Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Ballafaqimi me mllefin

Shko poshtë

Ballafaqimi me mllefin

Mesazh nga WebMaster prej Fri 7 Sep 2012 - 0:38

Mllefi është një emocion i fortë. Mund të ketë
rezultate destruktive edhe për ju edhe për ata që i doni. Mllefi i
pakontrolluar mund të shpjerë deri te fjalosja, keqtrajtimi fizik, sulmi
ose deri te vetëlëndimi. Përkundrazi. Nëse e kontrolloni mirë mllefin,
ai mund të jetë një emocion i dobishëm, që ju motivon të bëni ndryshime
pozitive.



Efektet fizike


Mllefi shkakton reakcion të organizmit që të luftojë?
Efekt të ngjashëm kanë dhe disa emocione tjera si frika, shqetësimi dhe
paniku. Gjëndrat mbiveshkore lirojnë sasi të mëdha të a.q. stres
hormone, siç janë adrenalina dhe kortizoli. Si rezultat, vjen deri te
shpërndarja e gjakut në zorrë dhe muskuj, si përgatitje për ngarkesë
fizike. Rritet numri i rrahjeve të zemrës, rritet tensioni i gjakut,
numri i respiracioneve dhe temperatura, ndërsa lëkura djersitet. Truri
është i tendosur dhe i fokususar.



Problemet shëndetësore që mund të krijohen si pasojë e mllefit të pakontrolluar?


Vërshimi konstant me substanca kimike stresogjene
është i lidhur me çrregullime metabolike, të cilat në distanca të fundit
mund të shpien derite dëmtimi i sistemeve të ndryshme të organizmit.
Disa nga problemet shëndetësore afatshkurtë dhe afatgjatë të cilat
lidhen me mllefin e pakontrolluar janë:


  • Dhembja e kokës
  • Probleme stomaku, si dhembja
  • Pagjumësia
  • Ankth i potencuar
  • Depresioni
  • Tensioni e lartë e gjakut
  • Probleme të lëkurës si ekcema
  • Infarkti
  • Insulti pika në tru

Mënyra të padëshiruara për ballafaqim me mllefin


Shumë njerëz e shprehin mllefin e tyre në mënyrë joadekuate dhe potencialisht të rrezikshme, si:


  • Mllef eksploziv – disa njerëz kanë një kontroll
    shemë të dobët me tendencë për shpërthim. Kjo mund të sjell deri te
    sulmi fizik apo dhuna. Personi që nuk e kontrollon mllefin e tij, mund
    të izolohet nga familja dhe shoqëria. Disa njerëz që manifestojnë sulme
    të tilla, në fakt posedojnë një ndjenjë vetënderimi të vogël, ndërsa
    mllefin e tyre e shfrytëzojnë si mënyrë që t'i manipulojnë të tjerët dhe
    të ndjehem të fuqishëm.
  • Shtypja e mllefit - disa njerëz mendojnë që mllefi
    është emocion i padëshiruar dhe zgjedhin që ta shtypin atë. Mllefi i
    shtypur shpesh kalon në depresion dhe ankth. Disa njerëz, mllefin e tyre
    e zbrazin në viktima të pafajshme siç janë fëmijët ose kafshët
    shtëpiake.

Si ta shprehni hidhërimin (mllefin) në mënyrë të drejtë (të shëndoshë)?


Sugjerimet që vijojnë mund të jenë të dobishme:


  • Nëse e ndjeni që nuk mund të kontrolloheni, përkohësisht e lëshoni situatën, derisa të qetësoheni.
  • Pranojeni emocionin, si pjesë normale të jetës.
  • Mundohuni t'i përdëftoni shkaqet e vërteta pse ndjeheni të hidhëruar.
  • Pasi e keni identifikuar problemin, mendoni rreth strategjisë për zgjidhjen e situatës.
  • Bëni ndonjë aktivitet fizik, dilni jashtë, vraponi ose merruni me sport.

Si të ballafaqoheni me mllefin një kohë më të gjatë?


Mënyra se si e shprehni mllefin me kohë mund të modifikohet. Sugjerimet që vijojnë mund të jenë të dobishme:


  • I regjistroni reakcionet e juaja eksplozive (mbani ditar), që të mund të analizoni pse “hutoheni“.
  • Mendoni për teknika të vetëkontrollit dhe zgjidhje të konflikteve
  • Përpiquni me teknikat e relaksimit, siç janë meditimi dhe joga.
  • Kërkoni këshillë nga psikologu, nëse ende ndjeni hidhërim rreth disa ngjarjeve që kanë ndodhur në të kaluarën.
  • Ushtroni rregullisht. Është treguar se ushtrimi i
    rregullt mund ta përmirësojë disponimin dhe ta zvogëlojë stresin. Efekti
    mund të jetë i dyfishtë: ngarkesa fizike i djeg substancat kimike të
    stresit dhe ndihmon në prodhimin e të a.q. hormone të disponimit të mirë
    (endorfina dhe kateholaminet).

Si t'i edukoni fëmijët që në mënyrë të drejtë të ballafaqohen me mllefin?


Sugjerimet që vijojnë mund t'i ndihmojnë fëmijës tuaj, që të ballafaqohet me ndjenjat e forta:


  • I tregoni me shembullin tuaj. Le ta dijë se mllefi është natyral dhe se duhet të shprehet.
  • Trajtoni ndjenjat e fëmijës tuaj me respekt.
  • I tregoni praktikisht, shkathtësitë për zgjedhjen e problemeve.
  • Nxisni një komunikim të hapur dhe të sinqertë.
  • I lejoni ta shpreh mllefin e tij në mënyrë përgjegjëse.
  • Sqarojeni dallimin mes mllefit dhe agresivitetit.
  • Dënojeni agresivitetin ose dhunën, por jo mllefin i cili është shprehur në mënyrë adekuate.



Ku mund të këshilloheni më shumë?




  • Pediatri
  • Mjeku familjar
  • Psikologu





Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ballafaqimi me mllefin

Mesazh nga Vizitor prej Fri 7 Sep 2012 - 10:29

Un prap nuk e kuptova. Ca dmth Mllefi?
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ballafaqimi me mllefin

Mesazh nga Anakonda prej Fri 26 Oct 2012 - 21:31

Mllefi është një emocion i fortë. Mund të ketë rezultate destruktive edhe për ju edhe për ata që i doni. Mllefi i pakontrolluar mund të shpjerë deri te fjalosja, keqtrajtimi fizik, sulmi ose deri te vetëlëndimi. Përkundrazi. Nëse e kontrolloni mirë mllefin, ai mund të jetë një emocion i dobishëm, që ju motivon të bëni ndryshime pozitive(kjo esht mllefi)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ballafaqimi me mllefin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi