Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Psikologjia e Motivimit dhe e Vullnetit

Shko poshtë

Psikologjia e Motivimit dhe e Vullnetit

Mesazh nga WebMaster prej Thu 1 Nov 2012 - 11:33



Jam I sigurte qe ti do te arrish shume gjera ne jete, si cdo njeri tjeter. Por a eshte deshira qe ti ke per ti arritur ato gjera e mjaftueshme per te motivuar ty qe te besh cdo gje qe duhet per te arritur gjerat qe do?

Kujto pak ata njerez qe thone gjithmone se duan te behen te suksesshem ne dicka. Pastaj kujto edhe progresin qe bene nje vit pasi deklaruan deshiren e tyre. Po, nuk bene asnje progress.

Kjo ndodh sepse kur ata thone “Dua te behem I suksesshem”, ne te vertete nenkuptojne “Dua te behem I suksesshem pa bere asnje gje per kete”.

Pra duhet te jesh I sigurte se ndryshimi ndermjet fituesve dhe humbesve nuk eshte deshira, por vullneti dhe motivimi per te bere cdo gje qe duhet per tu arritur ai sukses.

Cfare I motivon njerzit me se shumti?


Mbase do te behesh I pasur, apo te humbesh ne peshe, apo te gjesh nje pune me te mire, te gjesh dashurine e jetes, apo te jesh me I shendetshem. Deshirat e tua jane te shkelqyera. Po, ato jane motivues te fuqishem dhe mund te te shtyjne ty te besh hapat e pare drejt qellimeve te tua.

Por shume shpejt ti do te kesh nevoje per faktore te tjere motivues qe te jesh ne gjendje te vazhdodh perpara edhe pas deshtimeve dhe rezultateve te keqija, te cosh deri ne fund ate qe ke nisur derisa te marresh rezultatet qe do. Sepse egziston rreziku qe ta perceptosh punen tende si te merzitshme, te panevojshme dhe te rrezikshme.

Prandaj duhet te ndjesh emocione te tjera per aktivitetet e tua, ti perceptosh ato si interesante, te dobishme dhe te sigurta. Sepse vetem keshtu do te jesh ne gjendje ti ndjekesh aktivitetet e tua deri sa te marresh ato qe do megjithese deshira fillestare e ka humbur efektin e saj.

Te marresh kenaqesi dhe te shmangesh dhimbjen jane 2 elementet qe motivojne njerzit te bejne cdo gje qe bejne. Dhe nese ti e lidh menderisht aktivitetin tend me dhimbjen dhe merzitjen qe ndjen, atehere elementi I “shmangjes se dhimbjes” do te te shtyje me gjithe fuqine e tij te shmangesh ate aktivitet.

Prandaj perpiqu te bindesh veten qe aktivitetet e tua nuk jane shkaqet reale te merzitjes dhe dhimbjes tende, dhe bindu per te kunderten, qe ato te bejne te ndihesh energjik dhe plot shprese. Mendo per emocionet positive qe do te provosh ndersa do te merresh me aktivitetet e tua, dhe atehere subkoshienca jote do te lidhe menderisht emocione positive ndaj aktiviteteve te tua. Keshtu elementi I “marrjes se kenaqesise” do te te shtyje te merresh sa me shume me ato pune.

3 menyra per tu bere me I motivuar



  • Kur progresi yt eshte I dukshem, ti do te ndjehesh me I motivuar per te vazhduar punen tende deri sa te marresh te gjithe rezultatin qe do. Sepse mendja jote do ti lidhe ato emocione te kendshme te marrjes se rezultateve te vogla me punen tende te zellshme. Prandaj ndaji qellimet e tua te medha ne qellime me te vogla e ne objektiva ditore. Do ta ndjesh veten shkelqyehem kur do te shohesh cdo dite qe ke arritur keto objektiva te vogla ditore, dhe keto ndjenja pozitive do te te shtyjne dhe motivojne te merresh me aktivitetet e tua cdo dite derisa te marresh te gjitha rezultatet qe do.
  • Kur punon shume dhe nuk merr asgje, mos e lejo negativitetin te te demotivoje. Deshtimet jane te domosdoshme per te mesuar rrugen e duhur se si mund te arrijme qellimet qe duam. Prandaj vazhdo te shpresosh dhe mos e ler trurin tend qe ti lidhe menderisht perpjekjet e tua me ndjenjen e padobishmerise e kotesise. Aftesia jote per te shpresuar dhe kokefortesia jote do te te motivojne te vazhdosh te perpiqesh, te provosh perseri ne nje menyre me ndryshe, derisa te gjesh menyren e duhur se si arrihet ajo gje qe do.
  • Mos lejo shoket te te shkaterrojne vetbesimin tend. Sepse nese dyshon ne aftesite e tua, atehere mendja jote do ti lidhe aktivitetet e tua me ndjenjen e dhimbshme te jokompetences, dhe do te beje cdo gje per te te shmangur ty nga ato aktivitete. Njerzit bejne gjithmone komente negative mbi progresin e te tjereve. Shoket inteligjente jane te rralle. Prandaj shmange diskutimin e qellimeve te tua me cdo njeri qe te del perpara. Dhe vetebesimi yt I forte do te te motivoje ty te vazhdosh perpara edhe ne situatat me te veshtira.

Ky eshte vetem nje artikull prej te shumteve qe gjenden ne kete blog . Prandaj nese je I interesuar te dish me shume mbi kete teme mund te klikosh ketu Suksesi per te lexuar informacione te tjera po kaq te dobishme.

Burimi: Gentjan Al




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Psikologjia e Motivimit dhe e Vullnetit

Mesazh nga Anakonda prej Fri 2 Nov 2012 - 5:13

interesante kjo per vullnetit...pasi ne shumicen e rasteve ato njerez qe kan vullnet ecin perpara ne jete
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Psikologjia e Motivimit dhe e Vullnetit

Mesazh nga Inanna prej Sat 24 Nov 2012 - 7:01

Vullneti është celsi i suksesit në jetë...andaj, jo në dije por, në vullnet gjendet vlera e njeriut!
avatar
Inanna
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 13
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 24/11/2012
Mosha Mosha : 27

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Psikologjia e Motivimit dhe e Vullnetit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi