Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Mendoni se ka edhe njerëz që me të vërtetë ju duan !!

Shko poshtë

Mendoni se ka edhe njerëz që me të vërtetë ju duan !!

Mesazh nga mister.albania prej Fri 12 Oct 2012 - 5:04

Djaloshi për të cilin bëj fjalë është një i ri 28 vjeçar me aspirata të larta për jetën, me ideale të shumta, me një fuqi mendore me të vërtetë për t’u pasur zili. Por mbi çdo gjë, ajo që e karakterizonte këtë djalë të ri është një element mjaft i rëndësishëm që për të mund të thuhet se ishte edhe pasuria më e madhe që kishte, kuraja që i jepte vetes për të përballuar vështirësitë që shpalos jeta. Ndoshta jeta me të ishte sjellë disi ashpër, ndoshta edhe mund të kishte gabuar diku pasi nuk ka njeri të pagabueshëm,por ajo që e mbante gjallë atë për të përballuar atë fatkeqësi jetësore ishte pikërisht kuraja, kjo forcë dhe fuqi shpirtërore mjaft delikate dhe tërheqëse që e kishte bërë atë të palëkundur ndaj fatkeqësive më të mëdha që mund të sillte jeta.Mendoni_se_ka_edhe_njerz_q_me_t_vrtet_ju_duan

Në një moshë të re, një ditë prej ditësh, tek po kërkonte t’i jepte një ndihmë disa të rinjve aty rrotull, djali prek me dorë një dinamit i cili në moment pasi shpërthen në dorën e tij, i shkakton edhe verbërimin për tërë jetën. Që nga ky moment faktikisht fillonte lufta me jetën, ballafaqimi me shumë e shumë vështirësi që për dikë që i mungon kuraja mund të ishin të parealizueshme. Vallë ç’duhet të bënte? T’i jepte fund jetës së tij? Mos vallë jeta është kaq e shkurtër sa ç’mund të mendohet për një çast të caktuar?

Së pari, ishte një dhunti e të madhit Krijues të gjithësisë që i dha atij një forcë shpirtërore të pallogaritshme. Më pas, me vullnetin e tij të fortë, përballej edhe familja e cila nuk mungonte në asnjë çast për ta mbështetur dhe inkurajuar. Ai kërkonte të ecte përpara, kërkonte të çante dallgët e mëdha dhe të pamëshirshme që i kishin ardhur përsipër, kërkonte të kalonte të gjitha pengesat që i kishin dalë përpara, kërkonte që, edhe pse jetonte në botën e errësirës, të jepte shembullin më të mirë pasi ai i besonte në çdo moment një fuqie të madhe nxitëse brenda vetes së tij dhe atyre që e përkrahnin në këtë rrugë kaq të vështirë. Ashtu siç thuhet edhe në një ajet kuranor: “Pas çdo vështirësie ka një lehtësim” edhe në jetën e tij, me të vërtetë pas shumë e shumë vështirësish do të kishte patjetër një lehtësim, do të kishte patjetër një udhëkryq dhe pas tij një rrugëdalje mjaft të sigurt.

Allahu i Lartë i kishte dhuruar atij një mjeshtëri dhe një fuqi mendore tepër të fortë. Edhe pse i gjendur para një situate të tillë, ai kishte kuptuar mjaft mirë se në këtë jetë nuk ishte i vetëm, kishte kuptuar faktin se njeriu ashtu siç jeton në hapat e para të tij, ashtu vazhdon të jetojë dhe si i tillë ashtu edhe vdes. Ai e kishte kuptuar se në vetvete ishte i sinqertë dhe kështu që brenda tij nuk kishte ndjenja në mëdyshje, kishte kuptuar që ndjenjat ishin një pasuri e madhe, ato mblidhen dhe grupohen duke u jetuar dhe në këtë mënyrë edhe forcohen, dhe ishin pikërisht këto ndjenja që i kishin dhënë dhe vazhdonin t’i jepnin kurajë që shumë kush nuk e ka.

Verbëria, kjo botë e errësirës, nuk e kishte mposhtur, përkundrazi, e kishte bërë më të fortë se ç’duhet, e kishte bërë të palëkundur, i kishte hapur disa shkëndija drite në mendjen e tij të cilat do t’i hapnin mrrugën për një jetë të admirueshme, një jetë e cila kërkonte shumë përgjegjësi. Ndoshta kishte pasur momente apo çaste ku edhe kishte rënë në pesimizëm, por që më pas, një zë i brendshëm, një jehonë shpirtërore i kishte sjellë mesazhin e jetës: “vazhdo përpara se ka njerëz që të duan”. Kjo ishte bërë për të një armë e sigurt që i kishte dhënë edhe kurajën e shumëpritur që do ta bënte atë të arrinte edhe shkallët e sukseseve.

Inteligjenca mendore që kishte vepruar si një ushqim i pashtershëm për shkollimin dhe arsimimin e tij nga njëra anë, teknologjia bashkëkohore e cila në çastet më të vështira nuk i kishte munguar nga ana tjetër, kishin bërë që ai të ishte përkrah të tjerëve. Në çdo vend ku kishte shkelur kishte hasur një familje të dytë, kishte kontaktuar me njerëz që dëshironin të ishin pjesë e tij, kishte gjetur zemra të mbushura plot me dashuri. Edhe këtë herë ai kishte kuptuar se nuk ishte i vetëm në këtë jetë dhe se njeriu sa më shumë që ta përdorë vullnetin e tij aq më shumë forcohet. Dhe së bashku me këtë forcë madhore ai jepte mesazhin: “Mendoni se ka edhe njerëz që me të vërtetë ju duan.”

Mendimtari i njohur Jostein Gaarder thoshte:

“Sikur të mos sëmureshim fare, s’do ta dinim ç’ domethënie ka shëndeti. Sikur mos ta shijonim urinë, s’do ta dinim ç’ kënaqësi është të jesh i nginjur. Sikur mos të kish luftëra, s’do ta konceptonim vlerën e paqes…”

TCH
avatar
mister.albania
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 1079
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/10/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Mendoni se ka edhe njerëz që me të vërtetë ju duan !!

Mesazh nga Anakonda prej Sat 13 Oct 2012 - 4:16

Ne ket jet mizore...njeriu qe te don me shum pa dallim,e pa asnje penges per tu perkushtuar esht(Nena)....Qenia me e embel edhe qenia me naive ne ket bot maskarenjsh..
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi