Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Parimet themelore në edukimin e fëmijëve

Shko poshtë

Parimet themelore në edukimin e fëmijëve

Mesazh nga WebMaster prej Sun 7 Oct 2012 - 1:55

Periudha më ndikuese në formimin e fëmijëve është mosha 0-6 vjeçare. Është fjala për një periudhë kur fëmija nuk është njohur akoma me ndonjë rreth tjetër shoqëror përveç familjes. Si rezultat i kësaj, fëmijët në këtë periudhë “kopjojnë” çdo fjalë dhe veprim të prindërve, disa prej të cilave i përvetësojnë dhe i praktikojnë gjatë gjithë jetës. Kjo periudhë përbën bazën e edukimit të fëmijës me etikën e të udhqyerit, të fjeturit, me ndjenjën e respektit ndaj të mëdhenjve, me ndjenjën e mikpritjes, të mëshirës ndaj nevojtarëve dhe të dobtëve. Në këtë periudhë duhet patjetër ta njohim fëmijën me dashurinë dhe ta edukojmë me bindjen ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Përcjellja dhe adaptimi i këtyre parimeve realizohet me anë të dashurisë, interesimit dhe besimit që kemi tek fëmijët. Dashuria Gjithë psikologët janë të një mendimi se dashuria e nënës për fëmijën ndikon shumë në formimin psikologjik dhe në botën fiziologjike të fëmijës. Fëmijët e rritur me përkëdhelje, fjalë të bukura dhe me dashurinë e prindërve zotërojnë një karakter të qetë, kanë besim në vetvete që janë në gjendje të përballojnë më sukses vështirësi nga më të ndryshmet. Profeti (s.a.v.s.) ishte shumë i ndjeshëm në këtë aspekt, përkëdhelte dhe përqafonte çdo fëmi. Tregon Xhabiri (r.a.): “ Fala namazin e drekës bashkë me Profetin (s.a.v.s.), pastaj u drejtuam për në shtëpi. Rrugës takuam disa fëmijë, ndërsa Profeti i mëshirës përkëdheli kokën e çdo fëmije, përkëdheli edhe kokën time. Ndjeva në dorën e tij një freski dhe një erë të mirë, aq sa m’u duk sikur dora e tij të kishte dalë nga një shishe misku (erë e mirë)”. (Tirmidhi) Interesimi Fëmijët me të cilët bashkëpunojnë dhe interesohen familjarët, kanë prirjen të jenë më aktivë se fëmijët e tjerë, shohin çdo çështje me pozivitet dhe në përgjithësi zotërojnë një karakter të fortë. Hz. Aliu (r.a.) ka thënë: “Luani me fëmijët deri në moshën 7 vjeçare, silluni si shokë me fëmijët deri në moshën 15 vjeçare, ndërsa pas kësaj moshe konsultohuni me ta duke marrë mendimin e tyre në çështje të ndryshme. Si rezultat, në të ardhmen këta fëmijë zotërojnë ndjenjën e përgjegjësisë në çdo hap të jetës së tyre.” Ibni Abbasi (r.a.) tregon: “Kisha hipur bashkë me Profetin (s.a.v.s.) në kafshën e tij. Vogëlush, më tha ai:- do të të mësoj disa fjalë, ki kujdes ndaj urdhërave dhe ndalesave të Allahut, në mënyrë që edhe Allahu të kujdeset për ty. Zbato me kujdes çdo këshillë të Allahut, që ta kesh afër Atë në çdo moment. Nëse kërkon diçka, kërkoje nga Allahu...” (Tirmidhi) Besimi Fillimisht, duke ua bërë me dije fëmijëve që ata janë një amanet i Allahut, duhet t’u shprehim në çdo çast dashurinë e madhe që kemi për ta, sepse bazë e ndjenjës së besimit janë dashuria dhe respekti. Vlerësimi, besimi dhe përkujdesja e vazhdueshme ndaj fëmijëve ndikon thellë në formimin e karakterit të tyre. Jahja bin Muadh (r.a.) ka thënë: “Çdo fjalë e thënë, çdo reagim, shton një tullë në “ndërtesën” e karakterit të fëmijës, ose heq një të tillë.”




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Parimet themelore në edukimin e fëmijëve

Mesazh nga Anakonda prej Sun 7 Oct 2012 - 2:04

Femijet jan qenie me te pafajmshme dhe qeniet me engjellore ne ket jet;esht ghjynah te vesh dore mbi nje krijese te gjore;duhet te dish si te sillesh me ta ne menyre qe tmos kesh probleme apo konflikte me ta;shum tem e bukur kjo
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi