Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

A jane femrat me te prirura se sa meshkujt per te besuar tek paranormalja?

Shko poshtë

A jane femrat me te prirura se sa meshkujt per te besuar tek paranormalja?

Mesazh nga WebMaster prej Mon 1 Oct 2012 - 0:39

A jane femrat me te prirura se sa meshkujt per te besuar tek paranormalja? Me siguri qe do te mendonit qe po duke pare kanalet televizive te orientuara drejt publikut femeror; gjuetare fantazmash, detektive me fuqi psikike, njerez qe thone se flasin me te vdekurit, etj.

Revistat per femra jane te mbushura me horoskope dhe gjera te tilla, ndersa revistat e meshkujve me birra dhe femra te bukura. Konkluzionet jane te dukshme apo jo?

Megjithate, mesuesja dhe kerkuesja Kylie Sturgess ka zbuluar qe ndryshimi ndermjet femrave dhe meshkujve nuk eshte tek sasia ne besimet paranormale, por tek llojet e besimeve paranormale qe ato mund te kene.

"Femrat ka me shume mundesi te jene ne anen sociale te bestytnive paranormale." - thote Sturgess.

"Ato jane me te prirura te besojne tek mendiumet, astrologjia, sherimi psikik, dhe fantazmat. Ndersa ne anen tjeter meshkujt jane me te prirur te besojne tek krijesat jashtetokesore apo monstrat si ai i Loch Ness."

Studimet kane treguar gjithashtu qe meshkujt jane me te prirur te besojne ndaj teorive te konspiracioneve, ndersa femrat jane me te prirura ne besimin e telepatise. Sturgess ka bere nje kerkim ne lidhje me besimet ne paranormale te 1243 Australianeve.

Siapas Sturgess ndryshimi ndermjet bestytnive paranormale te meshkujve dhe te femrave mund te jete edhe per shkak te faktoreve kulturore, historike dhe shoqerore. Nje shembull i kesaj eshte besimi i shumte i femrave tek mediumet; te cilin ajo e gjurmon qe tek fillimet nga Fox Sisters ne Shtetet e Bashkuara ne vitet 1840. Ne ate kohe, femrat nuk kishin shume vend ne shoqeri dhe spiritualizmi shihej si nje fuqizim prej tyre, perafersisht ashtu sic shihet edhe ne ditet e sotme.

Ajo shpjegon gjithashtu qe ka argumenta ne lidhje me ndryshimin ne menyren se si ****et e ndryshme mendojne.

Sturgess mendon qe eshte shume normale qe njerezit te besojne tek paranormalja.

"Une e shoh ate si njerezore. Une e shoh si totalisht normale per njerezit as te mos mendojne per menyrat se si besimet paranormale te mund te testohen. Ne fakt me shume behet fjale per se sa seriozisht merren keto gjera dhe cfare mund te te shtyje me pas qe ne menyre te natyrshme, pa pyetur perze keto besime te kalohen edhe tek te tjeret."

Sturgess thote qe eshte e mundur qe te behen njerezit qe te ndryshojne besimet e tyre, por megjithate nuk eshte gjithmone efektive.

Ajo shpjegoi qe nxenesit e saj u bene me skeptike ne lidhje me astrologjine pasi degjuan kengen e Tim Minchin 'If You Open Your Mind Too Much Your Brain Will Fall Out'.

Megjithate ajo mendon qe nuk ka arsye pse te besohet qe femrat jane me te prirura te besojne me shume se meshkujt tek paranormalja, por thjesht meshkujt dhe femrat besojne, por ne menyra te ndryshme dhe ne gjera te ndryshme./info/




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: A jane femrat me te prirura se sa meshkujt per te besuar tek paranormalja?

Mesazh nga Anakonda prej Mon 1 Oct 2012 - 0:49

E pra e femrat edhe meshkujt ndryshojn ne shum gjera....qe nga menyra sjelljhes edhe nga ato cbejn nrealitet...edhe mund tjen femrat por arsyeja mund te jen gjestet qe bejn meshkujt edhe sjellja e tyre
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi