqishtja e vjetër, që
do të thotë “psiko” (Psyche) - shpirt dhe “logos” - shkencë. Kjo
fjalë lidhet me mitin e vjetër për Psikën dhe Erosin të cilin e
shënoi historiani romak, Apulei. Sipas atij miti, kishte jetuar një
vajzë shumë e bukur, e quajtur Psika, e në të cilën ishte dashuruar
Erosi. Mirëpo, nëna e Erosit, zonja e dashurisë, Venera, e xhelozonte
këtë dashuri dhe me çdo kusht mundohej ta shkatërronte, duke
proklamuar se një djalë nga familja e zotëve nuk mund të marrë një
vajzë nga shtresa e ultë. Mirëpo, edhe pas këtyre peripecive dhe
spekulimeve, kryezoti Zeusi vendosi që edhe Psika të pranohet në
Olimp, në mesin e zotëve dhe kështu e bëri të mundur martesën e
Psikës me Erosin. Dashuria, pra triumfoi mbi të gjitha, kurse ky
mit mbeti nëpër shekuj si inspirim për artistë, të cilët zakonisht
Psikën e paraqesin si një vajzë shumë të bukur me krahë të fluturës
(Rafaeli, Rodeni, La Fonteni etj.), ndërsa Frojdi thotë se Psika
paraqet fluturën e cila fluturon nga lulja në lule dhe jeton nga
nektari dhe dashuria. Më
vonë fjala “psikë” (psycho) përdoret për fjalën
shpirt, duke përmbajtur atë kuptim deri në ditët tona, duke hyrë
kështu me këtë kuptim në shkencën mbi shpirtin, psikologjinë.
Ndërsa miti mbi Psikën dhe Erosin mbeten edhe si tregues simbolik
në kuptim të dashurisë për shpirtin njerëzor. Ndërsa Erosi, më
vonë, nga Frojdi, do të hyjë në psikologji, si një ndër nocionet më
karakteristike për jetën, dashurinë, bashkëpunimin, krijimtarinë etj.


Në të vërtet ç’është psikologjia?
Është shumë vështirë të
definohet fjala psikologji, respektivisht të jepet një definicion që do
t’i përmbushte të gjitha vështrimet e njohura deri më tani prej
saj. Nëse nisemi nga shpjegim etimologjik i fjalës: “psiko” -
shpirt dhe “logos” - shkencë, dituri etj., del se psikologjia është
shkencë që studion shpirtin! Mirëpo, pasi fjala shpirt është nocion që ka prioritet religjioz -
filozofik, emërtimi shkencorë mbi psikologjinë do të mund të na keq
orientonte se psikologjia ka të bëjë me probleme të ndryshme e të
llojllojshme metafizike, me të cila shkenca e sotme, de fakto, as
nuk merret as nuk i pranon.

Psikologjisë moderne, sot
nuk i interesojnë çështjet siç janë: “ç’është shpirti?”, “a është
shpirti material apo jomaterial?”, “a është i vdekshëm apo i
pavdekshëm?”, pastaj “në çfarë marrëdhënie është ndaj trupit?” etj.
Rreth këtyre pyetjeve janë bërë polemika të ashpra, që nga kohët e
lashta e deri më sot, nga ana e idealistëve dhe materialistëve.
Derisa idealistët mendonin se shpirti është i ndarë nga trupi
(Platoni), materialistët përkundrazi, mendonin se shpirti nuk është
i ndarë nga trupi (Demokrati). Definicion të plotë mbi këtë edhe
sot e kësaj dite nuk kemi.

Sot psikologjia është
shkencë universale, kurse zhvillimi i sajë në jetën e njeriut
bashkëkohorë është shumë i madh. Edhe pse enden në zhvillim e
sipër, asaj ia hapin dyer të gjitha fushat e jetës. Kohëve të
fundit ajo ka depërtuar edhe në industri, tregti, armatë, politikë
etj. Njëkohësisht, ajo ka kontribuar në zhvillimin më të shpejtë të
këtyre lëmive, duke u dhënë atyre kuptim më të thellë, e në masë
më të madhe ka kontribuar në humanizimin e tyre. Sabir Krasniqi
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çka është Psikologjia? Empty Re: Çka është Psikologjia?

Mesazh nga Vizitor Mon 1 Oct 2012 - 10:16

Psikollogjia eshte nje fushe ne mjekesi qe nuk duhet te egiztojne. Por ngaqe eshte iluzion dhe loje fjalesh, eshte marre si shkence serioze.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çka është Psikologjia? Empty Re: Çka është Psikologjia?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi