Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Shkolla, një ëndërr e frikshme për fëmijët

Shko poshtë

Shkolla, një ëndërr e frikshme për fëmijët

Mesazh nga WebMaster prej Sun 28 Oct 2012 - 23:47


Tek
një numër shumë i madh i fëmijëve është evident një moment, në të
cilin ata shfaqin hezitimin e tyre për të shkuar në shkollë. Ndonjëherë
ndodh që ky hezitim të kthehet në refuzim për të shkuar në shkollë,
ndërsa herë të tjera refuzimi për të shkuar në shkollë shndërrohet në
problem real. Edhe pse shumica e fëmijëve shfaqin një lloj tensionimi
përgjatë shkollës, në ndonjë rast prej rasteve, ajo që duhet thënë,
është se tensionimi nuk zgjat shumë dhe evitohet shpejt, pa pasur nevojë
të kurohet. Por rastet e refuzimit kronik për të shkuar në shkollë
përbëjnë një problem, me të cilin duhet të përballemi dhe duhet të
njihen shkaqet e tij.





Shkaqet se përse disa fëmijë refuzojnë të shkojnë në shkollë:

Janë disa kohë, të cilat kur afrojnë, fëmija refuzon të shkojë në
shkollë; sepse programet kanë qenë të vështira dhe periudha mësimore
përbën një periudhë burgosje të lirisë së fëmijës, periudhë pikëllimi në
të cilën mësuesit arrijnë deri aty, sa të vënë edhe dorë mbi fëmijët që
i kanë nxënës dhe në të njëjtën kohë po në këtë periudhë fëmija në
shtëpinë e vet ballafaqohet me përbuzje, tension dhe sprovim, sidomos
kur bëhet fjalë për fëmijë, që e urrejnë shkollën dhe nuk dëshirojnë të
shkojnë në të; gjë e cila pasohet me simptoma negative psikike dhe
fiziologjike, që arrijnë deri në trembje në gjumë dhe makthe.

Këshilla për ta përballuar problemin e refuzimit të fëmijës për të shkuar në shkollë:


  1. Të përpiqemi të ndryshojmë imazhin negativ që fëmija ka fiksuar në memorie përgjatë vitit të shkuar, në lidhje me shkollën.
  2. Ta bindim fëmijën, se shkolla këtë vit do të jetë më mirë se vitin që kaloi.
  3. Gjithashtu, lidhur me ata fëmijë, që u ka ndodhur ndonjë gjë në
    shkollë, si për shembull janë dhunuar, ose janë përbuzur dhe poshtëruar
    në sytë e shokëve të tyre, apo ngjashëm me këtë, tek të cilët sapo hyn
    sezoni shkollor shfaqen simptoma ‘psikike-fiziologjike”, nëna e fëmijës
    duhet ta dërgojë atë tek sociologu i shkollës dhe më pas t’i bëjë një
    vizitë tek një psikolog, që t’ia kurojë mosbesimin që fëmija ka, si
    pasojë e asaj çfarë i ka ndodhur në shkollë, edhe nëse duhet që të
    bartet nga shkolla.



Ekspertët e psikologjisë dhe pedagogjisë kanë verifikuar, se frika
nga shkolla është një problem, me të cilin ballafaqohen familje të
ndryshme me fillimin e vitit akademik dhe që merr forma të ndryshme të
natyrshme dhe të kënaqshme, në varësi të natyrës së lidhjes midis
fëmijës, nënës dhe ambientit që e rrethon.

Këshilla për fëmijët që shkojnë për herë të parë në shkollë:


  1. Të zgjerohet sa më shumë rrethi i njohurive dhe informacioneve të
    fëmijës dhe nënës mbi temën në fjalë, gjë kjo që për fëmijën përbën një
    mburojë nga frika dhe destabilizimi psikik, për realitetin, në momentin
    që ai të hyjë në shkollë.
  2. Shkëputja e fëmijës nga familja duhet të bëhet në një mënyrë
    përshkallëzuese, duke vajtur me fëmijën tek shkolla ku ai do shkojë para
    fillimit të vitit të ri akademik, për ta prezantuar atë me godinat dhe
    rrethinat e saj, si dhe për ta njohur me disa prej mësuesve të shkollës.
    Përmes kësaj prekje dhe nxitje nga ana e familjes, fëmija arrin t’i
    mundë problemet, me të cilat përballet më pas.
  3. Gjithashtu, këshillohet që fëmija të shoqërohet në shkollë dhe të
    mbetemi në shoqëri të tij gjithë ditën e parë të mësimit, me qëllim që
    ta ndihmojmë atë, të vihet në kontakt sa më këndshëm me shkollën.
  4. Në fillim të vitit të ri akademik fëmija ka vështirësi në nxënien e
    konceptit të kohës dhe rëndësinë e saj, prandaj prindërit mund t’i
    ndihmojnë fëmijët e tyre mbi konceptin dhe kuptimin e kohës,
    sinkronizimin dhe komandimin e saj. Kjo bëhet, duke u vendosur atyre
    rregulla, lidhur me ushtrimin e disa aktiviteteve, për shembull: mund të
    lejohet fëmija të shohë televizor një orë për çdo ditë, orë të cilën ai
    lihet ta zgjedhë vetë, gjë që do ndihmojë fëmijën kundrejt sfidës së
    ardhshme, që të arrijë të ekuilibrojë midis kohës që ai kalon në
    kryerjen e detyrave të shkollës dhe asaj që kalon në aktivitete të
    tjera.
  5. Ekspertët thonë, se fëmija nga fillimi ka nevojë të mësohet mirë dhe
    drejt, lidhur me mësimet e tij, me qëllim që të studiojë sa më në
    rregull dhe të jetë sa më i aftë, gjë që e ndihmon atë të kryejë detyrat
    e shkollës para kohës së gjumit. Kjo do t’i japë atij shansin të
    argëtohet, qoftë edhe për ca kohë. Ne duhet ta ndihmojmë fëmijën tonë që
    këto zakoneve t’i bëhen shprehi. Një prej këtyre zakoneve është studimi
    ditor në një kohë të caktuar.

Më e mira gjë është, që të specifikohet një kënd i shtëpisë për
studim dhe s’është e thënë që ky kënd t’i ngjajë klasës apo shkollës. E
rëndësishme është, që ky vend të jetë i përshtatshëm për fëmijën.


  1. Fëmijës duhet t’i sigurohen të gjitha gjërat, që i duhen për të
    studiuar, para se ai të ulet në tavolinë, me qëllim që fëmija mos të
    humbas kohë, duke kërkuar orenditë si: lapsin, vizoren etj.

    1. Gjatë kohës që fëmija mëson, nëna mund të kryejë disa punë që ia
      lejon koha, me kusht që të jetë pranë fëmijës, për shembull të lexojë
      ndonjë libër, ose të përgatisë ndonjë raport, që i duhet për punën e
      saj, ose të palosë rrobat e lara, në mënyrë që fëmija të ndjejë praninë e
      saj dhe të ndjejë se e ka atë në krah, nëse i del një vështirësi. Por
      nëse fëmija shikon, se nëna e tij është e preokupuar me tekat e saj, ai
      do bëjë siç vepron ajo.





Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shkolla, një ëndërr e frikshme për fëmijët

Mesazh nga Anakonda prej Mon 29 Oct 2012 - 4:29

Mire femijet qe kanm frik edhe emocione ose qe mund tu duket shkolla ferrr...por jemi edhe ne ne shkoll te mesme ata qe urrejm shkollen(sidomos oren e matematikes)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shkolla, një ëndërr e frikshme për fëmijët

Mesazh nga Ariel prej Tue 13 Nov 2012 - 0:22

Aman se skan faj te shkretnit...dhe ne prinderit jena bo me hije prej shkollave te kalamajve...siklet i modh kur duhet me taku zyshat...po ca me bo duhet me i sajdis...
Nuk ka fare psikologji....nuk e lodhin trurin mesueset qe te hyjne ne trurin dhe shpirtin e femijeve...nuk e kuptojne qe ky brez me diktature vetem behet me rebel...dhe shkaterrohen femijet dhe nuk e duan shkollen.
Nuk ka fare metode mesimdhenie...i mbyten me detyra...nuk nderthurin asnjehere teorine me praktiken...me shume i corientojne se i mesojne.
Pse femijet duhet te mbushin kohen me kurset suplementare per cdo lende...kjo do te thote indiferencen e mesueseve per tua ngulitur dijet femijeve...( i bie shkurt...ohuu skam kohe une te merrem me ty e shpjegova njehere ta degjoje)
Nuk bejne aktivitete me tema edukimi...
Etj etj etj etj...ka shume probleme ne edukimin arsimor te femijeve ne Shqiperi.

Pse studentet shqiptare shkelqejne ne shkollat jashte ???

Ne baze te kesaj pyetje duhet te bejne ndryshime ne programet mesimore qe jane te tejfryra dhe i ngarkojne femijet saqe merziten me shkollen.



Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 98
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shkolla, një ëndërr e frikshme për fëmijët

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi