Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

DALLIMET GJINORE TË TË MENDUARIT

Shko poshtë

DALLIMET GJINORE TË TË MENDUARIT

Mesazh nga LaDescarada prej Fri 14 Sep 2012 - 3:52

"Po ta kishim kuptuar njëri-tjetrin më mirë, do ta kuptonim më lehtë se sa shpesh e keqkuptojmë njëri-tjetrin. "
- Magnus von Platen

Çdo njeri është unik, pafundësisht më i çmuar, më i rrallë dhe më i pazëvendësueshëm, më shumë se çdo gjë tjetër. Mendimet tona që janë unike, ato gjithashtu janë potencialisht të pakufizuara.
E vërteta e thjeshta - se mendimet tona janë unike dhe të pakufizuara - kanë ndikim të thellë për komunikim dhe mendim krijues.

Krahas saj, më e rëndësishmja dhe më e çuditshmja është se mundësia e keqkuptimit në komunikim poashtu është e pakufizuar. Truri im mund të bëjë një numër të pakufizuar të mendimeve për çdo fjalë që ti thua, dhe nëse mënyra jote për të thënë gjërat dhe mënyra ime për të dëgjuar gjërat janë unike për secilin prej nesh, ajo fillon të duket fantastike që në përgjithësi ne mund të komunikojmë me njëri-tjetrin.

Çdo njëri prej nesh ka mënyrën e vetë të interpretimit, mënyrën e vet për të kuptuar realitetin dhe për këtë shkak konflikti është i pa evitueshëm gjë që në vetvete nuk ka nevojë të jetë negative. Në këtë mënyrë ne jemi në gjendje ti shohin gjërat nga një këndvështrim i ndryshëm, duke lejuar vend për zhvillim. Konflikti është gjithmonë në lidhje me mendimet dhe besimet që janë të integruara qysh prej kohës së fëmijërisë e deri në moshën aktuale.

Pra, pasi që unë jam një individ unik edhe perceptimet e mia janë unike. Pa marrë parasysh se sa jam e ngjashme me një person tjetër prapë se prapë mund ti shohim gjërat në mënyra të ndryshme, duke u nisur nga kuptimet personale. E edhe mes gjinive dallon perceptimi i një situate të njëjtë, që tek një qift mund të sjellë mosmarrëveshje, keqkuptime.

Keqkuptimet zakonisht nuk janë rezultat i kritikës, dekoncentrimit ose mungesës së respektit, por rezultat i dallimeve në të menduarit. Mënyra e interpretimit tonë të ngjarjeve, dhe si pasojë veprimet tona, gjithmonë kanë tendencë të bien në përputhje me mendimet tona themelore ose "modelet për botën". Këto modele të mendimit janë të ndryshme për secilin prej nesh, modele të sajuara gjatë jetës dhe të gjithat janë të papërfunduara.

Dallimet në gjuhë në mes të dy gjinive kryesisht shfaqen për shkak të faktorëve biologjikë, se ne jemi të ndryshëm. Shumë shkencëtarë bien në dakord se ne kemi qëllime të ndryshme me gjuhën; femrat përdorin gjuhën si një mjet social dhe për të krijuar marrëdhënie shoqërore; ndërsa meshkujt përdorin gjuhën si mjet për të siguruar informacion, për të përcjellë një mesazh dhe mendimet e tyre.

Nocioni se femrat takohen për të biseduar dhe bërë thashetheme, ndërsa meshkujt preferojnë të takohen për të bërë diçka , të shikojnë një ndeshje futbolli, përputhen plotësisht me përshkrimin.
Qëllimet e gjinive të ndryshme me gjuhën, nga disa studiues, konsiderohen të bazuara në rolet tona të ndryshme historike. Meshkujt historikisht kanë pas funksionin e mbrojtësit dhe përkujdesjes dhe nuk ka qenë e nevojshme që të kenë biseda të thella, intime me të tjerët. Përkundrazi, qëllimi i përdorimit të gjuhës për mashkullin ka qenë për të bindur të tjerët se ai kanë të drejtë. Për femrat ishte e nevojshme për të krijuar raporte të afërta në familje, derisa meshkujt ishin jashtë në detyrat e tyre.

Përpos dallimit gjinor, dukjes fizike dhe sjelljes, dy gjinitë dallojnë edhe në mënyrën se si i kuptojnë gjërat. Disa fjalë dhe disa situata të ngjashme ndonjëherë mund të kuptohen në mënyra krejtësisht të ndryshme, gjë që e bën një ndryshim të konsiderueshëm midis gjinive.

Tek femrat, janë emocionet që dirigjojnë gjuhën. Fjalori i tyre nuk mund të jetë aq vulgarë në të njëjtën mënyrë siç është tek meshkujt , femrat janë më të turpshme; por nuk turpërohen nëse situata është aq e ngarkuar emocionalisht sa që fillojnë të qajnë. Femrat e kanë më lehtë të flasin për ndjenja, por kjo nuk do të thotë se meshkujt janë më pak të ndjeshëm. Meshkujt e kanë më vështirë ti përshkruajnë ndjenjat e tyre shkaku i dogmave të vjetra të integruara qysh në fëmijëri, si psh. ” mashkulli nuk qanë, mashkulli nuk i shpreh ndjenjat, mashkulli nuk është frikacak” etj.

Ne i veçojmë gjinitë në grupe të ndryshme që nga fëmijëria, jo se vetvetiu djemtë luajnë me vetura dhe vajzat me kukulla, por jemi ne ata që ua përcaktojmë rolet gjinore që nga fillimi. Prej këtyre dogmave nuk është lehtë të lirohesh. Fëmijët veprojnë dhe flasin ashtu si ne të rriturit veprojmë dhe flasim e jo ashtu si ne dëshirojmë që ata të veprojnë dhe të flasin.

Në shumë studime hulumtuese shkruhet se meshkujt e shohin boten si hierarki, ku njeriu është ose superior ose inferior. Femrat orientohen në një botë ku njeriu është një pjesë e tërësisë. Ky dallim është prezent që nga fëmijëria jonë. Kjo bënë që meshkujt dhe femrat flasin duke ndërhy njëri-tjetrin, i marrin gjërat shpejt, keqkuptojnë dhe lëndojnë njeri tjetrin pa dashje.

Ankesa e parë e femrave në relacion është: Unë mendoj se askush nuk më dëgjon se çka flas! Dhe këtë e kuptoj sikur ti s`më kupton se çka dua te them ose nuk brengosesh për ndjenjat e mia. A do të thotë se ty s`te intereson se cka them dhe se çka ndiej unë? Meshkujt e kuptojnë atë që faktikisht kanë dëgjuar dhe vijnë me kundër-argumente dhe keqkuptimet linden. Meshkujt zakonisht dëshirojnë të struken në një qosh, t`iu ikin konfrontimeve, të mos flasin shumë dhe të mos bezdisen për gjëra të vogla, ndërsa femrat duan të bisedojnë atë që kanë në zemër.

Femrat shumë lehtë flasin me mendime dhe dëshira kryptonike, flasin gjerësisht dhe i zmadhojnë e ndërlikojnë gjërat duke menduar se bashkëbiseduesi i kupton se çka duanë të thonë. Ato mendojnë se bashkëbiseduesi ka aftësi mbinatyrore dhe mund ti lexojë mendimet e tyre, por kjo është gabim. Nëse ti si femër vërtetë dëshiron të arrish rezultat dhe nëse dëshiron që bashkëbiseduesi të kuptojë drejt, ti duhet të flasësh qartë, pa kode, pa i zmadhuar ose ndërlikuar gjërat.

Nuk është me rëndësi se çka thua por më me rëndësi është mënyra se si e thua! Për kuptimin e drejtë të një mendimi të formuluar ekzistojnë disa kushte që ndikojnë, si: mënyra si thuhet, vendi ku thuhet, koha dhe momenti i zgjedhur kur thuhet etj. Një rrezik tjetër i keqkuptimit është se gjuha e trupit flet më shumë se sa që dëshiron ta thuash dhe ajo nuk di të maskoj gjestet sikurse i maskon fjalët e shqiptuara gojarisht. Shpesh herë e njëjta fjali bazuar në mënyrë, në kohë dhe vend mund të ketë dy kuptime, pozitive dhe negative. Për atë arsye në mënyrë që të mos keqkuptohesh, mendo se çfarë sinjale shpreh në atë moment kur dëshiron të thuash diçka.

Në mënyrë që ne të kemi një marrëdhënie të lumtur dhe të kënaqur, të dy palët duhet mësuar për të dhënë dhe për të marrë në të njëjtën masë. Të dy duhen të jenë të gatshëm për kompromis kur është e nevojshme dhe të kenë mirëkuptim reciprok.

Jeta është e komplikuar! Mos e kompliko edhe më tepër duke munduar të gjesh logjikë në çdo gjë!

Valbona Kastrati
Botuar në revistën Besa, shtator 2011
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: DALLIMET GJINORE TË TË MENDUARIT

Mesazh nga Anakonda prej Fri 26 Oct 2012 - 21:28

Shum interesante kjo tem...sidomos ajo ne lidhje me thashethemet qe bejn femrat kur takohen me njera-tjetren....nga njera an jan ber meshkujt me keq se femrat duke ber thashetheme
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi