Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

A mund të lirohemi ndonjëherë nga përshëndetjet në gjuhët e huaja?!

Shko poshtë

A mund të lirohemi ndonjëherë nga përshëndetjet në gjuhët e huaja?!

Mesazh nga WebMaster prej Wed 26 Sep 2012 - 23:56

Demir KRASNIQI

Edhe
sot, në shekullin e 21-të, kur kemi dy shtete të pavarura dhe sovrane
shqiptare , kur kemi me dhjetëra universitete e kolegje kombëtare,
akademi të shkencave dhe arteve , institucione albanologjike dhe të
gjitha të mirat tjera që i duhen një populli dhe një kombi për t’ i
ruajtur traditat, gjuhën, kulturën dhe vlerat e veta kombëtare , ne , si
duket as se si nuk po mund të edukohemi në frymën e pastër kombëtare
dhe as se si nuk po mundemi që të lirohemi njëherë e përgjithmonë nga
ndikimet e kulturave të popujve tjerë , në veçanti nga ndikimet e ish
popujve okupatorë të trojeve etnike shqiptare !

Ndikime të këtilla , kemi ende në çdo pore të jetës sonë, si në
gjuhë, ashtu edhe në kulturë në përgjithësi , por kësaj radhe do të
ndalemi tek përshëndetjet të cilat në shumicën e rasteve , ende i bëjmë
në gjuhët e huaja , edhe pse i kemi me bollëk fjalët tona përshëndetëse
të cilat janë aq të ëmbla dhe tingëllojnë aq bukur !

Mirë se erdhe dhe mirë se u gjeta !

Këto
dy fjalë përshëndetëse që janë kaq të ëmbla dhe tingëllojnë kaq bukur
në gjuhën amtare shqipe , tek një numër i madh i krahinave shqiptare të
Kosovës, Luginës së Preshevës dhe të Maqedonisë , as sot e kësaj dite
nuk janë në përdorim të së folmes popullore , në rastet kur presim
ndonjë mysafir , mik, shok , apo dashamirë , i cili vjen për të na
vizituar !

Në vend që mysafirin tonë , ta përshëndesim duke i dëshiruar
mirëseardhje në gjuhën amtare shqipe :”Mirë se erdhe!”, apo: “Mirë se
na erdhët!”, në të folmen tonë popullore , në vazhdimësi priten
mysafirët me fjalën përshëndetëse turke:”Hosh gëlden”, apo “Hosh
gëldiniz”!, me ç’ rast mysafiri do t’ ua kthejë :”Hosh bolldën!”
Madje,
pjesa dërmuese e përdoruesve të këtyre fjalëve të huaja përshëndetëse ,
duke mos e njohur gjuhën turke, e deformojnë shprehjen :”Hosh gëlden”,
duke e shqiptuar gabimisht:”Hosh gjolldën!”
Çka
është edhe më e çuditshme nga ana e konsumuesve permanent të këtyre
shprehjeve përshëndetëse, është fakti se edhe po deshi dikush që t’ a
përshëndes mysafirin në gjuhën shqipe , mysafiri në shumë raste do të
ndihej në veti si i tallur dhe si i pa përshëndetur ?!
Krahas
terminologjisë së përshëndetjeve në gjuhën turke, në mentalitetin e
shumicës së popullatës sonë, është ngulitur thellë edhe përshëndetja në
gjuhën arabe:”Selamun alejkum” dhe “Alejkum selam”, përshëndetje këto që
shumica prej nesh, as që e di se çfarë kuptimi në të vërtetë kanë?!
Fill
pas këtyre dy shprehjeve me të cilat përshëndetën mysafirët tek ne,
menjëherë pason në vazhdimësi nga të gjithë mysafirët e pranishëm
shprehja tjetër arabe: ”Merhaba!”, me të cilën mysafirët paraardhës i
drejtohen mysafirit që do të vjen në odë pas tyre ! Kjo shprehje është e
ditur se e ka kuptimin “Mirë se erdhe!” Mirëpo, në mentalitetet e
rretheve të ndryshme, po qe se dikush i thotë dikujt në gjuhën shqipe
:”Mirë se erdhe!”, nuk do të mirëpritej nga të pranishmit tjerë dhe do
të konsiderohej si përshëndetje e vërtetë serioze !?
Shprehjet
përshëndetëse në gjuhën arabe:”Selamun alejkum”,”Alejkum selam” dhe
“Merhaba”, më së tepërmi përdorën në rastet e ceremonive dhe ritualeve
të vdekjes, qoftë në ditën e varrimit, qoftë në ditët e ngushëllimeve,
qoftë në ceremonitë e Qelimeve! Këto përshëndetje bëhen më shumë sa për
t’ ua mbarua qejfet hoxhallarëve dhe hanxhinjve të cilët zakonisht janë
të ulur në krye të vendit dhe ata e mbajnë tymonin komandues gjatë të
gjitha ceremonive e ritualeve fetare !
Zhargoni
i përshëndetjeve të tilla , nuk do të ishte i çuditshëm në rastet kur
dëgjohen nga njerëzit e moshuar dhe të pa shkolluar , por kur këtë
zhargon e dëgjon nga goja e disa intelektualëve me alamet titujsh
shkencor, atëherë nuk ka se si të mos iritohet njeriu dhe të mos
zhgënjehet nga keqpërdorimet dhe dhunimet që i bëhen pamëshirshëm gjuhës
amtare shqipe !
Një
shprehje tjetër urimi, në gjuhën turke , e cila ka marrë përmasa mbi të
gjitha hapësirat shqiptare , është ajo e tipit :”Jasha! Jasha!”
Këtë
shprehje urimi e cila ka kuptimin :”Rrofsh! Rrofsh!”, na e kanë servuar
dhe shti në përdorim grupet muzikore, këngëtarët e estradës, nëpër
dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore . Shprehje kjo, të cilën
artistët e estradës dasmore e kanë importuar nga kultura turke dhe rome ,
për t’ ua rritur mendjen dasmorëve dhe për t’ i nxitur ata që t’iu
dhurojnë sa më shumë para “bakshishte”(dhurata) !
Duke
e shfrytëzuar mentalitetin e ulët të disa personave të pasur dhe të
etur për t’ ua përmendur emrin përmes mikrofonave dhe altoparlantëve,
para masës së dasmorëve, këngëtarët dasmorë në vazhdimësi brohorasin
emrat e tyre në këtë stil:”Jasha ! Jasha Hafiz pasha! I ke xhepat shumë
të trasha !” Ose :”Jasha Hafiz , jasha!”
Dhe
fill pas këtyre brohoritjeve të mëdha publike , Hafizi dhe Hafizat
tjerë që do t’ u përmendet emri përmes mikrofonit, do t’ i nxjerrin
portofolet e tyre “të trasha” dhe do t’ i qerasin këngëtarët me para
deri në centin e fundit të xhepit të tyre, vetëm e vetëm që para masës
së dasmorëve të tregohen se janë “kavalierë” dhe “pasanikë”![/font]
[font=Georgia]Pra, siç po shihet degradimi , nëpërkëmbja dhe asimilimi i vlerave tona kulturore , jo rrallë shpërblehet edhe me para !




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: A mund të lirohemi ndonjëherë nga përshëndetjet në gjuhët e huaja?!

Mesazh nga Anakonda prej Thu 27 Sep 2012 - 3:39

Tem shum interesante kjo....meqe ne po pergatitemi per te perparu ne shtetet e europes perendimore per ne Be(shum te rinj ne ditet e sotme)preferoj me mir te thon hello sesa pershendetje ose ckemi......shoh shum moshatare te mia qe preferojn te perdorin fjal te shkurtra sesa ta flasin gjuhen shqipe ashtu sic duhet ose te flasin gjuhen e huaj....un sdi ca me thon po mir do ishte qe dreqi e mort te flisnin gjuhen e nenes(shqipen)sesa gjuhen e botes qoft anglisht ose italisht
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: A mund të lirohemi ndonjëherë nga përshëndetjet në gjuhët e huaja?!

Mesazh nga WebMaster prej Sat 6 Jul 2013 - 10:02

Mendoj qe po ecim drejt europes  edhe eshte mase normale qe  do degjojme  gjyhe te huaj po do ishte mire qe  sikur njeriun nga vendlidnja jote  ta pershendesesh ne gjuhen tende edhe jo ne gjuhen e  huaj .




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: A mund të lirohemi ndonjëherë nga përshëndetjet në gjuhët e huaja?!

Mesazh nga An0nim prej Sun 7 Jul 2013 - 6:12

Per mendimin tim pershendetjet ne gjuhe te huaja nuk jane dicka pozitive sepse ne asnje vend te Botes nuk kemi nje forme te tille pershendetje.
C'do kush ruan zakonet dhe tradiat e vendin ose e krahines se tij dhe ne vendin qe jeton qe kshu
 as nuk pershtatet ne gjuhe te ndryshme sepse humbet vleren e tij.


avatar
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2382
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: A mund të lirohemi ndonjëherë nga përshëndetjet në gjuhët e huaja?!

Mesazh nga Kejla_mezemer prej Wed 10 Jul 2013 - 1:48

une jam nje nder ato qe pershendes ne gjuhe te huaj ( realisht vetem me motrat dhe vellain tim )  .....gje e keqe e pranoj.....duhet te hiqen por veshtire.
avatar
Kejla_mezemer
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : andej nga veriu
Postime Postime : 587
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/02/2011
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : yyyyyy sa shume

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: A mund të lirohemi ndonjëherë nga përshëndetjet në gjuhët e huaja?!

Mesazh nga Ariel prej Sun 14 Jul 2013 - 10:44

Amon se e kena me kollaj...hajt ciao.


avatar
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 98
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: A mund të lirohemi ndonjëherë nga përshëndetjet në gjuhët e huaja?!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi